Ora e mesme
Java e njëzetetetë e Kohës së rëndomtë
Java IV e Psalterit
E diel
Ora e mesme
E Tretë – e gjashtë – e nëntë
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).
Ora e tretë
Himni
Tash për ne, o Shpirti i Shenjtë,
me Atin një e me Birin,
denjohu të ndërhysh i gatshëm
në kraharorin tonë i shkrirë.
Gojë, gjuhë, mend shqise e forcë,
ta rrëfejnë me të madhe
me zjarr dashuria të ndizet
flakërimi të ngrohë t’afërmit.
Na bëj që ta kuptojmë Atin,
të njohim edhe Birin,
të dy edhe ty Shpirtin
të besojmë në çdo kohë. Amen.
Ora e gjashtë
Himni
Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
që sundon të gjitha sendet,
me ndriçim pajis mëngjesin
dhe me zjarr shkëlqen mesditën.
Shuaji flakët e shamatave,
flake zjarrin e dëmprurësve,
jepu trupave shërimin,
dhe të vërtetën paqe zemrave.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe ti Bir baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ora e nëntë
Himni
Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
i patrandur në ty mbahesh,
kohët e dritës së përditshme
përcakton me shumë mbarësi.
Dhe gjatë netëve lësho dritën,
që të mos ndërpritet jeta,
por çmimi i vdekjes shenjte
lavdia e përjetshme të jetë.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe, o Bir, baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Në këto Orë nuk bëhet asgjë prej përkujtimoreve të shenjtërve, as nga pjesa Përkatëse as nga Përbashkorja.
Ant. 1 Kush ushqehet me këtë bukë do të jetojë për amshim, aleluja.
Psalmi 23 /22/ (1-6)
Bariu i mirë
Qengji do t'i kullosë dhe do t'i çojë në burimet e ujërave të jetës (Zb 7, 17).
Zoti është bariu im, *
asgjë nuk më mungon.
Më mballon kullotave të gjelbra,
më prin në ujëra të qeta, *
shpirtin ma përtërin.
Ai më prin shtigjeve të drejta *
në saje të dashurisë së Emrit të vet.
Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes, †
s’trembem nga e keqja *
sepse ti je me mua:
thupra jote dhe kërraba *
për mua janë ngushëllim.
Ti ma shtron tryezën përpara *
ndër sy të armiqve të mi,
me vaj erëmirë kryet ma lyen, *
gotën ma mbush plot e përplot.
Hiri dhe mirësia do të më përcjellin *
në të gjitha ditët e jetës sime,
do të banoj në shtëpinë e Zotit *
derisa të jem gjallë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Kush ushqehet me këtë bukë do të jetojë për amshim, aleluja.
Ant. 2 Do të vijë Zoti, i lavdishëm në mes të shenjtërve, i shkëlqyer për të gjithë besimtarët e tij, aleluja.
Psalmi 76 /75/
Këngë ngadhënjimi pas fitores
Do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me madhëri të madhe (Mt 24, 30).
I (2-7)
I njohur është Hyji në Jude, *
i madh është Emri i tij në Izrael.
Në Salem është tenda e tij, *
vendbanimi i tij në Sion.
Atje ai i theu shigjetat e harkut, *
shqytin, shpatën e luftën.
Shkëlqen, o i Madhërishëm, *
mbi malet e presë!
Qenë rrëmbyer të fortët, gjumi i kapi, *
asnjë trim s’diti t’i përdorë duart e veta
nga kërcënimi yt, Hyji i Jakobit, *
shtang mbetën qerre e kalë!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Do të vijë Zoti, i lavdishëm në mes të shenjtërve, i shkëlqyer për të gjithë besimtarët e tij, aleluja.
Ant. 3 Të shkojmë në tempullin e Hyjit, duke i çuar dhurata, aleluja.
II (8-13)
Ti je i tmerrshëm e kush mund të të bëjë ballë? *
Atëherë kur shfrenohet felgrimi yt!
Nga qielli e jep vendimin gjykatës; *
Toka u trand dhe heshti,
kur të ngrihet Hyji në gjyq *
për t’i shpëtuar të përvujtët e dheut.
Të goditurit nga felgrimi yt të lavdërojnë, *
të shpëtuarit nga felgrimi do të të bëjnë festë.
Bëni kushte dhe plotësojani Zotit, Hyjit tuaj, *
të gjithë ju përreth tij jepni dhurata të Tmerrshmit,
Atij që ua merr frymën princave, *
që është tmerr për mbretërit e tokës.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Të shkojmë në tempullin e Hyjit, duke i çuar dhurata, aleluja.
Në orët e tjera përdoren psalmet e tjera plotësuese
Ora e tretë
Leximi i shkurtër 1 Kor 6, 19-20
A nuk e dini se trupi juaj është Tempulli i Shpirtit Shenjt që banon në ju që e keni prej Hyjit dhe se ju nuk i përkisni më vetvetes? Sepse jeni blerë me çmim të lartë. Prandaj, jepni lavdi Hyjit në trupin tuaj!
D Shpirti im e dëshiron shtëpinë e Zotit,
C zemra ime dhe trupi im galdojnë në Hyjin e gjallë.
Ora e gjashtë
Leximi i shkurtër Lp 10, 12
Çfarë kërkon Zoti, Hyji yt, prej teje? Kërkon që ta druash Zotin, Hyjin tënd, të ecësh udhëve të tija, ta duash e t’i shërbesh Zotit, Hyjit tënd, me gjithë zemrën tënde e me gjithë shpirtin tënd.
D O Zot, kush do të banojë në tendën tënde?
C Ai që jeton me drejtësi dhe flet të vërtetën.
Ora e nëntë
Leximi i shkurtër Kk 8, 6b-7
Dashuria është e fortë si vdekja, i pashmangshëm është si dheu zi lakmimi; vapa e saj si vapa e zjarrit, flakë hyjnore! Ujërat e mëdha dashurinë nuk mund ta ndalin, nuk e fikin as lumenjtë!
D Të dua, o Zot, fuqia ime,
C mburoja ime, shkëmbi i shëlbimit tim.
Lutja
Na priftë, o Zot, dhe na përcjelltë përherë hiri yt dhe vazhdimisht na bëftë të kujdesshëm të kryejmë vepra të mira. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.