Ora e mesme
Java e Shtatëmbëdhjetë e Kohës së rëndomtë
E shtunë
E Tretë – e gjashtë – e nëntë
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).
Ora e tretë
Tash për ne, o Shpirti i Shenjtë,
me Atin një e me Birin,
denjohu të ndërhysh i gatshëm
në kraharorin tonë i shkrirë.
Gojë, gjuhë, mend shqise e forcë,
ta rrëfejnë me të madhe
me zjarr dashuria të ndizet
flakërimi të ngrohë t’afërmit.
Na bëj që ta kuptojmë Atin,
të njohim edhe Birin,
të dy edhe ty Shpirtin
të besojmë në çdo kohë. Amen.
Ora e gjashtë
Himni
Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
që sundon të gjitha sendet,
me ndriçim pajis mëngjesin
dhe me zjarr shkëlqen mesditën.
Shuaji flakët e shamatave,
flake zjarrin e dëmprurësve,
jepu trupave shërimin,
dhe të vërtetën paqe zemrave.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe ti Bir baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ora e nëntë
Himni
Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
i patrandur në ty mbahesh,
kohët e dritës së përditshme
përcakton me shumë mbarësi.
Dhe gjatë netëve lësho dritën,
që të mos ndërpritet jeta,
por çmimi i vdekjes shenjte
lavdia e përjetshme të jetë.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe, o Bir, baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Në këto Orë nuk bëhet asgjë prej përkujtimoreve të shenjtërve, as nga pjesa Përkatëse as nga Përbashkorja.
Ant. 1 Më prij, o Zot, udhës së urdhërimeve të tua.
Psalmi 119 /118/ V (33-40)
Ma trego, o Zot, udhën e ligjeve të tua, *
dhe unë do ta mbaj gjithmonë.
Më jep kuptim që ta mbaj Ligjin tënd *
e do ta zbatoj me gjithë zemrën time.
Më prij udhës së urdhërimeve të tua, *
sepse në të e kam kënaqjen time.
Prire zemrën time drejt urdhërimeve të tua *
e jo drejt lakmimit të pasurisë.
Largoji sytë e mi të mos e shohin kotësinë, *
më përtërij në udhën tënde.
Plotësoja shërbëtorit tënd premtimin tënd *
që ua dhe atyre që të druajnë.
Më shpëto nga çnderimi që aq fort i trembem, *
sepse gjyqet e tua janë të mrekullueshme.
Oh, sa fort i dua urdhërimet e tua, *
më përtërij në drejtësinë tënde!
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Më prij, o Zot, udhës së urdhërimeve të tua.
Ant. 2 Kush e kërkon Zotin, do të ketë çdo të mirë.
Psalmi 34 /33/
Zoti është shpëtimi i të drejtëve
E keni sprovuar se Zoti është i mirë (1Pjt 2, 3).
I (2-11)
Përherë do ta bekoj Zotin, *
në gojën time përherë lavdi i tij.
Shpirti im mburret në Zotin: *
le të dëgjojnë të përvujtët e le të gëzohen.
Bashkë me mua jepni lavdi Zotit, *
le ta lartësojmë së bashku Emrin e tij.
E kërkova Zotin e ai më dëgjoi *
edhe më çliroi nga çdo frikë që pata.
Shikojeni atë e do të ndriçoheni *
fytyra juaj nuk do të turpërohet.
Ja, ky skamnor e thirri në ndihmë e Zoti e dëgjoi *
dhe e shpëtoi nga të gjitha vuajtjet e tij.
Engjëlli i Zotit ngreh llogore rreth atyre *
që e kanë frikë dhe i shpëton.
Sprovoni e shihni sa i mirë është Zoti! *
I lumi ai që shpreson në të!
Nderojeni Zotin, ju shenjtërit e tij, *
s’u mungon gjë atyre që e druajnë.
Pasanikët u varfëruan dhe patën uri, *
ata që kërkojnë Zotin do të kenë çdo të mirë.
Ant. 2 Kush e kërkon Zotin, do të ketë çdo të mirë.
