Lavdet e mëngjesit
27 gusht, Shën Monika
Lavdet e mëngjesit
FTESA
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.
Ant. Në përkujtimin e shën Monikës ta lavdërojmë Zotin Hyjin tonë.
Psalmi 95 /94/
Grishje për të lavdëruar Hyjin
Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje!
Ant. Në përkujtimin e shën Monikës ta lavdërojmë Zotin Hyjin tonë.
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën.
Ant. Në përkujtimin e shën Monikës ta lavdërojmë Zotin Hyjin tonë.
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan.
Ant. Në përkujtimin e shën Monikës ta lavdërojmë Zotin Hyjin tonë.
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
Ant. Në përkujtimin e shën Monikës ta lavdërojmë Zotin Hyjin tonë.
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”
Ant. Në përkujtimin e shën Monikës ta lavdërojmë Zotin Hyjin tonë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Në përkujtimin e shën Monikës ta lavdërojmë Zotin Hyjin tonë.
Lavdet e mëngjesit
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).
Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë.
Himni
Me zë të qartë le t’i këndojmë shërbëtores
fisnike t’Krishtit, që ia kanë zili
lavdinë e gruas së fortë, dhe kënga e shenjtë
i thur meritat.
Ndaj feja e gjallë, shpresa e fortë, dashnia
e flaktë në Zotin, janë rrënja prodhimtare
veprash së mira e dashnia vllazërore
buron më tepër.
Shtyrë nga meritat e asaj, o Jezus,
çdo lloj mbrapshtie na shlyej ne fajtorëve,
që ty me zemër t’pastër t’brohorasim
lavdet e drejta.
Të Lartit Atë i qoftë nderi e virtyti,
ty Birit lavdi e hyjnderimi i madh,
Shpirit Shenjt pushteti i barabartë,
tash e në amshim. Amen.
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 Zgjohu, o harpë e cetër, dua ta zgjoj agimin.
Psalmi 57 /56/ (2-12) Lutja e mëngjesit në vuajtje
Ky psalm bën fjalë për mundimin e Zotërisë (Shën Augustini).
Ki mëshirë për mua, o Hyj, ki mëshirë për mua, *
sepse shpirti im mbështetet në Ty,
po strehohem nën hijen e krahëve të tu *
derisa të më kalojë rreziku i pritës.
Do ta thërras në ndihmë Hyjin e Tejetlartë, *
Hyjin që më bën mirë.
Do të ma dërgojë ndihmën prej qiellit e do të më shpëtojë, †
do t’i turpërojë ata që më shtypin, *
Hyji do ta dërgojë mëshirën e të vërtetën e vet.
Shpirti im banon midis luanëve *
që i përpijnë bijtë e njerëzve.
Dhëmbët e tyre heshta e shigjeta, *
gjuha e tyre shpatë e mprehtë.
Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell, *
përmbi mbarë tokën lavdia jote!
Këmbëve të mia u vunë leqe, *
e ngushtuan shpirtin tim,
para meje e hapën gropën: *
ata vetë ranë brenda!
Zemra ime është gati, o Hyj, *
gati është zemra ime:
do të këndoj, këngës do t’ia them! *
Zgjohu, lavdia ime,
Zgjohu, o harpë e cetër, *
dua ta zgjoj agimin!
Do të të lavdëroj ndër popuj, o Zot, *
ty do të të këndoj ndër kombe.
Sepse u madhërua deri në qiell dashuria jote, *
e deri në re e vërteta jote!
Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell, *
përmbi mbarë tokën lavdia jote!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Zgjohu, o harpë e cetër, dua ta zgjoj agimin.
Ant. 2 Populli yt, o Zot, është i mbushur me të mirat e tua.
Kënga Jer 31, 10-14 Hyji e liron dhe e bashkon popullin e vet në gëzim
Jezusi duhej të vdiste për popull... që bijtë e shpërndarë të Hyjit t'i bashkojë në një (Gjn 11, 51. 52).
Dëgjojeni, o popuj, fjalën e Zotit, *
shpalleni ndër ishuj të largët
Thoni: »Ai që e shpërndau Izraelin *
përsëri po e bashkon,
e do ta ruajë porsi bariu grigjën e vet«.
Sepse Zoti e shpërbleu Jakobin, *
e çliroi nga dora e më të fortit.
Do të vijnë e do të këndojnë lavde
në malin e Sionit, *
do të ngarendin drejt të mirave të Zotit,
drejt drithit, verës e vajit, *
drejt grigjave e drejt lorive.
Shpirti i tyre do të jetë kopsht i ujitur, *
urinë kurrë më s'do ta sprovojnë!
Atëherë vajzat do të galdojnë ndër valle, *
djelmoshat së bashku me pleq.
Zinë e tyre në galdim do ta kthej, *
do t'i ngushëlloj e do t'i gëzoj pas vuajtjes.
