Mbrëmësorja

11 qershor Shën Barnaba, apostull

 

Mbrëmësorja

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja)

 

      Himni

 

      Me lavde të galdojë qielli,

      me gëzime të shendojë toka:

      dhe lavdinë e Apostujve

      e këndojnë kremtet e shenjta.

 

      Ju, gjykatës të drejtë të shekullit,

      drita të vërteta të botës,

      lusim me kushte të zemrave:

      kryejani kërkesat lutësve.

 

      Ju me fjalë kyçni qiellin,

      dhe atij i çelni shulat,

      ne nga të gjitha mëkatet

      zgjidhni me urdhër, lutemi.

 

      Mësimit të tyre u binden

      shpëtimi e të gjitha sëmundjet,

      veset u shëroni të sëmurëve,

      në virtyte ne na ktheni.

 

      Kështu kur të vijë gjykatësi,

      Krishti, në fund të shekujve,

      të na bëjë ne zotërues

      të gëzimit t’amshueshëm.

 

      Lumni e lavdi i qofshin

      Hyjit që na jep të pajisemi

      me mësimet Ungjillore

      të fitojmë lumninë qiellore. Amen.

 

      Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 Ju, nxënësit e mi, më keni qëndruar besnikë në momentin e tundimit.

 

Psalmi 116 /115/ (10-19)

 

Besoj edhe atëherë kur më duhet të them: *

      »Jam i pafat për së tepërmi!«.

Në hutimin tim kam thënë: *

      »Rrenacak është çdo njeri!«

 

Si do t’ia shpërblej Zotit *

      për të gjitha të mirat që m’i ka dhënë?

Do të ngre gotën e shëlbimit *

      e me nderim do të thërras Emrin e Zotit.

Do t’i kryej kushtet e mia bërë Zotit *

      në praninë e mbarë popullit të tij.

E çmueshme është para Zotit *

      vdekja e shenjtërve të tij.

 

O Zot, unë jam shërbëtori yt, †

      shërbëtori yt dhe biri i shërbëtores sate. *

      Ti i këpute hekurat e mi:

 

ty do të ta kushtoj flinë e lavdit, *

      me nderim do të thërras Emrin e Zotit.

 

Do t’i kryej kushtet e mia bërë Zotit *

      në praninë e mbarë popullit të tij,

në oborret e Shtëpisë së Zotit, *

      midis teje, o Jerusalem!

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 1 Ju, nxënësit e mi, më keni qëndruar besnikë në momentin e tundimit.

 

Ant. 2 Unë jam në mes jush si shërbëtor i të gjithëve.

 

Psalmi 126 /125/ (1-6)

 

Kur Zoti i ktheu robërit e Sionit, *

      na dukej si të ishim në ëndërr.

Atëherë goja na u mbush me gaz *

      e gjuha jonë ia thoshte këngës së gëzimit!

 

Asohere thuhej ndër paganë: *

      »Zoti bëri për ta punë të mëdha!«

Vërtet Zoti bëri për ne mrekulli *

      e zemrat na u mbushën me gëzim!

 

Ktheji, o Zot, robërit tanë *

      porsi përrenjtë e mesditës!

Ata që mbjellin me lot, *

      deh, le të korrin me gëzim!

 

Në të shkuar ecnin e qanin *

      duke mbartur farën për ta mbjellë,

kurse në kthim do të vijnë plot gëzim *

      duke mbartur dorëzat e veta.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 2 Unë jam në mes jush si shërbëtor i të gjithëve.

 

Ant. 3 Nuk ju thërras shërbëtorë, por miq: sepse ju tregova gjithçka dëgjova prej Atit tim.

 

Kënga  Krh. Ef 1, 3-10

 

Qoftë bekuar Hyji.*

      Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,

i cili na bekoi me çdo bekim shpirtëror *

      në qiell në Krishtin.

 

Në Të na zgjodhi *

      para krijimit të botës

që të jemi të shenjtë e të papërlyer *

      para Tij në dashuri.

