Mbrëmësorja

Java e pestë e kreshmëve – e diel

 

Mbrëmësorja II

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Himni

 

   Dëgjo, o Krijues dashamirës,

   me lot po të lutemi,

   ndër agjërime të shenjta

   ke themeluar kreshmët.

 

   Gjurmues hyjnor i zemrave,

   që njeh dobësitë e forcave;

   atyre që kah ti kthehen

   jepu hirin e faljes.

 

   Vërtet kemi bërë shumë mëkate,

   të penduarve jepu mëshirimin,

   e me lavd të emrit tënd

   të dobëtëve jepu shërimin.

 

   Kështu trupin jashtë dërrmoje

   nënshtroja agjërimeve,

   dhe mendja e përkorë

   t’i shmanget njollës së fajeve.

 

   Ndihmo, Trini e lume,

   na lejo, Njëni e vetme,

   për të tutë të jenë të frytshme

   këto dhunti frenimi. Amen.

 

Ant. 1 Sikurse gjarpri në shkretëtirë, ashtu do të lartësohet edhe Biri i njeriut.

 

   Psalmi 110 /109/ (1-5. 7) Mesia, mbret dhe meshtar

 

   Duhet që Ai të mbretërojë derisa t'i vërë nën këmbët e tija të gjithë armiqtë e tij (1Kor 15, 25).

 

I tha Zoti Zotit tim: *

   »Rri në të djathtën time,

derisa t’i vë armiqtë e tu *

   shtrojë për këmbët e tua!«

 

Skeptrin e pushtetit tënd Zoti do ta shtrijë nga Sioni: *

   sundo midis armiqve të tu!

 

Ty të përket më i larti pushtet *

   në ditën e fuqisë sate

në shkëlqime të shenjta *

   nga kraharori para Yllit të Dritës

   unë të linda.

 

Zoti u përbetua, assesi s’do të pendohet: *

   Ti je prift për amshim

   në mënyrën e Melkizedekut.«

 

Zoti është në të djathtën tënde, *

   i dërrmon mbretërit ditën e zemërimit të vet.

 

Në udhëtim ujë do të pijë prej përroit, *

   prandaj lart do ta ngrejë kokën.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Sikurse gjarpri në shkretëtirë, ashtu do të lartësohet edhe Biri i njeriut.

 

Ant. 2 Ti, o Hyj i gjithësisë, mbro e liro, ruaj e shpëto.

 

   Psalmi 114 /113 A/ (1-8) Mrekullitë e daljes prej Egjiptit

 

   Ju të gjithë që e keni mohuar botën e së keqes, e keni bërë edhe ju daljen tuaj (Krh. shën Augustini).

 

Kur Izraeli doli nga Egjipti, *

   Shtëpia e Jakobit nga populli barbar,

Judeja u bë Shenjtërorja e tij, *

   Izraeli zotërimi i tij.

 

Pa deti dhe i bëri rrugë, *

   Jordani u kthye prapazi,

malet kërcyen si desh, *

   kodrat porsi qengja delesh!

 

Ç’ pate, o det, që ike? *

   E ti, o Jordan, që u ktheve prapazi?

Ju, o male, pse kërcyet si desh, *

   e ju, o kodra, porsi qengja delesh?

 

Dridhu, o tokë, para fytyrës së Zotit, *

   para fytyrës së Hyjit të Jakobit,

që e shndërron shkëmbin në liqen ujërash *

   edhe qetën në burim uji të gjallë!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Ti, o Hyj i gjithësisë, mbro e liro, ruaj e shpëto.

 

Ant. 3 O Krisht, i gozhduar në kryq për shkak të mëkateve tona, i shtypur nga e keqja e botës, me anë të varrëve të tua ne jemi shëruar.

