Mbrëmësorja

JAva e dytë e Pashkëve - E HËNË

 

Mbrëmësorja

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. Aleluja!

 

      Himni

 

      O Zot, mbret i amshueshëm,

      gjithmonë me Atin Bir,

      sipas shëmbëllesës sate

      njeriun Adam krijove.

 

      Që e kish mashtruar djalli,

      armiku i njerëzimit,

      trajtën e tij të trupit

      nga Virgjëra e more.

 

      Që t’na bashkosh me Hyjin

      në bashkëjetesë të mishit,

      në pagëzim do të na japësh,

      Shëlbues, mëshirë e falje.

 

      Të marrësh kryqin u denjove

      për t’u shërbyer njerëzve;

      ti gjakun tënd dhurove

      çmim për shpëtimin tonë.

 

      Ti u ngjalle duke marrë

      lavdinë e caktuar nga Ati,

      nëpër ty ne besojmë

      me përkushtim të ngjallemi.

 

      Qofsh përherë gëzimi i Pashkëve

      për mendjet tona, o Jezus,

      dhe ne me hir rilindur

      na mblidh në ngadhënjimet e tua.

 

      Ty, Jezus, të qoftë lavdia,

      që shndrit me mundje të vdekjes,

      bashkë me Atin e me Shpirtin

      ndër gjithë shekujt burim jete. Amen.

 

(Në vend të himnit mund të këndohet një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare e që i përshtatet kohës)

 

Ant. 1 Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, aleluja.

 

Psalmi 45 /44/ I (2-10)

 

     Këngë dasme mbretërore

 

      Rreth mesnatës u dha lajmi: Ja, dhëndri! Dilni përpara (Mt 25, 6).

 

Nga zemra më burojnë fjalët e këndshme, †

      këngën time ia kushtoj mbretit: *

      gjuha ime si lapsi i shkruesit të shpejtë!

 

Ti je i bukur, më i pashmi ndër bijtë e njerëzve, †

      u zbraz hiri në buzët e tua, *

      prandaj Hyji të bekoi për amshim.

 

Ngjeshe shpatën në ijë, o trimi i trimave, *

      vishu me shkëlqim e me madhëri!

 

Për të mbrojtur të vërtetën, butësinë e të drejtën *

      e të të mësojë të bësh emnesë e djathta jote!

 

Të mprehta janë shigjetat e tua †

      në zemra të armiqve të mbretit! *

      Popujt do të bien nën sundimin tënd.

Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve, *

      skeptër drejtësie skeptri i mbretërisë sate!

 

Ti e do drejtësinë, ti e urren padrejtësinë, †

      prandaj të shuguroi Hyji, Hyji yt, *

      me vaj gëzimi çmoskëndin ndër shokët e tu.

 

U vjen era mirrë, aloejë e kasje petkave të tua, *

      në pallate - asht elefanti, harpat të argëtojnë.

Bija mbretërish janë në përcjelljen tënde, *

      në të djathtë të qëndron mbretëresha,

      në ar Ofiri e ngrirë.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, aleluja.

 

Ant. 2 Lum ata që janë të grishur në gostinë e dasmës së Qengjit, aleluja.

 

Psalmi 45 /44/ II (11-18)

 

     Mbretëresha dhe Nusja

 

      Pashë Jerusalemin e ri: i stolisur porsi nusja e përgatitur për fatin e vet (Zb 21, 2).

 

Më vështro, o bijë, shih e dëgjo: *

      harroje popullin tënd dhe shtëpinë e babës tënd,

atëherë mbretit do t’i pëlqejë bukuria jote. *

      Ai është zotëria yt, nderoje atë!

 

Populli i Tirit vjen me dhurata, *

      përkrahjen tënde e dëshirojnë princat e popullit.

 

E lavdishme është bija e mbretit përbrenda, *

      e mbështjellë me petk të qëndisur me ar.

 

Në petka lara-lara ia sjellin mbretit, *

      përcjellja e saj, shoqet e saja, vajza.

Me hare u prijnë e me brohori, *

      ja, po hyjnë në pallatet e mbretit!

 

Në vend të etërve të tu do t’i kesh fëmijët, *

      do t’i vësh princa mbi mbarë dheun.

