Mbrëmësorja

Java e gjashtë e Kohës së rëndomtë

 

Java II e Psalterit

 

E hënë

 

Mbrëmësorja

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

   Himni

 

   O gurrë shkëlqimi, dritë e burim drite,

   ti na përkrah i drejtë ndër lutjet tona,

   dhe drita jote na stolistë, kur të vëjë n’ikje

   terrin e mëkatit.

 

   Ja puna e ditës mori fund,

   dhe të sigurt nga shenja jote jemi;

   ja në çdo kohë me shumë dëshirë mirënjohës

   të falënderojmë.

 

   Largimi i diellit solli prapë errësirën:

   ai diell për ne do rrezatojë shkëlqyeshëm

   me dritë kuqloshe që ngroh vallet,

   e shenjta t’engjëjve.

 

   Të cilat faje i mbuloi dita e sotme,

   Krishti i drejtë e zemërbutë t’i shlyejë,

   dhe shkëlqeftë mendje me ndriçim të pastër

   në kohë të natës.

 

   Lavdi ty Atit, dinjitet dhe Birit,

   dhe Frymës Shenjte i barabartë pushteti

   që t’gjitha udhëhiqni me të eprin skeptër

   në të gjithë shekujt. Amen.

 

   Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 Ti je i bukur, më i pashmi ndër bijtë e njerëzve, u zbraz hiri në buzët e tua.

 

   Psalmi 45 /44/ I (2-10) Këngë dasme mbretërore

 

   Rreth mesnatës u dha lajmi: Ja, dhëndri! Dilni përpara (Mt 25, 6).

 

Nga zemra më burojnë fjalët e këndshme, †

   këngën time ia kushtoj mbretit: *

   gjuha ime si lapsi i shkruesit të shpejtë!

 

Ti je i bukur, më i pashmi ndër bijtë e njerëzve, †

   u zbraz hiri në buzët e tua, *

   prandaj Hyji të bekoi për amshim.

 

Ngjeshe shpatën në ijë, o trimi i trimave, *

   vishu me shkëlqim e me madhëri!

 

Për të mbrojtur të vërtetën, butësinë e të drejtën *

   e të të mësojë të bësh emnesë e djathta jote!

 

Të mprehta janë shigjetat e tua †

   në zemra të armiqve të mbretit! *

   Popujt do të bien nën sundimin tënd.

 

Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve, *

   skeptër drejtësie skeptri i mbretërisë sate!

 

Ti e do drejtësinë, ti e urren padrejtësinë, †

   prandaj të shuguroi Hyji, Hyji yt, *

   me vaj gëzimi çmoskëndin ndër shokët e tu.

 

U vjen era mirrë, aloejë e kasje petkave të tua, *

   në pallate - asht elefanti, harpat të argëtojnë.

Bija mbretërish janë në përcjelljen tënde, *

   në të djathtë të qëndron mbretëresha,

   në ar Ofiri e ngrirë.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Ti je i bukur, më i pashmi ndër bijtë e njerëzve, u zbraz hiri në buzët e tua.

 

Ant. 2 Ja, dhëndri që po vjen, t’i shkojmë në takim Krishtit Zot.

 

   Psalmi 45 /44/ II (11-18) Mbretëresha dhe Nusja

 

   E pashë Jerusalemin e ri: i stolisur porsi nusja e përgatitur për fatin e vet (Zb 21, 2).

 

Më vështro, o bijë, shih e dëgjo: *

   harroje popullin tënd dhe shtëpinë e babës tënd,

atëherë mbretit do t’i pëlqejë bukuria jote. *

   Ai është zotëria yt, nderoje atë!

 

Populli i Tirit vjen me dhurata, *

   përkrahjen tënde e dëshirojnë princat e popullit.

 

E lavdishme është bija e mbretit përbrenda, *

   e mbështjellë me petk të qëndisur me ar.

 

Në petka lara-lara ia sjellin mbretit, *

   përcjellja e saj, shoqet e saja. vajza.

Me hare u prijnë e me brohori, *

   ja, po hyjnë në pallatet e mbretit!

