Lavdet e mëngjesit

Java e shtatëmbëdhjetë e Kohës së rëndomtë

 

Java I e Psalterit

 

E diele

 

Lavdet e mëngjesit

 

Ftesa

 

D O Zot, hapi buzët e mia.

C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.

 

Në shërbesën e së dielave dhe të ditëve të javës:

 

      Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

   Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin

 

   Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).

 

Ejani t'i këndojmë Zotit, *

   t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

T'i dalim para me falënderje, *

   t'i këndojmë këngë hareje!

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *

   Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *

   të tijat janë edhe majat e maleve,

i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *

   duart e tija e formuan tokën.

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *

   të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

Sepse ai është Hyji ynë,

   ne jemi populli i kullosës së tij, *

   grigja që ai ruan.

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *

   “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,

porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,

   kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *

   më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Dyzet vjet më mërziti ajo brezni

   e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *

   që s'i njeh udhët e mia.'

Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *

   'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”

 

   Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

      Ant. Ejani, të galdojmë në Zotin, t’i brohorasim Hyjit që na shëlbon, aleluja.

 

Lavdet e mëngjesit

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

   Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.

 

   Himni

 

   Krijues i amshuar i sendeve

   që mëson natën e ditën,

   dhe jep kohët e kohëve,

   të lehtësosh mërzinë.

 

   Ushton tellalli i ditës,

   përgjuesi i natës së thellë,

   drita e natës s’udhëtarëve

   që ndan natën prej nate.

 

   Këtej ylli i fortë i dritës

   e ndan qiellin nga mjegulla,

   këtej mbarë turma e shtegtarëve

   braktis udhët e dëmshme.

 

   Këtej mbledh fuqitë varktari,

   zbuten shtigjet e detit,

   këtej ai me shkëmb të Kishës

   shlyen fajin me anë të këngës.

 

   Jezus, shiko të lëkundurit

   e duke parë na ndreq;

   bien, po të shikosh gabimet

   e me lot shlyhet faji.

 

   Ti, dritë, shndriti shqisat,

   dëbo gjumin e mendjes,

   zëri ynë të madhëroftë,

   ty të blatojmë premtimet.

 

   Ty, o Krisht, mbreti më i drejti,

   e Ty, Atë, të qoftë lavdia

   me Shpirtin Ngushëllues,

   ndër shekujt e amshueshëm. Amen.

 

   Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 Qysh në agim të kërkoj, o Zot: bëj që unë ta shoh fuqinë dhe lavdinë tënde, aleluja.

 

   Psalmi 63 /62/ (2-9) Shpirti i etshëm për Hyjin

 

   Kisha ka etje për Shëlbuesin e vet, me dëshirë që të shuajë etjen në burimin e ujit të gjallë që rrjedh për jetën e pasosur (Krh. Cassiodoro).

 

O Hyj, Hyji im je ti, qysh në agim të kërkoj. *

   Ka etje për ty shpirti im,

ty të dëshiron mishi im, *

   si toka e shkretë, e thatë, e paujë,

 

kështu erdha në Shenjtëroren tënde *

   për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.

Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta: *

   buzët e mia do të të lavdërojnë.

 

Kështu do të të bekoj në jetën time *

   e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,

do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme, *

   me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.

 

Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim, *

   në përgim natën do të mendoj për ty,

sepse ti je bërë ndihma ime, *

   prandaj do të brohoras nën hijen e krahëve të tu!

 

Shpirti im u mbështet në ty, *

   e djathta jote më merr për dore.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Qysh në agim të kërkoj, o Zot: bëj që unë ta shoh fuqinë dhe lavdinë tënde, aleluja.

 

Ant. 2 Në zjarr, njëzëri, tre djelmoshat këndonin: Qoftë bekuar Zoti, aleluja.

 

   Kënga Dan 3, 57-88. 56 Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin

 

   Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).

 

Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *

   lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!

Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, *

   bekojeni, o qiej, Zotin.

 

Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, *

   të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin.

Diell e hënë, bekojeni Zotin, *

   yjet e qiellit, bekojeni Zotin.

 

Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, *

   të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin.

Zjarr e nxehtësi, bekojeni Zotin, *

   acar e vapë, bekojeni Zotin.

 

Vesë e brymë, bekojeni Zotin, *

   akull e cegëm, bekojeni Zotin.

Breshra e borëra, bekojeni Zotin, *

   net e ditë, bekojeni Zotin.

 

Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, *

   vetëtima e re, bekojeni Zotin.

Toka e bekoftë Zotin, *

   lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

 

Bekojeni, o male e kodra, Zotin, *

   bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës.

Dete e lumenj, bekojeni Zotin, *

   bekojeni, burime, Zotin.

 

Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra,

   bekojeni Zotin, *

   të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin.

Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, *

   bijtë e njeriut, bekojeni Zotin.

 

Bekoje, o Izrael, Zotin, *

   lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, *

   shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin.

 

Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, *

   shenjtër e të përvujtë në zemër, bekojeni Zotin.

Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, *

   lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!

 

Të bekojmë Atin e Birin e Shpirtin Shenjt; *

   ta lëvdojmë e ta madhërojmë në shekuj

I bekuar je ti, o Zot, në kupën qiellore, *

   i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!

 

   Në fund të kësaj kënge nuk thuhet Lavdí Atit.

