Mbrëmësorja

E kremtja e Trinisë Shenjtë

 

E diela I pas Rrëshajëve

 

Mbrëmësorja I

 

D Hyj, më eja në ndihmë!

C O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

D Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

C si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

   Himni

 

   Trini e pamasë një e vetme,

   që me pushtet gjithë kohët

   krijon dhe i drejton

   para shekujve qëndron.

 

   Ti vetëm gëzimplote

   mjafton për lumturinë tënde;

   e dëlire, e thjeshtë, largpamëse

   ti mban tok qiejt e rruzullimin.

 

   O Atë, tërë gurra e hirit,

   Ti Drita e lavdisë s’Atit

   Shpirti Shenjt i të dyve

   dashuri e pakufishme.

 

   Prej teje burimi i epër,

   Trini mirëdashëse, rrjedh

   çdo gjë që mban krijesat

   dhe me stoli i përsos.

 

   Atyre u fal kurorën

   e birësimit të ngushtë,

   ne na bëj tempuj të hijshëm

   me të pëlqyer paprerë.

 

   O dritë e gjallë, me engjëjt

   na mblidh në treme qiellore,

   për jetë lavde dashurie

   të këndojmë ty mirënjohës. Amen.

 

   Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 Lavdi ty, o Trini, e njëjtë në Persona, Hyj i vetëm, para të gjithë shekujve, tani e përgjithmonë.

 

Psalmi 113 /112/ (1-9)

 

Lavdërojeni, shërbëtorët e Zotit, *

   lavdërojeni, Emrin e Zotit!

Qoftë bekuar Emri i Zotit *

   qysh tash e deri në amshim,

 

Që kur lind dielli e derisa perëndon *

   qoftë bekuar Emri i Zotit!

I madhërueshëm është Zoti mbi të gjithë popujt, *

   lavdia e tij i tejkalon qiejt.

 

Kush është si Zoti, Hyji ynë, †

   që fronin e ka në Lartësi, *

   e nga lart vrojton qiellin e tokën?

 

Nga pluhuri e ngre skamnorin, *

   nga llomi e lartëson të vobektin

për ta vënë të rrijë me princa, *

   me princat e popullit të vet.

 

Ai bën të banojë beronja në shtëpi të vet *

   nënë fëmijësh e gëzueshme.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Lavdi ty, o Trini, e njëjtë në Persona, Hyj i vetëm, para të gjithë shekujve, tani e përgjithmonë.

 

Ant. 2 Lavdi ty, o Trinia e Shenjtë, Njësi e pandashme, që na e shfaqe mëshirën tënde.

 

Psalmi 147 (1-9)

 

Lavdëroje, Jerusalem, Zotin, *

   madhëroje, o Sion, Hyjin tënd!

Sepse i forcoi shulat e dyerve të tua, *

   i bekoi bijtë e tu në ty!

 

Ai ua siguron kufijve të tu paqen, *

   ai të ushqen me palcën e grurit.

Ai e dërgon fjalën e vet mbi tokë, *

   lajmi i tij vrapon me shpejtësi.

 

E hedh borën porsi lesh, *

   e derdh brymën porsi hi.

E lëshon breshrin porsi kafshatë, *

   kush mund të qëndrojë para të ftohtit të tij?

 

E dërgon fjalën e vet e ato shkrihen, *

   çon erën e vet e ujërat rrjedhin.

Ai ia zbulon fjalën e vet Jakobit, *

   drejtësitë e gjyqet e veta Izraelit.

 

Nuk bëri kështu me asnjë komb tjetër: *

   asnjërit nuk ia zbuloi vendimet e veta.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Lavdi ty, o Trinia e Shenjtë, Njësi e pandashme, që na e shfaqe mëshirën tënde.

 

Ant. 3 Lavd dhe nder një të vetmit Hyj, Atit dhe Birit së bashku me Shpirtin Shenjt, në shekuj të shekujve!

 

Kënga Krh. Ef 1, 3-10

 

Qoftë bekuar Hyji.*

   Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,

i cili na bekoi me çdo bekim shpirtëror *

   në qiell në Krishtin.

 

Në Të na zgjodhi *

   para krijimit të botës

që të jemi të shenjtë e të papërlyer *

   para Tij në dashuri.

