Mbrëmësorja

Java e katërt e kreshmëve – e diel

 

Mbrëmësorja II

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Himni

 

   Dëgjo, o Krijues dashamirës,

   me lot po të lutemi,

   ndër agjërime të shenjta

   ke themeluar kreshmët.

 

   Gjurmues hyjnor i zemrave,

   që njeh dobësitë e forcave;

   atyre që kah ti kthehen

   jepu hirin e faljes.

 

   Vërtet kemi bërë shumë mëkate,

   të penduarve jepu mëshirimin,

   e me lavd të emrit tënd

   të dobëtëve jepu shërimin.

 

   Kështu trupin jashtë dërrmoje

   nënshtroja agjërimeve,

   dhe mendja e përkorë

   t’i shmanget njollës së fajeve.

 

   Ndihmo, Trini e lume,

   na lejo, Njëni e vetme,

   për të tutë të jenë të frytshme

   këto dhunti frenimi. Amen.

 

Ant. 1 Ky është ai që është i njohur nga Zoti gjyqtar i të gjallëve e i të vdekurve.

 

   Psalmi 110 /109/ (1-5. 7) Mesia, mbret dhe meshtar

 

   Duhet që Ai të mbretërojë derisa t'i vërë nën këmbët e tija të gjithë armiqtë e tij (1 Kor 15, 25).

 

I tha Zoti Zotit tim: *

   »Rri në të djathtën time,

derisa t’i vë armiqtë e tu *

   shtrojë për këmbët e tua!«

 

Skeptrin e pushtetit tënd Zoti do ta shtrijë nga Sioni: *

   sundo midis armiqve të tu!

 

Ty të përket më i larti pushtet *

   në ditën e fuqisë sate

në shkëlqime të shenjta *

   nga kraharori para Yllit të Dritës

   unë të linda.

 

Zoti u përbetua, assesi s’do të pendohet: *

   Ti je prift për amshim

   në mënyrën e Melkizedekut.«

 

Zoti është në të djathtën tënde, *

   i dërrmon mbretërit ditën e zemërimit të vet.

 

Në udhëtim ujë do të pijë prej përroit, *

   prandaj lart do ta ngrejë kokën.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Ky është ai që është i njohur nga Zoti gjyqtar i të gjallëve e i të vdekurve.

 

Ant. 2 Lum njeriu që e bën të mirën për dashuri ndaj Hyjit: ai është i sigurt përgjithmonë.

 

   Psalmi 112 /111/ (1-10) Lumturia e njeriut të drejtë

 

   Jetoni porsi bij të dritës. Fryti i dritës është: mirësia, drejtësia, e vërteta (Ef 5, 8-9).

 

Lum ai njeri që e druan Zotin, *

   që kënaqet në urdhërimet e tija.

Fara e tij do të jetë e fortë mbi tokë, *

   do të bekohet breznia e të drejtëve.

 

Pasuri e mirëqenie në shtëpinë e tij, *

   drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve.

Ka lindur për të drejtët një dritë në errësirë: *

   i butë e i mëshirshëm është njeriu i drejtë.

 

I ëmbël është njeriu që përdëllen e huajon, †

   punët e veta i kryen me ndërgjegje, *

   ai askurrë nuk do të bjerë poshtë.

 

Në kujtim të përhershëm mbetet i drejti, *

   nuk i trembet lajmit të keq.

E patrandshme është zemra e tij me shpresë në Zotin, †

   të fortë e ka zemrën, nuk do të trembet *

   armiqtë e vet i bën asgjë.

 

Është dorëdhënë, u fal skamnorëve; †

   drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve, *

   balli i tij ngallit për nder.

 

E sheh bakeqi dhe hidhërohet, †

   me dhëmbë kërcëllon e vyshket. *

   Dëshira e mëkatarëve shkon huq.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Lum njeriu që e bën të mirën për dashuri ndaj Hyjit: ai është i sigurt përgjithmonë.

 

Ant. 3 Hyji e çoi në vend lajmin e profetëve në vuajtjen e Krishtit.

