Lavdet e mëngjesit

Java e Shtatëmbëdhjetë e Kohës së rëndomtë

 

Java I e Psalterit

 

E shtunë

 

Lavdet e mëngjesit

 

Ftesa

 

D O Zot, hapi buzët e mia.

C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.

 

Në shërbesën e së dielave dhe të ditëve të javës:

 

      Ant. Ta adhurojmë Zotin, sepse e tija është toka dhe çdo krijesë që gjendet përmbi të.

 

   Psalmi 95 /94/

 

Grishje për të lavdëruar Hyjin

 

   Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).

 

Ejani t'i këndojmë Zotit, *

   t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

T'i dalim para me falënderje, *

   t'i këndojmë këngë hareje!

 

   Ant. Ta adhurojmë Zotin, sepse e tija është toka dhe çdo krijesë që gjendet përmbi të.

 

Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *

   Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *

   të tijat janë edhe majat e maleve,

i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *

   duart e tija e formuan tokën.

 

   Ant. Ta adhurojmë Zotin, sepse e tija është toka dhe çdo krijesë që gjendet përmbi të.

 

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *

   të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

Sepse ai është Hyji ynë,

   ne jemi populli i kullosës së tij, *

   grigja që ai ruan.

 

   Ant. Ta adhurojmë Zotin, sepse e tija është toka dhe çdo krijesë që gjendet përmbi të.

 

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *

   “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,

porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,

   kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *

   më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

   Ant. Ta adhurojmë Zotin, sepse e tija është toka dhe çdo krijesë që gjendet përmbi të.

 

Dyzet vjet më mërziti ajo brezni

   e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *

   që s'i njeh udhët e mia.'

Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *

   'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”

 

   Ant. Ta adhurojmë Zotin, sepse e tija është toka dhe çdo krijesë që gjendet përmbi të.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

      Ant. Ta adhurojmë Zotin, sepse e tija është toka dhe çdo krijesë që gjendet përmbi të.

 

Lavdet e mëngjesit

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

   Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.

 

   Himni

 

   Agimi i vishet qiellit,

   dita i përshkohet rruzullit,

   jehon shigjeta e dritës;

   çahet çdo tokë rrëshqitëse.

 

   Të bjerë fantazma e natës,

   të shembet mëkati i mendjes,

   të shuhet çdo tmerr që solli

   n’errësirë nata fajtore.

 

   Në mëngjes ajo e fundit,

   që shtrirë për dhe e presim,

   për ne në dritë të zhduket,

   derisa me këngë bën zhurmë.

 

   Atit Hyj i qoftë lavdia

   dhe Birit të tij të vetëm

   me Shpirtin Ngushëllimtar,

   ndër shekujt e amshuar. Amen.

 

   Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 Sytë e mi zgjohen para rojës së natës për të përsiatur fjalët e tua, o Zot.

 

Psalmi 119 /118/ XIX (145-152)

 

   Premtimi për mbajtjen e ligjit të Zotit

 

   Dashuria ndaj Hyjit është kjo: që ne t'i zbatojmë urdhërimet e tija (1Gjn 5, 3).

 

Me gjithë zemër të thërras, o Zot, më dëgjo, *

   dhe do t’i mbaj urdhërimet e tua.

Klitha drejt teje, më shpëto, *

   që t’i ruaj dëshmitë e tua.

 

Para agimit zgjohem e të thërras në ndihmë, *

   shpresoj në fjalën tënde.

Sytë e mi zgjohen para rojës së natës *

   për të përsiatur fjalët e tua.

 

Ma dëgjo zërin sipas mëshirës sate, o Zot, *

   e bëj të jetoj sipas gjyqit tënd.

U afruan ata që më salvojnë dijekeqas, *

   janë larg nga Ligji yt.

 

Por ti, o Zot, je afër, *

   besnike janë të gjitha urdhërimet e tua.

Që moti di për urdhërimet e tua, *

   se i themelove për amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Sytë e mi zgjohen para rojës së natës për të përsiatur fjalët e tua, o Zot.

 

Ant. 2 Zoti është forca dhe fuqia ime, ai më shpëtoi.

 

Kënga Dal 15, 1-4a. 8-13. 17-18

 

   Himn fitoreje për kalimin e Detit të Kuq

 

   Ata që e mundën Egërsirën këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Hyjit (Krh. Zb 15, 3).

 

Le t'i këndojmë Zotit,

   sepse mrekullisht ngadhënjeu: *

   kalë e kalorës plandosi në fund të detit!

 

Zoti është forca dhe fuqia ime, *

   Ai, veç Ai, më shpëtoi!

Ai është Hyji im, Atë lavdëroj! *

   Është Hyji i atit tim: Atë e lartësoj!

