Mbrëmësorja
kreshmët – e premte pas të mërkurës përhime
Mbrëmësorja
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Himni
O Jezus, je themeluesi
i agjërimit të kreshmëve,
mëngjillet na i mësove
për shërim të mendjeve.
Bëju tashti krah Kishës,
pendesës qëndroji pranë,
shtrirë përdhe të lutemi
të falësh mëkatet tanë.
Ti fajet e ribëra
shlyeji me hirin tënd,
e rojën kah e ardhmja
me shumë butësi përdore.
Të shpërblyer nga veprat
vjetore të pendimit,
të shkojmë në gëzimet e Pashkëve
të denja për kremtimin.
Ty gjithësia e sendeve
Të adhuroftë, Trini e mëshirshme,
Me faljen tënde të përtërirë,
të këndojmë një këngë të re. Amen.
Ant. 1 Çdo ditë të bekoj, o Zot, i kujtoj veprat e dashurisë sate.
Psalmi 145 /144/ I (1-13)
Lavdi Lartmadhërisë hyjnore
E pashqyrtueshme është pasuria e Krishtit. E del në dritë para të gjithëve me anë të Kishës të synuar qysh prej amshimit e të zbatuar nëpër Jezu Krishtin, Zotërinë tonë (Krh. Ef 3, 8-11).
Do të të lartësoj, o Mbret, Hyji im, *
dhe do ta bekoj Emrin tënd përgjithmonë e jetë.
Çdo ditë do të të bekoj *
dhe do ta lavdëroj Emrin tënd
përgjithmonë e jetë.
Zoti është i madh e i lavdërueshëm, *
e pashqyrtueshme është madhëria e tij!
Breznia breznisë do t’ia tregojë veprat e tua *
dhe do ta shpallin pushtetin tënd.
Do ta shpallin madhërinë e shenjtërisë sate, *
do t’i tregojnë mrekullitë e tua.
Do ta tregojnë fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, *
do t’i kumtojnë veprat e madhërishme të tuat.
Do ta përhapin kujtimin e hirësisë sate të madhe, *
do t’i brohorisin drejtësisë sate.
Zoti është vetë butësia e mëshira, *
i ngadalshëm në zemërim dhe plot dashuri.
Zoti është i mirë për të gjithë, *
i dhimbshëm për të gjitha krijesat e veta.
Le të të lavdërojnë, o Zot, të gjitha veprat e tua *
e le të të bekojnë shenjtërit e tu.
Le ta tregojnë lavdinë e Mbretërisë sate, *
le të kuvendin për pushtetin tënd,
për t’ua shpallur njerëzve gjithëpushtetësinë tënde *
dhe lavdinë e madhërisë së mbretërisë sate.
Mbretëria jote është mbretëri e amshueshme, *
pushteti yt prej breznie në brezni.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Çdo ditë të bekoj, o Zot, i kujtoj veprat e dashurisë sate.
Ant. 2 Sytë e të gjithëve janë drejtuar me shpresë te ti, o Zot.
Psalmi 145 /144/ II (14-21)
Mbretëria jote është mbretëri e amshuar
Qoftë bekuar Hyji. Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit (Ef 1, 3).
Besnik është Zoti në gjitha premtimet e veta, *
i shenjtë në të gjitha veprat e veta.
Zoti ua jep dorën atyre që u merren këmbët, *
i çon ata që rrëzohen.
Sytë e të gjithëve shpresojnë në ty, *
ti u jep ushqim në kohën e duhur.
Ti e hap dorën tënde *
dhe mbush me të mira çdo gjë të gjallë.
I drejtë është Zoti në të gjitha udhët e veta *
dhe i shenjtë në të gjitha veprat e veta.
Zoti është afër të gjithë atyre që e thërrasin, *
të gjithë atyre që e thërrasin me çiltëri.
E plotëson dëshirën e atyre që e druajnë, *
ua dëgjon britmën dhe i shpëton.
Zoti i ruan të gjithë ata që e duan, *
kurse të paudhët të gjithë do t’i shuajë.
Goja ime do ta shfaqë lavdinë e Zotit, †
çdo njeri do ta bekojë Emrin e tij të shenjtë *
përgjithmonë e jetë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Sytë e të gjithëve janë drejtuar me shpresë te ti, o Zot.
Ant. 3 Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbret i popujve!
Kënga Krh. Zb 15, 3-4
Himn adhurimi dhe lavdi
Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua, †
o Zot, Hyj, o i Gjithëpushtetshëm! *
Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua,
o Mbreti i popujve!
Kush të mos të druajë ty, o Zot, †
dhe kush të mos e lavdërojë Emrin tënd?! *
Ti i vetmi, je Shenjti!
Të gjitha kombet do të vijnë †
dhe do të adhurojnë para Teje, *
sepse Gjyqet e tua u dëftuan të drejta!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbret i popujve!
Leximi i shkurtër Jak 5, 16. 19-20
Rrëfeni mëkatet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin që të shëroheni! Urata e të drejtit ka shumë fuqi kur thuhet me gjithë zemër.
Vëllezërit e mi, në qoftë se ndonjë prej jush e lë Udhën e së Vërtetës, por nëse ndokush e kthen, le ta dini se kush e kthen mëkatarin prej udhës së gabuar do të (ia) shëlbojë shpirtin nga vdekja dhe do të bëjë të zhduket një shumicë mëkatesh.
Përgjigjja e shkurtër
C Lum njeriu që kujdeset për të dobëtin:
* Zoti do të kujdeset për të.
Lum njeriu që kujdeset për të dobëtin: Zoti do të kujdeset për të.
D Do të bëjë që të jetojë i lumtur mbi tokë:
Zoti do të kujdeset për të.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Lum njeriu që kujdeset për të dobëtin: Zoti do të kujdeset për të.
Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
Ant. Dasmorët do të agjërojnë, kur t’ua rrëmbejnë dhëndrin.
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
‑ i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Dasmorët do të agjërojnë, kur t’ua rrëmbejnë dhëndrin.
Lutjet e besimtarëve
Shëlbuesi i botës, Jezu Krishti, me vdekjen e vet e shkatërroi vdekjen tonë dhe me ngjalljen e vet e përtëriu jetën. Atë ta adhurojmë dhe sinqerisht ta lusim:
Shuguroje popullin të cilin e ke shëlbuar me gjakun tënd.
Shëlbuesi ynë Jezu Krisht, bëj që me kthimin nga mëkatet dhe me pendesë të përhershme të marrim pjesë në mundimet e tua
— kështu që të mund të marrim pjesë edhe në lumturinë e amshuar.
Bëj që ta fitojmë mbrojtjen e Nënës sate, Ngushëllueses së të pikëlluarve,
— që ta meritojmë atë ngushëllim me të cilin mund të na ngushëllosh vetëm Ti.
Bëj që besimtarët e tu të bëhen pjesëmarrës në mundimet e Tua në çastet e vështira të jetës
— në mënyrë që ta dëftojnë me jetë shëlbimin tënd.
E përule vetveten duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekje në kryq
— bëj që shërbëtorët e tu të bëhen të dëgjueshëm, të durueshëm dhe të qëndrueshëm.
Me dhuratën tënde ke bërë që trupat e të vdekurve të bëhen të ngjashëm me Trupin tënd të famshëm
— bëj që edhe ne të bëhemi pjesëmarrës të lumturisë së tyre.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
Përcilli me mirësi, po të lutemi, o Zot, veprat e pendesës që kemi filluar, kështu që, pendesës, të cilën e ushtrojmë përjashta, t’i përgjigjet përmirësimi i brendshëm i shpirtit. Nëpër Zotin...
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.