Lavdet e mëngjesit

Java e parë e kreshmëve - E enjte

 

Lavdet e mëngjesit

 

Ftesa

 

D O Zot, hapi buzët e mia.

C Dhe goja ime do t’i kumtojë lavdet e tua.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

   Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin

 

   Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).

 

Ejani t'i këndojmë Zotit, *

   t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

T'i dalim para me falënderje, *

   t'i këndojmë këngë hareje!

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *

   Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *

   të tijat janë edhe majat e maleve,

 

i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *

   duart e tija e formuan tokën.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *

   të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

Sepse ai është Hyji ynë,

   ne jemi populli i kullosës së tij, *

   grigja që ai ruan.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *

   “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,

porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,

   kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *

   më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Dyzet vjet më mërziti ajo brezni

   e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *

   që s'i njeh udhët e mia.'

Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *

   'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.

 

Ose:

 

Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.

 

Java e parë e kreshmëve - E ENJTE

 

Lavdet e mëngjesit

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.

 

   Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.

 

   Himni

 

   Tashmë, Krisht, diell drejtësie,

   të çahet errësira e mendjes,

   të kthejë drita e virtytshme,

   që mbi tokë përtërin ditën.

 

   Duke dhënë kohën e duhur,

   jepi zemrës ti pendimin,

   pasi mirësia jote

   i dhuron edhe mëshirimin.

 

   Një farë pendese jepna,

   të durojmë për zbutje fajesh,

   sado që janë të mëdhaja,

   më e madhe është mëshira jote.

 

   Po afrohet dita jote,

   me të cilën ndrit çdo gjë,

   me hirin tënd hyjnor

   të gëzohemi të përtërirë.

 

   Ty gjithësia e sendeve,

   t’adhuroftë, Trini e mëshirshme.

   Të përtërirë me anë të faljes,

   të këndojmë një këngë të re. Amen.

 

Ant. 1 Zgjohu, o harpë e cetër, dua ta zgjoj agimin.

 

   Psalmi 57 /56/ (2-12) Lutja e mëngjesit në vuajtje

 

   Ky psalm bën fjalë për mundimin e Zotërisë (Shën Augustini).

 

Ki mëshirë për mua, o Hyj, ki mëshirë për mua, *

   sepse shpirti im mbështetet në Ty,

po strehohem nën hijen e krahëve të tu *

   derisa të më kalojë rreziku i pritës.

 

Do ta thërras në ndihmë Hyjin e Tejetlartë, *

   Hyjin që më bën mirë.

 

Do të ma dërgojë ndihmën prej qiellit e do të më shpëtojë, †

   do t’i turpërojë ata që më shtypin, *

   Hyji do ta dërgojë mëshirën e të vërtetën e vet.

 

Shpirti im banon midis luanëve *

   që i përpijnë bijtë e njerëzve.

Dhëmbët e tyre heshta e shigjeta, *

   gjuha e tyre shpatë e mprehtë.

 

Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell, *

   përmbi mbarë tokën lavdia jote!

 

Këmbëve të mia u vunë leqe, *

   e ngushtuan shpirtin tim,

para meje e hapën gropën: *

   ata vetë ranë brenda!

 

Zemra ime është gati, o Hyj, *

   gati është zemra ime:

 

do të këndoj, këngës do t’ia them! *

   Zgjohu, lavdia ime,

Zgjohu, o harpë e cetër, *

   dua ta zgjoj agimin!

 

Do të të lavdëroj ndër popuj, o Zot, *

   ty do të të këndoj ndër kombe.

Sepse u madhërua deri në qiell dashuria jote, *

   e deri në re e vërteta jote!

Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell, *

   përmbi mbarë tokën lavdia jote!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Zgjohu, o harpë e cetër, dua ta zgjoj agimin.

 

Ant. 2 Populli yt, o Zot, është i mbushur me të mirat e tua.

 

   Kënga Jer 31, 10-14 Hyji e liron dhe e bashkon popullin e vet në gëzim

 

   Jezusi duhej të vdiste për popull... që bijtë e shpërndarë të Hyjit t'i bashkojë në një (Gjn 11, 51. 52).

 

Dëgjojeni, o popuj, fjalën e Zotit, *

   shpalleni ndër ishuj të largët

Thoni: »Ai që e shpërndau Izraelin *

   përsëri po e bashkon,

   e do ta ruajë porsi bariu grigjën e vet«.

 

Sepse Zoti e shpërbleu Jakobin, *

   e çliroi nga dora e më të fortit.

 

Do të vijnë e do të këndojnë lavde

   në malin e Sionit, *

   do të ngarendin drejt të mirave të Zotit,

drejt drithit, verës e vajit, *

   drejt grigjave e drejt lorive.

 

Shpirti i tyre do të jetë kopsht i ujitur, *

   urinë kurrë më s'do ta sprovojnë!

Atëherë vajzat do të galdojnë ndër valle, *

   djelmoshat së bashku me pleq.

Zinë e tyre në galdim do ta kthej, *

   do t'i ngushëlloj e do t'i gëzoj pas vuajtjes.

Priftërinjtë do t'ua shujtoj me dhjamë, *

   popullin tim do ta ngij me të mira.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Populli yt, o Zot, është i mbushur me të mirat e tua.

