Lavdet e mëngjesit

11 qershor Shën Barnaba, apostull

 

Lavdet e mëngjesit

 

Ftesa

 

V. O Zot, hapi buzët e mia!

P. E goja ime do të shpall lavdinë tënde!

 

Ant. E adhurojmë Shpirtin e Hyjit që flet në profetët dhe në mësuesit e Kishës.

 

Psalmi 95 /94/

 

Grishje për të lavdëruar Hyjin

 

      Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).

 

Ejani t'i këndojmë Zotit, *

      t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

T'i dalim para me falënderje, *

      t'i këndojmë këngë hareje!

 

Ant. E adhurojmë Shpirtin e Hyjit që flet në profetët dhe në mësuesit e Kishës.

 

Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *

      Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *

      të tijat janë edhe majat e maleve,

i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *

      duart e tija e formuan tokën.

 

Ant. E adhurojmë Shpirtin e Hyjit që flet në profetët dhe në mësuesit e Kishës.

 

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *

      të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

Sepse ai është Hyji ynë,

      ne jemi populli i kullosës së tij, *

      grigja që ai ruan.

 

Ant. E adhurojmë Shpirtin e Hyjit që flet në profetët dhe në mësuesit e Kishës.

 

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *

      “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,

porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,

      kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *

      më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

Ant. E adhurojmë Shpirtin e Hyjit që flet në profetët dhe në mësuesit e Kishës.

 

Dyzet vjet më mërziti ajo brezni

      e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *

      që s'i njeh udhët e mia.'

Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *

      'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”

 

Ant. E adhurojmë Shpirtin e Hyjit që flet në profetët dhe në mësuesit e Kishës.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. E adhurojmë Shpirtin e Hyjit që flet në profetët dhe në mësuesit e Kishës.

 

11 qershor Shën Barnaba, apostull

 

Lavdet e mëngjesit

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

   Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.

 

      Himni

 

      Kremtojmë trofenë e ndritshme të Barnabës,

      ku me kurorë i lartë ndrin për merita,

      për dashuri të Krishtit duke vuajtur tortura

      tepër të rënda.

 

      Heq dorë nga toka, e zemërgjerë nxiton

      i zjarrtë me fe e me punë vetëmohuese,

      që turma e re me emër t’Jezu Krishtit

      të lulëzojë e gëzueshme.

 

      Me qejf pranon, kërkon edhe i drejtohet

      Palit të madh, për punë me të t’shoqërohet

      me pëlqim të Shpirtit, besnik duke përshkuar

      bregdete të shumta.

 

      Nuk mban asgjë për vete, dhe i flaktë për Krishtin

      i vlen gjithkujt, i mirë, ushqen të tjerët

      deri që jep provën palma e kuqërremtë

      nga gjaku i derdhur.

 

      Na jep, o Zot, me lutje të këtij shërbëtori,

      të fortë të ndjekim udhën e shpëtimit,

      që në shtëpi t’amshueshme të këndojmë së bashku

      këngë lavdie. Amen.

 

      Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 Ky është urdhri im: duani njëri-tjetrin sikurse unë ju desha juve!

 

Psalmi 63 /62/ (2-9)

 

Shpirti i etshëm për Hyjin

 

      Kisha ka etje për Shëlbuesin e vet, me dëshirë që të shuajë etjen në burimin e ujit të gjallë që rrjedh për jetën e pasosur (Krh. Cassiodoro).

 

O Hyj, Hyji im je ti, qysh në agim të kërkoj. *

      Ka etje për ty shpirti im,

ty të dëshiron mishi im, *

      si toka e shkretë, e thatë, e paujë,

 

kështu erdha në Shenjtëroren tënde *

      për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.

Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta: *

      buzët e mia do të të lavdërojnë.

 

Kështu do të të bekoj në jetën time *

      e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,

do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme, *

      me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.

 

Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim, *

      në përgim natën do të mendoj për ty,

sepse ti je bërë ndihma ime, *

      prandaj do të brohoras nën hijen e krahëve të tu!

 

Shpirti im u mbështet në ty, *

      e djathta jote më merr për dore.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

1 Ky është urdhri im: duani njëri-tjetrin sikurse unë ju desha juve!

 

      Psalmet dhe kënga nga e diela, Java I (fq. 587).

 

Ant. 2 Dashuria më e madhe që ndokush mund të tregojë është: të japë jetën e vet për miqtë e vet.

 

Kënga Dan 3, 57-88. 56

 

      Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin

 

      Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).

 

Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *

      lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!

Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, *

      bekojeni, o qiej, Zotin.

 

Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, *

      të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin.

Diell e hënë, bekojeni Zotin, *

      yjet e qiellit, bekojeni Zotin.

 

Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, *

      të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin.

Zjarr e nxehtësi, bekojeni Zotin, *

      acar e vapë, bekojeni Zotin.

 

Vesë e brymë, bekojeni Zotin, *

      akull e cegëm, bekojeni Zotin.

Breshra e borëra, bekojeni Zotin, *

      netë e ditë, bekojeni Zotin.

 

Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, *

      vetëtima e re, bekojeni Zotin.

Toka e bekoftë Zotin, *

      lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

 

Bekojeni, o male e kodra, Zotin, *

      bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës.

Dete e lumenj, bekojeni Zotin, *

      bekojeni, burime, Zotin.

 

Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra,

      bekojeni Zotin, *

      të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin.

Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, *

      bijtë e njeriut, bekojeni Zotin.

 

Bekoje, o Izrael, Zotin, *

      lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, *

      shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin.

 

Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, *

      shenjtër e të përvujtë në zemër, bekojeni Zotin.

Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, *

      lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

 

Të bekojmë Atin e Birin e Shpirtin Shenjt; *

      ta lëvdojmë e ta madhërojmë në shekuj

I bekuar je ti, o Zot, në kupën qiellore, *

      i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!

 

      Në fund të kësaj kënge nuk thuhet Lavdí Atit.

 

      2 Dashuria më e madhe që ndokush mund të tregojë është: të japë jetën e vet për miqtë e vet.

 

Ant. 3 Ju jeni miqtë e mi nëse bëni çka ju urdhëroj unë, thotë Zoti.

 

Psalmi 149 (1-9)

 

Festa e miqve të Zotit

 

      Bijtë e Kishës, bijtë e popullit të ri le të galdojnë në mbretin e tyre që është Krishti (Esichio).

 

Këndoni Zotit një këngë të re, *

      këndoni lavdi në mbledhjen e shenjtërve!

Le t’i gëzohet Izraeli Krijuesit të vet, *

      bijtë e Sionit t’i brohorasin Mbretit të vet!

 

Le ta lavdërojnë Emrin e tij në valle, *

      le t’i bien në nder të tij tupanit e citarës,

sepse Zoti kënaqet në popullin e vet, *

      të përvujtët i nderon me shëlbim.

 

Le të galdojnë të drejtët në lumturi, *

      le të brohorasin nga shtrojat e veta!

E paçin lavdinë e Zotit në gojë, *

      e shpatën dytehëshe në dorë!

 

Për të marrë shpagim mbi paganë, *

      për t’u dhënë popujve ndëshkim,

për t’i lidhur mbretërit e tyre në pranga, *

      princat e tyre në zinxhirë të hekurt,

 

për ta zbatuar mbi ta dënimin kaherë të shkruar: *

      - ky është nder për të gjithë besnikët e tij.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

      3 Ju jeni miqtë e mi nëse bëni çka ju urdhëroj unë, thotë Zoti.

 

      Leximi i shkurtër 1 Kor 15, 1-2a. 3-4

 

      Tani, o vëllezër, po ju përkujtoj Ungjillin, që ju pata predikuar, që e pranuat e në të cilin qëndroni. Me anë të tij jeni në udhën e shëlbimit. Dhe njëmend, më së pari ju shpalla ato të vërteta që edhe unë vetë i mora: se Krishti vdiq për mëkatet tona sikurse e paralajmëroi Shkrimi i shenjtë. Qe varrosur e të tretën ditë u ngjall së vdekuri si u tha në Shkrimin e shenjtë.

 

      Përgjigjja e shkurtër

 

      C E kremtuan lavdinë e Zotit * dhe pushtetin e tij.

      E kremtuan lavdinë e Zotit dhe pushtetin e tij.

      D Mrekullitë që ai bëri,

      dhe pushtetin e tij.

      Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

      E kremtuan lavdinë e Zotit dhe pushtetin e tij.

 

      Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)

 

      Ant. Barnaba e përcolli Palin në Kishën e Antiokisë dhe së bashku u kumtuan vëllezërve fjalën e Zotit, aleluja.

 

Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *

      që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!

 

Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *

      në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

 

sikurse premtoi kaherë *

      me gojë të profetëve të tij të shenjtë:

 

se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *

      dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;

 

se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *

      e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë

 

e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *

      se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,

 

të çliruar nga duart e armikut *

      në shenjtëri e drejtësi para tij

      për çdo ditë të jetës sonë.

 

E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *

      sepse do të shkosh përpara Zotit

      për t'ia përgatitur udhët,

 

për ta vënë në dijeni popullin e tij *

      se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,

 

në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *

      që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,

 

për të shndërritur ata që gjenden në errësirë

      dhe në hijen e vdekjes, *

      për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

      Ant. Barnaba e përcolli Palin në Kishën e Antiokisë dhe së bashku u kumtuan vëllezërve fjalën e Zotit, aleluja.

 

      Lutjet e besimtarëve

 

Ne e kemi trashëgimin qiellor prej apostujve. T'i falënderojmë Atit tonë për të gjitha dhuratat e tija dhe t'i brohorisim:

 

      Ty, o Zot, të lavdëron kori i apostujve.

 

Të faleminderit, o Zot, për tryezën e Korpit dhe të Gjakut të cilën na e dhanë apostujt

    ajo na forcon dhe na jep jetë.

Për tryezën e fjalës sate që apostujt na e përgatitën

    e në të cilën ti na e jep dritën dhe gëzimin.

Për Kishën tënde të shenjtë, të ndërtuar mbi apostuj

    në të cilën të gjithë ne bëhemi një trup i vetëm.

Për pagëzimin tonë të cilin ua besove apostujve

    dhe i cili ne na pastron prej të gjitha mëkateve.

 

      Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

      Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

      Lutja

 

      O Hyj, ti e zgjodhe Barnabën, njeri me fe të gjallë e plot me Shpirt Shenjt, për misionin ndër paganët: bëj që Ungjilli i Krishtit, të cilin ai e predikoi me guxim, të shpallet gjithnjë me fjalë e me vepra, me besnikëri të vërtetë. Nëpër Zotin.

 

      Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.