Mbrëmësorja
Java e Katërt e kreshmëve – e martë
Mbrëmësorja
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Himni
O Jezus, je themeluesi
i agjërimit të kreshmëve,
mëngjillet na i mësove
për shërim të mendjeve.
Bëju tashti krah Kishës,
pendesës qëndroji pranë,
shtrirë përdhe të lutemi
të falësh mëkatet tanë.
Ti fajet e ribëra
shlyeji me hirin tënd,
e rojën kah e ardhmja
me shumë butësi përdore.
Të shpërblyer nga veprat
vjetore të pendimit,
të shkojmë në gëzimet e Pashkëve
të denja për kremtimin.
Ty gjithësia e sendeve
Të adhuroftë, Trini e mëshirshme,
Me faljen tënde të përtërirë,
të këndojmë një këngë të re. Amen.
Ant. 1 Po si mundim t’i këndojmë këngët e Zotit në dhe të huaj?
Psalmi 137 /136/ (1-6) Mbi lumenjtë e Babilonisë
Deri të banojmë në këtë trup, jemi të mërguar, larg Zotit; sepse jetojmë në fe e jo në pamje të Zotit (2Kor 5, 6. 7).
Mbi lumenj të Babilonit,
atje rrinim e lotonim *
e nëpër mend shkonim Sionin. –
Në shelgje, në mes të tij, *
qestet tona në gem i varëm.
Shi atje shpërngulësit tanë *
t’u këndojmë prej nesh kërkuan,
të gëzohemi shtypësit urdhëronin: *
»Na i këndoni këngët e Sionit!«
Po si mundim t’i këndojmë *
këngët e Zotit në dhe të huaj?
Oh, m’u thaftë-o krahu mua, *
Jerusalem për në të harrofsha,
për qiellzë gjuha m’u kaptë mua, *
të të kujtoj ty nëse unë pushofsha,
në mos e vënça Jerusalemin *
mbi të gjitha gëzimet e mia!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Po si mundim t’i këndojmë këngët e Zotit në dhe të huaj?
Ant. 2 Ty do të të këndoj, o Zot, në praninë e engjëjve.
Psalmi 138 /137/ (1-8) Himn falënderimi
Mbretërit e dheut në të do ta sjellin lavdinë e vet (Zb 21, 24).
Me gjithë shpirt të falënderoj, o Zot, *
sepse i dëgjove fjalët e gojës sime.
Të këndoj në praninë e engjëjve, *
adhuroj në drejtim të Tempullit tënd të shenjtë.
E lavdëroj Emrin tënd †
për dashurinë e besnikërinë tënde, *
sepse e madhërove tesve premtimin tënd.
Sa herë të thirra në ndihmë, ti më vështrove, *
shpirtit tim ia kërthndeze fuqitë.
Do të të lavdërojnë, o Zot, të gjithë mbretërit e tokës *
sepse i dëgjuan premtimet e gojës sate.
Do t’i këndojnë udhët e Zotit, *
sepse e madhe është lavdia e Zotit;
sepse i Lartë është Zoti e i shikon të përvujtët *
e prej së largu i dallon krenarët.
Kur të më duhet të eci në mes të vështirësive, *
ti ma ruaj jetën,
shtrije dorën kundër zemërimit të armiqve të mi *
e më shpëto me të djathtën tënde.
Çka kam filluar, Zoti do ta kryejë për mua. †
E amshueshme është, o Zot, mirësia jote: *
mos e përbuz veprën e duarve të tua!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Ty do të të këndoj, o Zot, në praninë e engjëjve.
Ant. 3 Lavdi ty, Qengj i prerë, ty nderi dhe pushteti në shekuj.
Kënga Krh. Zb 4, 11; 5, 9. 10. 12. Himni i të shëlbuarve
I denjë je, o Zot, Hyji ynë, *
të marrësh lavdinë, nderin dhe pushtetin,
sepse ti krijove gjithçka, †
dhe me vullnetin tënd *
gjithçka u bë dhe u krijua!
Ti je i denjë, o Zot,
të marrësh librin *
dhe t’ia zgjidhësh vulat,
sepse qe prerë †
dhe me gjakun tënd i shpërbleve për Hyjin *
njerëzit e çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombësie,
dhe i bëre për Hyjin tonë
mbretëri dhe priftërinj *
dhe ata do të mbretërojnë përmbi tokë.
I denjë është Qengji i prerë †
të marrë pushtetin, pasurinë, dijen, *
fuqinë, nderin, lumturinë dhe lavdinë!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Lavdi ty, Qengj i prerë, ty nderi dhe pushteti në shekuj.
Leximi i shkurtër Rom 8, 5-8
Ata që jetojnë nën ndikimin e trupit, jepen pas sendeve të trupit, e ata që jetojnë nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, jepen pas sendeve shpirtërore: të bësh çka dëshiron trupi, sjell vdekjen e të bësh çka dëshiron Shpirti Shenjt, sjell jetën e paqen. Sepse, prirja e trupit është kundër Hyjit: nuk i bindet Ligjit të Hyjit, madje as nuk mundet. Ata që jetojnë nën ndikimin e trupit, nuk mund t'i pëlqejnë Hyjit.
Përgjigjja e shkurtër
C Na përtërij në zemër, * dhe do të jemi populli yt.
Na përtërij në zemër, dhe do të jemi populli yt.
D Vendos në ne, o Zot, një shpirt të ri,
dhe do të jemi populli yt.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Na përtërij në zemër, dhe do të jemi populli yt.
Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
Ant. Tani u shërove: mos mëkato më, që të mos të gjejë ndonjë e zezë më e madhe.
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
‑ i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Tani u shërove: mos mëkato më, që të mos të gjejë ndonjë e zezë më e madhe.
Lutjet e besimtarëve
Ta madhërojmë Krishtin Zot i cili i ngritur në kryq të gjithë i afroi kah vetja. Me përshpirtëri t'i drejtohemi:
O Zot, tërhiqi të gjithë njerëzit kah vetja
O Hyj, dritë e cila ndriçon nga misteri i kryqit le t'i tërheqë të gjithë
— që të të njohin Ty, rrugën, të vërtetën dhe jetën.
Të gjithëve që kanë etje për Ty
— jepu ujin e jetës që të mos kenë etje më.
Ndriçoji të gjithë ata që kultivojnë shkencën dhe mjeshtëritë e tjera
— që t'i bëjnë njerëzit më të përshtatshëm për Mbretërinë tënde.
Ktheji të gjithë ata që për shkak të mëkateve apo shkandullit janë larguar prej teje
— që të afrohen dhe të qëndrojmë përherë në dashurinë tënde.
Të gjithë të vdekurit tanë pranoji në lumturinë tënde
— që të gëzohen përgjithmonë me të lumen Mari gjithmonë Virgjër dhe me të gjithë shenjtërit.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
Ky ushtrim kreshmor në jetën e krishterë, i përgatittë, o Zot, zemrat e besimtarëve të tu, që t’i përjetojnë si duhet misteret e Pashkëve dhe t’ua kumtojnë vëllezërve shëlbimin tënd. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.