Lavdet e mëngjesit
Java e parë e kreshmëve - E shtunë
Lavdet e mëngjesit
Ftesa
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do t’i kumtojë lavdet e tua.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin
Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje!
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Java e parë e kreshmëve - E shtunë
Lavdet e mëngjesit
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.
Himni
Tashmë, Krisht, diell drejtësie,
të çahet errësira e mendjes,
të kthejë drita e virtytshme,
që mbi tokë përtërin ditën.
Duke dhënë kohën e duhur,
jepi zemrës ti pendimin,
pasi mirësia jote
i dhuron edhe mëshirimin.
Një farë pendese jepna,
të durojmë për zbutje fajesh,
sado që janë të mëdhaja,
më e madhe është mëshira jote.
Po afrohet dita jote,
me të cilën ndrit çdo gjë,
me hirin tënd hyjnor
të gëzohemi të përtërirë.
Ty gjithësia e sendeve,
t’adhuroftë, Trini e mëshirshme.
Të përtërirë me anë të faljes,
të këndojmë një këngë të re. Amen.
Ant. 1 Sytë e mi zgjohen para rojës së natës për të përsiatur fjalët e tua, o Zot.
Psalmi 119 /118/ XIX (145-152) Premtimi për mbajtjen e ligjit të Zotit
Dashuria ndaj Hyjit është kjo: që ne t'i zbatojmë urdhërimet e tija (1 Gjn 5, 3).
Me gjithë zemër të thërras, o Zot, më dëgjo, *
dhe do t’i mbaj urdhërimet e tua.
Klitha drejt teje, më shpëto, *
që t’i ruaj dëshmitë e tua.
Para agimit zgjohem e të thërras në ndihmë, *
shpresoj në fjalën tënde.
Sytë e mi zgjohen para rojës së natës *
për të përsiatur fjalët e tua.
Ma dëgjo zërin sipas mëshirës sate, o Zot, *
e bëj të jetoj sipas gjyqit tënd.
U afruan ata që më salvojnë dijekeqas, *
janë larg nga Ligji yt.
Por ti, o Zot, je afër, *
besnike janë të gjitha urdhërimet e tua.
Që moti di për urdhërimet e tua, *
se i themelove për amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Sytë e mi zgjohen para rojës së natës për të përsiatur fjalët e tua, o Zot.
Ant. 2 Zoti është forca dhe fuqia ime, ai më shpëtoi.
Kënga Dal 15, 1-4a. 8-13. 17-18 Himn fitoreje për kalimin e Detit të Kuq
Ata që e mundën Egërsirën këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Hyjit (Krh. Zb 15, 3).
Le t'i këndojmë Zotit, †
sepse mrekullisht ngadhënjeu: *
kalë e kalorës plandosi në fund t'detit!
Zoti është forca dhe fuqia ime, *
Ai, veç Ai, më shpëtoi!
Ai është Hyji im, Atë lavdëroj! *
Është Hyji i atit tim: Atë e lartësoj!
Zotin askush s'e mund, *
Jahve emrin e ka!
Qerre e ushtri të faraonit *
në det i plandosi!
Me frymën e felgrimit tënd ujërat u bashkuan: †
pendë u bënë valët shkumuese, *
thellësitë u ngurën në fundin e detit!
Thoshte armiku: *
»I sulem pas, do ta zë; do ta ndaj prenë;
shpirti do të më ngopet *,
do të vringëlloj shpatën, dora ime do t'i vrasë!«
I fryve detit e deti i mbuloi! *
U zhdukën si plumbi në ujërat e përfrigueshme!
Kush është si Ti ndër zota, o Zot!? *
Kush është si Ti, i madhërueshëm në shenjtëri,
i tmerrshëm dhe i lavdishëm, *
që bën mrekulli!?
Ti shtrive dorën, *
toka i përpiu!