 

   Kënga Krh. 1 Pjt 2, 21-24 Vuajtja e vullnetshme e Krishtit, shërbëtorit të Hyjit

 

Krishti pësoi për ju

   duke ju lënë shembullin *

   që edhe ju t’i ndiqni gjurmët e tija:

 

Ai që mëkat nuk bëri

   dhe në buzët e tija nuk u gjet gënjim *

 

Ai që, i fyer, nuk hakmerrej me fyerje *

   dhe, i salvuar, nuk kërcënohej,

 

por ia lëshonte çështjen e vet *

   Atij që gjykon me drejtësi.

 

Ai në trupin e vet

   i mori mbi drurin e kryqit mëkatet tona, *

 

që, të vdekur për mëkate,

   të jetojmë për drejtësi: *

   me vërragët e të cilit jeni shëruar.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Hyji e çoi në vend lajmin e profetëve në vuajtjen e Krishtit.

 

   Leximi i shkurtër Rom 6, 6-11

 

   Le ta kemi parasysh këtë gjë: njeriu ynë i vjetër është kryqëzuar bashkë me Të që të shkatërrohet ky trup i mëkatit, kështu që mos të jemi rob të mëkatit, sepse i vdekuri është i lirë nga mëkati.

   E në qoftë se vdiqëm bashkë me Krishtin, besojmë se edhe do të jetojmë bashkë me Të, mbasi e dimë se Krishti i ngjallur nga të vdekurit, nuk vdes më: vdekja nuk ka më pushtet mbi Të. Vdekja e tij qe vdekje njëherë e përgjithmonë për mëkatin, kurse jeta e Tij është jetë për Hyjin. Po kështu edhe ju: mbani veten [se jeni] të vdekur për kah mëkati, e të gjallë për Hyjin në Jezu Krishtin!

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, * ki mëshirë për ne.

   O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, ki mëshirë për ne.

   D Ti, që vuajte për mëkatet tona,

   ki mëshirë për ne.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, ki mëshirë për ne.

 

   Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

   Viti A:

   Ant. I lava sytë e mi në banjë: tani shoh, o Zot, dhe besoj në ty.

 

   Viti B:

   Ant. Do të lartësohet Biri i njeriut, që kushdo të besojë në të të ketë jetën e pasosur.

 

   Viti C:

   Ant. Vëllai yt pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet: të gëzohemi e të ngazëllohemi.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

   shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

   ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

   për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

   hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

   i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

   të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

   duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Viti A:

   Ant. I lava sytë e mi në banjë: tani shoh, o Zot, dhe besoj në ty.

 

   Viti B:

   Ant. Do të lartësohet Biri i njeriut, që kushdo të besojë në të të ketë jetën e pasosur.

 

   Viti C:

   Ant. Vëllai yt pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet: të gëzohemi e të ngazëllohemi.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Jezu Krishti është kryet tonë dhe mësuesi ynë. Ai ka ardhur t'iu shërbejë dhe t'iu bëjë mirë të gjithëve. Atij, Zotit tonë, t'i japim lavdi dhe të përshkuar me fe të fortë, ta lusim me guxim:

 

   O Zot, vizitoje familjen tënde.

 

O Hyj, ndihmoju ipeshkvijve dhe meshtarëve të Kishës sate të cilët marrin pjesë në shërbimet e tua si udhëheqës dhe barinj

që nëpërmjet Teje të gjithë njerëzit t'i sjellin tek Ati.

Engjëlli yt le t'i përcjellë të gjithë njerëzit gjatë udhëtimeve

që t'ju shmangen të gjitha rreziqeve.

Na mëso t'u shërbejmë njerëzve

që të mund të ndjekim Ty që ke ardhur jo për të qenë i shërbyer, por për t'u shërbyer të tjerëve.

Bëj që në cilëndo bashkësi njerëzit t'i ndihmojnë njëri-tjetrit

dhe kështu me ndihmën tënde të formohet një shoqëri e fortë dhe e qëndrueshme.

Bëju i mëshirshëm me të gjithë të vdekurit

dhe afroji te drita e fytyrës sate.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   O Hyj, ti që me anën e Fjalës sate e pajton mrekullisht gjininë njerëzore, bëj, po të lutemi, që populli i krishterë të përgatitet me nxitim, me përshpirtëri të gatshme dhe me fe të flakët për të kremtet e ardhshme. Nëpër Zotin.

 

   Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.