Lavdet e mëngjesit

kreshmët – e mërkura përhime

 

Lavdet e mëngjesit

 

Ftesa

 

D O Zot, hapi buzët e mia.

C Dhe goja ime do t’i kumtojë lavdet e tua.

 

   Në shërbesën e së dielës dhe të ditëve gjatë javës:

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

   Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin

 

   Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).

 

Ejani t'i këndojmë Zotit, *

   t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

T'i dalim para me falënderje, *

   t'i këndojmë këngë hareje!

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *

   Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *

   të tijat janë edhe majat e maleve,

i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *

   duart e tija e formuan tokën.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *

   të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

Sepse ai është Hyji ynë,

   ne jemi populli i kullosës së tij, *

   grigja që ai ruan.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *

   “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,

porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,

   kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *

   më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Dyzet vjet më mërziti ajo brezni

   e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *

   që s'i njeh udhët e mia.'

Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *

   'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

   Mund të merren psalmet, kënga dhe antifonat e së premtes, java III.

 

kreshmët – e mërkura përhime

 

Lavde e mëngjesit

 

D Hyj, më eja në ndihmë!

C O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

D Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

C si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.

 

   Himni

 

  Tashmë, Krisht, diell drejtësie,

   të çahet errësira e mendjes,

   të kthejë drita e virtytshme,

   që mbi tokë përtërin ditën.

 

   Duke dhënë kohën e duhur,

   jepi zemrës ti pendimin,

   pasi mirësia jote

   i dhuron edhe mëshirimin.

 

   Një farë pendese jepna,

   të durojmë për zbutje fajesh,

   sado që janë të mëdhaja,

   më e madhe është mëshira jote.

 

   Po afrohet dita jote,

   me të cilën ndrit çdo gjë,

   me hirin tënd hyjnor

   të gëzohemi të përtërirë.

 

   Ty gjithësia e sendeve,

   Të adhuroftë, Trini e mëshirshme.

   Të përtërirë me anë të faljes,

   të këndojmë një këngë të re. Amen.

 

Ant. 1 Kundër teje mëkatuam, ki mëshirë për ne, o Zot!

 

Psalmi 51 /50/ (3-21)

 

   Ki mëshirë për mua, o Zot

 

   Përtërihuni me shpirtin e mendjes tuaj dhe të visheni me njeriun e ri (Krh. Ef 4, 23-24).

 

Ki mëshirë për mua, o Hyj, sipas mëshirës sate, *

   pashë mirësinë tënde shlyeje mëkatin tim!

 

Më laj krejtësisht prej mëkatit tim *

   e më pastro prej fajit tim!

Sepse e pranoj paudhësinë time: *

   mëkatin tim përherë e kam para sysh.

 

Ty, vetëm ty të kam rënë në faj *

   dhe kam bërë ç’është keq para teje,

prandaj je i drejtë sado të më ndëshkosh, *

   dhe i paanshëm në dënimin tënd.

 

Ja, mëkatar unë leva, *

   madje në mëkate nëna ime më ngjizi,

por ti që e do çiltërinë e zemrës, *

   m’i mëso thellësitë e dijes së shpirtit.

 

Më stërpik me hisop e do të bëhem i pastër, *

   më laj e do të bëhem më i bardhë se bora.

Bëj ta ndiej zërin e haresë e të gëzimit *

   dhe do të gëzohen eshtrat e thërrmuara.

 

Largoje shikimin tënd prej mëkateve të mia, *

   e resiti të gjitha fajet e mia.

Krijoje në mua, o Hyj, zemrën e pastër, *

   përtërij në mua një shpirt të qëndrueshëm!

 

Mos më flak larg fytyrës sate, *

   mos e hiq prej meje shpirtin tënd të shenjtë.

Ma kthe gëzimin e shpëtimit tënd, *

   dhe më forco me shpirt të gatshëm.

 

E unë do t’ua mësoj mëkatarëve udhën e shëlbimit *

   e fajtorët do të kthehen tek ti.

Ma fal gjakun e derdhur, o Hyj, Hyji i shëlbimit tim, *

   dhe gjuha ime do ta shpallë shenjtërinë tënde.

 

Zhdrivilloji, o Zot, buzët e mia, *

   dhe goja ime do ta shpallë lavdinë tënde.

Sepse ti nuk kënaqesh në fli, *

   e, nëse të kushtoj fli shkrumbimi, s’të pëlqejnë.

 

Flija e vërtetë për Hyjin: shpirti i penduar; *

   ti, o Hyj, nuk e përbuz zemrën e penduar, të thërrmuar!

Pashë mirësinë tënde, o Zot, bëji mirë Sionit, *

   ndreqi përsëri muret e Jerusalemit.

 

Atëherë do t’i pranosh flitë e drejtësisë, †

   flitë e shkrumbimit e të gjitha kushtet, *

   atëherë do të mund të kushtohen

   mëzetër mbi altarin tënd.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Kundër teje mëkatuam, ki mëshirë për ne, o Zot!

 

Ant. 2 E pranojmë, o Zot, fajin tonë, kundër teje mëkatuam.

 

Kënga Jer 14, 17-21

 

   Ankesat e popullit në kohën e urisë dhe të luftës

 

   Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është ngjat! Kthehuni e besoni Ungjillit (Mk 1, 15).

 

Le të derdhin lot sytë e mi *

   natë e ditë e të mos pushojnë,

 

sepse me ndrydhje të rëndë u ndrydh

   virgjëra, bija e popullit tim, *

   me plagë të rëndë, të pashërueshme!