Hiri yt e përcolli këtë popull
që Ti e shpërbleve; *
i prin me fuqinë tënde
në banesën tënde të shenjtë.
Do ta shtish dhe do ta mbjellësh *
në malin e trashëgimit tënd,
në banesën tënde të përhershme,
që ti vetë e përgatite, o Zot, *
shenjtërore, o Zot, me duar të tua të përftuar!
Zoti do të sundojë *
përgjithmonë e mot të jetës!«
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Zoti është forca dhe fuqia ime, ai më shpëtoi.
Ant. 3 Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha. †
Psalmi 117 /116/ (1-2) Grishje për të lavdëruar Zotin për dashurinë e tij
Këtë unë e them: Paganët e lavdërojnë Hyjin për mëshirën e tij (Krh. Rom 15, 8. 9).
Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha, *
† madhërojeni së bashku, o popuj të gjithë!
Sepse e madhe është dashuria e tij ndaj nesh, *
besnikëria e Zotit qëndron për amshim!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha.
Leximi i shkurtër Sir 7, 8. 10-14
Mos e bëj dy herë një mëkat, sepse as për të parën herë s'do të mbetesh i pandëshkuar. Të lutesh e të bësh lëmoshë mos përto. Mos e përqesh njeriun që është i trishtuar në shpirt, sepse është ai që përul e lartëson, Hyji që sheh rreth e rrotull. Mos trillo rrenë kundër të vëllait tënd as mikut mos i bëj po ashtu. Në asnjë mënyrë mos e përdor rrenën, sepse përsëritja e saj nuk është e mirë.
Përgjigjja e shkurtër
C Kush flet me sinqeritet * do të banojë mbi malin tënd të shenjtë, o Zot.
Kush flet me sinqeritet do të banojë mbi malin tënd të shenjtë, o Zot.
D Ai që nuk ia bën të keqen të afërmit të vet, do të jetë i pathyeshëm përgjithmonë:
do të banojë mbi malin tënd të shenjtë, o Zot.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Kush flet me sinqeritet do të banojë mbi malin tënd të shenjtë, o Zot.
Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)
Ant. Lutuni për armiqtë tuaj, për tu bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell.
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
sikurse premtoi kaherë *
me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,
të çliruar nga duart e armikut *
në shenjtëri e drejtësi para tij
për çdo ditë të jetës sonë.
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
sepse do të shkosh përpara Zotit
për t'ia përgatitur udhët,
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
për të shndritur ata që gjenden në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, *
për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Lutuni për armiqtë tuaj, për tu bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell.
Lutjet e besimtarëve
Jezu Krishti Zot, për t’i bërë njerëzit krijesa të reja, ka përgatitur tryezën e Korpit dhe të Fjalës së vet. Atin, Hyjin tonë, ta lavdërojmë dhe me lutje t'i drejtohemi:
O Hyj, na përtërij po të lutemi, me hirin tënd.
O Jezu Krisht, zemërbutë e i përvujtë, bëj që edhe ne të bëhemi të mëshirshëm, të butë dhe të përvuajtur
— dhe me të gjithë të mund të jemi të durueshëm.
Na mëso që vërtet të mund të jemi të afërt me të gjithë ata që janë në mjerim, në hall, ose të shtrënguar nga pikëllimi.
— dhe kështu të ndjekim Ty, Samaritanin e mirë.
Zoja e Bekuar, Virgjëra Mari, Nëna jote, le të ndërmjetësojë për rregulltare
— që shugurimin me të cilin Të janë kushtuar Ty në Kishën tënde, ta kultivojnë sa më mirë.
Na e jep dhuratën e mëshirës sate
— dhe na i fal mëkatet dhe dënimet që i kemi merituar.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
O Atë i amshuar, silli zemrat tona kah ti, që gjithmonë të kërkojmë të mirën e domosdoshme, të ushtrojmë veprat e dashurisë dhe të jemi të gatshëm në kryerje të shërbesës sate. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.