Mbrëmësorja
Java e pestë e kreshmëve – e premte
Mbrëmësorja
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Himni
O Jezus, je themeluesi
i agjërimit të kreshmëve,
mëngjillet na i mësove
për shërim të mendjeve.
Bëju tashti krah Kishës,
pendesës qëndroji pranë,
shtrirë përdhe të lutemi
të falësh mëkatet tanë.
Ti fajet e ribëra
shlyeji me hirin tënd,
e rojën kah e ardhmja
me shumë butësi përdore.
Të shpërblyer nga veprat
vjetore të pendimit,
të shkojmë në gëzimet e Pashkëve
të denja për kremtimin.
Ty gjithësia e sendeve
Të adhuroftë, Trini e mëshirshme,
Me faljen tënde të përtërirë,
të këndojmë një këngë të re. Amen.
Ant. 1 Ma shëro shpirtin, o Zot, sepse mëkatova kundër teje.
Psalmi 41 /40/ (2-14) Urata e të sëmurit
Për të vërtetë po ju them: njëri prej jush do të më tradhtojë: 'njëri që po ha me mua' (Krh. Mk 14, 18).
I lumi ai që e kujton nevojtarin: *
në ditë të vështirë Zoti do ta shpëtojë.
Zoti do ta ruajë, do ta kërthndez në jetë, †
të lum do ta bëjë mbi tokë *
dhe s’do ta lëshojë në duar të armiqve të tij.
Zoti do t’i çojë ndihmë mbi shtratin e dhembjeve të tija: *
do ta përtërish në sëmundjen e tij.
Unë thashë: »Ki mëshirë për mua, o Zot, *
ma shëro shpirtin, sepse mëkatova kundër teje.«
Armiqtë e mi flasin keq për mua: *
»Kur do të vdesë e do t’i harrohet emri?«
Po edhe nëse vjen kush të më shohë, flet kotësi, *
në zemër mbledh paudhësi, del përjashta e më vë në lojë.
Të gjithë armiqtë e mi pëshpëritin kundër meje së bashku *
e ma mendojnë të keqen:
»Lëngatë e madhe e ka kapur! *
Kë kap kjo sëmundje ai më nuk çohet!«
Po edhe miku im, në të cilin pata shpresë, *
që hëngri bukën time, u çua kundër meje.
Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua, *
më shëro dhe unë do t’ua kthej huan!
Me këtë do ta marr vesh se më do *
nëse nuk lejon të ngihet armiku im në mua,
e ma ngjet dorën për shkak të pafajësisë sime *
dhe më lejon të rri në praninë tënde për amshim.
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
prej amshimit në amshim. Amen. Amen.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Ma shëro shpirtin, o Zot, sepse mëkatova kundër teje.
Ant. 2 Hyji i gjithësisë është me ne, strehim dhe shëlbim është Zoti ynë.
Psalmi 46 /45/ (2-12) Zoti është strehimi dhe fuqia e popullit të vet
Do t'ia ngjisin emrin Emanuel ‑ që do të thotë: Hyji me ne! (Mt 1, 23).
Hyji është për ne strehim dhe fuqi, *
ndihmë gjithherë e gatshme në çdo vështirësi.
Prandaj as s’do të tutemi edhe nëse lëkundet toka *
dhe nëse malet do të kapërdihen nga deti!
Le të gjëmojnë e le të përzihen ujërat e tija, *
le të dridhen malet në furinë e tij!
Rrëketë e lumit do ta gëzojnë qytetin e Hyjit, *
tendat e shenjta të të Lartit Zot.
Hyji është brenda nuk do të trandet askurrë, *
Hyji i ndihmon herët në agim.
Ulëritën popujt, ranë mbretëritë, *
bubulloi Zoti, toka u shkri!
Zoti i Ushtrive është me ne, *
strehimi ynë, Hyji i Jakobit!
Ejani e shikoni veprat e Zotit *
- mrekullitë që i bëri ai përmbi dhe!
