Lavdet e mëngjesit
Java e tretë e kreshmëve – e premte
Lavdet e mëngjesit
Ftesa
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do t’i kumtojë lavdet e tua.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin
Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje!
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Java e tretë e kreshmëve – e premte
Lavdet e mëngjesit
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.
Himni
Tashmë, Krisht, diell drejtësie,
të çahet errësira e mendjes,
të kthejë drita e virtytshme,
që mbi tokë përtërin ditën.
Duke dhënë kohën e duhur,
jepi zemrës ti pendimin,
pasi mirësia jote
i dhuron edhe mëshirimin.
Një farë pendese jepna,
të durojmë për zbutje fajesh,
sado që janë të mëdhaja,
më e madhe është mëshira jote.
Po afrohet dita jote,
me të cilën ndrit çdo gjë,
me hirin tënd hyjnor
të gëzohemi të përtërirë.
Ty gjithësia e sendeve,
të adhuroftë, Trini e mëshirshme.
Të përtërirë me anë të faljes,
të këndojmë një këngë të re. Amen.
Ant. 1 Kundër teje mëkatuam, ki mëshirë për ne, o Zot!
Psalmi 51 /50/ (3-21) Ki mëshirë për mua, o Zot
Përtërihuni me shpirtin e mendjes tuaj dhe të visheni me njeriun e ri (Krh. Ef 4, 23-24).
Ki mëshirë për mua, o Hyj, sipas mëshirës sate, *
pashë mirësinë tënde shlyeje mëkatin tim!
Më laj krejtësisht prej mëkatit tim *
e më pastro prej fajit tim!
Sepse e pranoj paudhësinë time: *
mëkatin tim përherë e kam para sysh.
Ty, vetëm ty të kam rënë në faj *
dhe kam bërë ç’është keq para teje,
prandaj je i drejtë sado të më ndëshkosh, *
dhe i paanshëm në dënimin tënd.
Ja, mëkatar unë leva, *
madje në mëkate nëna ime më ngjizi,
por ti që e do çiltërinë e zemrës, *
m’i mëso thellësitë e dijes së shpirtit.
Më stërpik me hisop e do të bëhem i pastër, *
më laj e do të bëhem më i bardhë se bora.
Bëj ta ndiej zërin e haresë e të gëzimit *
dhe do të gëzohen eshtrat e thërrmuara.
Largoje shikimin tënd prej mëkateve të mia, *
e resiti të gjitha fajet e mia.
Krijoje në mua, o Hyj, zemrën e pastër, *
përtërij në mua një shpirt të qëndrueshëm!
Mos më flak larg fytyrës sate, *
mos e hiq prej meje shpirtin tënd të shenjtë.
Ma kthe gëzimin e shpëtimit tënd, *
dhe më forco me shpirt të gatshëm.
E unë do t’ua mësoj mëkatarëve udhën e shëlbimit *
e fajtorët do të kthehen tek ti.
Ma fal gjakun e derdhur, o Hyj, Hyji i shëlbimit tim, *
dhe gjuha ime do ta shpallë shenjtërinë tënde.
Zhdrivilloji, o Zot, buzët e mia, *
dhe goja ime do ta shpallë lavdinë tënde.
Sepse ti nuk kënaqesh në fli, *
e, nëse të kushtoj fli shkrumbimi, s’të pëlqejnë.
Flija e vërtetë për Hyjin: shpirti i penduar; *
ti, o Hyj, nuk e përbuz zemrën e penduar, të thërrmuar!
Pashë mirësinë tënde, o Zot, bëji mirë Sionit, *
ndreqi përsëri muret e Jerusalemit.
Atëherë do t’i pranosh flitë e drejtësisë, †
flitë e shkrumbimit e të gjitha kushtet, *
atëherë do të mund të kushtohen
mëzetër mbi altarin tënd.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Kundër teje mëkatuam, ki mëshirë për ne, o Zot!
Ant. 2 E pranojmë, o Zot, fajin tonë, kundër teje mëkatuam.
Kënga Jer 14, 17-21 Ankesat e popullit në kohën e urisë dhe të luftës
Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është ngjat! Kthehuni e besoni Ungjillit (Mk 1, 15).
Le të derdhin lot sytë e mi *
natë e ditë e të mos pushojnë,
sepse me ndrydhje të rëndë u ndrydh
virgjëra, bija e popullit tim, *
me plagë të rëndë, të pashërueshme!
