Lavdet e mëngjesit

Java e Katërt e Kohës së rëndomtë

 

Java IV e Psalterit

 

E mërkurë

 

Lavdet e mëngjesit

 

Ftesa

 

D O Zot, hapi buzët e mia.

C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.

 

Në shërbesën e së dielave dhe të ditëve të javës:

 

   Ant. Toka mbarë le t’i brohorasë Zotit, le t’i shërbejë atij me gëzim.

 

   Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin

 

   Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).

 

Ejani t'i këndojmë Zotit, *

   t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

T'i dalim para me falënderje, *

   t'i këndojmë këngë hareje!

 

   Ant. Toka mbarë le t’i brohorasë Zotit, le t’i shërbejë atij me gëzim.

 

Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *

   Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *

   të tijat janë edhe majat e maleve,

i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *

   duart e tija e formuan tokën.

 

   Ant. Toka mbarë le t’i brohorasë Zotit, le t’i shërbejë atij me gëzim.

 

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *

   të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

Sepse ai është Hyji ynë,

   ne jemi populli i kullosës së tij, *

   grigja që ai ruan.

 

   Ant. Toka mbarë le t’i brohorasë Zotit, le t’i shërbejë atij me gëzim.

 

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *

   “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,

porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,

   kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *

   më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

   Ant. Toka mbarë le t’i brohorasë Zotit, le t’i shërbejë atij me gëzim.

 

Dyzet vjet më mërziti ajo brezni

   e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *

   që s'i njeh udhët e mia.'

Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *

   'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”

 

   Ant. Toka mbarë le t’i brohorasë Zotit, le t’i shërbejë atij me gëzim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Ant. Toka mbarë le t’i brohorasë Zotit, le t’i shërbejë atij me gëzim.

 

Lavdet e mëngjesit

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

   Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.

 

   Himni

 

   Autor i qiellit shkëlqimplotë,

   që ndriçon hanën netëve,

   diellin n’udhëtim të ditëve

   krijove n’shtigje të sigurta.

 

   Tani nata e zezë dëbohet,

   rilind shkëlqimi i botës,

   fuqia e re e mendjes

   ngrihet n’vepra tërheqëse.

 

   Me këndue lavdet tua

   dita i nxit tregimet,

   më e këndshme pamja e qiellit

   i kthjellon zemrat tona.

 

   Të shmangim çdo lloj gënjeshtre

   t’ulet prapësia e shpirtit,

   ngjarjet mos ta njollosin jetën,

   gjuha me fajin mos të plekset.

 

   Por, sa dielli sjell ditën,

   besimi i thellë të ziejë,

   shpresa të nxisë premtime,

   Krishtit t’i mbështetet dashuria.

 

   Bëj, o Atë, tërë i drejti,

   dhe, o Bir baras me Atin,

   me Shpirtin Ngushllimtar,

   sundues ndër gjithë shekujt. Amen.

 

   Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 E gatshme është zemra ime për ty, për ty Hyji im.

 

   Psalmi 108 /107/ (2-14) Lavdi Zotit dhe thirrje në ndihmë

 

   Pasi që Biri i Hyjit u ngrit përmbi qiej, lavdia e tij shpallet në mbarë botën (Arnobi).

 

E gatshme është zemra ime, o Hyj, †

   e gatshme është zemra ime: *

   do të këndoj e do të luaj në harpë!

 

Ja, lavdia ime! †

   Zgjohu, harpë e cetër, *

   agimin dua ta zgjoj!

 

Do të të lavdëroj ty, o Zot, midis popujve, *

   për ty do të luaj me harpë midis kombeve,

sepse e madhërueshme është deri në qiell mëshira jote, *

   deri në re e vërteta jote!

 

Lartësohu, o Hyj, lart përmbi qiell, *

   përmbi mbarë dheun le të shndritë lavdia jote!

Që të çlirohen të dashurit e tu, *

   le të më shpëtojë e djathta jote e më dëgjo!

 

Hyji u përbetua në Shenjtëroren e vet: †

   »Do të kënaqem, dua ta ndaj Sikimën, *

   masën do t’ia vë luginës Sukot.

 

Imi është Galaadi, imi është Manaseu, †

   Efraimi është përkrenarja ime, *

   Juda skeptri im!

 

Moabi legeni ku unë lahem; †

   mbi Idumé do ta hedh këpucën time, *

   mbi Filisté do të këndoj fitoren.«

Kush do të më prijë deri në qytet - fortesë? *

   Kush do të më prijë deri në Idumé?

Vallë, a jo ti, o Hyj, që na braktise? *

   Pse a s’do të dalësh, o Hyj, me ushtritë tona?

 

Na ndihmo, deh, kundër armiqve *

   sepse i kotë është shpëtimi që vjen prej njerëzve.

Me ndihmën e Hyjit do të bëjmë trimëri të madhe, *

   Ai do t’i shkelë armiqtë tanë!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 E gatshme është zemra ime për ty, për ty Hyji im.

 

Ant. 2 Si me mbulesë më mbështolle me shëlbim e me drejtësi.

 

   Kënga Is 61, 10 - 62, 5 Gëzimi i profetit për Jerusalemin e ri

 

   Pashë Jerusalemin e ri: i stolisur porsi nusja e përgatitur për fatin e vet (Zb 21, 2).

 

Me gëzim të madh gëzohem në Zotin, *

   shpirti im galdon në Hyjin tim,

 

sepse më veshi me petkat e gëzimit, *

   ai më mbuloi me leshnik të drejtësisë,

porsi dhëndër të stolisur me kezë, *

   porsi nuse me argjendari e stolisur.