Ndalon luftërat deri në skajet e tokës, †
do t’i thyejë harqet, do t’i copëtojë armët, *
mburojat në zjarr do t’i djegë.
Ndaluni e shihni se unë jam Hyji, *
i madhërueshëm mbi popuj, i madhërueshëm mbi tokë!
Me ne është Zoti, Hyji i Ushtrive, *
strehimi ynë, Hyji i Jakobit.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Hyji i gjithësisë është me ne, strehim dhe shëlbim është Zoti ynë.
Ant. 3 Të gjitha kombet do të vijnë e do të të adhurojnë, o Zot.
Kënga Krh. Zb 15, 3-4 Himn adhurimi dhe lavdi
Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua, †
o Zot, Hyj, o i Gjithëpushtetshëm! *
Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua,
o Mbreti i popujve!
Kush të mos të druajë ty, o Zot, †
dhe kush të mos e lavdërojë Emrin tënd?! *
Ti i vetmi, je Shenjti!
Të gjitha kombet do të vijnë †
dhe do të adhurojnë para Teje, *
sepse gjyqet e tua u dëftuan të drejta!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Të gjitha kombet do të vijnë e do të të adhurojnë, o Zot.
Leximi i shkurtër 1 Pjt 2, 21-25a
Krishti pësoi për ju duke ju lënë shembullin që edhe ju t’i ndiqni gjurmët e tija: Ai që mëkat nuk bëri dhe në buzët e tija nuk u gjet gënjim, Ai që, i fyer, nuk hakmerrej me fyerje dhe, i salvuar, nuk kërcënohej, por ia lëshonte çështjen e vet Atij që gjykon me drejtësi. Ai në trupin e vet i mori mbi drurin e kryqit mëkatet tona, që, të vdekur për mëkate, të jetojmë për drejtësi: me plagët e të cilit jemi shëruar.
Përgjigjja e shkurtër
C Sikur qengji që çohet në vdekje, * Krishti nuk bëri zë.
Sikur qengji që çohet në vdekje, Krishti nuk bëri zë.
D I goditur për mëkatet e popullit të tij,
Krishti nuk bëri zë.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Sikur qengji që çohet në vdekje, Krishti nuk bëri zë.
Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
Ant. Edhe nëse nuk më besoni mua, besoni veprave, që unë bëra në emër të Atit tim.
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
‑ i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Edhe nëse nuk më besoni mua, besoni veprave, që unë bëra në emër të Atit tim.
Lutjet e besimtarëve
T'i lutemi Zotit tonë Jezu Krishtit i cili më Gjakun e vet e shpërblen botën mbarë:
Ki mëshirë, o Zot, për popullin tënd.
Shëlbues i ynë, me mundimet e tua bëj që besimtarët e tu t'i frenojnë gjymtyrët e veta, bëju ndihmë në luftë kundër së keqes dhe kundërshtimeve, forcoji me një shpresë të gjallë
— që të mund të përgatiten sa më mirë për kremtimin e Pashkëve.
Bëj që të krishterët të kryejnë rolin e vet profetik dhe kudo të përhapin lajmin e gëzueshëm për Ty
— dhe këtë detyrë profetike ta vërtetojnë me dëshmi feje, shprese dhe dashurie.
Me fuqinë tënde ngriti të pikëlluarit
— dhe bëj që ne të jemi për ta ndihmë dhe ngushëllim.
Mësoi besimtarët që në vështirësitë e jetës të mbesin pjesëmarrës të Mundimeve të tua
— dhe shëlbimin tënd ta dëftojnë në jetë.
Krijues dhe ruajtës i jetës, le të kujtohen ata që kanë kaluar nga kjo jetë
— jepua lavdinë e ngjalljes.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
Fali, po të lutemi, o Zot, fajet e popullit tënd, kështu që me mirësinë tënde të lirohemi prej prangave të mëkateve me të cilat na lidhi ligështia jonë. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.