Mbrëmësorja

9 nëntor, Kushtimi i Bazilikës së Lateranit

 

MBRËMËSORJA

 

Himni

 

   Jerusalem, qyteti i lumtur,

   me pamje shprehje e paqes,

   nder qiej po ndërtohet

   me gurë plot gjallëri,

   nga engjëj kurorëzuar

   si nusja i shoqëruar.

 

   E re po vjen prej qiellit,

   në shtratin nusëror

   bërë gati, dhe e paprekur

   me Zotërinë po bashkohet.

   Muret e saja e sheshet

   prej arit të kulluar.

 

   Dyert prej margaritarësh

   n’hyrje të shenjta ndrisin,

   e për hir të virtyteve

   atje mundet të futet

   kush për emrin e Krishtit

   këtu në botë sfilitet.

 

   Prej rrahjeve e trysnive

   mermerët e zbukuruar

   vihen ndër vende t’veta

   rreshtuar nga duart e mjeshtrit:

   dhe përgjithmonë vendosen

   n’ndërtesat e shenjtëruara.

 

   Nder e lavdi i qoftë Hyjit

   kudo n’lartësitë e epra,

   dhe Atit bashkë me Birin

   dhe Frymën e Shenjtëruar,

   u qoftë pushteti e lavdet

   ndër shekujt e amshueshëm. Amen.

 

   Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 Hyji e shenjtëroi tendën e vet; ai banon në të: nuk do të trandet askurrë.

 

Psalmi 46 /45/ (2-12)

 

Hyji është për ne strehim dhe fuqi, *

   ndihmë gjithherë e gatshme në çdo vështirësi.

 

Prandaj as s’do të tutemi edhe nëse lëkundet toka *

   dhe nëse malet do të kapërdihen nga deti!

Le të gjëmojnë e le të përzihen ujërat e tij, *

   le të dridhen malet në furinë e tij!

 

Rrëketë e lumit do ta gëzojnë qytetin e Hyjit, *

   tendat e shenjta të të Lartit Zot.

 

Hyji është brenda nuk do të trandet askurrë, *

   Hyji i ndihmon herët në agim.

Ulëritën popujt, ranë mbretëritë, *

   bubulloi Zoti, toka u shkri!

 

Zoti i Ushtrive është me ne, *

   strehimi ynë, Hyji i Jakobit!

 

Ejani e shikoni veprat e Zotit *

   - mrekullitë që i bëri ai përmbi dhé!

 

Ndalon luftërat deri në skajet e tokës, †

   do t’i thyejë harqet, do t’i copëtojë armët, *

   mburojat në zjarr do t’i djegë.

 

Ndaluni e shihni se unë jam Hyji, *

   i madhërueshëm mbi popuj, i madhërueshëm mbi tokë!

 

Me ne është Zoti, Hyji i Ushtrive, *

   strehimi ynë, Hyji i Jakobit.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 1 Hyji e shenjtëroi tendën e vet; ai banon në të: nuk do të trandet askurrë.

 

Ant. 2 Eja të shkojmë me gëzim në Shtëpinë e Zotit!

 

Psalmi 122 /121/ (1-9)

 

Seç u gëzova kur më thanë: *

   »Eja të shkojmë në Shtëpinë e Zotit!«

Ja, tashmë këmbët tona shkelën *

   në dyert e tua, o Jerusalem!

 

O Jerusalem, qytet i ndërtuar me mjeshtëri, *

   thuaj se i tëri një cope të vetme je!

 

Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit, †

   sipas rregullores në Izrael *

   për të kremtuar Emrin e Zotit.

 

Atje janë selitë e gjykatores së drejtësisë, *

   selitë e shtëpisë së Davidit!

 

Lutuni për paqen e Izraelit: *

   »U priftë e mbara atyre që të duan ty!

Mbretëroftë paqja në muret e tua *

   dhe qetësia në pirgjet e tua!«

 

Për dashuri ndaj vëllezërve e miqve të mi *

   do të them: »Paqja me ty!«

Për dashuri ndaj Shtëpisë së Zotit, Hyjit tonë, *

   do të lutem t’i kesh të gjitha të mirat!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 2 Eja të shkojmë me gëzim në Shtëpinë e Zotit!

 

Ant. 3 Lavdërojeni Hyjin tonë, ju shenjtërit e tij.

 

   Kur këndohet kjo këngë, atëherë Aleluja mund të përsëritet disa herë çdo dy apo katër rreshta.

 

Kënga Krh. Zb 19, 1-7

 

Dasma e Qengjit

 

Aleluja!

Shëlbim, lavdi dhe pushtet Hyjit tonë, *

(C Aleluja).

sepse gjyqet e tija janë të vërteta dhe të drejta

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij *

(C Aleluja).

të gjithë ju që e droni - të vegjël e të mëdhenj!

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Mbretëron Zoti, *

(C Aleluja).

Hyji ynë, i Gjithëpushtetshmi!