 

Ai na parashënoi për vete *

      të jemi bij në shpirt

në saje të Jezu Krishtit *

      me pëlqimin e vullnetit të vet

 

për nder të lavdisë së hirit të tij *

      me të cilin na pajisi me anë të të Dashurit:

në Të, në saje të gjakut të tij, *

      e fituam shpërblimin;

 

në Të na u falën fajet *

      me anë të begatisë së hirit të tij,

të cilin Hyji e ndikoi në ne *

      bashkë me çdo urti e kuptim.

 

Ai na vuri në dijeni *

      mbi misterin e vullnetit të vet

synim që lirisht kishte vendosur *

      qysh më parë ta kryente në Të

 

kur të plotësohej koha: *

      të vërë çdo gjë

      nën kryesinë e Krishtit,

të gjithë qenësitë *

      që janë në qiell e në tokë.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 3 Nuk ju thërras shërbëtorë, por miq: sepse ju tregova gjithçka dëgjova prej Atit tim.

 

      Leximi i shkurtër Kol 1, 3-6

 

      E falënderojmë Hyjin, Atin e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe lutemi vazhdimisht për ju, sepse morëm vesh për fenë tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj të gjithë shenjtërve, për arsye të shpresës që ruhet për ju në qiell. Për të keni dëgjuar në saje të fjalës së vërtetës ‑ Ungjillit, që arriti te ju dhe po jep fryte e po zhvillohet.

 

      Përgjigjja e shkurtër

 

      C Shpallni mbarë popujve * mrekullitë e Zotit.

      Shpallni mbarë popujve mrekullitë e Zotit.

      D Kumtojuni të gjithë kombeve,

      mrekullitë e Zotit.

      Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

      Shpallni mbarë popujve mrekullitë e Zotit.

 

      Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

      Ant. I gjithë kuvendi dëgjonte prej Barnabës dhe Palit shenjat dhe mrekullitë që kishte bërë Zoti në mesin e popujve paganë, aleluja.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

      shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

      qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *

      ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

      për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

      hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

      i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

      të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

      duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

      në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

      Ant. I gjithë kuvendi dëgjonte prej Barnabës dhe Palit shenjat dhe mrekullitë që kishte bërë Zoti në mesin e popujve paganë, aleluja.

 

      Lutjet e besimtarëve

 

Të ndërtuar mbi themelin e apostujve, t’i lutemi Zotit, Hyjit të gjithëpushtetshëm, për popullin e tij të shenjtë dhe t'i drejtohemi duke i thënë:

 

      O Zot, le të të bjerë në mend për Kishën tënde.

 

O Atë, ti deshe që Biri yt i ngjallur prej të vdekurve së pari t'u lajmërohet apostujve

    bëj që të jemi dëshmitarët e tij deri në mbarim të botës.

Birin tënd e dërgove në botë që të varfërve t'u shpallë lajmin e gëzueshëm të shëlbimit

    bëj që Ungjilli t'i predikohet çdo krijese.

Birin tënd e dërgove që ai ta mbjellë farën e fjalës

    bëj që edhe ne që në vuajtje mbjellim farën, me gëzim ta korrim.

Ti e dërgove Birin tënd që me gjakun e vet ta pajtojë botën me ty

    bëj që të gjithë ne të marrim pjesë në pajtimin tënd me botën.

Birin tënd e vure në qiell në të djathtën tënde

    merri në Mbretërinë e të të lumturve të vdekurit tanë të dashur.

 

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

      Lutja

 

      O Hyj, ti e zgjodhe Barnabën, njeri me fe të gjallë e plot me Shpirt Shenjt, për misionin ndër paganët: bëj që Ungjilli i Krishtit, të cilin ai e predikoi me guxim, të shpallet gjithnjë me fjalë e me vepra, me besnikëri të vërtetë. Nëpër Zotin.

 

      Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.