Mbrëmësorja

JAva e dytë e Pashkëve - E premte

 

Mbrëmësorja

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. Aleluja!

 

   Himni

 

   O Zot, mbret i amshueshëm,

   gjithmonë me Atin Bir,

   sipas shëmbëllesës sate

   njeriun Adam krijove.

 

   Që e kish mashtruar djalli,

   armiku i njerëzimit,

   trajtën e tij të trupit

   nga Virgjëra e more.

 

   Që t’na bashkosh me Hyjin

   në bashkëjetesë të mishit,

   në pagëzim do të na japësh,

   Shëlbues, mëshirë e falje.

 

   Të marrësh kryqin u denjove

   për t’u shërbyer njerëzve;

   ti gjakun tënd dhurove

   çmim për shpëtimin tonë.

 

   Ti u ngjalle duke marrë

   lavdinë e caktuar nga Ati,

   nëpër ty ne besojmë

   me përkushtim të ngjallemi.

 

   Qofsh përherë gëzimi i Pashkëve

   për mendjet tona, o Jezus,

   dhe ne me hir rilindur

   na mblidh në ngadhënjimet e tua.

 

   Ty, Jezus, të qoftë lavdia,

   që shndrit me mundje të vdekjes,

   bashkë me Atin e me Shpirtin

   ndër gjithë shekujt burim jete. Amen.

 

(Në vend të himnit mund të këndohet një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare e që i përshtatet kohës)

 

Ant. 1 Zoti e liroi jetën time prej ankthit të vdekjes, aleluja.

 

Psalmi 116 /114/ (1-9)

 

   Falënderim

 

   Duhet të kalojmë nëpër shumë vështirësi për të hyrë në Mbretërinë e Hyjit (Vap 14, 22).

 

E dua Zotin sepse e dëgjon *

   zërin e lutjes sime,

sepse mbi mua e priri veshin e vet *

   atë ditë që e thirra në ndihmë.

Më kishin rrethuar leqet e vdekjes, *

   më kishin shtrënguar leqet e Nëntokës,

 

më ndrydhën trishtime e dhembje, †

   Emrin e Zotit e thirra në ndihmë: *

   »Deh, o Zot, ma shpëto jetën!«

 

I mirë e i drejtë është Zoti, *

   Hyji ynë është vetë mirësia!

Zoti është mbrojtësi i të vegjëlve: *

   isha ngushtë e Ai më shpëtoi!

 

Kthehu, shpirti im, në qetësinë tënde, *

   sepse Zoti është bamirësi yt!

 

Ai ma shpëtoi jetën prej vdekjes, †

   sytë e mi prej lotëve, *

   këmbët e mia prej rënies.

 

Do të eci në praninë e Zotit *

   në tokën e të gjallëve.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Zoti e liroi jetën time prej ankthit të vdekjes, aleluja.

 

Ant. 2 Sikurse bebëzën e syrit të tij Zoti e ruan popullin e vet, aleluja.

 

Psalmi 121 /120/ (1-7)

 

   Rojsi i Izraelit

 

   Më kurrë s'do të kenë uri më kurrë s'do të kenë etje, më s'do t'i djegë dielli as rrezet e tija (Zb 7, 16).

 

Sytë e mi i çoj drejt maleve: *

   prej nga do të më vijë mua ndihma?

Ndihma ime vjen prej Zotit, *

   i cili krijoi qiellin e tokën.

 

S’do te lejojë të të merren këmbët, *

   nuk do të kotet ai që të ruan.

Ja, s’do të kotet as s’do të flejë, *

   ai që e ruan Izraelin.

 

Zoti është rojtari yt, †

   Zoti është hija jote, *

   Zoti është në të djathtën tënde!

 

Dielli nuk do të të bëjë keq ditën, *

   as hëna natën.

Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe, *

   Zoti do ta ruajë jetën tënde.

 

Zoti do të ruajë vajtjet e ardhjet e tua *

   që tani e përgjithmonë e jetë.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Sikurse bebëzën e syrit të tij Zoti e ruan popullin e vet, aleluja.

 

Ant. 3 Zoti është fuqia ime dhe lavdia: ai është shpëtimtari im, aleluja.

 

   Kënga Krh. Zb 15, 3-4 Himn adhurimi dhe lavdi

 

Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua,

   o Zot, Hyj, o i Gjithëpushtetshëm! *

   Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua,

   o Mbreti i popujve!

Kush të mos të druajë ty, o Zot,

   dhe kush të mos e lavdërojë Emrin tënd?! *

   Ti i vetmi, je Shenjti!

 

Të gjitha kombet do të vijnë

   dhe do të adhurojnë para Teje, *

   sepse Gjyqet e tua u dëftuan të drejta!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Zoti është fuqia ime dhe lavdia: ai është shpëtimtari im, aleluja.

 

   Leximi i shkurtër Fil 3, 7. 10-11

 

   Të gjitha këto që i mbaja si përparësi, tani i çmoj si një bjerrje për shkak të Krishtit, që ta njoh atë dhe fuqinë e ngjalljes së tij me pjesëmarrjen në vuajtjet e tija, që të bëhem i ngjashëm me Të në vdekjen e tij, që në ndonjë mënyrë të mund t'ia arrij ngjalljes së të vdekurve.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, ki mëshirë për ne, * aleluja, aleluja.

   O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, ki mëshirë për ne, aleluja, aleluja.

   D Ti u ngjalle prej të vdekurve.

   aleluja, aleluja.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, ki mëshirë për ne, aleluja, aleluja.

 

   Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

Ant. E vuajti kryqin e rëndë ai që e mundi ferrin: tani është i veshur me fuqi dhe i gjallë në lavdi, aleluja.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

   shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

   ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

   për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

   hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

   i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

   të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

   duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. E vuajti kryqin e rëndë ai që e mundi ferrin: tani është i veshur me fuqi dhe i gjallë në lavdi, aleluja.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Njëzëri ta lusim Krishtin, burimin e jetës dhe fillimin e çdo shenjtërie:

 

   Mbretëro, o Zot, në mesin tonë.

 

Jezus Shëlbues, i kryqëzuar në trup, gjithmonë i gjallë dhe jetëdhënës në Shpirt

bëj që të vdekur për mëkatin, ta jetojmë jetën e re sipas Shpirtit.

Ti që i dërgove apostujt për t'ua predikuar ungjillin të gjitha krijesave

ndihmoju me Shpirtin tënd misionarëve të fjalës sate.

Ti pranove nga Ati çdo pushtet në qiell dhe në tokë, për të bërë dëshminë e së vërtetës

drejtoji me anë të urtisë sate ata që na sundojnë.

Ti që urdhëron ta presim të zgjuar ardhjen tënde në lavdi

bëj që gjithnjë e më shumë ta presim qiellin e ri dhe tokën e re duke punuar për përparim dhe paqe.

Zbrite mbi ferr për t'u kumtuar etërve shëlbimin

bashkoji në gëzimin e përhershëm të gjithë të vdekurit tanë.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   O Hyj i gjithëdijshëm dhe i gjithëpushtetshëm, ti deshe që Biri yt t’i pësonte për ne mundimet e kryqit për të na çliruar nga pushteti i djallit: bëj, po të lutemi, ta fitojmë hirin e ngjalljes. Nëpër Zotin.

 

Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.