 

Zotin askush s'e mund, *

   Jahve emrin e ka!

Qerre e ushtri të faraonit *

   në det i plandosi!

 

Me frymën e felgrimit tënd ujërat u bashkuan:

   pendë u bënë valët shkumuese, *

   thellësitë u ngurrën në fundin e detit!

 

Thoshte armiku: *

   »I sulem pas, do ta zë; do ta ndaj prenë;

shpirti do të më ngopet *,

   do të vringëlloj shpatën, dora ime do t'i vrasë!«

 

I fryve detit e deti i mbuloi! *

   U zhdukën si plumbi në ujërat e përfrigueshme!

 

Kush është si Ti ndër zota, o Zot!? *

   Kush është si Ti, i madhërueshëm në shenjtëri,

i tmerrshëm dhe i lavdishëm, *

   që bën mrekulli!?

 

Ti shtrive dorën, *

   toka i përpiu!

Hiri yt e përcolli këtë popull

   që Ti e shpërbleve; *

   i prin me fuqinë tënde

   në banesën tënde të shenjtë.

 

Do ta shtiesh dhe do ta mbjellësh *

   në malin e trashëgimit tënd,

në banesën tënde të përhershme,

   që ti vetë e përgatite, o Zot, *

   shenjtërore, o Zot, me duar të tua të përftuar!

 

Zoti do të sundojë *

   përgjithmonë e mot të jetës!«

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Zoti është forca dhe fuqia ime, ai më shpëtoi.

 

Ant. 3 Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha.

 

Psalmi 117 /116/ (1-2)

 

   Grishje për ta lavdëruar Zotin për dashurinë e tij

 

   Këtë unë e them: Paganët e lavdërojnë Hyjin për mëshirën e tij (Krh. Rom 15, 8. 9).

 

Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha, *

madhërojeni së bashku, o popuj të gjithë!

 

Sepse e madhe është dashuria e tij ndaj nesh, *

   besnikëria e Zotit qëndron për amshim!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha.

 

   Leximi i shkurtër 2 Pjt 1, 10-11

 

   Vëllezër, mundohuni ta përforconi përherë e më tepër thirrjen dhe zgjedhjen tuaj: nëse bëni kështu, kurrë nuk do të bini në mëkat. Kështu, vërtet, do t’ju hapet plotësisht hyrja në Mbretërinë e amshuar të Zotit tonë, Jezu Krishtit.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C E thërras Zotin: * Ti je strehimi im.

   E thërras Zotin: Ti je strehimi im.

   D E mira ime në tokën e të gjallëve,

   Ti je strehimi im.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   E thërras Zotin: Ti je strehimi im.

 

   Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)

 

   Ant. Shndriti, o Zot, ata që gjenden në errësirë dhe në hijen e vdekjes.

 

Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *

   që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!

 

Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *

   në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

 

sikurse premtoi kaherë *

   me gojë të profetëve të tij të shenjtë:

 

se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *

   dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;

 

se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *

   e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë

 

e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *

   se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,

 

të çliruar nga duart e armikut *

   në shenjtëri e drejtësi para tij

   për çdo ditë të jetës sonë.

 

E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *

   sepse do të shkosh përpara Zotit

   për t'ia përgatitur udhët,

 

për ta vënë në dijeni popullin e tij *

   se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,

 

në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *

   që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,

 

për të shndritur ata që gjenden në errësirë

   dhe në hijen e vdekjes, *

   për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Ant. Shndriti, o Zot, ata që gjenden në errësirë dhe në hijen e vdekjes.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Ta bekojmë Krishtin, i cili deshi të jetë i ngjashëm me vëllezërit në gjithçka, për t’u bërë për ne te Hyji meshtar i mëshirshëm dhe besnik. T’ia drejtojmë lutjen tonë:

 

   Na i çel, o Zot thesaret e dashurisë sate!

 

O Krisht, dielli i drejtësisë, ti na ke shndritur me pagëzim:

kjo ditë të qoftë kushtuar ty.

Sot do të të bekojmë

dhe emrin tënd do ta madhërojmë në çdo gjë.

Virgjëra Mari, nëna jote, me kujdes e dëgjonte dhe e zbatonte fjalën tënde:

drejtoji sot me fjalën tënde hapat tanë.

Bëj që në shkatërrueshmërinë e kësaj bote, ta presim pashkatërrueshmërinë qiellore:

që me fe, shpresë dhe dashuri ta provojmë që tani gëzimin e lumturisë sate.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   Bëj o Hyji i gjithëpushtetshëm, ta shpallim fuqinë e Birit tënd të ngjallur, kështu që, sikurse morëm pengun e dhuratës, të mund t’i fitojmë nëpër të dhuratat qiellore. Nëpër Zotin.

 

Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.