Mbrëmësorja
Java e katërmbëdhjetë e Kohës së rëndomtë
Java II e Psalterit
E premte
Mbrëmësorja
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).
Himni
N’orën njëmbëdhjetë të kaluara
merr dita drejt nga mbrëmja
të gjithë me qejf të shpalosim
këngën që na thotë zemra.
Kaloi puna e ditës
ku, o Krisht, na kishe mbledhur;
jepu bujqve të vreshtit
dhuntitë e lumnisë që u premtove.
Ata që i thërret me pagë
e që i shpërblen në t’ardhmen,
ne në punë ndihmona
e na rimëkëmb pas pune.
O Krisht, mbret krejt i drejti,
Ty e Atit ju qoftë lavdia,
me Shpirtin Ngushëllimtar
ndër shekujt e amshuar. Amen.
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 Shpëtoje, o Zot, jetën time prej vdekjes, këmbët e mia prej rënies.
Psalmi 116 /114/ (1-9) Falënderim
Duhet të kalojmë nëpër shumë vështirësi për të hyrë në Mbretërinë e Hyjit (Vap 14, 22).
E dua Zotin sepse e dëgjon *
zërin e lutjes sime,
sepse mbi mua e priri veshin e vet *
atë ditë që e thirra në ndihmë.
Më kishin rrethuar leqet e vdekjes, *
më kishin shtrënguar leqet e Nëntokës,
më ndrydhën trishtime e dhembje, †
Emrin e Zotit e thirra në ndihmë: *
»Deh, o Zot, ma shpëto jetën!«
I mirë e i drejtë është Zoti, *
Hyji ynë është vetë mirësia!
Zoti është mbrojtësi i të vegjëlve: *
isha ngushtë e Ai më shpëtoi!
Kthehu, shpirti im, në qetësinë tënde, *
sepse Zoti është bamirësi yt!
Ai ma shpëtoi jetën prej vdekjes, †
sytë e mi prej lotëve, *
këmbët e mia prej rënies.
Do të eci në praninë e Zotit *
në tokën e të gjallëve.
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Shpëtoje, o Zot, jetën time prej vdekjes, këmbët e mia prej rënies.
Ant. 2 Ndihma ime vjen prej Zotit, i cili krijoi qiellin e tokën.
Psalmi 121 /120/ (1-7) Rojtari i Izraelit
Më kurrë s'do të kenë uri, më kurrë s'do të kenë etje, më s'do t'i djegë dielli as rrezet e tija (Zb 7, 16).
Sytë e mi i çoj drejt maleve: *
prej nga do të më vijë mua ndihma?
Ndihma ime vjen prej Zotit, *
i cili krijoi qiellin e tokën.
S’do te lejojë të të merren këmbët, *
nuk do të kotet ai që të ruan.
Ja, s’do të kotet as s’do të flejë, *
ai që e ruan Izraelin.
Zoti është rojtari yt, †
Zoti është hija jote, *
Zoti është në të djathtën tënde!
Dielli nuk do të të bëjë keq ditën, *
as hëna natën.
Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe, *
Zoti do ta ruajë jetën tënde.
Zoti do të ruajë vajtjet e ardhjet e tua *
që tani e përgjithmonë e jetë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Ndihma ime vjen prej Zotit, i cili krijoi qiellin e tokën.
Ant. 3 Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbreti i popujve!
Kënga Krh. Zb 15, 3-4 Himn adhurimi dhe lavdi
Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua, †
o Zot, Hyj, o i Gjithëpushtetshëm! *
Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua,
o Mbreti i popujve!
Kush të mos të druajë ty, o Zot, †
dhe kush të mos e lavdërojë Emrin tënd?! *
Ti i vetmi, je Shenjti!
Të gjitha kombet do të vijnë †
dhe do të adhurojnë para Teje, *
sepse Gjyqet e tua u dëftuan të drejta!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbreti i popujve!
Leximi i shkurtër 1 Kor 2, 7-10a
Ne predikojmë dijen e Hyjit të fshehur në mister, atë që Hyji e kishte paracaktuar para shekujve për lumturinë tonë, atë që asnjë nga princat e kësaj bote nuk mundi të njohë; sepse, po ta kishin njohur, nuk do ta kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë. Por, sikurse thotë Shkrimi shenjt: 'Çka syri nuk pa e veshi nuk dëgjoi dhe në zemër të njeriut nuk hyri, atë ua bëri Hyji gati atyre që e duan. Hyji na e zbuloi këtë të vërtetë me anë të Shpirtit’.
Përgjigjja e shkurtër
C Krishti vdiq për mëkatet tona *
për të na kthyer tek Ati.
Krishti vdiq për mëkatet tona
për të na kthyer tek Ati.
D I vdekur në mish, por i gjallë në shpirt,
për të na kthyer tek Ati.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Krishti vdiq për mëkatet tona
për të na kthyer tek Ati.
Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
Ant. Le të të bjerë në mend, o Zot, mëshira jote, si u pate premtuar etërve tanë.
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
‑ i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvuajturit.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
e të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Le të të bjerë në mend, o Zot, mëshira jote, si u pate premtuar etërve tanë.
Lutjet e besimtarëve
Ta bekojmë Jezusin Zot, i cili u ka fshirë lotët e atyre që qanin. Ai është i mirë dhe i mëshirshëm. Së bashku t’ia drejtojmë lutjen tonë:
Ki mëshirë, o Zot, për popullin tënd!
O Krisht Zot, ti i ngushëllon të përvuajturit:
— dëgjoje vajtimin e të varfërve dhe mos lejo që fatkeqësia e tyre të jetë e pashpresë.
O Atë i mirë, dëgjoje klithmën e njerëzve që gjenden në fill të vdekjes:
— dërgojua engjëllin tënd t’i ngushëllojë.
Le ta ndiejnë të gjithë të mërguarit dashurinë tënde:
— le të kthehen në atdheun e vet dhe një ditë të arrijnë në atdheun e amshuar.
Le t’i pushtojë dashuria jote mëkatarët e mjerë:
— të pajtohen me ty dhe me Kishën tënde.
Pranoji me mirësi ata që kaluan nga kjo jetë:
— le ta përjetojnë plotësinë e shëlbimit tënd.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
O Hyj, ti deshe që Biri yt të pësonte për ne mundimet e kryqit për të na liruar nga pushteti i djallit; bëj që ne, shërbëtorët e tu, ta fitojmë hirin e të ngjallurit. Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd, që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve. Amen.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.