Mbrëmësorja
2 tetor, Engjëjt rojtarë
Mbrëmësorja
D Hyj, më eja në ndihmë!
C O Zot, shpejto të më ndihmosh!
D Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
C si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Himni
Me kitarrë psalim engjëjt rojës të njerëzve,
që Ati i qiejve i caktoi shoqërues
natyrës së brishtë, që poshtë mos ta vinin
armiqtë që ngrejnë pusira.
Për shpartallim që pësoi engjëlli tradhtar,
me arsye i përzënë nga postet dhënë në qiej,
ndezur nga smira orvatet për të dëbuar
ata që Hyji fton në parajsë.
Prandaj këtu fluturo, rojtar syhapët,
tue ardhë nga atdheu që ty të është besuar,
sa smundje shpirti që i trazojnë banorët
të gjejnë qetësi.
Trinisë së Shenjtë lavdia i qoftë pareshtur,
që me vullnesë t’amshueshme rruzullimi
i trefishtë mbahet, dhe në të gjithë shekujt
lumnia e tij mbretron. Amen.
Ose një himn tjetër apo një këngë e miratuar nga autoriteti kishtar.
Ant. 1 Shpëtoje, o Zot, jetën time prej vdekjes, këmbët e mia prej rënies.
Psalmi 116 /114/ (1-9) Falënderim
Duhet të kalojmë nëpër shumë vështirësi për të hyrë në Mbretërinë e Hyjit (Vap 14, 22).
E dua Zotin sepse e dëgjon *
zërin e lutjes sime,
sepse mbi mua e priri veshin e vet *
atë ditë që e thirra në ndihmë.
Më kishin rrethuar leqet e vdekjes, *
më kishin shtrënguar leqet e Nëntokës,
më ndrydhën trishtime e dhembje, †
Emrin e Zotit e thirra në ndihmë: *
»Deh, o Zot, ma shpëto jetën!«
I mirë e i drejtë është Zoti, *
Hyji ynë është vetë mirësia!
Zoti është mbrojtësi i të vegjëlve: *
isha ngushtë e Ai më shpëtoi!
Kthehu, shpirti im, në qetësinë tënde, *
sepse Zoti është bamirësi yt!
Ai ma shpëtoi jetën prej vdekjes, †
sytë e mi prej lotëve, *
këmbët e mia prej rënies.
Do të eci në praninë e Zotit *
në tokën e të gjallëve.
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Shpëtoje, o Zot, jetën time prej vdekjes, këmbët e mia prej rënies.
Ant. 2 Ndihma ime vjen prej Zotit, i cili krijoi qiellin e tokën.
Psalmi 121 /120/ (1-7) Rojtari i Izraelit
Më kurrë s'do të kenë uri, më kurrë s'do të kenë etje, më s'do t'i djegë dielli as rrezet e tija (Zb 7, 16).
Sytë e mi i çoj drejt maleve: *
prej nga do të më vijë mua ndihma?
Ndihma ime vjen prej Zotit, *
i cili krijoi qiellin e tokën.
S’do te lejojë të të merren këmbët, *
nuk do të kotet ai që të ruan.
Ja, s’do të kotet as s’do të flejë, *
ai që e ruan Izraelin.
Zoti është rojtari yt, †
Zoti është hija jote, *
Zoti është në të djathtën tënde!
Dielli nuk do të të bëjë keq ditën, *
as hëna natën.
Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe, *
Zoti do ta ruajë jetën tënde.
Zoti do të ruajë vajtjet e ardhjet e tua *
që tani e përgjithmonë e jetë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Ndihma ime vjen prej Zotit, i cili krijoi qiellin e tokën.
Ant. 3 Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbreti i popujve!
Kënga Krh. Zb 15, 3-4 Himn adhurimi dhe lavdi
Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua, †
o Zot, Hyj, o i Gjithëpushtetshëm! *
Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua,
o Mbreti i popujve!
Kush të mos të druajë ty, o Zot, †
dhe kush të mos e lavdërojë Emrin tënd?! *
Ti i vetmi, je Shenjti!
Të gjitha kombet do të vijnë †
dhe do të adhurojnë para Teje, *
sepse Gjyqet e tua u dëftuan të drejta!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbreti i popujve!
Leximi i shkurtër Zb 8, 3-4
Ja, një engjëll erdhi e qëndroi mbi lter: në dorë kishte një kemore të artë dhe iu dha shumë kem për ta kushtuar bashkë me lutjet e të gjithë shenjtëve mbi lterin e artë para fronit. Nga dora e engjëllit tymi erëndshëm i kemit u ngrit para Hyjit bashkë me uratat e shenjtërve.
Përgjigjja e shkurtër
C Të ka besuar engjëjve të vet:
* ata do të ruajnë jetën tënde.
Të ka besuar engjëjve të vet:
ata do të ruajnë jetën tënde.
D Do të bartin mbi duart e veta,
ata do të ruajnë jetën tënde
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Të ka besuar engjëjve të vet:
ata do të ruajnë jetën tënde.
Kënga ungjillore (Magnificat)
Ant. Engjëjt e tyre në qiell shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim qiellor.
Lutjet e besimtarëve
T’i lutemi Zotit që së bashku me engjëjt, të cilët e kryejnë vullnetin e tij, të jemi më të gatshëm që ta dëgjojmë zërin e tij:
Së bashku me engjëjt e këndojmë këngën e lavdisë.
O Zot, ti engjëjt i bëre shpallës të veprave të tua
— bëj që me ndihmën e tyre edhe ne t’i shpallim njerëzve veprat e tua të mrekullueshme.
O Zot i Tejetlartë, ty engjëjt pandërprerë të këndojnë: Shenjt, Shenjt, Shenjt
— bëj që në Kishën tënde pandërprerë të jehojë falënderimi.
Ti u urdhërove engjëjve të tu që t’i ruajnë shërbëtorët e tu në rrugët e tyre
— bëj që të gjithë udhëtarët ta kenë udhën e mbarë dhe të kthehen prapë në paqe dhe gëzim.
Ti deshe që engjëjt t’ua shpallin paqen njerëzve
— dërgoji që udhëheqësve dhe popujve gjithnjë t’ua japin dëshirën për paqe.
Kur t’i dërgosh engjëjt e tu që t’i mbledhin njerëzit nga të katër anët e botës
— bëj që bijtë e tu të hyjnë në mbledhjen e të zgjedhurve të tu.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.
Lutja
Në dijen tënde të mrekullueshme, o Zot, ti u përcakton detyrat përkatëse engjëjve dhe njerëzve: bëj të jemi të mbrojtur këtu mbi tokë prej atyre, që vazhdimisht në qiell shërbejnë para fytyrës sate. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.