Mbrëmësorja
27 korrik, Shën Joakimi e Shën Ana, prindërit e shën Marisë Virgjër
Lutjet e mbrëmjes
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Himni
Ndërsa me këngë t’gëzueshme, babë i nderuar,
lavdet e tua i përmban kjo kunorë,
dhuntinë e zërit dhe të mendjes prite
mirësisht, o Joakin.
Seria e gjatë e mbretërve të t’parve
fisin e Abramit dhe Davidin mbarti;
por ti shkëlqen si zonjë më e ndritshmja e botës
me bijë Marijen.
Kështu fryti yt dalë nga Ana e Bekuar,
i përmbush kushtet e përsritna t’parve
dhe po nxiton për t’i risjellë gëzimet
botës së ngrysur.
Lavdi ty, Atë i Birit t’pakrijuar;
lavdi ty, o Pinjuell i Prindit t’Epër;
lavdi e lartë ty baras qoftë, o Shpirt,
në tërë amshimin. Amen.
Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 I drejtë është Zoti, njerëzit e drejtë do ta shohin fytyrën e tij.
Psalmi 11 /10/ (1-7) Shpresa e të drejtit është në Zotin
Lum ata që kanë uri e etje për drejtësi sepse do të ngihen (Mt 5, 6).
Jam ndore të Zotit!
Përse atëherë i thoni shpirtit tim: *
»Fluturo si shpend në mal!
Ja, bakëqijtë harkun e shtrënguan, †
mbi kordë shigjetën vendosën *
për t’i shigjetuar fshehtas të drejtët.
Kur themelet janë të luhatura, *
çfarë mund të bëjë i drejti?«
Zoti është në Tempullin e vet të shenjtë, *
Zoti fronin e ka në qiell.
Sytë e tij vëzhgojnë të vobektin, *
qerpikët e tij shqyrtojnë bijtë e njerëzve.
Zoti shqyrton të drejtin e të paudhin, *
ai e urren atë që e do paudhësinë.
Mbi mëkatarë do të bëjë të bjerë prush: *
zjarr, sulfur e stuhi është pjesa e trashëgimit të tyre.
Zoti është i drejtë e drejtësinë e ka për zemër: *
të drejtët do ta shikojnë fytyrën e tij.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 I drejtë është Zoti, njerëzit e drejtë do ta shohin fytyrën e tij.
Ant. 2 Lum të pastrit në zemër, sepse ata do ta shohin Zotin.
Psalmi 15 /14/ (1-5) Kush është i denjë të qëndrojë para Zotit?
I jeni afruar malit Sion, qytetit të Hyjit të gjallë (Heb 12, 22).
O Zot, e kush do të guxojë të hyjë në tendën tënde? *
Kush do të guxojë të banojë në malin tënd të shenjtë?
Vetëm ai që jeton me nder, *
që vepron me drejtësi
e prej zemrës flet të vërtetën, *
që s’i shpifet kujt me fjalë,
që të afërmin s’e dëmton, *
që shokun nuk e çnderon:
ai që bakeqin e mban për asgjë *
e i çmon ata që e druajnë Zotin,
ai që i përbehet dashamirit të vet
dhe ia mban fjalën, †
nuk jep të holla me kamatë *
e nuk merr ryshfet kundër të pafajshmit.
Kush vepron kështu *
kurrë e për këtë jetë nuk do të luhatet.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Lum të pastrit në zemër, sepse ata do ta shohin Zotin.
Ant. 3 Ati na zgjodhi në Krishtin që të jemi bij të tij.
Kënga Krh. Ef 1, 3-10 Hyji shpëtimtar
Qoftë bekuar Hyji.*
Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,
i cili na bekoi me çdo bekim shpirtëror *
në qiell në Krishtin.
Në Të na zgjodhi *
para krijimit të botës
që të jemi të shenjtë e të papërlyer *
para Tij në dashuri.
Ai na parashënoi për vete *
të jemi bij në shpirt
në saje të Jezu Krishtit *
me pëlqimin e vullnetit të vet
për nder të lavdisë së hirit të tij *
me të cilin na pajisi me anë të të Dashurit:
në Të, në saje të gjakut të tij, *
e fituam shpërblimin;
në Të na u falën fajet *
me anë të begatisë së hirit të tij,
të cilin Hyji e ndikoi në ne *
bashkë me çdo urti e kuptim.
Ai na vuri në dijeni *
mbi misterin e vullnetit të vet
synim që lirisht kishte vendosur *
qysh më parë ta kryente në Të
kur të plotësohej koha: *
të vërë çdo gjë nën kryesinë e Krishtit,
të gjithë qenësitë *
që janë në qiell e në tokë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Ati na zgjodhi në Krishtin që të jemi bij të tij.
Leximi i shkurtër Rom 9, 4-5
Këta janë izraelitët! Atyre u përket adoptimi, Lavdia, Besëlidhjet, Ligji, kulti, premtimet; të tyre janë edhe patriarkët, prej tyre, si njeri, është edhe Krishti, i cili është mbi çdo gjë, Hyji i bekuar në shekuj. Amen.
Përgjigjja e shkurtër
C Zoti e mban shërbëtorin e vet Izraelin,
* e kujton dashurinë e vet.
Zoti e mban shërbëtorin e vet Izraelin,
e kujton dashurinë e vet.
D Kështu u foli etërve tanë:
e kujton dashurinë e vet.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Zoti e mban shërbëtorin e vet Izraelin,
e kujton dashurinë e vet.
Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
Ant. Prej familjes së lavdishme të Davidit u rrit një pinjoll: e shkëlqyeshme dhe plot aromë është lulja e tij.
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *
‑ i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. Prej familjes së lavdishme të Davidit u rrit një pinjoll: e shkëlqyeshme dhe plot aromë është lulja e tij.
Lutjet e besimtarëve
Ta thërrasim Hyjin Atë, burimin e çdo shenjtërie, që me shembullin dhe me ndihmën e shenjtërve, të na ndihmojë të jetojmë në përputhje me pagëzimin tonë. Të themi së bashku:
Na bëj të shenjtë, o Zot, sikurse ti vetë je i shenjtë.
Atë i shenjtë, ti dëshiron të quhemi dhe të jemi me të vërtetë bijtë e tu,
— bëj që Kisha të të lavdërojë ty mbi mbarë tokën me dritën e shenjtërisë së saj.
Atë i shenjtë, ti që na fton të ecim denjësisht në rrugën e thirrjes sonë, kështu që të mund të të pëlqejmë ty në çdo gjë,
— bëj që të sjellim fryte të begatshme të veprave të mira.
Atë i shenjtë, ti që na pajtove në Krishtin,
— ruaji të gjithë ata që besojnë në emrin tënd, që të jenë një gjë e vetme me ty.
Atë i shenjtë, ti që na fton në gostinë e qiellit,
— bëj që të rritemi në dashuri në tryezën e bukës së gjallë që zbriti nga qielli.
Atë i shenjtë, bëj që vëllezërit tanë të vdekur ta kundrojnë fytyrën tënde,
— na bëj edhe ne të denjë për lavdinë tënde.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
O Zot, Hyji i etërve tanë, ti shën Joakimit dhe Anës u dhe hirin të jenë prindërit e Nënës së Birit tënd të mishëruar, bëj që, me ndërmjetësinë e tyre, të fitojmë shëlbimin që ia premtove popullit tënd. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.