Mbrëmësorja

E kremtja e Korpit dhe e Gjakut Krishtit

 

Mbrëmësorja II

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

      Himni

 

      Pra, këndo, o gjuhë, misterin

      e këtij trupi të lavdishëm,

      e të gjakut të paçmueshëm,

      që për të shpërblyer botën

      derdhi Mbreti i të gjitha kombeve.

      fryti i barkut shpirtbujar.

 

      Dhuruar neve, për ne i lindur

      nga një Virgjër e paprekur,

      Ai në botë e kaloi jetën

      duke hapur farën e fjalës;

      e kur e plotësoi afatin,

      mrekullisht përmbushi urdhrin.

 

      Në atë mbrëmje në darkë të fundit

      në tryezë ulur me vëllezërit,

      duke iu bindur plotësisht ligjit

      me ushqime të ligjëruara,

      ushqim çetës së dymbëdhjetëve

      u jep vetën me duar të veta.

 

      Fjala njeri me fjalë korpin

      përfton bukën e vërtetë,

      bëhet vera gjaku i Krishtit,

      nëse shqisa s’e kupton,

      për të forcuar zemrën e çiltër

      vetëm feja i mjafton.

 

      Këtë mister, pra, të madhëruar

      t’adhurojmë me fytyrë për dhe,

      dhe mësimi i motit të shkuar

      t’ia lëshojë vendin dhiatës së re:

      çka s’mbërrin mendja për të kuptuar

      e plotëson e shenjta fe.

 

      Hyjit Atë edhe të Birit

      lavdí u qoftë dhe hare,

      nder, pushtet e dhënia e hirit

      dhe bekimi në qiell e dhe,

      Vetës së tretë Shpirtit të Shenjtë

      lavdërimi i qoftë i njëjtë. Amen.

 

Ant. 1 Meshtar për amshim, në mënyrën e Melkizedekut, Krishti Zot e kushtoi bukën dhe verën.

 

Psalmi 110 /109/    (1-5. 7)

 

I tha Zoti Zotit tim: *

      »Rri në të djathtën time,

derisa t’i vë armiqtë e tu *

      shtrojë për këmbët e tua!«

 

Skeptrin e pushtetit tënd Zoti do ta shtrijë nga Sioni: *

      sundo midis armiqve të tu!

 

Ty të përket më i larti pushtet *

      në ditën e fuqisë sate

në shkëlqime të shenjta *

      nga kraharori para Yllit të Dritës

      unë të linda.

Zoti u përbetua, assesi s’do të pendohet: *

      Ti je prift për amshim

      në mënyrën e Melkizedekut.«

Zoti është në të djathtën tënde, *

      i dërrmon mbretërit ditën e zemërimit të vet.

 

Në udhëtim ujë do të pijë prej përroit, *

      prandaj lart do ta ngrejë kokën.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Meshtar për amshim, në mënyrën e Melkizedekut, Krishti Zot e kushtoi bukën dhe verën.

 

Ant. 2 Do ta ngre kelkun e shëlbimit, do ta kushtoj flinë e lavdisë.

 

Psalmi 116 /115/    (10-19)

 

Besoj edhe atëherë kur më duhet të them: *

      »Jam i pafat për së tepërmi!«.

Në hutimin tim kam thënë: *

      »Rrenacak është çdo njeri!«

 

Si do t’ia shpërblej Zotit *

      për të gjitha të mirat që m’i ka dhënë?

Do të ngre gotën e shëlbimit *

      e me nderim do të thërras Emrin e Zotit.

 

Do t’i kryej kushtet e mia bërë Zotit *

      në praninë e mbarë popullit të tij.

E çmueshme është para Zotit *

      vdekja e shenjtërve të tij.

 

O Zot, unë jam shërbëtori yt, †

      shërbëtori yt dhe biri i shërbëtores sate. *

      Ti i këpute hekurat e mi:

 

Ty do ta kushtoj flinë e lavdit, *

      me nderim do të thërras Emrin e Zotit.

 

Do t’i kryej kushtet e mia bërë Zotit *

      në praninë e mbarë popullit të tij,

në oborret e Shtëpisë së Zotit, *

      midis teje, o Jerusalem!

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Do ta ngre kelkun e shëlbimit, do ta kushtoj flinë e lavdisë.

