Mbrëmësorja

25 mars, Lajmërimi i lindjes së Krishtit

 

Mbrëmësorja I

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

      Himni

 

      E ta marrë vesh mbarë shekulli

      se ka ardhë çmimi i jetës;

      pas zgjedhës s’armikut t’egër

      botës iu duk shëlbimi.

 

      Çka priu me këngë Isaia

      u plotësuan në Virgjërën,

      e çka lajmëroi kryengjëlli,

      Shpirti i Shenjtë përmbushi.

 

      Në krahëror zuri Maria

      nga farë e fjalës besnike:

      atë që s’përfshin tërë bota,

      e mbart ama e një vashe.

 

      Çka ndohti Adami i vjetër,

      e lau Adami i ri,

      çka ai flaku me kreni,

      ky e ngriti shumë kokulur.

 

      Çdo lavdi i qoftë Krishtit,

      Birit të Hyjit, Atë Qiellor,

      ngjizur në të lumen Virgjër

      nën hije të Shpirtit Shenjt. Amen.

 

      Ose një himn tjetër apo një këngë e përshtatshme e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 Një pinjoll do të dalë nga trungu i Jeseut, një pip i zgjedhur do të piptojë nga rrënja e tij. Në të do të pushojë Shpirti i Hyjit (K.P. aleluja).

 

Psalmi 113 /112/ (1-9)

 

Lavdërojeni, shërbëtorët e Zotit, *

      lavdërojeni, Emrin e Zotit!

Qoftë bekuar Emri i Zotit *

      qysh tash e deri në amshim,

 

Që kur lind dielli e derisa perëndon *

      qoftë bekuar Emri i Zotit!

I madhërueshëm është Zoti mbi të gjithë popujt, *

      lavdia e tij i tejkalon qiejt

 

Kush është si Zoti, Hyji ynë, †

      që fronin e ka në Lartësi, *

      e nga lart vrojton qiellin e tokën?

 

Nga pluhuri e ngre skamnorin, *

      nga llomi e lartëson të vobektin

për ta vënë të rrijë me princa, *

      me princat e popullit të vet.

 

Ai bën të banojë beronja në shtëpi të vet *

      nënë fëmijësh të gëzueshme.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Një pinjoll do të dalë nga trungu i Jeseut, një pip i zgjedhur do të piptojë nga rrënja e tij. Në të do të pushojë Shpirti i Hyjit (K.P. aleluja).

 

Ant. 2 Zoti do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij, dhe ai do të mbretërojë për amshim (K.P. aleluja).

 

Psalmi 147 (1-9)

 

Lavdëroje, Jerusalem, Zotin, *

      madhëroje, o Sion, Hyjin tënd!

Sepse i forcoi shulat e dyerve të tua, *

      i bekoi bijtë e tu në ty!

 

Ai ua siguron kufijve të tu paqen, *

      ai të ushqen me palcën e grurit.

Ai e dërgon fjalën e vet mbi tokë, *

      lajmi i tij vrapon me shpejtësi.

 

E hedh borën porsi lesh, *

      e derdh brymën porsi hi.

E lëshon breshrin porsi kafshatë, *

      kush mund të qëndrojë para të ftohtit të tij?

 

E dërgon fjalën e vet e ato shkrihen, *

      çon erën e vet e ujërat rrjedhin.

Ai ia zbulon fjalën e vet Jakobit, *

      drejtësitë e gjyqet e veta Izraelit.

 

Nuk bëri kështu me asnjë komb tjetër: *

      asnjërit nuk ia zbuloi vendimet e veta.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Zoti do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij, dhe ai do të mbretërojë për amshim (K.P. aleluja).

 

Ant. 3 Sot Fjala e amshuar, e lindur prej Atit para të gjithë shekujve, e përuli vetveten, dhe u bë një njeri i vdekshëm (K.P. aleluja).

 

Kënga    Fil 2, 6-11

 

Krishti Jezus, edhe pse me natyrë Hyj, *

      barazinë e vet me Të

      nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,

 

por ia mohoi vetvetes *

      e mori natyrën e shërbëtorit

      dhe u bë i ngjashëm me njerëz

 

dhe, për kah pamja e jashtme, *

      dukej vetëm njeri.