 

Nëse dal në fushë, ja, të grirë prej shpatës, *

   e nëse hyj brenda në qytet,

   asht e lëkurë të bërë prej urisë:

 

profet e prift enden nëpër vend *

   e më asgjë nuk marrin vesh.

 

Po a njëmend krejtësisht e përbuze Judën? *

   Po a aq fort t'u neverit Sioni?

Përse ne aq na godite, *

   sa të mos kemi shpresë shërimi?

Prisnim paqen, por të mirë s'ka, *

   kohë shërimi dhe, ja, tmerri!

 

E pranojmë, o Zot, paudhësinë tonë,

   mbrapshtinë e etërve tanë: *

   po, mëkatuam kundër teje!

 

Mos na dëbo, pash Emrin tënd,

   mos e turpëro fronin e lavdisë sate! *

   Të bie ndër mend e mos e prish

Besëlidhjen tënde me ne!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 E pranojmë, o Zot, fajin tonë, kundër teje mëkatuam.

 

Ant. 3 Zoti është Hyji ynë; ne jemi populli që ai e udhëheq.

 

Psalmi 100 /99/ (2-5)

 

   Gëzimi i atyre që hyjnë në tempull

 

   Zoti bën që të shëlbuarit ta këndojnë këngën e fitores (Shën Atanazi).

 

Toka mbarë le t’i brohorasë Zotit, †

   shërbeni Zotit me hare, *

   dilni para tij me brohoritje!

 

Dijeni mirë se vetëm Zoti është Hyj: †

   Ai na krijoi e atij i përkasim: *

   jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij.

 

Hyni nëpër dyert e tija duke i dhënë lavd, †

   hyni në treme të tija e këndoni himne, *

   lavdërojeni e madhërojeni Emrin e tij!

 

Sepse i mirë është Zoti, †

   e amshuar dashuria e tij, *

   nga breznia në brezni besnikëria e tij.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Zoti është Hyji ynë; ne jemi populli që ai e udhëheq.

 

   Leximi i shkurtër Lp 7, 6. 8-9

 

   Ti je popull i kushtuar Zotit, Hyjit tënd; e njëmend, prej të gjithë popujve që janë përmbi tokë, Zoti, Hyji yt, ty të ka zgjedhur të jesh për të popull që veçanërisht i përket; sepse Zoti ju do dhe e mban përbetimin që u bëri etërve tuaj. Kjo qe arsyeja që ju nxori me dorë të fuqishme dhe të shpëtoi prej shtëpisë së skllavërisë, prej dorës së faraonit, mbretit të Egjiptit. Prandaj, dije se Zoti, Hyji yt, është Hyj i vërtetë. Ai është Hyj besnik që e mban Besëlidhjen e vet dhe që i mëshiron ata që e duan dhe që i zbatojnë urdhërimet e tija në mijëra brezni.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C Bëj që ta njoh udhën e urdhërimeve të tua: *

   do të meditoj mbi mrekullitë e tua.

   Bëj që ta njoh udhën e urdhërimeve të tua: do të meditoj mbi mrekullitë e tua.

   D Bëj që t’i kuptoj, o Zot, dëshirat e tua:

   do të meditoj mbi mrekullitë e tua.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   Bëj që ta njoh udhën e urdhërimeve të tua: do të meditoj mbi mrekullitë e tua.

 

   Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)

 

Ant. Kur të agjëroni, mos u mrrolni porsi shtiracakët.

 

Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *

   që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!

 

Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *

   në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

 

sikurse premtoi kaherë *

   me gojë të profetëve të tij të shenjtë:

 

se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *

   dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;

 

se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *

   e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë

 

e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *

   se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,

 

të çliruar nga duart e armikut *

   në shenjtëri e drejtësi para tij

   për çdo ditë të jetës sonë.

 

E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *

   sepse do të shkosh përpara Zotit

   për t'ia përgatitur udhët,

 

për ta vënë në dijeni popullin e tij *

   se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,

 

në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *

   që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,

 

për të shndritur ata që gjenden në errësirë

   dhe në hijen e vdekjes, *

   për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Kur të agjëroni, mos u mrrolni porsi shtiracakët.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

   Ta falënderojmë Hyjin Atë, i cili na e bëri të mundur t'i fillojmë sot kreshmët. Ta lusim përzemërsisht që në këto ditë të shëlbimit me fuqinë e Shpirtit Shenjt t'i pastrojmë dhe t'i forcojmë zemrat tona në dashuri. T'ia drejtojmë lutjen e përzemërt duke i thënë:

 

   Na e jep, o Zot, Shpirtin tënd!

 

Bëj që të na bëhet ushqim i shpirtit secila fjalë

që del nga goja jote.

Na ndihmo që të mos tregojmë dashuri vetëm në gjërat e mëdha

por ta realizojmë edhe në gjërat të imta të jetës së përditshme.

Bëj të heqim dorë nga çdo gjë që është e tepërt

që të mund t'iu ndihmojmë vëllezërve që kanë nevojë.

Bëj që ta mbartim në trupin tonë flijimin e Birit tënd

i cili na ka ringjallur në trupin e vet.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   Bëj, po të lutemi, o Zot, ta fillojmë me agjërimet e shenjta udhën e kthimit të vërtetë, kështu që, me ndihmën e përkorjes kreshmore, të dalim ngadhënjyes në luftim kundër djallit, shpirtit të së keqes. Nëpër Zotin...

 

   Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.