 

Ant. 3 Ti je udha dhe e vërteta, ti, o Zot, je jeta e botës.

 

      Kur këndohet kjo këngë, atëherë Aleluja mund të përsëritet disa herë çdo dy apo katër rreshta.

 

Kënga Krh. Zb 19, 1-7    Dasma e Qengjit

 

Aleluja!

Shëlbim, lavdi dhe pushtet Hyjit tonë, *

(C Aleluja.)

sepse gjyqet e tija janë të vërteta dhe të drejta

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij *

(C Aleluja.)

të gjithë ju që e droni - të vegjël e të mëdhenj!

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Mbretëron Zoti, *

(C Aleluja.)

Hyji ynë, i Gjithëpushtetshmi!

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Le të galdojmë e të brohorasim *

(C Aleluja.)

dhe t’i japim lavdi Atij.

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Sepse erdhi Dasma e Qengjit! *

(C Aleluja.)

Gati është Nusja e tij.

C Aleluja (aleluja).

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Ti je udha dhe e vërteta, ti, o Zot, je jeta e botës.

 

      Leximi i shkurtër 1 Kor 11, 23-25

 

      Vëllezër, atë mësim që mora prej Zotit, atë edhe juve ua mësova, d.m.th. se Zoti Jezus, atë natë që po tradhtohej, mori bukën, u falënderua, e theu dhe tha: “Ky është korpi im - për ju. Bëjeni këtë në përkujtimin tim!” Po ashtu, pasi u krye darka, mori edhe kelkun e tha: “Ky Kelk është Besëlidhja e Re në Gjakun tim. Bëjeni këtë, gjithsaherë që të pini, në përkujtimin tim!”

 

      Përgjigjja e shkurtër

 

      C Na e dhe bukën nga qielli. * Aleluja, aleluja.

      Na e dhe bukën nga qielli. Aleluja, aleluja.

      D Bukën e engjëjve, ushqimin e njeriut.

      Aleluja, aleluja.

      Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

      Na e dhe bukën nga qielli. Aleluja, aleluja.

 

      Kënga ungjillore (Magnificat    Lk 1, 46-55)

 

Ant. O fshehtësi e Darkës! Ne ushqehemi prej Krishtit, e përkujtojmë vuajtjen e tij, shpirti është plot me hire, na u dhurua pengu i lumturisë, aleluja.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

      shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

      qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *

      ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

      për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

      hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

      i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

      të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

      duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

      në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. O fshehtësi e Darkës! Ne ushqehemi prej Krishtit, e përkujtojmë vuajtjen e tij, shpirti është plot me hire, na u dhurua pengu i lumturisë, aleluja.

 

      Lutjet e besimtarëve

 

Krishti në darkën e fundit dhuroi Trupin dhe Gjakun e vet për jetën e botës. Të bashkuar në lutjen e falënderjes, ta thërrasim emrin e tij:

 

      Jezu Krisht, shujtë qiellore, na e dhuro jetën e pasosur.

 

O Krisht, Biri i Hyjit të gjallë, na urdhërove që ta kremtojmë Eukaristinë

    bëj që të marrim pjesë në të me fe e dashuri.

O Krisht, meshtar i vetëm e i tejetlartë, meshtarëve ua besove misteret e tua

    bëj që në jetë të shprehin çfarë kremtojnë në sakramente.

O Krisht, ti i bashkon në një trup të vetëm ata që ushqehen prej të njëjtës bukë,

    forcoji në paqe dhe mirëkuptim të gjithë ata që besojnë në ty.

O Krisht, shërues qiellor, me bukën tënde na dhurove ilaçin e pavdekësisë dhe pengun e ringjalljes

    falja shëndetin të sëmurëve dhe mëkatarëve faljen.

O Krisht, që në Eukaristi na jep hir ta shpallim vdekjen dhe ringjalljen tënde derisa të vish,

    të gjithë ata që në ty vdiqën bëji pjesëtarë të ngjalljes sate.

 

      Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

      Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

      Lutja

 

      O Zot Jezu Krisht, që në sakramentin e mrekullueshëm të Eukaristisë na e le përkujtimin e Pashkës sate, bëj që ta adhurojmë me fe të gjallë misterin e shenjtë të Trupit dhe të Gjakut tënd, që përherë t’i sprovojmë të mirat e Shëlbimit. Ti që jeton.

 

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.