Lavdet e mëngjesit
JAva e dytë e Pashkëve - E mërkurë
Lavdet e mëngjesit
Ftesa
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.
Në shërbesën e së dielave dhe të ditëve të javës:
Ant. Zoti me të vërtetë u ngjall, aleluja.
Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin
Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje!
Ant. Zoti me të vërtetë u ngjall, aleluja.
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën.
Ant. Zoti me të vërtetë u ngjall, aleluja.
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan.
Ant. Zoti me të vërtetë u ngjall, aleluja.
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
Ant. Zoti me të vërtetë u ngjall, aleluja.
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”
Ant. Zoti me të vërtetë u ngjall, aleluja.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Zoti me të vërtetë u ngjall, aleluja.
JAva e dytë e Pashkëve - E mërkurë
Shërbesa e leximeve
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. Aleluja!
Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.
Himni
Kori i Jerusalemit të ri
himnin e ëmbël të këndojë,
e me gëzime të urta
festën e Pashkëve të kremtojë.
Ku Krishti, luan i pathyeshëm,
kundër të mposhturit dragua,
kur lëshon zë të fuqishëm,
shpirtrat nga vdekja ka shpëtuar.
Prenë që kish ngrënë i prapi
e kthen përsëri tartari;
liruar nga robëria,
turmat prapa Krishtit venë.
Ai ngadhënjen shkëlqyeshëm
dhe i denjë në tërë hapësirën,
e atdheun, qiellin e tokën
i shndërron në një shtet të vetëm.
Me këngë t’i lutemi atij
si ushtarë që i këndojnë mbretit,
që ai të na vendosë
në pallat të vet tërë dritë.
Të jetë gjithherë për mendjet,
o Krisht, gëzimi i Pashkës,
e ne me hir të rilindur
na mblidh në fitoret e tua.
Jezus, ty të qoftë lavdia,
që shndrit me mundje të vdekjes,
bashkë me Atin e me Shpirtin
në gjithë shekujt burim jete. Amen.
(Në vend të himnit mund të këndohet një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare e që i përshtatet kohës)
Ant. 1 Të panë ujërat, o Hyj, nëpër det e udhëhoqe popullin tënd, aleluja.
Psalmi 77 /76/ (2-21)
Hyji i ripërtërin mrekullitë e dashurisë së tij
Nga çdo anë jemi të ndrydhur, por jo të ngushtuar; Ai që ngjalli Jezusin Zot, edhe ne do të na ngjallë (2Kor 4, 8. 14).
Drejt Zotit e ngrita zërin tim, *
drejt Hyjit e çova zërin: Ai më dëgjon.
Në ditët e vështira unë e kërkoja Hyjin, †
natën drejt tij i lartësoj duart e mia
e nuk lodhem, *
por shpirti im nuk gjen ngushëllim,
më bie në mend Hyji dhe fshaj, *
e kujtoj e më paket fryma.
Hapur m’i mban qepallat e syve të mi, *
i tronditur jam e nuk mund të flas.
Mendoj ditët e kaluara, *
më bien në mend vitet e lashta.
Mendoj natën në zemrën time, *
përsiat dhe shpirti im shqyrton:
Vallë, për amshim Hyji ka hequr dorë, *
dhe kurrë, thua, më s’do të ketë mëshirë?
A thua përgjithmonë u zhduk mëshira e tij, *
premtimi i tij mbaroi, vallë, përgjithmonë?
Ndoshta harroi Hyji të ketë dhembje, *
i zemëruar thua cak i vuri mëshirës së vet?
Dhe thashë: »Ja, plaga ime: *
është shndërruar e djathta e Tejetlartit.«
Në mend me bien veprat e Zotit, *
i kujtoj mrekullitë e tua qysh prej fillimit.
Me mend i përbluaj të gjitha veprat e tua, *
meditoj mbi veprat e tua të larta.
