Mbrëmësorja

Java e dytë e kreshmëve – e mërkurë

 

Mbrëmësorja

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Himni

 

   O Jezus, je themeluesi

   i agjërimit të kreshmëve,

   mëngjillet na i mësove

   për shërim të mendjeve.

 

   Bëju tashti krah Kishës,

   pendesës qëndroji pranë,

   shtrirë përdhe të lutemi

   të falësh mëkatet tanë.

 

   Ti fajet e ribëra

   shlyeji me hirin tënd,

   e rojën kah e ardhmja

   me shumë butësi përdore.

 

   Të shpërblyer nga veprat

   vjetore të pendimit,

   të shkojmë në gëzimet e Pashkëve

   të denja për kremtimin.

 

   Ty gjithësia e sendeve

   Të adhuroftë, Trini e mëshirshme,

   Me faljen tënde të përtërirë,

   të këndojmë një këngë të re. Amen.

 

Ant. 1 Vetëm në Hyjin pusho, o shpirti im, vetëm në të qëndron shpresa ime!

 

   Psalmi 62 /6l/ (2-13) Hyji është paqja jonë e vetme

 

   Dhe Hyji, në të cilin e kemi shpresën, ju mbushtë me çdo gëzim e paqe në besimin tuaj (Rom 15, 13).

 

Vetëm në Hyjin pusho, shpirti im, *

   sepse prej tij vjen shpëtimi im

Vetëm ai është qeta ime e shpëtimi im, *

   kështjella ime: më kurrë nuk do të trandem!

 

Deri kur do të suleni kundër një njeriu, †

   do ta rrëzoni të gjithë së bashku *

   si murin e prishur, si gardhin e thyer?

 

Synojnë ta rrëzojnë prej së larti, †

   kënaqësinë e gjejnë në rrenë. *

   Me gojë bekojnë e me zemër mallkojnë.

 

Vetëm në Hyjin pusho, o shpirti im, *

   vetëm në të qëndron shpresa ime!

Vërtet vetëm Ai është Hyji im e shpëtimi im, *

   kështjella ime: më kurrë nuk do të trandem!

 

Në Hyjin është shëlbimi im e nderi im, *

   në Hyjin shpresa e fuqisë sime, strehimi im në Hyjin.

 

Shpreso në të gjithmonë, o popull, †

   atij hapi zemrën, *

   sepse Hyji është strehimi ynë.

 

Vërtet si avull janë bijtë e Adamit, *

   rrenë e thjeshtë bijtë e njeriut:

në qoftë se hipin në peshore, *

   të gjithë dalin më të lehtë se tymi!

 

Ruaj se shpresoni në dhunë, *

   ruaj se ju rren preja;

në pasuri kur ato shtohen *

   mos e ngjitni zemrën për to!

 

Hyji një herë foli, *

   unë këto dy herë dëgjova:

»Pushteti i përket Hyjit, *

   yti, o Zot, është përdëllimi!

 

Ti shpërblen gjithkënd *

   sipas veprave që të ketë bërë!«

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Vetëm në Hyjin pusho, o shpirti im, vetëm në të qëndron shpresa ime!

 

Ant. 2 Bëj të ndriçojë fytyra jote mbi ne, o Zot, dhe na e jep bekimin tënd.

 

   Psalmi 67 /66/ (2-8) Mbarë popujt le ta madhërojnë Zotin

 

   Ta dini, pra, të gjithë: Shëlbimi i Hyjit u është dërguar popujve joçifutë (Vap 28, 28).

 

Hyji pastë mëshirë për ne e na bekoftë, *

   bëftë të ndriçojë fytyra e tij mbi ne,

që në tokë të njihet udha e tij, *

   në të gjitha kombet shpëtimi i tij.

 

Të dhënçin lavdi mbarë popujt, o Hyj, *

   mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!

 

Le të galdojnë e le brohorisin popujt, †

   sepse popujt i gjykon me drejtësi, *

   sepse kombet mbi tokë ti i sundon.

 

Të lavdërofshin mbarë popujt, o Hyj, *

   mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!

 

Toka e dha frytin e vet: *

   na bekoftë Hyji, Hyji ynë!

Na bekoftë Hyji! *

   Frikë e paçin mbarë skajet e botës!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Bëj të ndriçojë fytyra jote mbi ne, o Zot, dhe na e jep bekimin tënd.

