Mbrëmësorja

TETËDITËSHI I PASHKËVE – E MARTË

 

Mbrëmësorja

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. Aleluja!

 

   Himni

 

   Në darkë të Qengjit parafolës,

   të bardhë e me rrobë shpëtimi,

   pasi u shfaq Deti i Kuq,

   t’i këndojmë Krishtit kryeprinc.

 

   Trupi i tij krejt i shenjtë

   në altar të kryqit i flijuar,

   duke shijuar dhe gjakun

   ne në Zotin për të jetuar.

 

   Mbrojtur në mbrëmje të Pashkës

   nga engjëlli i shfarosjes,

   u çliruam nga zgjedha

   e Faraonit të egër.

 

   Tash Pashka jonë është Krishti,

   Edhe Qengji që u vra pa faj;

   që për ne flijoi trupin

   me pastërti të ndorme.

 

   O fli e denjë dhe e çiltër,

   nga e cila u shemb ferri,

   turma e robëruar çlirohet,

   vlerat e jetës po kthehen.

 

   Ngrihet Krishti Zot prej varrit,

   kthehet fitues nga humnera,

   tiranin e vë ndër pranga,

   dhe hap dyert e parajsës.

 

   Përherë ti rrofsh ndër mendje,

   o Krisht, gëzimi i Pashkëve,

   dhe me hir të rilindur

   në triumfin tënd bashkona.

 

   Jezus, Ty të qoftë lavdia,

   që shndrit me mundje të vdekjes,

   bashkë me Atin e me Shpirtin

   ndër gjithë shekujt burim jete. Amen.

 

Ant. 1 Maria Magdalenë dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin për ta nderuar trupin e varrosur, por nuk e gjejnë Zotin, aleluja.

 

   Psalmi 110 /109/ (1-5. 7)

 

I tha Zoti Zotit tim: *

   »Rri në të djathtën time,

derisa t’i vë armiqtë e tu *

   shtrojë për këmbët e tua!«

 

Skeptrin e pushtetit tënd Zoti do ta shtrijë nga Sioni: *

   sundo midis armiqve të tu!

 

Ty të përket më i larti pushtet *

   në ditën e fuqisë sate

në shkëlqime të shenjta *

   nga kraharori para Yllit të Dritës

   unë të linda.

 

Zoti u përbetua, assesi s’do të pendohet: *

   Ti je prift për amshim

   në mënyrën e Melkizedekut.«

Zoti është në të djathtën tënde, *

   i dërrmon mbretërit ditën e zemërimit të vet.

 

Në udhëtim ujë do të pijë prej përroit, *

   prandaj lart do ta ngrejë kokën.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Maria Magdalenë dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin për ta nderuar trupin e varrosur, por nuk e gjejnë Zotin, aleluja.

 

Ant. 2 Ejani e shikoni vendin ku qe venë Zotëria së vdekuri, aleluja.

 

   Psalmi 114 /113 A/ (1-8)

 

Kur Izraeli doli nga Egjipti, *

   Shtëpia e Jakobit nga populli barbar,

Judeja u bë Shenjtërorja e tij, *

   Izraeli zotërimi i tij.

 

Pa deti dhe i bëri rrugë, *

   Jordani u kthye prapazi,

malet kërcyen si desh, *

   kodrat porsi qengja delesh!

 

Ç’ pate, o det, që ike? *

   E ti, o Jordan, që u ktheve prapazi?

Ju, o male, pse kërcyet si desh, *

   e ju, o kodra, porsi qengja delesh?

 

Dridhu, o tokë, para fytyrës së Zotit, *

   para fytyrës së Hyjit të Jakobit,

që e shndërron shkëmbin në liqen ujërash *

   edhe qetën në burim uji të gjallë!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Ejani e shikoni vendin ku qe venë Zotëria së vdekuri, aleluja.

 

Ant. 3 Thotë Zoti: Mos kini frikë! Shkoni e lajmëroni vëllezërit e mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin.

 

   Kur këndohet kjo këngë, atëherë Aleluja mund të përsëritet disa herë çdo dy apo katër strofa.

 

   Kënga Krh. Zb 19, 1-7 Dasma e Qengjit

 

Aleluja!

Shëlbim, lavdi dhe pushtet Hyjit tonë, *

(C Aleluja.)

sepse gjyqet e tija janë të vërteta dhe të drejta

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij *

(C Aleluja.)

të gjithë ju që e droni - të vegjël e të mëdhenj!

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Mbretëron Zoti, *

(C Aleluja.)

Hyji ynë, i Gjithëpushtetshmi!

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Le të galdojmë e të brohorasim *

(C Aleluja.)

dhe t’i japim lavdi Atij.

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Sepse erdhi Dasma e Qengjit! *

(C Aleluja.)

Gati është Nusja e tij.

C Aleluja (aleluja).

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Thotë Zoti: Mos kini frikë! Shkoni e lajmëroni vëllezërit e mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin.

 

   Leximi i shkurtër 1 Pjt 2, 4-5

 

   Afrohuni Zotit - Gurit të gjallë, njëmend të përbuzur prej njerëzve, por të zgjedhur dhe të çmueshëm para Hyjit, që edhe ju, si gurë të gjallë, të ndërtoheni Shtëpi shpirtërore, për të qenë meshtari e shenjtë për të kushtuar fli shpirtërore, që i pëlqejnë Hyjit nëpër Jezu Krishtin.

 

   Në vend të përgjigjes së shkurtër thuhet:

 

Ant: Kjo është dita që na e dhuroi Zoti, aleluja: të gëzohemi dhe të galdojmë, aleluja.

 

   Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

Ant. Po qaja para varrit: e atëherë e pashë Zotin tim, aleluja.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

   shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

   ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

   për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

   hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

   i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

   të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

   duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Po qaja para varrit: e atëherë e pashë Zotin tim, aleluja.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Krishtit i cili banoi në kraharorin e tokës dhe e pa dritën e lavdisë së re, me gëzim t'i brohorisim:

 

   Mbret i lavdisë, na dëgjo.

 

Për ipeshkvij, meshtarë dhe diakonë që me zemërgjerësi ta kryejnë shërbimin e vet

dhe ta udhëheqin popullin tënd të përgatitur për çdo të mirë, po të lutemi, o Zot.

Për mësues të cilët përpiqen t'i shërbejnë Kishës sate

që me zemra të pastra ta kërkojmë të vërtetën tënde, po të lutemi, o Zot.

Për të gjithë besimtarët në Kishë që të bëjnë luftë të mirë të fesë

dhe duke e përfunduar vrapimin ta pranojnë shpërblimin e mbretërisë sate, po të lutemi, o Zot.

Ti i cili në kryq e forcove dhe e shleve domosdoshmërinë e humbjes sonë

shkatërroi prangat tona dhe na liro nga terri.

Ti zbrite në Nëntokë dhe atje u hape dyert robërve

dëgjoji ata në Jerusalemin e lirë.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   O Hyj, ti me sakramentet e Pashkëve na e dhe shëlbimin, vazhdoje gjithnjë veprën e hirit tënd: që populli yt ta fitojë lirinë e përsosur dhe t’ia arrijë në qiell gëzimit e që tani na bëj ta sprovojmë me gëzimin e festës së Pashkëve. Nëpër Zotin.

 

   Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.