Leximet e ditës
JAVA E IV GJATË VITIT - Më poshtë Shën Agata, virgjër e martire
E ENJTE
Antifona e hyrjes Ps 105, 47
Na shpëto, o Zot, Hyji ynë, dhe na bashko prej kombeve, që ta lëvdojmë emrin tënd të shenjtë dhe të mburremi me lumturinë tënde.
Kolekta
Bëj, po të lutemi, o Zot, Hyji ynë, të të adhurojmë ty me gjithë shpirt, dhe t’i duam me dashurinë e duhur të gjithë njerëzit. Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd, që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve.
II
Leximi i parë (1 Mbr 2, 1-4.10-12) (fq. 400)
Unë po nisem për rrugën që do ta bëjnë të gjithë njerëzit mbi tokë, ji i fortë dhe ji njeri.
Lexim prej Librit të parë të Mbretërve
l Kur iu afrua dita e vdekjes, Davidi i urdhëroi birit të vet Salomonit. I tha: 2" Unë po nisem për rrugën që do ta bëjnë të gjithë njerëzit mbi tokë. Ji i fortë dhe ji njeri! 3 Mbaj urdhërimet e Zotit, Hyjit tënd! Ec udhëve të tij! Mbaji ligjet e tij, urdhërimet e tij, porositë dhe dëshmitë ashtu siç shkruan në Ligjin e Moisiut që të të shkojë mbarë gjithçka të ndërmarrësh, nga do që të sillesh, 4 që Zoti ta çojë në vend fjalën që e ka folur kur me premtoj: 'Nëse bijtë e tu në jetën e tyre do të kujdesen që të ecin në praninë time me besnikëri me gjithë mend e zemër, mbi fronin e Izraelit do të rrijë gjithmonë njëri prej pasardhësve të tu. ' "
10 Kështu, pra, Davidi pushoi me etërit e vet dhe qe varrosur në Qytetin e Davidit. ll Mbretërimi i Davidit mbi Izraelin zgjati dyzet vjet: në Hebron mbretëroi shtatë vjet, kurse në Jerusalem tridhjetë e tri vjet.
12 Salomoni ndenji në fronin e Davidit, babës së vet dhe mbretëria e tij erdhi e u forcua shumë.
Fjala e Zotit
Psalmi 1 Kro 29, 10.11ab.11cd.12abc (fq. 505)
Ref. Ti, o Zot, zotëron mbi gjithçka.
10 "I bekuar je, o Zot,
Hyji i Izraelit, atit tonë,
prej amshimit e në amshim!
Ref. Ti, o Zot, zotëron mbi gjithçka.
11 Ty, o Zot, të përket madhëria e pushtetit,
lavdia, shkëlqimi dhe lartmadhëria!
Ref. Ti, o Zot, zotëron mbi gjithçka.
Sepse gjithçka në qiell e në tokë, janë të tuat!
Ty, o Zot, të përket Mbretëria.
Ref. Ti, o Zot, zotëron mbi gjithçka.
Ti lartësohesh si kryet përmbi çdo gjë!
12 Prej teje vjen pasuria dhe lavdia,
ti zotëron me gjithçka!
Në dorën tënde fuqia dhe pushteti.
Ref. Ti, o Zot, zotëron mbi gjithçka.
Aleluja!
Mbretëria e qiellit është ngjat, thotë Zoti; kthehuni dhe besoni Ungjillit. (krh. Mk 1, 15)
Ungjilli (Mk 6, 7-13) (fq. 1436)
Filloi t'i dërgojë të Dymbëdhjetët.
Leximi i Ungjillit të shenjtë sipas Markut
Në atë kohë Jezusi, 7 i thirri të Dymbëdhjetët e nisi t'i dërgojë dy nga dy dhe u dha pushtet mbi shpirtrat e ndytë. 8 U urdhëroi të mos marrin në udhëtim asgjë tjetër, përveç shkopit: as bukë, as strajcë, as para bakri në brez, 9 por të mbathnin vetëm sandalet e të mos veshin dy palë petka.
10 Dhe u thoshte: »Kudo që të hyni në ndonjë shtëpi, rrini aty derisa të mos largoheni nga ai vend. 11 Po qe se ndokund nuk ju pranojnë dhe nuk ju dëgjojnë, dilni dhe shkundni pluhurin nga këmbët tuaja si dëshmi kundër tyre.«
12 Ata shkuan dhe u predikuan njerëzve kthimin kah Hyji. 13 Dëbonin shumë djaj, lyenin me vaj shumë të sëmurë dhe i shëronin.
