Lavdet e mëngjesit
Java e tretë e kreshmëve – e shtunë
Lavdet e mëngjesit
Ftesa
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do t’i kumtojë lavdet e tua.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin
Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje!
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Java e tretë e kreshmëve – e shtunë
Lavdet e mëngjesit
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.
Himni
Tashmë, Krisht, diell drejtësie,
të çahet errësira e mendjes,
të kthejë drita e virtytshme,
që mbi tokë përtërin ditën.
Duke dhënë kohën e duhur,
jepi zemrës ti pendimin,
pasi mirësia jote
i dhuron edhe mëshirimin.
Një farë pendese jepna,
të durojmë për zbutje fajesh,
sado që janë të mëdhaja,
më e madhe është mëshira jote.
Po afrohet dita jote,
me të cilën ndrit çdo gjë,
me hirin tënd hyjnor
të gëzohemi të përtërirë.
Ty gjithësia e sendeve,
të adhuroftë, Trini e mëshirshme.
Të përtërirë me anë të faljes,
të këndojmë një këngë të re. Amen.
Ant. 1 Ti je afër, o Zot, besnike janë të gjitha urdhërimet e tua.
Psalmi 119 /118/ XIX (145-152) Premtimi për mbajtjen e ligjit të Zotit
Dashuria ndaj Hyjit është kjo: që ne t'i zbatojmë urdhërimet e tija (1Gjn 5, 3).
Me gjithë zemër të thërras, o Zot, më dëgjo, *
dhe do t’i mbaj urdhërimet e tua.
Klitha drejt teje, më shpëto, *
që t’i ruaj dëshmitë e tua.
Para agimit zgjohem e të thërras në ndihmë, *
shpresoj në fjalën tënde.
Sytë e mi zgjohen para rojës së natës *
për të përsiatur fjalët e tua.
Ma dëgjo zërin sipas mëshirës sate, o Zot, *
e bëj të jetoj sipas gjyqit tënd.
U afruan ata që më salvojnë dijekeqas, *
janë larg nga Ligji yt.
Por ti, o Zot, je afër, *
besnike janë të gjitha urdhërimet e tua.
Që moti di për urdhërimet e tua, *
se i themelove për amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Ti je afër, o Zot, besnike janë të gjitha urdhërimet e tua.
Ant. 2 Qoftë me mua urtia jote, o Zot, ajo më ndihmoftë në vështirësi të mia.
Kënga Urt 9, 1-6. 9-11 O Zot, më jep urtinë
Unë do t'ju jap zotësinë e fjalës dhe urtinë, të cilën s'do të mund ta kundërshtojë as t’i bëjë ballë asnjë nga kundërshtarët tuaj (Lk 21, 15).
O Hyj i etërve të mi dhe Zoti i mëshirës, *
ti që me anë të fjalës sate krijove rruzullin,
që njeriun e krijove me anë të urtisë sate *
për të sunduar krijesat që ti i përftove,
për ta drejtuar botën me shenjtëri e drejtësi *
dhe për të gjykuar gjyqin me shpirt të drejtë:
ma jep urtinë që rri në fron pranë teje *
dhe mos më përjashto nga numri i fëmijëve të tu,
sepse jam shërbëtori yt, biri i skllaves sate, †
njeri i vogël e jetëshkurtër, *
i paaftë për të kuptuar gjyq e ligj.
Sepse, edhe po t'u gjente ndër bijtë e njerëzve
ndokush i përsosur, †
por, në qoftë se i mungon urtia jote, *
do të vlerësohej për asgjë.
Me ty është urtia që i njeh veprat e tua, *
që ishte pranë edhe atëherë kur e krijove rruzullin,
dhe e dinte çfarë është e pëlqyeshme në sytë e tu *
dhe çfarë është e drejtë në urdhërimet e tua.
Dërgoje prej qiejve të tu të shenjtë, *
çoje prej selisë së madhërisë sate,
që të jetë me mua
e të mundohet krah për krah me mua, *
që të di çka është e pëlqyeshme para teje.