Nëse dal në fushë, ja, të grirë prej shpatës, *
e nëse hyj brenda në qytet,
asht e lëkurë të bërë prej urisë:
profet e prift enden nëpër vend *
e më asgjë nuk marrin vesh.
Po a njëmend krejtësisht e përbuze Judën? *
Po a aq fort t'u neverit Sioni?
Përse ne aq na godite, *
sa të mos kemi shpresë shërimi?
Prisnim paqen, por të mirë s'ka, *
kohë shërimi dhe, ja, tmerri!
E pranojmë, o Zot, paudhësinë tonë, †
mbrapshtinë e etërve tanë: *
po, mëkatuam kundër teje!
Mos na dëbo, pash Emrin tënd, †
mos e turpëro fronin e lavdisë sate! *
Të bie ndër mend e mos e prish
Besëlidhjen tënde me ne!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 E pranojmë, o Zot, fajin tonë, kundër teje mëkatuam.
Ant. 3 Zoti është Hyji ynë; ne jemi populli që ai e udhëheq.
Psalmi 100 /99/ (2-5) Gëzimi i atyre që hyjnë në tempull
Zoti bën që të shëlbuarit ta këndojnë këngën e fitores (Shën Atanazi).
Toka mbarë le t’i brohorasë Zotit, †
shërbeni Zotit me hare, *
dilni para tij me brohoritje!
Dijeni mirë se vetëm Zoti është Hyj: †
Ai na krijoi e atij i përkasim: *
jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij.
Hyni nëpër dyert e tija duke i dhënë lavd, †
hyni në treme të tija e këndoni himne, *
lavdërojeni e madhërojeni Emrin e tij!
Sepse i mirë është Zoti, †
e amshuar dashuria e tij, *
nga breznia në brezni besnikëria e tij.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Zoti është Hyji ynë; ne jemi populli që ai e udhëheq.
Leximi i shkurtër Is 58, 4-6
Ja, ju agjëroni për t'u fjalosur e grindur, e rriheni grushte si të patenzonë. Mos agjëroni më si sot, nëse doni të dëgjohet zëri juaj këtu lart. Pse, a i tillë është agjërimi që unë zgjodha, dita kur njeriu bën vetëmohim? Të ulësh porsi xunkthi kokën tënde, të shtrosh grathore edhe hi? A thua këtë do ta quash agjërim e ditë që i pëlqen Zotit? Vallë, a s'është agjërimi që unë zgjodha: t'i këputësh verigat e padrejtësisë, t'i zgjidhësh leqet e zgjedhës, t'i lëshosh të lirë të ndrydhurit, të copëtosh çdo zgjedhë?
Përgjigjja e shkurtër
C Na vesh, o Zot, me mëshirë * dhe na e jep dashurinë.
Na vesh, o Zot, me mëshirë dhe na e jep dashurinë.
D Bëj që të mbretërojë në zemrat tona paqja jote,
dhe na e jep dashurinë.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Na vesh, o Zot, me mëshirë dhe na e jep dashurinë.
Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)
Ant. Ky është urdhri më i madh: Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde.
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
sikurse premtoi kaherë *
me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,
të çliruar nga duart e armikut *
në shenjtëri e drejtësi para tij
për çdo ditë të jetës sonë.
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
sepse do të shkosh përpara Zotit
për t'ia përgatitur udhët,
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
për të shndritur ata që gjenden në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, *
për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Ky është urdhri më i madh: Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde.
Lutjet e besimtarëve
Jezu Krishti me vdekjen e vet në kryq na e dhuroi jetën. Ta lavdërojmë, pra, atë dhe ta lusim përzemërsisht:
Na rilind me vdekjen tënde.
Mësues dhe Shëlbues yni, Ti na e mësove fenë dhe na përtërive me lavdinë e mundimeve
— mos lejo që të plogështohemi me mbrapshti dhe ligësi.
Bëj që sot ta frenojmë veten prej ushqimit të tepërt
— dhe t'u ndihmojmë vëllezërve që kanë nevojë.
Bëj që këtë ditë të kreshmëve ta pranojmë si dhuratë prej Teje
— dhe ty të kushtohemi me vepra mëshire.
Përmirësoi vullnetet tona rebele
— dhe na bëj zemërgjerë.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
Ndiko, po të lutemi, o Zot, hirin tënd në zemrat tona, që gjithmonë të ruhemi nga teprimet njerëzore, e të mund të jepemi, me ndihmën tënde, pas këshillave qiellore. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.