Lavdet e mëngjesit

Java e njëmbdhjetë e Kohës së rëndomtë

 

Java III e Psalterit

 

E diel

 

Lavdet e mëngjesit

 

Ftesa

 

D O Zot, hapi buzët e mia.

C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.

 

Në shërbesën e së dielave dhe të ditëve të javës:

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

   Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin

 

   Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).

 

Ejani t'i këndojmë Zotit, *

   t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

T'i dalim para me falënderje, *

   t'i këndojmë këngë hareje!

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *

   Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *

   të tijat janë edhe majat e maleve,

i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *

   duart e tija e formuan tokën.

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *

   të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

Sepse ai është Hyji ynë,

   ne jemi populli i kullosës së tij, *

   grigja që ai ruan.

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *

   “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,

porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,

   kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *

   më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Dyzet vjet më mërziti ajo brezni

   e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *

   që s'i njeh udhët e mia.'

Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *

   'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Lavdet e mëngjesit

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

      Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.

 

   Himni

 

   Krijues i amshuar i sendeve

   që mëson natën e ditën,

   dhe jep kohët e kohëve,

   të lehtësosh mërzinë.

 

   Ushton tellalli i ditës,

   përgjuesi i natës së thellë,

   drita e natës s’udhëtarëve

   që ndan natën prej nate.

 

   Këtej ylli i fortë i dritës

   e ndan qiellin nga mjegulla,

   këtej mbarë turma e shtegtarëve

   braktis udhët e dëmshme.

 

   Këtej mbledh fuqitë varktari,

   zbuten shtigjet e detit,

   këtej ai me shkëmb të Kishës

   shlyen fajin me anë të këngës.

 

   Jezus, shiko të lëkundurit

   e duke parë na ndreq;

   bien, po të shikosh gabimet

   e me lot shlyhet faji.

 

   Ti, dritë, shndriti shqisat,

   dëbo gjumin e mendjes,

   zëri ynë të madhëroftë,

   ty të blatojmë premtimet.

 

   Ty, o Krisht, mbreti më i drejti,

   e Ty, Atë, të qoftë lavdia

   me Shpirtin Ngushëllues,

   ndër shekujt e amshueshëm. Amen.

 

   Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 I madh është Zoti në lartësitë qiellore, aleluja.

 

   Psalmi 93 /92/ (1-5) Madhërimi i pushtetit të Zotit

 

   Mbretëron Zoti, Hyji [ynë], i Gjithëpushtetshmi! Le të galdojmë e të brohorasim dhe t'i japim lavdi Atij (Zb 19, 6. 7).

 

Hyji mbretëron! U vesh me madhëri! *

   Zoti u vesh, me fuqi u ngjesh.

Të palëkundshme e bëri botën: *

   assesi s’do të trandet!

 

I patundshëm është froni yt qysh prej fillimit, *

   ti je i amshueshëm!

 

Lumenjtë e ngritën, o Zot, †

   lumenjtë e ngritën zërin e vet, *

   lumenjtë e ngritën ushtimën e vet shurdhuese!

 

Më i fortë se ushtima e ujërave të mëdha, †

   më i përfrigueshëm se deti i tërbuar: *

   i madhërueshëm është Zoti në lartësi!

 

Dëshmitë e tua janë plotësisht të besueshme, †

   shenjtëria i përket Shtëpisë sate *

   përgjithmonë e jetë, o Zot.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 I madh është Zoti në lartësitë qiellore, aleluja.

 

Ant. 2 Le ta bekojmë Zotin: i qoftë nder dhe lavdi në shekuj, aleluja.

 

   Kënga Dan 3, 57-88. 56 Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin

 

   Lavdërojeni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).

 

Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *

   lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!

Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, *

   bekojeni, o qiej, Zotin.

 

Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, *

   të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin.

Diell e hënë, bekojeni Zotin, *

   yjet e qiellit, bekojeni Zotin.

Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, *

   të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin.

Zjarr e nxehtësi, bekojeni Zotin, *

   acar e vapë, bekojeni Zotin.

 

Vesë e brymë, bekojeni Zotin, *

   akull e cegëm, bekojeni Zotin.

Breshra e borëra, bekojeni Zotin, *

   net e ditë, bekojeni Zotin.

 

Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, *

   vetëtima e re, bekojeni Zotin.

Toka e bekoftë Zotin, *

   lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

 

Bekojeni, o male e kodra, Zotin, *

   bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës.

Dete e lumenj, bekojeni Zotin, *

   bekojeni, burime, Zotin.

 

Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra,

   bekojeni Zotin, *

   të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin.

Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, *

   bijtë e njeriut, bekojeni Zotin.

 

Bekoje, o Izrael, Zotin, *

   lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, *

   shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin.

 

Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, *

   shenjtër e të përvujtë në zemër, bekojeni Zotin.

Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, *

   lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

 

Të bekojmë Atin e Birin e Shpirtin Shenjt; *

   ta lëvdojmë e ta madhërojmë në shekuj

I bekuar je ti, o Zot, në kupën qiellore, *

   i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!

 

   Në fund të kësaj kënge nuk thuhet Lavdí Atit

 

Ant. 2 Le ta bekojmë Zotin: i qoftë nder dhe lavdi në shekuj, aleluja.

 

Ant. 3 Lavdërojeni Zotin në lartësitë qiellore, aleluja.

 

   Psalmi 148 (1-14) Lavdërimi i Hyjit, Zot dhe Krijues

 

   Atij që rri në fron dhe Qengjit: bekim, nder e pushtet në shekuj të shekujve! (Zb 5, 13).