O Hyj, të shenjta janë udhët e tua, *
cili hyj është i madh si Hyji ynë?
Vetëm ti je Hyji që bën mrekulli, *
mbi popujt ti e tregove fuqinë tënde.
Me të djathtën tënde ti e shpërbleve popullin tënd, *
bijtë e Jakobit e të Jozefit.
Të panë ujërat, o Hyj, †
të panë ujërat e u zmbrapsën, *
u trazuan deri edhe humnerat!
Riguan retë ujëra, †
dhanë retë gjëmat e veta *
shigjetat e tua fluturuan!
Bubullima jote jehoi në stuhi, †
vetëtimat shndritën rruzullin e Tokës, *
u tund Toka dhe u trand!
Nëpër det udha jote, shtigjet e tua nëpër ujëra të mëdha, *
gjurmët e tua askush nuk i njeh.
Porsi grigjës i prive popullit tënd, *
me dorë të Moisiut e të Aronit.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Të panë ujërat, o Hyj, nëpër det e udhëhoqe popullin tënd, aleluja.
Ant. 2 Zoti bën që të jetojmë e të vdesim, aleluja.
Kënga 1 Sam 2, 1-10
Gëzimi dhe shpresa e të përvuajturve është në Zotin
I rrëzoi princat prej froneve të tyre e i lartësoi të përvuajturit. Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë (Lk 1, 52-53).
Zemra ime kërcen nga gëzimi në saje të Zotit, *
m'u trash krahu në saje të Hyjit tim;
hapur e kam gojën kundër armiqve të mi, *
sepse më gëzove me bamirësinë tënde.
Askush s'është i shenjtë krahas me Zotin, †
sepse përveç teje tjetër s'ka! *
Nuk ka të fortë porsi Hyji ynë!
Oh, mos flisni fjalë të mëdha krenie, *
larg gojës suaj fjalët me madhështi:
sepse Hyji është Zoti që di gjithçka *
e prej tij peshohen veprimet!
Harku i të fortëve u thye, *
kurse të ligshtit u ngjeshën me fuqi!
Të ngopurit rrogëtarë u lidhën për bukë goje, *
kurse të uriturit më s'sprovojnë skamje.
Beronja lindi fëmijë me shumicë, *
kurse ajo që pati shumë u shua.
Zoti bën që të vdiset e të jetohet, *
plandos në Nëntokë dhe andej nxjerr.
Zoti bën skamnor e të pasur, *
përul edhe lartëson;
prej pluhuri e ngre varfanjakun, *
prej llomit e lartëson skamnorin,
që të rrijë me princa, *
që ta zërë vendin e nderit.
Sepse të Zotit janë shtyllat e tokës *
mbi to e vendosi botën.
Ai i ruan hapat e besnikut të vet, †
në errësirë do të zhduken keqbërësit, *
s'është forca që burrin e bën burrë!
Zoti do t'i ndrydhë kundërshtarët e vet, *
prej qiellit mbi ta thekshëm do të bubullijë!
Zoti do ta gjykojë mbarë botën, †
sundimin do t'ia japë mbretit të vet, *
Ai do t'ia ngrejë ballin Mesisë së vet!«
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Zoti bën që të jetojmë e të vdesim, aleluja.
Ant. 3 Lindi drita për të drejtin, e gëzimi për zemërmirët, aleluja.
Psalmi 97 /96/ (1-12)
Lavdia e Zotit në gjykim
Ky psalm bën fjalë për shëlbimin dhe për fenë e të gjithë popujve në Krishtin (Shën Atanazi).
Zoti mbretëron! Le të galdojë toka, *
† le të gëzohen ishujt e shumtë!
Re e errësirë janë përreth tij, *
e Drejta e Drejtësia themeli i fronit të tij.
Zjarri shkon përpara tij *
dhe i djeg armiqtë e tij përreth.
Vetëtimat e tij e shndritin botën, *
sheh Toka e dridhet!