Priftërinjtë do t'ua shujtoj me dhjamë, *
popullin tim do ta ngij me të mira.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Populli yt, o Zot, është i mbushur me të mirat e tua.
Ant. 3 I madhërishëm është Zoti e tejet i lavdishëm, në qytetin e Hyjit tonë! †
Psalmi 48 /47/ (2-15) Veprat e mëshirshme për shpëtimin e popullit
Më kaloi në shpirt në majë të një mali të lartë dhe ma tregoi qytetin e shenjtë, Jerusalemin (Zb 21, 10).
I madhërishëm është Zoti e tejet i lavdishëm, *
në qytetin e Hyjit tonë!
† Mali i tij i shenjtë, kodrinë e bukur, *
gëzimi i mbarë botës:
Mali Sion, në veriun e skajshëm, *
Qyteti i Mbretit të madh,
Hyji në pirgjet e tij *
u tregua kështjellë e pathyeshme.
Dhe ja, u bashkuan mbretërit, *
sulmuan së bashku,
posa panë, u rrudhën, *
e, të hutuar, ikën praptazi.
Aty i kapën të dridhurat *
si dhimbjet e lindëses,
ishin si stuhia e lindjes *
që i thyen anijet e Tarsisit.
Siç kemi pasë dëgjuar, tani po shohim,
në qytetin e Zotit të Ushtrive, †
në qytetin e Hyjit tonë *
- Hyji e themeloi për amshim.
Po e kujtojmë, o Hyj, mëshirën tënde *
në mesin e Tempullit tënd.
Sikurse Emri yt, o Hyj, ashtu edhe lavdia jote †
arrin deri në skajin e botës, *
e djathta jote është plot drejtësi.
Le të galdojë mali i Sionit, †
le të brohorasin qytetet e Judës *
për shkak të gjyqeve të tua!
Silluni rreth e rreth Sionit,
përshkojeni kryq e tërthor, *
numërojani kullat e tij,
vëreni mirë muret e tij, †
vëzhgoni hollë pallatet e tij *
që të mund t’i tregoni breznisë së ardhshme:
Ky është Hyji, Hyji ynë †
për amshim e në shekuj të shekujve; *
Ai na prin në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 I madhërishëm është Zoti e tejet i lavdishëm, në qytetin e Hyjit tonë!
Leximi i shkurtër Rom 12, 1-2
Po ju përbej me mëshirën e Hyjit, o vëllezër, ta kushtoni trupin tuaj fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme Hyjit ‑ porsi kultin tuaj shpirtëror. Mos ju përshtatni parimeve të shekullit, por shndërrojeni e ripërtërijeni mendjen tuaj, në mënyrë që ta dalloni vullnetin e Hyjit: çka është e mirë, çka i pëlqen Atij, çka është e përsosur.
Përgjigjja e shkurtër
C Zoti e mban * me dritën e fytyrës së tij.
Zoti e mban me dritën e fytyrës së tij.
D Nuk mund të rrëzohet sepse Zoti është me të
me dritën e fytyrës së tij.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Zoti e mban me dritën e fytyrës së tij.
Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)
Ant. Ti nuk e përbuz, o Zot, vajin e një nëne; ti e dëgjon lutjen e saj të pandërprerë.
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
sikurse premtoi kaherë *
me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,
të çliruar nga duart e armikut *
në shenjtëri e drejtësi para tij
për çdo ditë të jetës sonë.
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
sepse do të shkosh përpara Zotit
për t'ia përgatitur udhët,
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
për të shndërritur ata që gjenden në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, *
për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. Ti nuk e përbuz, o Zot, vajin e një nëne; ti e dëgjon lutjen e saj të pandërprerë.
Lutjet e besimtarëve
Ta lavdërojmë Shëlbuesin tonë me të gjithë shenjtërit dhe shenjtëreshat e qiellit, dhe ta thërrasim:
Eja, o Zot Jezus!
O Zot Jezus, ti që i fale shumë gruas mëkatare sepse dashuroi shumë,
— na i fal fajet tona.
O Zot Jezus, ti që në udhët e tua apostolike ishe i përcjellë prej grave të shenjta dhe i ndihmuar prej shërbimit të tyre të përvuajtur,
— bëj që edhe ne ta ndjekim udhën e dashurisë.
O Zot Jezus, i dëgjuar si mësues prej Marisë dhe i shërbyer prej Martës,
— na bëj të vëmendshëm ndaj fjalës sate dhe bujarë në dashuri.
O Zot Jezus, ti që quan vëlla, motër dhe nënë të gjithë ata që e kryejnë vullnetin tënd,
— bëj që të përkojmë gjithmonë me dëshirat e tua në fjalë dhe në vepra.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
O Hyj, ngushëllimi i atyre që janë në trishtim, ti i pranove lotët e shën Monikës për kthimin e birit të saj Augustinit, bëj që, me ndërmjetësinë e të dyve, të dimë t’i qajmë mëkatet tona e, për mëshirën tënde, të fitojmë faljen e tyre. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.