Mbrëmësorja
Java e parë e kreshmëve - E Diel
Mbrëmësorja II
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Himni
Dëgjo, o Krijues dashamirës,
me lot po të lutemi,
ndër agjërime të shenjta
ke themeluar kreshmët.
Gjurmues hyjnor i zemrave,
që njeh dobësitë e forcave;
atyre që kah ti kthehen
jepu hirin e faljes.
Vërtet kemi bërë shumë mëkate,
të penduarve jepu mëshirimin,
e me lavd të emrit tënd
të dobëtëve jepu shërimin.
Kështu trupin jashtë dërrmoje
nënshtroja agjërimeve,
dhe mendja e përkorë
t’i shmanget njollës së fajeve.
Ndihmo, Trini e lume,
na lejo, Njëni e vetme,
për të tutë të jenë të frytshme
këto dhunti frenimi. Amen.
Ant. 1 Adhuroje Zotin, Hyjin tënd, vetëm ndaj tij ji besnik.
Psalmi 110 /109/ (1-5. 7) Mesia, mbret dhe meshtar
Duhet që Ai të mbretërojë derisa t'i vërë nën këmbët e tija të gjithë armiqtë e tij (1Kor 15, 25).
I tha Zoti Zotit tim: *
»Rri në të djathtën time,
derisa t’i vë armiqtë e tu *
shtrojë për këmbët e tua!«
Skeptrin e pushtetit tënd Zoti do ta shtrijë nga Sioni: *
sundo midis armiqve të tu!
Ty të përket më i larti pushtet *
në ditën e fuqisë sate
në shkëlqime të shenjta *
nga kraharori para Yllit të Dritës
unë të linda.
Zoti u përbetua, assesi s’do të pendohet: *
Ti je prift për amshim
në mënyrën e Melkizedekut.«
Zoti është në të djathtën tënde, *
i dërrmon mbretërit ditën e zemërimit të vet.
Në udhëtim ujë do të pijë prej përroit, *
prandaj lart do ta ngrejë kokën.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Adhuroje Zotin, Hyjin tënd, vetëm ndaj tij ji besnik.
Ant. 2 Ja koha e hirit, ja ditët e shëlbimit.
Psalmi 114 /113 A/ (1-8) Mrekullitë e daljes prej Egjiptit
Ju të gjithë që e keni mohuar botën e së keqes, e keni bërë edhe ju daljen tuaj (Krh. shën Augustini).
Kur Izraeli doli nga Egjipti, *
Shtëpia e Jakobit nga populli barbar,
Judeja u bë Shenjtërorja e tij, *
Izraeli zotërimi i tij.
Pa deti dhe i bëri rrugë, *
Jordani u kthye prapazi,
malet kërcyen si desh, *
kodrat porsi qengja delesh!
Ç’ pate, o det, që ike? *
E ti, o Jordan, që u ktheve prapazi?
Ju, o male, pse kërcyet si desh, *
e ju, o kodra, porsi qengja delesh?
Dridhu, o tokë, para fytyrës së Zotit, *
para fytyrës së Hyjit të Jakobit,
që e shndërron shkëmbin në liqen ujërash *
edhe qetën në burim uji të gjallë!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Ja koha e hirit, ja ditët e shëlbimit.
Ant. 3 Tani po ngjitemi në Jerusalem: në Birin e njeriut do të përmbushen fjalët e profetëve.
Kënga Krh. 1 Pjt 2, 21-24 Vuajtja e vullnetshme e Krishtit, shërbëtorit të Hyjit
Krishti pësoi për ju
duke ju lënë shembullin *
që edhe ju t’i ndiqni gjurmët e tija:
Ai që mëkat nuk bëri
dhe në buzët e tija nuk u gjet gënjim *
Ai që, i fyer, nuk hakmerrej me fyerje *
dhe, i salvuar, nuk kërcënohej,
por ia lëshonte çështjen e vet *
Atij që gjykon me drejtësi.
Ai në trupin e vet
i mori mbi drurin e kryqit mëkatet tona, *
që, të vdekur për mëkate,
të jetojmë për drejtësi: *
me vërragët e të cilit jeni shëruar.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Tani po ngjitemi në Jerusalem: në Birin e njeriut do të përmbushen fjalët e profetëve.
Leximi i shkurtër 1 Kor 9, 24-25
Po a nuk e dini se ata që vrapojnë në fushë vrapimi, ndonëse të gjithë vrapojnë, vetëm njëri e fiton shpërblimin? Ashtu vraponi që të fitoni! Të gjithë atletët i bëjnë vetes shtrëngime të mëdha; ata për të fituar kurorën e shkatërrueshme e ne kurorën që nuk shkatërrohet.
Përgjigjja e shkurtër
C Dritë për hapat e mi * është fjala jote.
Dritë për hapat e mi është fjala jote.
D Dritë mbi udhën time,
është fjala jote.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Dritë për hapat e mi është fjala jote.
Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
Ant. Vigjilo mbi ne, o Shpëtimtari ynë: na shpëto prej tundimit të të Keqit, sepse ti je ndihma jonë përgjithmonë.
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
‑ i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Vigjilo mbi ne, o Shpëtimtari ynë: na shpëto prej tundimit të të Keqit, sepse ti je ndihma jonë përgjithmonë.
Lutjet e besimtarëve
Lavdi i qoftë Hyjit i cili popullin e zgjedhur e rilindi nga fara që nuk prishet me Fjalën e vet e cila mbetet përgjithmonë. Atij t'i drejtohemi me përshpirtëri të përvuajtur:
O Zot, bëju i butë me popullin tënd.
Dëgjo, o Atë i butë, lutjet të cilat po T'i drejtojmë për mbarë popullin tënd
— që të ketë dëshirë më shumë të ngihet me fjalën tënde sesa me ushqimin trupor.
Na mëso që popullin tonë si edhe të gjithë njerëzit t'i duam sinqerisht pa dallim dhe në mënyrë vepruese
— që ta ndihmojmë një ndërtim të përhershëm në paqe e në të mirë.
Shikoi të gjithë ata që me sakramentin e pagëzimit do të rilinden
— që si guri i gjallë ta ndërtojnë ty një shtëpi shpirtërore.
Ti me predikimet e Jonës ninivasit i bëre të pendohen
— me fjalën tënde mirësisht ktheji zemrat e mëkatarëve në rrugë të shpëtimit.
Bëj që ata që po kalojnë në amshim nga kjo jetë, të dalin para gjyqit tënd me shpresë të gjallë në Krishtin
— që të gëzohen përgjithmonë në lumturinë Tënde Hyjnore.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm bëj që me përjetimin e sivjetshëm të Kreshmëve të përparojmë në kuptimin e mësimeve të Krishtit dhe ta shtiem në veprim me jetën tonë. Nëpër Zotin...
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.