Mbrëmësorja

Java e dytë e kreshmëve – e hënë

 

Mbrëmësorja

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Himni

 

   O Jezus, je themeluesi

   i agjërimit të kreshmëve,

   mëngjillet na i mësove

   për shërim të mendjeve.

 

   Bëju tashti krah Kishës,

   pendesës qëndroji pranë,

   shtrirë përdhe të lutemi

   të falësh mëkatet tanë.

 

   Ti fajet e ribëra

   shlyeji me hirin tënd,

   e rojën kah e ardhmja

   me shumë butësi përdore.

 

   Të shpërblyer nga veprat

   vjetore të pendimit,

   të shkojmë në gëzimet e Pashkëve

   të denja për kremtimin.

 

   Ty gjithësia e sendeve

   Të adhuroftë, Trini e mëshirshme,

   Me faljen tënde të përtërirë,

   të këndojmë një këngë të re. Amen.

 

Ant. 1 Ti je i bukur, më i pashmi ndër bijtë e njerëzve, u zbraz hiri në buzët e tua.

 

   Psalmi 45 /44/ I (2-10) Këngë dasme mbretërore

 

   Rreth mesnatës u dha lajmi: Ja, dhëndri! Dilni përpara (Mt 25, 6).

 

Nga zemra më burojnë fjalët e këndshme, †

   këngën time ia kushtoj mbretit: *

   gjuha ime si lapsi i shkruesit të shpejtë!

 

Ti je i bukur, më i pashmi ndër bijtë e njerëzve, †

   u zbraz hiri në buzët e tua, *

   prandaj Hyji të bekoi për amshim.

 

Ngjeshe shpatën në ijë, o trimi i trimave, *

   vishu me shkëlqim e me madhëri!

 

Për të mbrojtur të vërtetën, butësinë e të drejtën *

   e të të mësojë të bësh emnesë e djathta jote!

 

Të mprehta janë shigjetat e tua †

   në zemra të armiqve të mbretit! *

   Popujt do të bien nën sundimin tënd.

Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve, *

   skeptër drejtësie skeptri i mbretërisë sate!

 

Ti e do drejtësinë, ti e urren padrejtësinë, †

   prandaj të shuguroi Hyji, Hyji yt, *

   me vaj gëzimi çmoskëndin ndër shokët e tu.

 

U vjen era mirrë, aloeje e kasje petkave të tua, *

   në pallate - asht elefanti, harpat të argëtojnë.

Bija mbretërish janë në përcjelljen tënde, *

   në të djathtë të qëndron mbretëresha,

   në ar Ofiri e ngrirë.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Ti je i bukur, më i pashmi ndër bijtë e njerëzve, u zbraz hiri në buzët e tua.

 

Ant. 2 Ja, dhëndri që po vjen, t’i shkojmë në takim Krishtit Zot.

 

   Psalmi 45 /44/ II (11-18) Mbretëresha dhe Nusja

 

   Pashë Jerusalemin e ri: i stolisur porsi nusja e përgatitur për fatin e vet (Zb 21, 2).

 

Më vështro, o bijë, shih e dëgjo: *

   harroje popullin tënd dhe shtëpinë e babës tënd,

atëherë mbretit do t’i pëlqejë bukuria jote. *

   Ai është zotëria yt, nderoje atë!

 

Populli i Tirit vjen me dhurata, *

   përkrahjen tënde e dëshirojnë princat e popullit.

 

E lavdishme është bija e mbretit përbrenda, *

   e mbështjellë me petk të qëndisur me ar.

 

Në petka lara-lara ia sjellin mbretit, *

   përcjellja e saj, shoqet e saja, vajza.

Me hare u prijnë e me brohori, *

   ja, po hyjnë në pallatet e mbretit!

 

Në vend të etërve të tu do t’i kesh fëmijët, *

   do t’i vësh princa mbi mbarë dheun.

 

Do të bëj të përmendet emri yt *

   prej breznie në brezni;

prandaj edhe popujt do të të lavdërojnë *

   në amshim e në shekuj të shekujve.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Ja, dhëndri që po vjen, t’i shkojmë në takim Krishtit Zot.

 

Ant. 3 Tani po përmbushet plani i Zotit: që Krishti të bëhet zemra e botës.