Para fytyrës së Zotit si dylli shkrihen malet, *
para fytyrës së Zotit të mbarë botës!
Qiejt e shpallin drejtësinë e tij, *
të gjithë popujt e shohin lavdinë e tij.
I mbuloftë turpi të gjithë idhujtarët, †
të gjithë që mburren në trupore idhujsh! *
Adhurojeni Atë të gjithë ju, o engjëj!
Dëgjoi Sioni e u gëzua, †
galduan bijat e Judës. *
për shkak të gjyqeve të tua, o Zot.
Sepse ti je, o Zot,
i Tejetlarti mbi mbarë dheun, *
ti je tejet i lartë mbi të gjithë zotat.
Urreni të keqen ju që e doni Zotin, †
Zoti e ruan shpirtin e të devotshmëve të vet, *
i shpëton prej dorës së mëkatarit.
Lindi drita për të drejtin, *
e gëzimi për zemërmirët.
Gëzohuni, o të drejtë, në Zotin, *
nderojeni Emrin e tij të shenjtë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Lindi drita për të drejtin, e gëzimi për zemërmirët, aleluja.
Leximi i shkurtër 1 Kor 15, 54-57
Kur ky trup i shkatërrueshëm, të veshë pashkatërrueshmë-rinë dhe ky trup i vdekshëm të veshë pavdekshmërinë, atëherë do të shkojë në vend fjala e Shkrimit shenjt: 'Vdekja u përpi në fitore. O vdekje, ku është ngadhënjimi yt? Ku është, o vdekje, thimthi yt?' Thimthi i vdekjes mëkati; fuqia e mëkatit Ligji. Ta falënderojmë Hyjin që na e jep fitoren nëpër Jezu Krishtit, Zotit tonë.
Përgjigjja e shkurtër
C Zoti u jep fitoren shenjtërve të tij, * aleluja, aleluja.
Zoti u jep fitoren shenjtërve të tij, aleluja, aleluja.
D Nëpër Jezu Krishtin , të ngjallur prej të vdekurve.
aleluja, aleluja.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Zoti u jep fitoren shenjtërve të tij, aleluja, aleluja.
Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)
Ant. Hyji aq fort e deshi botën saqë dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur, aleluja.
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
sikurse premtoi kaherë *
me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,
të çliruar nga duart e armikut *
në shenjtëri e drejtësi para tij
për çdo ditë të jetës sonë.
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
sepse do të shkosh përpara Zotit
për t'ia përgatitur udhët,
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
për të shndritur ata që gjenden në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, *
për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Hyji aq fort e deshi botën saqë dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur, aleluja.
Lutjet e besimtarëve
Jezu Krishti, i ngjallur prej së vdekuri, u dëftua para apostujve me shenja të lavdisë së vet. Në Emër të tij t’i lutemi Hyjit, Atit tonë:
Shndrite popullin tënd, o Zot, me lavdinë e Birit tënd.
Atë i shenjtë, që na thirre nga terri në dritë, pranoje lutjen tonë
— dhe na e jep sot përvojën e dashurisë sate.
Na ndihmo me shpirtin tënd që të ndërtojmë një botë më njerëzore
— bëj që e drejta dhe paqja të mbretërojë në mbarë tokën.
Na e jep dëshirën e gjallë që të të shërbejmë në vëllezër
— dhe që ta shndërrojmë mbarë botën në fli që ty të pëlqen.
Shndrite në praninë tënde fillimin e kësaj dite
— bëj që e gjithë koha jonë të jetë shkëlqim i lavdisë sate.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
O Hyj, po kremtojmë përkujtimin vjetor të Pashkëve, me të cilat njeriun e ktheve në denjësinë e parë dhe ia dhurove shpresën e ngjalljes. Po të lutemi, bëj të fitojmë me dashurinë tënde të përhershme atë që e kremtojmë me fe. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.