 

Ant. 2 Në zjarr, njëzëri, tre djelmoshat këndonin: Qoftë bekuar Zoti, aleluja.

 

Ant. 3 Le të galdojnë bijtë e Kishës, për Mbretin e tyre, aleluja.

 

   Psalmi 149 (1-9) Festa e miqve të Zotit

 

   Bijtë e Kishës, bijtë e popullit të ri le të galdojnë në mbretin e tyre që është Krishti (Esichio).

 

Këndoni Zotit një këngë të re, *

   këndoni lavdi në mbledhjen e shenjtërve!

Le t’i gëzohet Izraeli Krijuesit të vet, *

   bijtë e Sionit t’i brohorasin Mbretit të vet!

 

Le ta lavdërojnë Emrin e tij në valle, *

   le t’i bien në nder të tij tupanit e citarës,

sepse Zoti kënaqet në popullin e vet, *

   të përvujtët i nderon me shëlbim.

 

Le të galdojnë të drejtët në lumturi, *

   le të brohorasin nga shtrojat e veta!

E paçin lavdinë e Zotit në gojë, *

   e shpatën dytehëshe në dorë!

 

Për të marrë shpagim mbi paganë, *

   për t’u dhënë popujve ndëshkim,

për t’i lidhur mbretërit e tyre në pranga, *

   princat e tyre në zinxhirë të hekurt,

 

për ta zbatuar mbi ta dënimin kaherë të shkruar: *

   - ky është nder për të gjithë besnikët e tij.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Le të galdojnë bijtë e Kishës, për Mbretin e tyre, aleluja.

 

   Leximi i shkurtër Zb 7, 10. 12

 

   Shpëtimi i përket Hyjit tonë që rri në fron dhe Qengjit! Amen! Bekim e lavdi, dije e falënderim, nder, pushtet dhe fuqi Hyjit tonë në shekuj të shekujve! Amen.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, * ki mëshirë për ne.

   O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, ki mëshirë për ne.

   D Ti që rri në të djathtën e Atit,

   ki mëshirë për ne.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, ki mëshirë për ne.

 

   Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)

 

   Viti A:

   Ant. Mbretëria e qiellit i ngjan rrjetës që hidhet në det: kur të mbushet e qesin në breg, ulen dhe i ndajnë peshqit e mirë prej të këqijve.

 

   Viti B:

   Ant. Një djalosh dhuroi pesë bukë elbi dhe dy peshq. Jezusi mori bukën, u falënderua dhe u dha të gjithëve aq sa deshën.

 

   Viti C:

   Ant. Nëse ju, edhe pse të këqij, dini fëmijëve tuaj t’u jepni dhurata të mira, sa më tepër Ati qiellor do t’u japë Shpirtin Shenjt atyre që ia kërkojnë.

 

Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *

   që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!

 

Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *

   në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

 

sikurse premtoi kaherë *

   me gojë të profetëve të tij të shenjtë:

 

se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *

   dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;

 

se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *

   e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë

 

e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *

   se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,

 

të çliruar nga duart e armikut *

   në shenjtëri e drejtësi para tij

   për çdo ditë të jetës sonë.

 

E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *

   sepse do të shkosh përpara Zotit

   për t'ia përgatitur udhët,

 

për ta vënë në dijeni popullin e tij *

   se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,

 

në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *

   që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,

 

për të shndritur ata që gjenden në errësirë

   dhe në hijen e vdekjes, *

   për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Viti A:

   Ant. Mbretëria e qiellit i ngjan rrjetës që hidhet në det: kur të mbushet e qesin në breg, ulen dhe i ndajnë peshqit e mirë prej të këqijve.

 

   Viti B:

   Ant. Një djalosh dhuroi pesë bukë elbi dhe dy peshq. Jezusi mori bukën, u falënderua dhe u dha të gjithëve aq sa deshën.

 

   Viti C:

   Ant. Nëse ju, edhe pse të këqij, dini fëmijëve tuaj t’u jepni dhurata të mira, sa më tepër Ati qiellor do t’u japë Shpirtin Shenjt atyre që ia kërkojnë.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Ta lavdërojmë Krishtin Zot. Ai është dita dhe dielli ynë që shndrit çdo njeri dhe që s’perëndon:

 

   Ti, o Zot, je jeta dhe shëlbimi ynë!

 

O Krijues i botës, ne e përkujtojmë ringjalljen tënde

dhe me falënderim po e pranojmë këtë ditë, që na e dhuroi mirësia jote.

Le të na mësojë sot Shpirti yt i mirë ta zbatojmë vullnetin tënd

dhe Urtia jote le të na udhëheqë përgjithmonë.

Bëj që të marrim pjesë me fe të gjallë në mbledhjen e popullit tënd

në tryezën e fjalës sate dhe të trupit tënd.

Kisha jote le të të lavdërojë, o Zot,

dhe të falënderojë për bamirësitë e tua të pakufishme.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   O Hyj, ti je mburoja jonë dhe shpresa, pa ty asgjë s’është e vyeshme as e shenjtë, na pajis me mëshirën tënde dhe na prij e na drejto ashtu që t’i përdorim me urti të mirat e kalueshme, që qysh tani të jepemi pas atyre që kurrë nuk do të kalojnë. Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd, që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve. Amen.

 

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.