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Le të galdojmë e të brohorasim *

(C Aleluja).

dhe t’i japim lavdi Atij.

C Aleluja (aleluja).

 

Aleluja!

Sepse erdhi Dasma e Qengjit! *

(C Aleluja).

Gati është Nusja e tij.

C Aleluja (aleluja).

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 3 Lavdërojeni Hyjin tonë, ju shenjtërit e tij.

 

   Leximi i shkurtër Zb 21, 2-3. 22. 27

 

   Pashë qytetin e shenjtë - Jerusalemin e ri: zbriste nga qielli, prej Hyjit, i stolisur porsi nusja e përgatitur për fatin e vet. Atëherë dëgjova një zë të fortë, që vinte nga froni: “Ja Tenda e Hyjit me njerëz! Hyji do të banojë me njerëz! Ata do të jenë populli i tij, kurse Ai, vetë Hyji, do të jetë Hyji i tyre”.

   Në qytet tempull nuk pashë: sepse tempulli i tij është Zoti, Hyji, i Gjithëpushtetshmi edhe Qengji. Në të s’do të hyjë asgjë, që nuk është e pastër, as ai që bën punë të liga ose gënjen; por vetëm ata që janë të shkruar në librin e jetës së Qengjit.

 

   Përgjigjja e shkurtër

 

   C Lum ai njeri që jeton * në shtëpinë tënde, o Zot.

   Lum ai njeri që jeton në shtëpinë tënde, o Zot.

   D Do të të lavdërojë në shekuj të shekujve,

   në shtëpinë tënde, o Zot.

   Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

   Lum ai njeri që jeton në shtëpinë tënde, o Zot.

 

   Kënga ungjillore (Magnificat Lk 1, 46-55)

 

   Ant. E shenjtë është shtëpia e Zotit: këtu thirret emri i tij, këtu Zoti është i pranishëm në mesin tonë.

 

Shpirti im e madhëron Zotin, *

   shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

 

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *

   qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

 

sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *

   ‑ i shenjtë është Emri i tij!

 

Mëshira e tij brezni më brezni *

   për ata që e druajnë.

 

E tregoi fuqinë e krahut të vet: *

   hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

 

i rrëzoi princat prej froneve të tyre *

   i lartësoi të përvujtët.

 

Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë

   të pasurit i nisi duarthatë.

 

I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

   duke e sjellë në mend mëshirën

 

‑ si ua pati premtuar etërve tanë *

   në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

   Ant. E shenjtë është shtëpia e Zotit: këtu thirret emri i tij, këtu Zoti është i pranishëm në mesin tonë.

 

   Lutjet e besimtarëve

 

T’ia lartësojmë lutjen tonë Krishtit Shëlbues, që e dha jetën e vet për t’i bashkuar në një familje të vetme të gjithë bijtë e shpërndarë të Hyjit:

 

   Le të të bjerë ndër mend për Kishën tënde, o Zot.

 

O Zot Jezus, që e ndërtove shtëpinë tënde përmbi shkëmb,

— forcoje fenë dhe shpresën tonë.

O Zot Jezus, që prej kraharorit tënd të shporuar bëre që të rrjedhë gjak dhe ujë,

— pastroje dhe ripërtërije Kishën tënde me sakramentet e Besëlidhjes së re.

O Zot Jezus, i pranishëm në mesin e atyre që bashkohen në emrin tënd,

— dëgjoje lutjen e një zemre të Kishës sate.

O Zot Jezus, që së bashku me Atin dhe me Shpirtin Shenjt banon në ata që të duan,

— bëje të përsosur Kishën tënde në përvojën e dashurisë sate.

O Zot Jezus, që nuk refuzon ata që vijnë te ti,

— pranoji të gjithë të ndjerët në shtëpinë e Atit.

 

   Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.

   Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

 

   Lutja

 

   Në kishën e kushtuar:

 

   Dëgjoje, o Zot, lutjen e popullit tënd, që me gëzim e kremton ditën e kushtimit të këtij tempulli; bëj që këtu gjithherë të kryhet denjësisht shërbesa liturgjike në nder e lavd të emrit tënd, që ta ndikojë në ne hirin e shëlbimit. Nëpër Zotin.

 

   Jashtë kishës së kushtuar:

 

   O Hyj, ti zgjedh gurë të gjallë për të ndërtuar banesën e amshueshme të lavdisë sate, jepi me begati Kishës sate frytet e Shpirtit Shenjt, që populli yt besimtar vazhdimisht të dëftohet në Jerusalemin qiellor. Nëpër Zotin.

 

   Ose:

 

   O Hyj, ti deshe që bashkësia e besimtarëve të quhet Kisha jote: bëj që populli yt i bashkuar në emrin tënd të të adhurojë, të të duajë, të të ndjekë ty dhe, nën udhëheqjen tënde, t’u arrijë premtimeve të tua qiellore. Nëpër Zotin.

 

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.