 

Lavdëroni Zotin prej qiellit, *

   lavdërojeni Atë në lartësi!

Lavdërojeni, të gjithë engjëjt e tij, *

   lavdërojeni, të gjitha ushtritë e tij!

 

Lavdërojeni, diell e hënë, *

   lavdërojeni, të gjitha yjet ndriçuese!

Lavdërojeni, qiejt e qiejve, *

   edhe ju, o ujëra, që jeni mbi qiell!

 

Le ta lavdërojnë Emrin e Zotit, *

   sepse ai urdhëroi e ato u bënë;

i vendosi ato për jetë të jetës *

   sipas ligjit që nuk njeh ndryshim.

 

Lavdëroni Zotin, ju që jeni mbi tokë, *

   përbindësha të detit dhe të gjitha humnerat,

ti, o zjarr e breshër, borë e mjegull, *

   ti, o erë e stuhishme, që kryen urdhrin e tij!

 

Male e kodra të gjitha, *

   lëndë frutore e të gjithë cedrat;

egërsira e të gjitha bagëtitë, *

   zvarranikë e ju, o shpendë me flatra!

 

Ju, o mbretërit e dheut e popuj të gjithë,

princa e të gjithë gjykatësit e dheut!

 

Djelmosha e vajza, pleq e foshnja: *

   le ta lavdërojnë Emrin e Zotit,

 

sepse i madhërueshëm është veç Emri i tij! †

   Madhëria e tij tejkalon qiell e dhe, *

   Ai e ngre fuqinë e popullit të vet,

mburrje për të gjithë të drejtët e vet, *

   për bijtë e Izraelit - popull i afërm i tij.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Lavdërojeni Zotin në lartësitë qiellore, aleluja.

 

   Leximi i shkurtër Ez 37, 12b-14

 

   Kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë do t'i hap varret tuaja dhe do t'ju nxjerr nga varret tuaja, o populli im, dhe do t'ju shtie në tokën e Izraelit. Do ta dini se unë jam Zoti kur t'i kem hapur varret tuaja e t'ju kem nxjerrë nga varret tuaja, o populli im! Do t'jua jap shpirtin tim dhe ju do ta rifitoni jetën dhe do t'ju vendos në tokën tuaj. Ju do ta dini se unë jam Zoti. Çka them unë, atë edhe e bëj ‑ thotë Zoti Hyj.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, * ki mëshirë për ne.

   O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, ki mëshirë për ne.

   D Ti që rri në të djathtën e Atit,

   ki mëshirë për ne.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, ki mëshirë për ne.

 

   Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)

 

   Viti A:

   Ant. Dërgo, o Zot, shumë korrtarë në të korrat e tua.

 

   Viti B:

   Ant. Mbretëria e Hyjit është porsi njeriu kur e qet farën në dhe: si të flejë si të rrijë zgjuar, fara mbin e rritet.

 

   Viti C:

   Ant. Grua të janë falur mëkatet e tua të shumta, sepse tregove dashuri të madhe.

 

Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *

   që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!

 

Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *

   në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

 

sikurse premtoi kaherë *

   me gojë të profetëve të tij të shenjtë:

 

se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *

   dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;

 

se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *

   e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë

 

e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *

   se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,

 

të çliruar nga duart e armikut *

   në shenjtëri e drejtësi para tij

   për çdo ditë të jetës sonë.

 

E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *

   sepse do të shkosh përpara Zotit

   për t'ia përgatitur udhët,

 

për ta vënë në dijeni popullin e tij *

   se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,

 

në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *

   që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,

 

për të shndritur ata që gjenden në errësirë

   dhe në hijen e vdekjes, *

   për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Viti A:

   Ant. Dërgo, o Zot, shumë korrtarë në të korrat e tua.

 

   Viti B:

   Ant. Mbretëria e Hyjit është porsi njeriu kur e qet farën në dhe: si të flejë si të rrijë zgjuar, fara mbin e rritet.

 

   Viti C:

   Ant. Grua të janë falur mëkatet e tua të shumta, sepse tregove dashuri të madhe.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

T’i lutemi Zotit, i cili na dërgoi Shpirtin Shenjt, që të jetë dritë në zemrat tona dhe me shpresë të plotë t’i brohorasim:

 

   Shndrite, o Zot, popullin tënd!

 

I bekuar qofsh, o Zot, Drita jonë:

ti na e dhurove këtë ditë në nder e lavd të emrit tënd.

Me ngjalljen e Birit tënd e shndrite botën mbarë:

bëj që Kisha jote ta përhapë këtë dritë ndër të gjithë njerëzit.

Me Shpirtin tënd i shndrite nxënësit e Birit tënd:

dërgoja të njëjtin Shpirt Kishës sate, që të të qëndrojë përherë besnike.

Drita e popujve, le të të bjerë ndër mend për të gjithë ata që ende gjenden në errësirë:

hapua sytë që të të njohin Ty, të vetmin Zot të vërtetë.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   O Hyj, fuqia e atyre që shpresojnë në ty, vështroji lutjet tona dhe, pasi pa ndihmën tënde ligështia njerëzore s’mund të bëjë asgjë, na përtërij vazhdimisht me hirin tënd, që në zbatim të urdhërimeve tua të të pëlqejmë ty me vullnet të mirë e me veprim. Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd, që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve. Amen.

 

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.