 

   Kënga Krh. Ef 1, 3-10 Hyji shpëtimtar

 

Qoftë bekuar Hyji.*

   Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,

i cili na bekoi me çdo bekim shpirtëror *

   në qiell në Krishtin.

 

Në Të na zgjodhi *

   para krijimit të botës

që të jemi të shenjtë e të papërlyer *

   para Tij në dashuri.

 

Ai na parashënoi për vete *

   të jemi bij në shpirt

në saje të Jezu Krishtit *

   me pëlqimin e vullnetit të vet

 

për nderë të lavdisë së hirit të tij *

   me të cilin na pajisi me anë të të Dashurit:

në Të, në saje të gjakut të tij, *

   e fituam shpërblimin;

 

në Të na u falën fajet *

   me anë të begatisë së hirit të tij,

të cilin Hyji e ndikoi në ne *

   bashkë me çdo urti e kuptim.

 

Ai na vuri në dijeni *

   mbi misterin e vullnetit të vet

synim që lirisht kishte vendosur *

   qysh më parë ta kryente në Të

 

kur të plotësohej koha: *

   të vërë çdo gjë

   nën kryesinë e Krishtit,

të gjithë qenësit *

   që janë në qiell e në tokë.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Tani po përmbushet plani i Zotit: që Krishti të bëhet zemra e botës.

 

   Leximi i shkurtër Heb 3, 12-14

 

   Kini kujdes, o vëllezër, që ndonjëri prej jush të mos e ketë zemrën e keqe, të pafe që të shkëputet nga Hyji i gjallë, por nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo: “Sot”, që të mos “ngurohet” ndokush prej jush i ngashënjyer prej mëkatit. Sepse jemi bërë pjesëtarë të Krishtit - merret vesh - në qoftë se qëndrojmë të palëkundshëm në shpresë deri në fund ashtu si filluam.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C Tani është çasti i volitshëm, * tani është dita e shpëtimit.

   Tani është çasti i volitshëm, tani është dita e shpëtimit.

   D Mos të jetë kot për ju, hiri i Zotit:

   tani është dita e shpëtimit.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   Tani është çasti i volitshëm, tani është dita e shpëtimit.

 

   Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

Ant. Mos dënoni e nuk do të dënoheni, thotë Zoti; sikurse gjykoni ashtu do të gjykoheni edhe ju.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

   shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

   ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

   për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

   hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

   i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

   të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

   duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Mos dënoni e nuk do të dënoheni, thotë Zoti; sikurse gjykoni ashtu do të gjykoheni edhe ju.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Qoftë madhëruar Hyji Atë, i cili me gojë të Birit të vet ka premtuar që do të na japë gjithçka t’i kërkojmë në emër të Tij. Të përshkuar nga besimi në këtë premtim, t’i lutemi:

 

   Ji i butë, o Zot, me popullin tënd.

 

O Zot, ligjin që na ke dhënë në Sion nëpërmjet Moisiut, Ti e ke përsosur nëpër Krishtin, Birin tënd

bëj që ta njohin të gjithë të shkruar në zemër dhe ta ruajnë duke e mbajtur besëlidhjen me Ty.

Bëj që të gjithë eprorët të kenë kujdes për ata të cilët u janë besuar

dhe zemrat e të nënshtruarve bëji të gatshme që t'iu ndihmojnë atyre.

Forcoje mendjen dhe zemrën e misionarëve me fuqinë tënde

dhe gjithkund nëpër botë zgjo sa më shumë njerëz që t'iu bashkohen atyre në këtë punë.

Bëj që bashkë me moshën e të rinjve të rritet tek ata edhe hiri yt

dhe të gjithë të rinjve ndihmoju që të rriten në dashuri ndaj Teje dhe të çmojnë një jetë të ndershme.

Përkujtoji të gjithë vëllezërit tanë që kanë kaluar në amshim

dhe bëji pjesëmarrës të jetës së amshueshme.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   O Hyj, ti përcakton pendesën trupore për mjekim shërues të shpirtit, bëj të agjërojmë prej çdo mëkati, që shpirti ynë t’i zbatojë urdhërimet e dashurisë sate. Nëpër Zotin.

 

   Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.