Mbrëmësorja
15 shtator , Shën Maria Virgjër e Dhimbshme
Mbrëmësorja
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).
Himni
Virgjëra e shquara e virgjërave,
tash me mua mos ji e hidhur:
bëj me ty t’gjëmoj.
Bëj të mbart vdekjen e Krishtit,
bëmë pjesmarrës të mundimeve,
të rikujtoj plagët.
Bëj me varrë unë të plagosem,
dhe në këtë kryq unë të dehem
me gjakun e Birit.
N’flakë të ndizem pa u djegur,
nëpër ty, Virgjër, të mbrohem
në ditën e gjyqit.
Bëj që kryqi të më ruajë,
vdekja e Krishtit më forcoftë,
nga hiri të ngrohem.
E kur trupi të më vdesë,
bëj që shpirtit tim t’i jepet,
lumnia e parajsës. Amen.
Ant. 1 Të falem, o Mari, hirplote, Zoti me ty.
Psalmi 122 /121/ (1-9)
Seç u gëzova kur më thanë: *
»Eja të shkojmë në Shtëpinë e Zotit!«
Ja, tashmë këmbët tona shkelën *
në dyert e tua, o Jerusalem!
O Jerusalem, qytet i ndërtuar me mjeshtëri, *
thuaj se i tëri një cope të vetme je!
Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit, †
sipas rregullores në Izrael *
për të kremtuar Emrin e Zotit.
Atje janë selitë e gjykatores së drejtësisë, *
selitë e shtëpisë së Davidit!
Lutuni për paqen e Izraelit: *
»U priftë e mbara atyre që të duan ty!
Mbretëroftë paqja në muret e tua *
dhe qetësia në pirgjet e tua!«
Për dashuri ndaj vëllezërve e miqve të mi *
do të them: »Paqja me ty!«
Për dashuri ndaj Shtëpisë së Zotit, Hyjit tonë, *
do të lutem t’i kesh të gjitha të mirat!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Të falem, o Mari, hirplote, Zoti me ty.
Ant. 2 Unë jam shërbëtorja e Zotit: më ndodhtë siç më the ti.
Psalmi 127 /126/ (1-5)
Nëse Zoti nuk e ndërton shtëpinë, *
kot mundohen ata që e ndërtojnë.
Nëse Zoti nuk e ruan qytetin, *
kot rri zgjuar ai që e ruan.
Kot e keni të çoheni para drite *
dhe vonë të shkoni në pushim,
ju që e hani bukën e mundit: *
të dashurve të vet u jep edhe në gjumë.
Ja: bijtë janë dhuratë e Zotit, *
fryti i barkut është shpërblimi i tij.
Porsi shigjetat në dorën e trimit *
të tillë janë djemtë e rinisë.
Lum ai burrë që e mbushi kukurrën me të tillë: *
s’do të turpërohet kur të fjaloset me armiq në log.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Unë jam shërbëtorja e Zotit: më ndodhtë siç më the ti.
Ant. 3 Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd!
Kënga Krh. Ef 1, 3-10
Qoftë bekuar Hyji.*
Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,
i cili na bekoi me çdo bekim shpirtëror *
në qiell në Krishtin.
Në Të na zgjodhi *
para krijimit të botës
që të jemi të shenjtë e të papërlyer *
para Tij në dashuri.
Ai na parashënoi për vete *
të jemi bij në shpirt
në saje të Jezu Krishtit *
me pëlqimin e vullnetit të vet
për nder të lavdisë së hirit të tij *
me të cilin na pajisi me anë të të Dashurit:
në Të, në saje të gjakut të tij, *
e fituam shpërblimin;
në Të na u falën fajet *
me anë të begatisë së hirit të tij,
të cilin Hyji e ndikoi në ne *
bashkë me çdo urti e kuptim.
Ai na vuri në dijeni *
mbi misterin e vullnetit të vet
synim që lirisht kishte vendosur *
qysh më parë ta kryente në Të
kur të plotësohej koha: *
të vërë çdo gjë
nën kryesinë e Krishtit,
të gjithë qenësitë *
që janë në qiell e në tokë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd!
Leximi i shkurtër 2 Tim 2, 10-12a
Duroj çdo vështirësi për të mirën e të zgjedhurve që edhe ata ta fitojnë shëlbimin, që është në Krishtin Jezus bashkë me lumturinë e amshueshme. E vërtetë është kjo fjalë: Nëse ne vdiqëm bashkë me Të, bashkë me Të edhe do të jetojmë. Nëse durojmë në qëndresë, bashkë me Të do të mbretërojmë.
Përgjigjja e shkurtër
C Rrinte Zoja, * nën kryqin e Birit.
Rrinte Zoja, nën kryqin e Birit.
D E përballoi me guxim martirizimin e zemrës së saj, nën kryqin e Birit.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Rrinte Zoja, nën kryqin e Birit.
Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)
Ant. Jezusi i tha nënës: “Grua, ja, yt bir! Mandej i tha nxënësit: “Ja, nëna jote!”
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm *
‑ i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvuajturit.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
e të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
‑ si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Jezusi i tha nënës: “Grua, ja, yt bir! Mandej i tha nxënësit: “Ja, nëna jote!”
Lutjet e besimtarëve
Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, ta lavdërojmë, sepse na dha në Marinë një peng të sigurt ngushëllimi dhe shprese. Atij t’ia drejtojmë lutjen e përvuajtur:
Ndërmjetësoftë për ne Nëna e Birit tënd.
O Hyj, që bën mrekulli, Virgjërën Mari të pamëkat me trup dhe shpirt e bëre pjesëtare të lavdisë së Krishtit,
— drejtoji edhe zemrat e besimtarëve kah lavdia e amshuar.
Marinë na e dhe për Nënë; bëj që, me ndihmën e saj, të shërohen të sëmurët, të pikëlluarit të ngushëllohen, mëkatarët të falen,
— dhe të gjithë ta fitojnë paqen dhe shëlbimin.
Marinë e mbushe me hire,
— bëj që të gjithë të gëzohemi për dhuratat e Shpirtit tënd.
Bëj që Kisha jote të të jetë një zemre e një shpirt në dashuri:
— dhe besimtarët të qëndrojnë në lutje së bashku me Marinë, nënën e Krishtit.
Marinë e kurorëzove për mbretëreshë në qiell
— bëj që të vdekurit në mbretërinë tënde të gëzohen me shenjtërit e tu.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
O Hyj, ti deshe që Birit tënd të gozhduar në kryq t’i rrinte pranë Nëna e tij e të vuante bashkë me të: bëj që edhe Kisha jote të bashkohet me mundimet e Krishtit që të ketë pjesë në ngjalljen e tij. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.