 

Në vend të etërve të tu do t’i kesh fëmijët, *

   do t’i vësh princa mbi mbarë dheun.

 

Do të bëj të përmendet emri yt *

   prej breznie në brezni;

prandaj edhe popujt do të të lavdërojnë *

   në amshim e në shekuj të shekujve.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Ja, dhëndri që po vjen, t’i shkojmë në takim Krishtit Zot.

 

Ant. 3 Tani po përmbushet plani i Zotit: që Krishti të bëhet zemra e botës.

 

   Kënga Krh. Ef 1, 3-10 Hyji shpëtimtar

 

Qoftë bekuar Hyji.*

   Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,

i cili na bekoi me çdo bekim shpirtëror *

   në qiell në Krishtin.

 

Në Të na zgjodhi *

   para krijimit të botës

që të jemi të shenjtë e të papërlyer *

   para Tij në dashuri.

 

Ai na parashënoi për vete *

   të jemi bij në shpirt

në saje të Jezu Krishtit *

   me pëlqimin e vullnetit të vet

 

për nder të lavdisë së hirit të tij *

   me të cilin na pajisi me anë të të Dashurit:

në Të, në saje të gjakut të tij, *

   e fituam shpërblimin;

 

në Të na u falën fajet *

   me anë të begatisë së hirit të tij,

të cilin Hyji e ndikoi në ne *

   bashkë me çdo urti e kuptim.

 

Ai na vuri në dijeni *

   mbi misterin e vullnetit të vet

synim që lirisht kishte vendosur *

   qysh më parë ta kryente në Të

 

kur të plotësohej koha: *

   të vërë çdo gjë

   nën kryesinë e Krishtit,

të gjithë qenësitë *

   që janë në qiell e në tokë.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Tani po përmbushet plani i Zotit: që Krishti të bëhet zemra e botës.

 

   Leximi i shkurtër 1 Sel 2, 13

 

   Pa pushim i falemi nderit Hyjit për ju që, kur e morët fjalën e Hyjit, të dëgjuar prej nesh e morët, jo porsi fjalë njerëzish, por shi ashtu si në të vërtetë është ‑ porsi fjalën e Hyjit ‑ që vazhdimisht vepron në ju që besoni.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C Le të ngritet para teje, o Zot, * lutja ime.

   Le të ngritet para teje, o Zot, lutja ime.

   D Sikurse aroma e kemit,

   lutja ime.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   Le të ngritet para teje, o Zot, lutja ime.

 

Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

   Ant. Pa pushim të madhëroj, o Zot!

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

   shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

   ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

   për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

   hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

   i lartësoi të përvuajturit.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

   e të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

   duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Ant. Pa pushim të madhëroj, o Zot!

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Ta lavdërojmë Krishtin, i cili e ka për zemër Kishën e vet, e ushqen dhe e forcon. Ta lusim plot me fe:

 

   Plotësoji, o Zot, dëshirat e popullit tënd!

 

O Zot Jezus, bëj që të shëlbohen të gjithë njerëzit

dhe të arrijnë deri në njohjen e së vërtetës.

Ruaje papën tonë E. dhe ipeshkvin tonë E.;

ndihmoji me fuqinë tënde.

Në mirësinë tënde ki mëshirë për ata që janë pa punë,

çdo njeri të ketë çka është e nevojshme për një jetë të denjë për njeriun.

O Zot, ji ti strehimi i të varfërve;

ndihmoji në nevojat e tyre.

Na mëso ta bartim barrën e njëri-tjetrit

dhe kështu ta plotësojmë ligjin tënd.

T’i porosisim ata që i ke thirrur në shërbimin meshtarak dhe që kanë kaluar te Ti prej kësaj jete:

le të të lavdërojnë në qiell pandërprerë.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   O Hyj, ti deshe që i Njëlinduri Biri yt të pësojë për ne mundimet e kryqit për të na liruar nga pushteti i armikut, bëj që ne, shërbëtorët e tu, ta fitojmë hirin e të ngjallurit. Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd, që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve. Amen.

 

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.