 

Do të bëj të përmendet emri yt *

      prej breznie në brezni;

prandaj edhe popujt do të të lavdërojnë *

      në amshim e në shekuj të shekujve.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Lum ata që janë të grishur në gostinë e dasmës së Qengjit, aleluja.

 

Ant. 3 Prej pasurisë së Krishtit të gjithë ne kemi marrë hir mbi hir, aleluja.

 

Kënga Krh. Ef 1, 3-10

 

     Hyji shpëtimtar

 

Qoftë bekuar Hyji.*

      Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,

i cili na bekoi me çdo bekim shpirtëror *

      në qiell në Krishtin.

 

Në Të na zgjodhi *

      para krijimit të botës

që të jemi të shenjtë e të papërlyer *

      para Tij në dashuri.

 

Ai na parashënoi për vete *

      të jemi bij në shpirt

në saje të Jezu Krishtit *

      me pëlqimin e vullnetit të vet

 

për nderë të lavdisë së hirit të tij *

      me të cilin na pajisi me anë të të Dashurit:

në Të, në saje të gjakut të tij, *

      e fituam shpërblimin;

 

në Të na u falën fajet *

      me anë të begatisë së hirit të tij,

të cilin Hyji e ndikoi në ne *

      bashkë me çdo urti e kuptim.

 

Ai na vuri në dijeni *

      mbi misterin e vullnetit të vet

synim që lirisht kishte vendosur *

      qysh më parë ta kryente në Të

 

kur të plotësohej koha: *

      të vërë çdo gjë

      nën kryesinë e Krishtit,

të gjithë qenësit *

      që janë në qiell e në tokë.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Prej pasurisë së Krishtit të gjithë ne kemi marrë hir mbi hir, aleluja.

 

      Leximi i shkurtër Heb 12, 1b-3

 

      Të vrapojmë me qëndresë në luftim që na u caktua, me shikim të drejtuar mbi Autorin dhe Përkryesin e fesë, Jezusin, i cili, në vend të gëzimit që i takonte, duroi kryqin duke e përbuzur turpin dhe ndenj në të djathtën e fronit të Hyjit. Mendoni, pra, atë që duroi nga ana e mëkateve një kundërshtim aq të madh kundër vetes, në mënyrë që ju të mos moliseni dhe të mos ju lëshojë zemra.

 

      Përgjigjja e shkurtër

 

      C Zoti mbretëron, ai u vesh me shkëlqim e madhëri, * aleluja, aleluja.

      Zoti mbretëron, ai u vesh me shkëlqim e madhëri, aleluja, aleluja.

      D I fortë është froni i tij në shekuj.

      aleluja, aleluja.

      Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

      Zoti mbretëron, ai u vesh me shkëlqim e madhëri, aleluja, aleluja.

 

      Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

Ant. Çka lind prej mishit, mish është, e çka lind prej Shpirtit, shpirt është, aleluja.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

      shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

      qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

      ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

      për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

      hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

      i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

      të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

      duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

      në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Çka lind prej mishit, mish është, e çka lind prej Shpirtit, shpirt është, aleluja.

 

      Lutjet e besimtarëve

 

Ta thërrasim Krishtin i cili e shndriti botën me lavdinë e të ngjallurit të tij:

 

      O Krisht, jeta jonë, na dëgjo.

 

O Zot Jezu Krisht, ti u bashkove me apostujt e tu rrugës për në Emaus

    ndihmoje Kishën tënde shtegtare në botë.

Mos lejo që të krishterët të mbyllen në dëgjim të fjalës

    bëj që të japin dëshmi të mirë për fitoren tënde mbi vdekje.

Shikoi me mirësi ata të cilët ende nuk e njohën rrugën e jetës

    bëj që të pranojnë shpejt si Shëlbues.

Ti që më anë të flijimit të kryqit, i pajtove të gjithë njerëzit

    jepi paqe dhe bashkim botës mbarë.

Ti që je gjykatës i të gjallëve dhe i të vdekurve

    pranoji në mbretërinë tënde vëllezërit tanë të vdekur, të cilët besuan në ty.

 

      Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

      Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

      Lutja

 

      O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshueshëm, tashmë mundemi të të thërrasim Ati ynë; bëj të rritet në zemrat tona shpirti i bijësisë, që të mund të hyjmë një ditë në trashëgimin që na e premtove. Nëpër Zotin.

 

Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.