Sepse ajo di dhe gjithçka kupton, †
të më përcjellë me maturi në veprat e mia *
e të më mbrojë me lavdinë e vet.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Qoftë me mua urtia jote, o Zot, ajo më ndihmoftë në vështirësi të mia.
Ant. 3 Besnikëria e Zotit qëndron për amshim!
Psalmi 117 /116/ (1-2) Grishje për të lavdëruar Zotin për dashurinë e tij
Këtë unë e them: Paganët e lavdërojnë Hyjin për mëshirën e tij (Krh. Rom 15, 8. 9).
Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha, *
madhërojeni së bashku, o popuj të gjithë!
Sepse e madhe është dashuria e tij ndaj nesh, *
besnikëria e Zotit qëndron për amshim!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Besnikëria e Zotit qëndron për amshim!
Leximi i shkurtër Jer 7, 1-4
Fjala e Zotit që i qe drejtuar Jeremisë: Qëndro para derës të shtëpisë së Zotit, shpalle aty këtë fjalë e thuaj: Dëgjojeni fjalën e Zotit, të gjithë ju o judenj, që hyni nëpër këtë derë, për ta adhuruar Zotin. Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Përmirësoni udhët tuaja dhe veprat tuaja e do t'jua mundësoj të banoni në këtë vend. Mos shpresoni në fjalët e rreme: ‘Tempulli i Zotit! Tempulli i Zotit! Tempulli i Zotit!’
Përgjigjja e shkurtër
C Jo ai që thotë: O Zot, o Zot, * do të hyjë në Mbretërinë e qiellit.
Jo ai që thotë: O Zot, o Zot, do të hyjë në Mbretërinë e qiellit.
D Por ai që e kryen vullnetin e Atit tim
do të hyjë në Mbretërinë e qiellit.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Jo ai që thotë: O Zot, o Zot, do të hyjë në Mbretërinë e qiellit.
Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)
Ant. Në fund të tempullit, me sy të ulur poshtë, tagrambledhësi rrihte kraharorin e vet e thoshte: O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin!
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
sikurse premtoi kaherë *
me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,
të çliruar nga duart e armikut *
në shenjtëri e drejtësi para tij
për çdo ditë të jetës sonë.
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
sepse do të shkosh përpara Zotit
për t'ia përgatitur udhët,
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
për të shndritur ata që gjenden në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, *
për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Në fund të tempullit, me sy të ulur poshtë, tagrambledhësi rrihte kraharorin e vet e thoshte: O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin!
Lutjet e besimtarëve
Jezu Krishti Zot, për ti bërë njerëzit krijesa të reja, ka përgatitur tryezën e Trupit dhe të Fjalës së vet. Atin, Hyjin tonë, ta lavdërojmë dhe me lutje T'i drejtohemi:
O Hyj, na përtërij po të lutemi, me hirin tënd.
O Jezu Krisht, zemërbutë e i përvujtë, bëj që edhe ne të bëhemi të mëshirshëm, të butë dhe të përvuajtur
— dhe me të gjithë të mund të jemi të durueshëm.
Na mëso që vërtet të mund të jemi të afërt me të gjithë ata që janë në mjerim, në vështirësi, ose të shtrënguar nga pikëllimi.
— dhe kështu të ndjekim Ty, Samaritanin e mirë.
Zoja e Bekuar, Virgjëra Mari, Nëna jote, le të ndërmjetësojë për rregulltare
— që shugurimin, me të cilin të janë kushtuar Ty në Kishën tënde, ta kultivojnë sa më mirë.
Na e jep dhuratën e mëshirës sate
— dhe na i fal mëkatet dhe dënimet që i kemi merituar.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
Duke kremtuar me gëzim liturgjinë e këtyre Kreshmëve, po të lutemi, o Zot, Ati ynë: që të përshkuar me misteret e Pashkëve, t’i gëzojmë plotësisht frytet e tyre. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.