Fjala e Zotit
Lutja mbi dhurata
O Zot, i kushtuam mbi altar këto dhurata, shenjë të shërbesës sonë; pranoji me mirësi dhe shndërroji në sakrament të shëlbimit tonë. Nëpër Krishtin Zotin tonë.
Antifona e kungimit Krh. Ps 30, 17-18
Shndrite fytyrën tënde mbi shërbëtorin tënd; më shpëto në saje të mirësisë sate. O Zot, nuk do të turpërohem pasi ty të thirra në ndihmë.
Ose: Mt 5, 3-4
Lum skamnorët në shpirt, sepse e tyre është mbretëria e qiellit. Lum të butët, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.
Lutja pas kungimit
Na përtërive, o Zot, me dhuratën e shëlbimit; bëj, po të lutemi, që, në saje të këtij misteri, të forcohet përherë feja e vërtetë. Nëpër Krishtin Zotin tonë.
5 Shkurt
Shën Agata, virgjër e martire
Përkujtim
Antifona e hyrjes
Lum virgjëra që i bie mohit vetvetes dhe mbart kryqin e vet për t’i përngjarë Zotit, dhëndri i të virgjrave dhe princi i martirëve.
Kolekta
Na nxjerrtë, po të lutemi, o Zot, faljen e mëkateve tona ndërmjetësia e shën Agatës, virgjër e martire; ajo diti të të pëlqejë gjithnjë qoftë me qëndresë në martirizim qoftë me virgjërinë e pacenuar. Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd, që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve.
Leximi i parë (1 Kor 1, 26-31) (fq. 1609)
Hyji i zgjodhi të marrët në sy të botës.
Lexim prej Letrës së parë të Shën Palit apostull drejtuar Korintianëve
26 Vëllezër, pleqëroni kush jeni ju që e morët thirrjen e Hyjit? S’ka ndër ju shumë të dijshëm për sy të njerëzve, as shumë të fuqishëm, as shumë bujarë!
27 Por, Hyji zgjodhi të marrët në sy të botës për t’i turpëruar të mençurit dhe të dobëtit në sy të botës i zgjodhi Hyji, për t’i turpëruar të fortët; 28 dhe jo bujarët e botës e të përbuzurit i zgjodhi Hyji, mu edhe ata që nuk janë, që t’i asgjësojë ata që janë, 29 në mënyrë që asnjë njeri të mos mburret para Hyjit.
30 Po, Ai bëri “që ju të jeni” në Krishtin Jezus, i cili u bë për ne dije që vjen prej Hyjit, drejtësi, shenjtërim dhe shpërblim, 31 sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: ‘Kush mburret, le të mburret në Zotin.’
Fjala e Zotit
Psalmi 31 (30), 3-4.6-8.16-17 (fq. 689)
Ref. Në duar te tua, o Zot, po e porosis shpirtin tim.
Ji për mua qetë shpëtimi,
kështjellë mbrojtjeje!
4 Sepse forca ime e strehimi im ti je:
pashë Emrin tënd më pri e më sundo.
Ref. Në duar te tua, o Zot, po e porosis shpirtin tim.
6 Në duar të tua po e porosis shpirtin tim,
më shpërble, o Zot, Hyji besnik.
8 Me gëzim do t’i brohoris mirësisë sate
se ti këqyre me dhimbje mbi mjerimin tim.
Ref. Në duar te tua, o Zot, po e porosis shpirtin tim.
Më shpëto prej duarve të armiqve të mi
dhe prej atyre që më salvojnë.
17 Kthjelle fytyrën tënde ndaj shërbëtorit tënd:
më shpëto me mëshirën tënde.
Ref. Në duar te tua, o Zot, po e porosis shpirtin tim.
Aleluja!
Në kohën e kreshmëve:
avdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
Të lumët ju nëse ju urrejnë për arsye të emrit të Krishtit, sepse Shpirti i Hyjit pushon në ju. (krh. 1 Pjt 4, 14)
Aleluja!
Në kohën e kreshmëve:
Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
Ungjilli (Lk 9, 23-26) (fq. 1397)
Kush ta humbë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
Leximi i Ungjillit të shenjtë sipas Lukës
Në atë kohë, Jezusi 23 iu drejtua të gjithëve: »Nëse ndokush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë.