 

   Kënga Krh. 1 Pjt 2, 21-24 Vuajtja e vullnetshme e Krishtit, shërbëtorit të Hyjit

 

Krishti pësoi për ju

   duke ju lënë shembullin *

   që edhe ju t’i ndiqni gjurmët e tija:

 

Ai që mëkat nuk bëri

   dhe në buzët e tija nuk u gjet gënjim *

 

Ai që, i fyer, nuk hakmerrej me fyerje *

   dhe, i salvuar, nuk kërcënohej,

 

por ia lëshonte çështjen e vet *

   Atij që gjykon me drejtësi.

 

Ai në trupin e vet

   i mori mbi drurin e kryqit mëkatet tona, *

 

që, të vdekur për mëkate,

   të jetojmë për drejtësi: *

   me vërragët e të cilit jeni shëruar.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 O Krisht, i gozhduar në kryq për shkak të mëkateve tona, i shtypur nga e keqja e botës, me anë të varrëve të tua ne jemi shëruar.

 

   Leximi i shkurtër Vap 13, 26-30a

 

   Vëllezër, neve na është drejtuar kjo fjalë shëlbimi. Sepse banorët e Jerusalemit dhe krerët e tyre nuk e pranuan Jezusin dhe, duke e dënuar për vdekje, i çuan në vend fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë. Edhe pse nuk gjetën në të kurrfarë arsyeje për të qenë i dënuar, kërkuan prej Pilatit që të vritej. Pasi kryen gjithçka ishte shkruar për të, e ulën nga kryqi dhe e shtinë në varr. Porse Hyji e ngjalli prej të vdekurish.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C Kundër teje mëkatuam: * ki mëshirë për ne, o Zot!

   Kundër teje mëkatuam: ki mëshirë për ne, o Zot!

   D Dëgjoje, o Zot, zërin tonë:

   ki mëshirë për ne, o Zot!

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   Kundër teje mëkatuam: ki mëshirë për ne, o Zot!

 

   Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

   Viti A:

   Ant. Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, nuk do të vdesë kurrë.

 

   Viti B:

   Ant. Kur të jem lartësuar nga toka, do t’i tërheq tek unë të gjithë njerëzit.

 

   Viti C:

   Ant. Grua, as unë nuk po të dënoj: shko në paqe, por këtej e tutje mos mëkato më.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

   shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

   ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

   për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

   hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

   i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

   të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

   duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Viti A:

   Ant. Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, nuk do të vdesë kurrë.

 

   Viti B:

   Ant. Kur të jem lartësuar nga toka, do t’i tërheq tek unë të gjithë njerëzit.

 

   Viti C:

   Ant. Grua, as unë nuk po të dënoj: shko në paqe, por këtej e tutje mos mëkato më.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Lavdi i qoftë Hyjit, i cili popullin e zgjedhur e rilindi nga fara që nuk prishet me Fjalën e vet e cila mbetet përgjithmonë. Atij t'i drejtohemi me përshpirtëri të përvuajtur:

 

   O Zot, bëju i butë me popullin tënd.

 

Dëgjo, o Atë i butë, lutjet të cilat po T'i drejtojmë për mbarë popullin tënd

që të ketë dëshirë më shumë të ngihet me fjalën tënde sesa me ushqimin trupor.

Na mëso që popullin tonë si edhe të gjithë njerëzit t'i duam pa dallim sinqerisht dhe në mënyrë vepruese

që ta ndihmojmë një ndërtim të përhershëm në paqe e në të mirë.

Shikoji të gjithë ata që me sakramentin e pagëzimit do të rilinden

që si guri i gjallë ta ndërtojnë ty një shtëpi shpirtërore.

Ti me predikimet e Jonës ninivasit i bëre të pendohen

me fjalën tënde mirësisht ktheji zemrat e mëkatarëve në rrugë të shpëtimit.

Bëj që ata që po kalojnë në amshim nga kjo jetë, të dalin para gjyqit tënd me shpresë të gjallë në Krishtin

që të gëzohen përgjithmonë në lumturinë Tënde Hyjnore.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   Po të lutemi, o Zot, Hyji ynë, na eja në ndihmë të mund të jetojmë e të veprojmë gjithmonë me atë dashuri që e shtyri Birin tënd ta japë jetën për ne. Nëpër Zotin.

 

   Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.