 

E përuli vetveten

      duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, *

      mu deri në vdekje në kryq.

 

Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve *

      dhe i dha Emrin që është mbi çdo emër

 

që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju *

      i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë

 

dhe çdo gjuhë të dëshmojë: *

      ‘Jezu Krishti është Zot!’

      Në nder të Hyjit Atë.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Sot Fjala e amshuar, e lindur prej Atit para të gjithë shekujve, e përuli vetveten, dhe u bë një njeri i vdekshëm (K.P. aleluja).

 

      Leximi i shkurtër 1 Gjn 1, 1-3a

 

      Çka ishte qysh në fillim, çka dëgjuam, çka pamë me sytë tanë, çka soditëm dhe duart tona prekën, në lidhje me Fjalën e jetës, - po, Jeta u shfaq, ne e pamë dhe dëshmojmë dhe ju kumtojmë Jetën e pasosur, që ishte te Ati dhe na u shfaq neve - çka pamë e dëgjuam po jua kumtojmë edhe juve që edhe ju të keni bashkësi me ne.

 

      Përgjigjja e shkurtër

 

      C Një pinjoll do të dalë nga Jeseu * një yll nga Jakobi.

      Një pinjoll do të dalë nga Jeseu, një yll nga Jakobi.

      D Nga Virgjëra do të lindë Shëlbuesi,

      një yll nga Jakobi.

      Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

      Një pinjoll do të dalë nga Jeseu, një yll nga Jakobi.

 

      Në kohën e Pashkëve:

 

      C Një pinjoll do të dalë nga Jeseu një yll nga Jakobi.

      * Aleluja, aleluja.

      Një pinjoll do të dalë nga Jeseu, një yll nga Jakobi.

      Aleluja, aleluja.

      D Nga Virgjëra do të lindë Shëlbuesi.

      Aleluja, aleluja.

      Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

      Një pinjoll do të dalë nga Jeseu, një yll nga Jakobi.

      Aleluja, aleluja

 

      Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

      Ant. Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet (K.P. aleluja).

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

      shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

      qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *

      ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

      për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

      hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

      i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

      të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

      duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

      në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

      Ant. Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet (K.P. aleluja).

 

      Lutjet e besimtarëve

 

Me fe dhe me shpresë t'i brohorisim Atit të amshuar, i cili në ditën e sotme nëpërmjet engjëllit të tij ia lajmëroi Marisë shpëtimin tonë:

 

      O Zot, na e jep hirin tënd.

 

Ti e zgjodhe Virgjrën Mari që të jetë nënë e Birit tënd

    ki mëshirë për të gjithë ata të cilët e presin shëlbimin e tij.

Ti i lajmërove Marisë paqe dhe gëzim nëpërmjet engjëllit Gabriel

    jepja mbarë botës gëzimin e shpëtimit dhe paqen e vërtetë.

Ti me pranimin e shërbëtores sate dhe me veprimin e Shpirtit Shenjt bëre që fjala jote të banojë ndër ne

    bëji zemrat tona të gatshme që ta pranojnë Krishtin siç e pranoi Virgjëra Mari.

Ti kujdesesh për të përvuajturit dhe të uriturit i mbush me të mira

    ngriti të dobëtit, ndihmoji ata që kanë nevojë dhe ngushëlloji ata që po vdesin.

O Zot, ti mund të bësh çdo gjë, ti i vetmi bën vepra të mrekullueshme

    na shpëto ditën e fundit kur t'i ringjallësh të vdekurit në jetën e amshuar.

 

      Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

      Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

      Lutja

 

      O Hyj, ti deshe që Fjala jote të bëhej njeri i vërtetë në kraharorin e Virgjrës Mari; pasi e pranojmë atë për Shëlbues, njëherësh njeri të vërtetë e Hyj të vërtetë, bëj të jemi pjesëtarë të natyrës së tij hyjnore. Nëpër Zotin.

 

      Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.