 

Po, porsi toka që bën të mbijë gjelbërimi, *

   porsi kopshti që bën të mbijë fara e tij,

kështu Zoti Hyj do të bëjë të mbijë drejtësia *

   edhe lavdi në sy të të gjithë popujve.

 

Për shkak të Sionit unë nuk do të hesht, *

   për shkak të Jerusalemit s'do t'i jap vetes pushim

deri që drejtësia e tij të dalë porsi drita, *

   e shpëtimi i tij të mos ndizet si llamba!

 

Të gjithë popujt do ta shohin drejtësinë tënde, *

   të gjithë mbretërit lavdinë tënde;

do të quhesh me një emër të ri, *

   që do ta caktojë goja e Zotit.

Do të jesh kurorë nderi në dorën e Zotit, *

   kezë mbretërie në shuplakë të Hyjit tënd.

 

Nuk do të quhesh më »E lëna«, *

   toka jote më s'do të quhet »E shkretuar«,

por do të quhesh »Kënaqësia ime« *

   e toka jote »E martuara«,

 

sepse ti i pëlqeve Zotit *

   e toka jote do të jetë e martuar.

 

E njëmend, sikurse i riu që martohet me të fejuarën, *

   kështu me ty do të martohet ndërtuesi yt

sikurse dhëndri që i gëzohet nuses, *

   kështu do të të gëzohet ty Hyji yt.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Si me mbulesë më mbështolle me shëlbim e me drejtësi.

 

Ant. 3 Do ta lavdëroj Zotin gjithë jetën time.

 

   Psalmi 146 /145/ (1-10) Lum ai që shpreson në Zotin

 

   Shkoni e tregoni Gjonit çfarë po dëgjoni e çfarë po shihni: Të verbrit po shohin, të shqepëtit po ecin, të gërbulurit po pastrohen, të shurdhëtit po dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen, të varfërve po u predikohet Ungjilli (Mt 11, 4-5).

 

Lavdëroje, shpirti im, Zotin! †

   Do ta lavdëroj Zotin gjithë jetën time, *

   derisa të jem, Hyjit tim do t’i këndoj.

 

Mos e vini shpresën tuaj në princa, *

   në njeri që s’është i zoti të të shpëtojë.

Njeriu jep shpirt e kthehet në dheun e vet, *

   brenda një dite humbasin synimet e tij.

 

I lumi ai që e ka ndihmën e Hyjit të Jakobit, *

   që e ka shpresën në Zotin, Hyjin e vet,

i cili krijoi qiellin e Tokën, *

   detin e gjithçka është në ta,

 

që e mban besnikërinë për amshim, †

   që u jep të drejtën të nëpërkëmburve, *

   u jep ushqimin të uriturve.

Zoti i çliron robërit, *

   Zoti u jep dritën e syve të verbërve,

Zoti i ndreq të kërrusurit, *

   Zoti i do të drejtët,

 

Zoti i mbron ardhacakët, †

   u ndihmon bonjakëve e të vejave, *

   ndërsa mëkatarëve ua pështjellon udhët.

 

Zoti do të mbretërojë për jetë, †

   Hyji yt, o Sion, nga breznia në brezni.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Do ta lavdëroj Zotin gjithë jetën time.

 

   Leximi i shkurtër Lp 4, 39-40a

 

   Dije sot dhe thadroje thellë në zemrën tënde se Zoti është Hyj lart në qiell e poshtë mbi tokë - e tjetër nuk ka! Mbaji urdhërimet e tija dhe ligjet e tija që unë po t’i jap sot.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C Do ta bekoj Zotin * në çdo kohë.

   Do ta bekoj Zotin në çdo kohë.

   D Në gojën time gjithmonë lavdi i tij,

   në çdo kohë.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   Do ta bekoj Zotin në çdo kohë.

 

   Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)

 

   Ant. Në shenjtëri e drejtësi për çdo ditë të jetës sonë t’i shërbejmë Zotit.

 

Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *

   që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!

 

Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *

   në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

 

sikurse premtoi kaherë *

   me gojë të profetëve të tij të shenjtë:

 

se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *

   dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;

 

se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *

   e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë

 

e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *

   se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,

 

të çliruar nga duart e armikut *

   në shenjtëri e drejtësi para tij

   për çdo ditë të jetës sonë.

 

E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *

   sepse do të shkosh përpara Zotit

   për t'ia përgatitur udhët,

 

për ta vënë në dijeni popullin e tij *

   se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,

 

në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *

   që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,

 

për të shndritur ata që gjenden në errësirë

   dhe në hijen e vdekjes, *

   për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Ant. Në shenjtëri e drejtësi për çdo ditë të jetës sonë t’i shërbejmë Zotit.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Krishti, shkëlqimi i lavdisë së Atit, na ka shndritur me fjalët e veta. T’i brohorasim:

 

   Dëgjona ne, Mbret i lavdisë së amshuar!

 

Bekuar qofsh, o Zot, se prej territ na thirre në dritën tënde të mrekullueshme:

plotësoje veprën e shëlbimit që ke nisur në ne.

Të verbërve ua hape sytë dhe të shurdhërve ua çele veshët:

na shëro nga mosbesimi.

O Krisht, bëj që përherë të qëndrojmë në dashurinë tënde:

mos lejo që të ndahemi prej njëri-tjetrit.

Na jep forcë që t’i përballojmë sulmet e errësirës dhe të jemi të qëndrueshëm në vështirësi:

dhe bëj të jemi mirënjohës për të mirat që na jep.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   O Hyj, ti i përmblodhe të gjitha urdhërimet e Ligjit tënd të shenjtë në urdhërimin e dashurisë ndaj teje dhe ndaj të afërmit, bëj, që duke ecur udhës së urdhërimeve të tua, t’ia arrijmë jetës së amshuar. Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd, që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve. Amen.

 

Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.