 

Ai na parashënoi për vete *

   të jemi bij në shpirt

në saje të Jezu Krishtit *

   me pëlqimin e vullnetit të vet

 

për nder të lavdisë së hirit të tij *

   me të cilin na pajisi me anë të të Dashurit:

në Të, në saje të gjakut të tij, *

   e fituam shpërblimin;

 

në Të na u falën fajet *

   me anë të begatisë së hirit të tij,

të cilin Hyji e ndikoi në ne *

   bashkë me çdo urti e kuptim.

 

Ai na vuri në dijeni *

   mbi misterin e vullnetit të vet

synim që lirisht kishte vendosur *

   qysh më parë ta kryente në Të

 

kur të plotësohej koha: *

   të vërë çdo gjë

   nën kryesinë e Krishtit,

të gjithë qenësitë *

   që janë në qiell e në tokë.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Lavd dhe nder një të vetmit Hyj, Atit dhe Birit së bashku me Shpirtin Shenjt, në shekuj të shekujve!

 

   Leximi i shkurtër Rom 11, 33-36

 

   O thellësi e pasurisë, e urtisë dhe e dijes së Hyjit! Sa të pavëzhgueshme janë gjyqet e tija, sa të pashqyrtueshme janë udhët e tija! E njëmend, 'kush e njohu mendimin e Zotit? Kush iu bë Atij këshilltar? Kush i dha Atij më parë që të jetë detyrë t'i kthehet?' (krh. Jak 15, 8; Urt 9, 13). Sepse, gjithçka është, është prej Tij, nëpër Të dhe për Të. Qoftë lavdëruar përgjithmonë e jetës! Amen!

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C Vetëm Hyjit i qoftë nderi e lavdia:

   * atij lavdia në shekuj.

   Vetëm Hyjit i qoftë nderi e lavdia:

   atij lavdia në shekuj.

   D Qoftë bekuar Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt:

   atij lavdia në shekuj.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   Vetëm Hyjit i qoftë nderi e lavdia:

   atij lavdia në shekuj.

 

   Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

Ant. Ty të falënderojmë Trini një e vetme dhe e vërtetë, Hyj i vetëm dhe i Tejetlartë.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

   shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

   ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

   për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

   hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

   i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

   të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

   duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Ty të falënderojmë Trini një e vetme dhe e vërtetë, Hyj i vetëm dhe i Tejetlartë.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

Hyji Atë, për virtyt të Shpirtit Shenjt, e lavdëroi njerëzinë e Krishtit dhe e bëri për ne burim jete dhe shëlbimi. Të bashkuar në lutjen e mbrëmjes ta adhurojmë Trininë e Shenjtë:

 

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

 

Atë, Hyji i amshuar dhe i gjithëpushtetshëm, në emër të Birit tënd dërgoje në Kishën tënde Shpirtin Shenjt, Mbrojtës

që ta ruajë në bashkësinë e dashurisë dhe në të vërtetën e përkryer.

Dërgo o Zot, punëtorë në vreshtin tënd t’i mësojnë mbarë popujt dhe t’i pagëzojnë në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt

dhe t’i forcojnë në fe.

Ndihmoju, o Zot, atyre që pësojnë vuajtje për shkak të emrit të Birit tënd

Shpirti Shenjt që ua premtoi le t’i jep dëshmi përmes gojës së tyre.

Bëj që të gjithë njerëzit të të njohin Ty, o Atë, që me Birin dhe me Shpirtin Shenjt je i vetmi Hyj

të besojnë në ty, të shpresojnë në ty, të jetojnë në dashurinë tënde.

Atë i të gjithë të gjallëve, bëj që të vdekurit të jenë pjesëmarrës në lavdinë e qiellit

në të cilën Biri yt dhe Shpirti Shenjt së bashku me ty mbretërojnë në amshim.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   O Hyj Atë, ti e ke dërguar në botë Birin tënd, Fjalën e së Vërtetës dhe Shpirtin shenjtërues për t’u zbuluar njerëzve misterin e jetës sate, bëj, që me dëshmimin e besimit të vërtetë, ta njohim lavdinë tënde dhe ta adhurojmë Një të Vetmin Hyj në Tri Veta. Nëpër Zotin.

 

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.