24 Sepse, kush do të shpëtojë jetën e vet, do ta humbë, ndërsa kush ta humbë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
25 E njëmend, ç’dobi do të kishte njeriu, nëse e fiton mbarë botën, por e humb vetveten ose e rrënon? 26 Për të vërtetë, kujt t’i vijë turp për mua e për fjalët e mia, për atë do t’i vijë turp edhe Birit të njeriut kur të hyjë në lavdinë e vet, të Atit dhe të engjëjve të shenjtë.
Fjala e Zotit
Ose:
Leximi i parë (2 Kor 10, 17; 11, 1-2) (fq. 1635/6)
Ju fejova për një burrë të vetëm dhe, porsi virgjëreshë të pastër, ju solla para Krishtit.
Lexim prej Letrës së dytë të Shën Palit apostull drejtuar Korintianëve
Vëllezër, 17 ‘ai që lëvdohet, le të lëvdohet në Zotin!’ 18 Sepse nuk është i sprovuar ai që e porosit vetveten, por ai të cilin e porosit Zoti.
11,1 Oh, po të mund ta duroni pakëz marrinë time! Vërtet, më duroni! 2 Juve jua kam smirë, por me smirë që vjen prej Hyjit. Sepse, ju fejova për një burrë të vetëm dhe, porsi virgjëreshë të pastër, ju solla para Krishtit.
Fjala e Zotit
Psalmi 124 (123), 1-3.4.5.7.8 (fq. 808)
Ref. Ti, o Zot, je ndihma jonë.
1 Po të mos kishte qenë Zoti me ne
kur njerëzit u ngritën kundër nesh:
3 atëherë do të na kishin përpirë gjallë,
kur u mori flakë zemërimi kundër nesh.
Ref. Ti, o Zot, je ndihma jonë.
4 Atëherë ujët do të na kishte marrë,
rrjedha e përroit do të na kishte marrë,
5 do të na kishin mbytur
valët e ujërave të tërbuara!
Ref. Ti, o Zot, je ndihma jonë.
7 Shpirti ynë shpëtoi si trumcaku
prej gracke të gjuetarëve:
laku u këput e ne shpëtuam!
Ref. Ti, o Zot, je ndihma jonë.
8 Ndihma jonë është në Emër të Zotit,
që krijoi qiellin e Tokën.
Ref. Ti, o Zot, je ndihma jonë.
Aleluja!
Në kohën e kreshmëve:
Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
Të lumët ju nëse ju urrejnë për arsye të emrit të Krishtit, sepse Shpirti i Hyjit pushon në ju. (krh. 1 Pjt 4, 14)
Aleluja!
Në kohën e kreshmëve:
Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
Ungjilli (Mt 10, 28-33) (fq. 1397)
Mos i druani ata që vrasin trupin.
Leximi i Ungjillit të shenjtë sipas Mateut
Në atë kohë Jezusi u tha nxënësve të vet: 26 “Mos ua kini, pra, frikën! Sepse nuk ka gjë të mbuluar që nuk do të zbulohet, as të fshehtë që s’do të dihet. 27 Çka ju them në errësirë, thuajeni në dritë, e çka dëgjoni të thënë në vesh, predikojeni nga pullazet!
28 Mos i druani ata që vrasin trupin e nuk mund ta vrasin shpirtin. Kini frikë më tepër nga Ai, që mund t’jua humbë në ferr shpirtin edhe trupin.
29 A nuk shiten dy trumcakë për një aspër? E, megjithatë, asnjë prej tyre nuk bie në tokë pa lejen e Atit tuaj. 30 E ju? Madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kresë suaj janë të numëruara! 31 Pra, mos druani! Ju vleni më tepër se shumë trumcakë!”
32 “Kushdo, pra, pranon para njerëzve se është imi, edhe unë do të pranoj para Atit tim që është në qiell, se jam i tij. 33 E atij që më bie mohit para njerëzve, edhe unë do t’i bie mohit para Atit tim qiellor.”
Fjala e Zotit
O Zot, po t’i paraqesim këto kushte në përkujtimin e shën Agatës pranoji po me aq mirësi si e pëlqeve flijimin e jetës së saj. Nëpër Krishtin Zotin tonë.
Antifona e kungimit Zb 7, 17
Qengji që është në midis të fronit do t’i çojë në burimit e ujërave të jetës
Lutja pas kungimit
O Hyj, Ti e bëre shën Agatën një ndër shenjtërit e qiellit për shkak të fitores së dyfishtë të virgjërës e të martires, bëj që, në fuqi të këtij sakramenti të dalim ngadhënjyes mbi çdo të keqe e ta fitojmë lumturinë qiellore. Nëpër Krishtin Zotin tonë.