Lavdet e mëngjesit
1 nëntor, Të gjithë shenjtërit
Lavdet e mëngjesit
Ftesa
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.
Ant. Ejani, ta adhurojmë Zotin: atij i jep lavdi kori i shenjtërve.
Psalmi 95 /94/
Grishje për të lavdëruar Hyjin
Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje!
Ant. Ejani, ta adhurojmë Zotin: atij i jep lavdi kori i shenjtërve.
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën.
Ant. Ejani, ta adhurojmë Zotin: atij i jep lavdi kori i shenjtërve.
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan.
Ant. Ejani, ta adhurojmë Zotin: atij i jep lavdi kori i shenjtërve.
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
Ant. Ejani, ta adhurojmë Zotin: atij i jep lavdi kori i shenjtërve.
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”
Ant. Ejani, ta adhurojmë Zotin: atij i jep lavdi kori i shenjtërve.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Ejani, ta adhurojmë Zotin: atij i jep lavdi kori i shenjtërve.
Lavdet e mëngjesit
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).
Kjo hyrje nuk përdoret kur Lavdet fillojnë me Ftesë
Himni
Jezus, shpërblyes i shekullit
përkrah me ndihmë të shëlbuarit
dhe, o lindëse e drejtë e Hyjit,
kërko shpëtim për t’mjerët.
Gjitha vallet e engjëjve,
dhe çetat e patriarkëve
dhe nderet e profetëve
për ne të kërkojnë falje.
Paraardhësi yt Pagzori
dhe mbajtësi i çelsave qiellore
me gjithë apostujt tjerë
t’na zgjidhin prangat e krimit.
Kori i shenjtë i martirëve,
dëshmimi i priftrinjve
dhe pastërtia virgjërore
nga ne i shlyefshin mëkatet.
Dhe lutjet e murgarëve
dhe mbarë banorët e qiellit
t’premtojnë me kushte e lutje
t’kërkojnë çmimin e jetës.
Ty, Krisht, të qoftë lavdia
me Atin bashkë dhe Shpirtin,
që me dritë t’mrekullueshme
përherë të gëzojnë shenjtrit. Amen.
Ant. 1 Në mbretërinë e qiellit është banesa e shenjtërve, pushimi i tyre është amshimi, aleluja.
Psalmi 63 /62/ (2-9)
Shpirti i etshëm për Hyjin
Kisha ka etje për Shëlbuesin e vet, me dëshirë që të shuajë etjen në burimin e ujit të gjallë që rrjedh për jetën e pasosur (Krh. Cassiodoro).
O Hyj, Hyji im je ti, qysh në agim të kërkoj. *
Ka etje për ty shpirti im,
ty të dëshiron mishi im, *
si toka e shkretë, e thatë, e paujë,
kështu erdha në Shenjtëroren tënde *
për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.
Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta: *
buzët e mia do të të lavdërojnë.
Kështu do të të bekoj në jetën time *
e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,
do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme, *
me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.
Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim, *
në përgim natën do të mendoj për ty,
sepse ti je bërë ndihma ime, *
prandaj do të brohoras nën hijen e krahëve të tu!
Shpirti im u mbështet në ty, *
e djathta jote më merr për dore.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Në mbretërinë e qiellit është banesa e shenjtërve, pushimi i tyre është amshimi, aleluja.
Ant. 2 Shenjtërit e Zotit, bekojeni Zotin në amshim.
Kënga Dan 3, 57-88. 56
Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin
Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).
Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *
lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, *
bekojeni, o qiej, Zotin.
Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, *
të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin.
Diell e hënë, bekojeni Zotin, *
yjet e qiellit, bekojeni Zotin.
Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, *
të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin.
Zjarr e nxehtësi, bekojeni Zotin, *
acar e vapë, bekojeni Zotin.
Vesë e brymë, bekojeni Zotin, *
akull e cegëm, bekojeni Zotin.
Breshra e borëra, bekojeni Zotin, *
netë e ditë, bekojeni Zotin.
Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, *
vetëtima e re, bekojeni Zotin.
Toka e bekoftë Zotin, *
lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Bekojeni, o male e kodra, Zotin, *
bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës.
Dete e lumenj, bekojeni Zotin, *
bekojeni, burime, Zotin.
Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra,
bekojeni Zotin, *
të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin.
Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, *
bijtë e njeriut, bekojeni Zotin.
Bekoje, o Izrael, Zotin, *
lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, *
shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin.
Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, *
shenjtër e të përvujtë në zemër, bekojeni Zotin.
Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, *
lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Të bekojmë Atin e Birin e Shpirtin Shenjt; *
ta lëvdojmë e ta madhërojmë në shekuj
I bekuar je ti, o Zot, në kupën qiellore, *
i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!
Në fund të kësaj kënge nuk thuhet Lavdí Atit.
Ant. 2 Shenjtërit e Zotit, bekojeni Zotin në amshim.
Ant. 3 Lavdi u qoftë miqve të Hyjit, popullit që është afër tij, nder u qoftë të gjithë shenjtërve të tij!
Psalmi 149 (1-9)
Festa e miqve të Zotit
Bijtë e Kishës, bijtë e popullit të ri le të galdojnë në mbretin e tyre që është Krishti (Esichio).
Këndoni Zotit një këngë të re, *
këndoni lavdi në mbledhjen e shenjtërve!
Le t’i gëzohet Izraeli Krijuesit të vet, *
bijtë e Sionit t’i brohorasin Mbretit të vet!
Le ta lavdërojnë Emrin e tij në valle, *
le t’i bien në nder të tij tupanit e citarës,
sepse Zoti kënaqet në popullin e vet, *
të përvujtët i nderon me shëlbim.
Le të galdojnë të drejtët në lumturi, *
le të brohorasin nga shtrojat e veta!
E paçin lavdinë e Zotit në gojë, *
e shpatën dytehëshe në dorë!
Për të marrë shpagim mbi paganë, *
për t’u dhënë popujve ndëshkim,
për t’i lidhur mbretërit e tyre në pranga, *
princat e tyre në zinxhirë të hekurt,
për ta zbatuar mbi ta dënimin kaherë të shkruar: *
- ky është nder për të gjithë besnikët e tij.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Lavdi u qoftë miqve të Hyjit, popullit që është afër tij, nder u qoftë të gjithë shenjtërve të tij!
Leximi i shkurtër Ef 1, 17-18
Hyji i Zotit tonë Jezu Krishtit, Ati i Lavdisë, t'ju japë Shpirtin e dijes e të zbulesës për ta njohur Atë; t'ju japë syve të zemrës (suaj) dritë, që të mund ta kuptoni shpresën e madhe që e jep thirrja e tij, begatinë e pakufishme të trashëgimit të tij ndër shenjtër.
Përgjigjja e shkurtër
C Jini të lumtur në Zotin, * galdoni, o të drejtë.
Jini të lumtur në Zotin, galdoni, o të drejtë.
D Besimtarë të Zotit, brohoritni me gëzim:
galdoni, o të drejtë.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Jini të lumtur në Zotin, galdoni, o të drejtë.
Kënga ungjillore (Benedictus Lk 1, 68-79)
Ant. Sikur dielli, do të shkëlqejnë të drejtët në Mbretërinë e Atit, aleluja.
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
sikurse premtoi kaherë *
me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,
të çliruar nga duart e armikut *
në shenjtëri e drejtësi para tij
për çdo ditë të jetës sonë.
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
sepse do të shkosh përpara Zotit
për t'ia përgatitur udhët,
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
për të shndërritur ata që gjenden në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, *
për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Sikur dielli, do të shkëlqejnë të drejtët në Mbretërinë e Atit, aleluja.
Lutjet e besimtarëve
Me gëzim t’i lutemi Zotit, kurorës së të gjithë shenjtërve:
O Zot, na shpëto me ndërmjetësinë e shenjtërve të tu.
O Zot, burim i shenjtërisë, ti bën që mrekullitë e hirit tënd të madh të shndrisin në shenjtër
— bëj që në ta ta shohim shenjën e fuqisë dhe të dashurisë sate.
O Zot i amshuar, dhe plot Provani, në shenjtër na e tregon shëmbëllesën e Birit tënd
— bëj që nëpërmjet tyre edhe ne t’ia arrijmë njësisë me Krishtin.
Mbret qiellor, ti nëpër ndjekësit besnikë të Krishtit na nxit që me vrap të shkojmë drejt qytetit qiellor
— bëj që prej tyre të mësojmë një rrugë më të sigurt nëpër të cilën mund të arrijmë te Ti.
O Zot, ti në flinë eukaristike më fort na afron me banorët qiellorë
— rrite përshpirtërinë tonë që sa më shumë të bëhemi të ngjashëm me ta.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, ti na dhe hirin t’i nderojmë meritat e të gjithë Shenjtërve në një festë të vetme: me ndërmjetësinë e përbashkët të të gjithëve, na dhuro mëshirën tënde të pakufi.Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.