 

Ant. 3 I madhërishëm është Zoti e tejet i lavdishëm, në qytetin e Hyjit tonë!

 

   Psalmi 48 /47/ (2-15) Veprat e mëshirshme për shpëtimin e popullit

 

   Më kaloi në shpirt në majë të një mali të lartë dhe ma tregoi qytetin e shenjtë, Jerusalemin (Zb 21, 10).

 

I madhërishëm është Zoti e tejet i lavdishëm, *

   në qytetin e Hyjit tonë!

Mali i tij i shenjtë, kodrinë e bukur, *

   gëzimi i mbarë botës:

 

Mali Sion, në veriun e skajshëm, *

   Qyteti i Mbretit të madh,

Hyji në pirgjet e tija *

   u tregua kështjellë e pathyeshme.

 

Dhe ja, u bashkuan mbretërit, *

   sulmuan së bashku,

posa panë, u rrudhën, *

   e, të hutuar, ikën praptazi.

 

Aty i kapën të dridhurat *

   si dhimbjet e lindëses,

ishin si stuhia e lindjes *

   që i thyen anijet e Tarsisit.

Siç kemi pas dëgjuar, tani po shohim,

   në qytetin e Zotit të Ushtrive, †

   në qytetin e Hyjit tonë *

   - Hyji e themeloi për amshim.

 

Po e kujtojmë, o Hyj, mëshirën tënde *

   në mesin e Tempullit tënd.

 

Sikurse Emri yt, o Hyj, ashtu edhe lavdia jote †

   arrin deri në skajin e botës, *

   e djathta jote është plot drejtësi.

 

Le të galdojë mali i Sionit, †

   le të brohorisin qytetet e Judës *

   për shkak të gjyqeve të tua!

 

Silluni rreth e rreth Sionit,

   përshkojeni kryq e tërthor, *

   numërojani kullat e tija,

 

vëreni mirë muret e tija, †

   vëzhgoni hollë pallatet e tija *

   që të mund t’i tregoni breznisë së ardhshme:

 

Ky është Hyji, Hyji ynë †

   për amshim e në shekuj të shekujve; *

   Ai na prin në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 I madhërishëm është Zoti e tejet i lavdishëm, në qytetin e Hyjit tonë!

 

   Leximi i shkurtër Fu 15, 30-33

 

   Drita e syve gëzon shpirtin, zëri i mirë i maj eshtrat. Veshi që i dëgjon qortimet e jetës qëndron në mes të të urtëve. Kush i shmanget disiplinës, e urren jetën e vet, kurse ai që i pranon qortimet, fiton maturinë. Frika e Zotit mësim urtësie edhe lavdisë i prin përvujtëria.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C Druajeni Zotin, ju o shenjtërit e tij: * asgjë nuk i mungon atij që e druan.

   Druajeni Zotin, ju o shenjtërit e tij: asgjë nuk i mungon atij që e druan.

   D Ejani, o bij, e më dëgjoni:

   asgjë nuk i mungon atij që e druan.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   Druajeni Zotin, ju o shenjtërit e tij: asgjë nuk i mungon atij që e druan.

 

   Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)

 

Ant. Po qe se ju që jeni të këqij, dini t’u jepni gjëra të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj që është në qiell, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia lypin.

 

Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *

   që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!

 

Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *

   në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

 

sikurse premtoi kaherë *

   me gojë të profetëve të tij të shenjtë:

 

se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *

   dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;

 

se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *

   e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë

 

e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *

   se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,

 

të çliruar nga duart e armikut *

   në shenjtëri e drejtësi para tij

   për çdo ditë të jetës sonë.

 

E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *

   sepse do të shkosh përpara Zotit

   për t'ia përgatitur udhët,

 

për ta vënë në dijeni popullin e tij *

   se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,

 

në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *

   që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,

 

për të shndritur ata që gjenden në errësirë

   dhe në hijen e vdekjes, *

   për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Po qe se ju që jeni të këqij, dini t’u jepni gjëra të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj që është në qiell, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia lypin.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Jezu Krishti u shfaq si drita e botës, që të mos ecim në errësirë por ta kemi dritën e jetës. Atin, Zotin tonë, ta lavdërojmë dhe t'i drejtohemi me lutje të përzemërt:

 

   Fjala jote le të bëhet dritë e këmbëve tona.

 

O Atë i mirë, bëj që sot të përngjajmë Ty sa më shumë

në mënyrë që ajo që ka rënë në Adamin e parë, të përtërihet në Adamin e dytë.

Le të bëhet fjala jote dritë e vërtetë e këmbëve tona

në mënyrë që duke përhapur të vërtetën të rritemi në Ty.

Na mëso që për shkak të emrit tënd të veprojmë mirë

në mënyrë që Kisha jote dita-ditës ta ndriçojë sa më shumë familjen njerëzore.

Na ndihmo që me kthimin e sinqertë ta forcojmë miqësinë me Ty

dhe fajet e bëra kundër urtisë dhe mirësisë sate, të na falen.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   Na jep, po të lutemi, o Zot mundësinë të mendojmë gjithherë të drejtën dhe me gatishmëri ta zbatojmë atë, e, pasi nuk mund të kemi jetë pa ty, bëj të veprojmë sipas vullnetit tënd sate. Nëpër Zotin...

 

   Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.