Mbrëmësorja
Java e tretë e kreshmëve – e martë
Mbrëmësorja
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Himni
O Jezus, je themeluesi
i agjërimit të kreshmëve,
mëngjillet na i mësove
për shërim të mendjeve.
Bëju tashti krah Kishës,
pendesës qëndroji pranë,
shtrirë përdhe të lutemi
të falësh mëkatet tanë.
Ti fajet e ribëra
shlyeji me hirin tënd,
e rojën kah e ardhmja
me shumë butësi përdore.
Të shpërblyer nga veprat
vjetore të pendimit,
të shkojmë në gëzimet e Pashkëve
të denja për kremtimin.
Ty gjithësia e sendeve
Të adhuroftë, Trini e mëshirshme,
Me faljen tënde të përtërirë,
të këndojmë një këngë të re. Amen.
Ant. 1 Rrethoje popullin tënd, o Zot, tash e përgjithmonë.
Psalmi 125 /124/ (1-5) Hyji e ruan popullin e vet
Mbarë Izraeli i Hyjit, pastë paqe e mëshirë prej Hyjit! (Gal 6, 16).
Kush shpreson në Zotin është si mali Sion: *
s’ka gjë që e tund, mbetet për amshim!
Malet e rrethojnë Jerusalemin: †
edhe Zoti rreth e rreth i rri popullit të vet *
qysh tash e për amshim.
Askurrë s’do të sundojë skeptri i të pafeve †
mbi trashëgimin e të drejtëve *
që të drejtët të mos i shtrijnë duart në paudhësi.
Bëju mirë, o Zot, njerëzve të mirë *
edhe atyre që e kanë zemrën të drejtë.
Kurse ata që shkojnë udhëve të ligësisë †
le t’i zhbijë Zoti bashkë me keqbërësit. *
Paqja qoftë mbi Izraelin!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Rrethoje popullin tënd, o Zot, tash e përgjithmonë.
Ant. 2 Nëse nuk bëheni si fëmijë, me zemër të re dhe me jetë të re, nuk do të hyni në mbretërinë e qiellit.
Psalmi 131 /130/ (1-3) Shpreso në Zotin sikurse fëmija në nënën
Pranoni t'ju mësoj unë që jam zemër butë e i përvujtë (Mt 11, 29).
O Zot, nuk krenohet zemra ime *
as s’madhështohen sytë e mi,
as nuk jepem pas punëve të mëdha, *
as pas sendeve që janë mbi fuqi të mia.
Vërtet shpirtin e kam të qetë e të kthjellët, †
si foshnja e mëkuar në parzmën e nënës, *
si kërthi është shpirti im në mua.
Le të shpresojë Izraeli në Zotin *
tash e për gjithmonë e jetë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Nëse nuk bëheni si fëmijë, me zemër të re dhe me jetë të re, nuk do të hyni në mbretërinë e qiellit.
Ant. 3 Na bëre, o Zot, një popull mbretërish dhe priftërinj për Hyjin tonë.
Kënga Krh. Zb 4, 11; 5, 9. 10. 12. Himni i të shëlbuarve
I denjë je, o Zot, Hyji ynë, *
të marrësh lavdinë, nderin dhe pushtetin,
sepse ti krijove gjithçka, †
dhe me vullnetin tënd *
gjithçka u bë dhe u krijua!
Ti je i denjë, o Zot,
të marrësh librin *
dhe t’ia zgjidhësh vulat,
sepse qe prerë †
dhe me gjakun tënd i shpërbleve për Hyjin *
njerëzit e çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombësie,
dhe i bëre për Hyjin tonë
mbretëri dhe priftërinj *
dhe ata do të mbretërojnë përmbi tokë.
I denjë është Qengji i prerë †
të marrë pushtetin, pasurinë, dijen, *
fuqinë, nderin, lumturinë dhe lavdinë!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Na bëre, o Zot, një popull mbretërish dhe priftërinj për Hyjin tonë.
Leximi i shkurtër Jak 2, 14. 17. 18b
Ç’dobi, o vëllezërit e mi, nëse ndokush thotë se ka fe, në qoftë se nuk i ka veprat? A thua mund ta shpëtojë vetëm feja? Feja: në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete. Ma trego ti fenë tënde pa vepra, kurse unë do të tregoj prej veprave të mia fenë.
Përgjigjja e shkurtër
C Jo ai që thotë: O Zot, o Zot, * do të hyjë në Mbretërinë e qiellit.
Jo ai që thotë: O Zot, o Zot, do të hyjë në Mbretërinë e qiellit.
D Por ai që e kryen vullnetin e Atit tim
do të hyjë në Mbretërinë e qiellit.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Jo ai që thotë: O Zot, o Zot, do të hyjë në Mbretërinë e qiellit.
Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
Ant. Nëse nuk e falni me gjithë zemër secili vëllain tuaj, as Ati juaj që është në qiell nuk do t'ju falë.
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
‑ i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Nëse nuk e falni me gjithë zemër secili vëllain tuaj, as Ati juaj që është në qiell nuk do t'ju falë.
Lutjet e besimtarëve
Zoti ynë Jezu Krishti na ka urdhëruar që të jetojmë në syçeltësi dhe të lutemi pandërprerë, që të mund t'u kundërvihemi tundimeve. Atij duhet t'i drejtohemi me lutjen e sinqertë:
Shiko, o Zot, dhe ki mëshirë.
O Zot, Jezu Krisht, Ti na ke premtuar se do të jesh i pranishëm në mesin e atyre që do të mblidhen në emrin tënd
— bëj që gjithmonë lutjet tona t'ia drejtojmë Atit nëpër Shpirtin Shenjt.
I fejuari qiellor, fshij njollat nga fytyra e Kishës sate
— mundësoja që përherë të udhëtojë e gërshetuar me shpresën dhe me fuqinë e Shpirtit Shenjt.
Dashamir i njerëzve, bëj që të brengosemi për fatin e të afërmit siç na ke urdhëruar Ti
— në mënyrë që drita jote shpëtimprurës t'i ndriçojë sa më shumë të gjithë njerëzit.
Mbret paqedashës, bëj që fjala jote ta mbizotërojë botën
— ashtu që prania jote shpëtimprurës të vërehet gjithkund.
Të gjithë të vdekurve mundësoju hyrjen në lumturinë e amshuar
— ndriçoi me dritën e qëndrueshmërisë së lumtur.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
Mos na mungoftë kurrë, o Zot, hiri yt, por gjithmonë na e sjelltë ndihmën tënde për t’u kushtuar plotësisht shërbesës sate. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.