 

Ant. 3 Nëpër Krishtin gjithësia u krijua, dhe çdo gjë qëndron në të.

 

   Kënga Krh. Kol 1, 3. 12-20

 

   Krishti, i Parëlinduri i çdo krijese, është i Parëlinduri i atyre që ngjallen prej të vdekurve.

 

E falënderojmë Hyjin, *

   Atin e Zotit tonë Jezu Krishtit,

sepse na bëri të aftë të kemi pjesë *

   në trashëgimin e shenjtërve në dritë.

 

Ai na nxori nga pushteti i errësirës *

   dhe na kaloi në Mbretërinë e Birit të vet të dashur,

në të cilin kemi shpërblimin *

   - faljen e mëkateve.

 

Ai është shëmbëllesa e Hyjit të papashëm, *

   i Parëlinduri - para çdo krijese.

Ai është para çdo gjëje *

   dhe çdo gjë qëndron në Të.

 

Gjithçka u krijua nëpër Të dhe për Të *

   në qiell e në dhe,

   çka shihet e çka nuk shihet.

 

Ai është Kryet e Trupit - Kishës; *

   Ai është Fillimi,

i Parëlinduri ndër të vdekurit *

   - që të jetë në gjithçka i Pari.

 

Sepse Hyjit i pëlqeu

   të banojë në Të e tërë Plotësia *

   dhe, me anë të Tij, gjithçka të pajtohet me të.

 

Në saje të Gjakut të kryqit të Tij,

   Hyji vendosi paqen me krijesat e veta *

   qoftë në tokë qoftë në qiell.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Nëpër Krishtin gjithësia u krijua, dhe çdo gjë qëndron në të.

 

   Leximi i shkurtër Fil 2, 12b-15

 

   Punoni me frikë dhe me drojë të madhe për shëlbimin tuaj. Sepse Hyji është ai që, sipas mirësisë së vet, ndikon në ju e të doni e të veproni. Bëni gjithçka pa murmurim e pa vonesë, që të jeni pa të meta dhe të pastër, fëmijë të panjollë të Hyjit në midis të kësaj breznie të prishur e dinake, në të cilën ndriçoni porsi pishtarë në botë.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C Lum ai që të kërkon me gjithë zemër * dhe ecën në ligjet e tua.

   Lum ai që të kërkon me gjithë zemër dhe ecën në ligjet e tua.

   D Është besnik ndaj mësimeve të tua

   dhe ecën në ligjet e tua.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   Lum ai që të kërkon me gjithë zemër dhe ecën në ligjet e tua.

 

   Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

Ant. Biri i njeriut do të tradhtohet, do ta mundojnë e do ta vrasin:  por ai të tretën ditë do të ngjallet.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

   shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

   ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

   për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

   hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

   i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

   të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

   duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Biri i njeriut do të tradhtohet, do ta mundojnë e do ta vrasin:  por ai të tretën ditë do të ngjallet.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Nder e lavdi Zotit i cili bëri Besëlidhje të re e të amshuar me popullin e vet nëpërmjet Gjakut të Jezu Krishtit dhe e përsërit në gostinë eukaristike. T'ia drejtojmë lutjen tonë me fjalët:

 

   Bekoje, o Zot, popullin tënd.

 

Drejtoji, o Zot, me vullnetin tënd, popujt dhe pushtetmbajtësit

që të veprojnë me sinqeritet për dobinë e të gjithë njerëzve.

Zmadhoje përshpirtërinë e atyre që mohuan çdo gjë dhe shkuan pas Krishtit

që të mund të japin dëshmi të vërtetë dhe shembull shenjtërie.

Ti ke krijuar të gjithë njerëzit në përngjasimin tënd

bëj që t'i shmangen pabarazisë së padrejtë.

Të gjithë ata që bredhin, afroi pranë vetes, ofroja miqësinë dhe të vërtetën tënde

dhe na mëso që edhe ne t'iu japim përkrahje.

Bëj që të vdekurit të hyjnë në lumturinë tënde

dhe të lavdërojnë përgjithmonë.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   Ruaje, o Zot, familjen tënde dhe bëj të përparojë përherë në vepra të mira; ngushëlloje ti vetë me ndihmën tënde gjatë kësaj jete tokësore, e, i mëshirshëm, përcille drejt të mirave të amshuara. Nëpër Zotin.

 

   Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.