Ant. 3 Fytyra e Zotit është mbi ata që e kërkojnë paqen.
II (12-23)
Ejani, o bij, e më dëgjoni: *
do t’jua mësoj frikën e Zotit.
A e dëshiron jetën, o njeri? *
A dëshiron ditë të shumta për të gëzuar të mirat?
Rrudhe gjuhën tënde prej së keqes, *
gojën tënde prej fjalëve gënjeshtare.
Ik prej së keqes e bëj të mirën, *
kërkoje paqen e ndiqe atë!
Sytë e Zotit këqyrin të drejtët, *
veshët e tij ua dëgjojnë ofshamat.
Fytyra e Zotit është kundër bakëqijve *
për ta zhdukur prej dheut kujtimin e tyre.
Klithin të drejtët, Zoti i dëgjon, *
i liron prej të gjitha vështirësive të tyre.
Zoti është ngjat atyre që pendohen me zemër, *
i shpëton shpirtpërgrirët.
Sado të vështira të ketë i drejti, *
prej të gjithave do ta shpëtojë Zoti.
Zoti i ruan eshtrat e tyre: *
asnjë prej tyre nuk do t’u thyhet.
E keqja e vet do ta vrasë bakeqin, *
e do ta paguajnë ata që e urrejnë të drejtin.
Zoti e shpaguan shpirtin e shërbëtorëve të vet, *
nuk do të ndëshkohen ata që shpresojnë në të.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Fytyra e Zotit është mbi ata që e kërkojnë paqen.
Në orët e tjera përdoren psalmet e tjera plotësuese
Ora e tretë
Leximi i shkurtër 1 Mbr 8, 60-61
Mbarë popujt e botës ta dinë se Zoti është Hyji i vetëm dhe se s'ka tjetër përveç Tij. Edhe zemra juaj iu kushtoftë krejtësisht Zotit, Hyjit tonë, me qëllim që ju gjithmonë t'i mbani ligjet e tija e t'i zbatoni urdhërimet e tija.
D M’i, mëso Zot, udhët e tua
C e më udhëheq në të vërtetën tënde.
Lutja
O Hyj, Atë i gjithëpushtetshëm, jepi dritën e Shpirtit Shenjt kësaj familjeje të bashkuar në emrin tënd, që, e mbrojtur prej sulmeve të armikut, të gëzohet gjithmonë në lavdinë tënde. Nëpër Krishtin Zotin tonë.
Ora e gjashtë
Leximi i shkurtër Jer 17, 9-10
Më dinake se çdo gjë tjetër është zemra, e pashërueshme; kush është ai që mund ta njohë? Unë, Zoti, shqyrtoj zemrën, sprovoj veshkat, i jap secilit sipas sjelljes së tij, sipas fryteve të veprave të tija.
D M’i fal, o Zot, mëkatet e mia të fshehta,
C dhe shpëtoje shërbëtorin tënd prej krenarisë
Lutja
O Zot, zjarr dashurie, na e dhuro flakën e Shpirtit tënd që të të duam ty mbi çdo gjë dhe vëllezërit tanë me dashurinë tënde. Nëpër Krishtin Zotin tonë.
Ora e nëntë
Leximi i shkurtër Urt 7, 27; 8, 1
Urtia e Zotit mundet gjithçka, e, duke qëndruar në vetvete, përtërin çdo gjë. Gjatë breznive, duke hyrë në shpirtra të shenjtë, trajton miq të Hyjit e profetë. Ajo e shtrin fuqinë skaj më skaj të botës dhe e drejton rruzullin me mirësi të këndshme.
D Të mëdha janë veprat e tua, o Zot,
C e të thella mendimet e tua!
Lutja
Dëgjoje, o Hyj, lutjen tonë me ndërmjetësinë e së lumes Virgjrës Mari, dhe na e jep paqen tënde, që në çdo ditë të jetës sonë të mund të kushtohemi me gëzim në shërbimin tënd dhe t’ia arrijmë lumturisë së mbretërisë sate. Nëpër Krishtin Zotin tonë
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.