Ora e mesme

Java e Pestë e Kohës së rëndomtë

 

Java I e Psalterit

 

E hënë

 

Ora e mesme

 

E Tretë – e gjashtë – e nëntë

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

Ora e tretë

 

   Himni

 

   Tash për ne, o Shpirt Shenjt,

   me Atin një e me Birin,

   denjohu të ndërhysh i gatshëm

   në kraharorin tonë i shkrirë.

 

   Gojë, gjuhë, mend shqise e forcë,

   ta rrëfejnë me të madhe

   me zjarr dashuria të ndizet

   flakërimi të ngrohë t’afërmit.

 

   Na bëj që ta kuptojmë Atin,

   të njohim edhe Birin,

   të dy edhe ty Shpirtin

   të besojmë në çdo kohë. Amen.

 

Ora e gjashtë

 

   Himni

 

   Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,

   që sundon të gjitha sendet,

   me ndriçim pajis mëngjesin

   dhe me zjarr shkëlqen mesditën.

 

   Shuaji flakët e shamatave,

   flake zjarrin e dëmprurësve,

   jepu trupave shërimin,

   dhe të vërtetën paqe zemrave.

 

   Bëj, o Atë tërë drejtësi,

   dhe ti Bir baras me Atin,

   bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar

   që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

 

Ora e nëntë

 

   Himni

 

   Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,

   i patrandur në ty mbahesh,

   kohët e dritës së përditshme

   përcakton me shumë mbarësi.

 

   Dhe gjatë netëve lësho dritën,

   që të mos ndërpritet jeta,

   por çmimi i vdekjes shenjte

   lavdia e përjetshme të jetë.

 

   Bëj, o Atë tërë drejtësi,

   dhe, o Bir, baras me Atin,

   bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,

   të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

 

Ant. 1 Urdhërimet e Zotit u japin dritë syve dhe zemrën e mbushin me gëzim.

 

   Psalmi 19 /18 B/ (8-13. 15) Lavdi Hyjit, Zotëruesit të ligjit

 

   Jini të përkryer siç është i përkryer edhe Ati juaj që është në qiell (Mt 5, 48).

 

I përsosur është Ligji i Zotit, *

   shpirtin përtërin;

për t’u besuar është Dëshmia e Zotit, *

   të miturve u jep dijen.

 

Urdhërimet e Zotit janë të drejta, *

   kënaqin zemrën;

urdhri i Zotit është i qartë, *

   dritë u jep syve.

 

E panjollë është frika e Zotit, *

   nuk ndërron në shekuj të shekujve;

gjyqet e Zotit janë të vërteta, *

   të gjitha njënjë të drejta.

 

Më të çmueshme se ari, *

   se më i pastri ar,

më të ëmbla se mjalti, *

   se hoja që rrjedh mjaltë.

 

Shërbëtori yt me kujdes i mëson: *

   t’i mbash ato është fitim i madh.

Porse kush i heton gabimet? *

   Më pastro, o Zot, prej mëkateve të fshehta,

 

Të pëlqefshin, o Zot, *

   fjalët e gojës sime,

edhe mendimi i zemrës sime para teje, *

   o Zot, Ndihmësi im e Shëlbuesi im!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Urdhërimet e Zotit u japin dritë syve dhe zemrën e mbushin me gëzim.

 

Ant. 2 Ngrihu, o Zot, e gjykoji popujt sipas drejtësisë sate.

 

   Psalmi 7 Urata e të drejtit të përndjekur

 

   Ja: Gjykatësi qëndron para derës (Jak 5, 9).

 

   I (2-10)

 

Ndore tënde, o Zot, Hyji im! *

   Më shpëto prej të gjithë salvuesve të mi e më liro

që të mos ma rrëmbejnë shpirtin porsi luani *

   që shqyen kur s’ka kush të shpëtojë!

 

Por, o Zot, Hyji im, nëse veprova kështu: *

   nëse gjendet padrejtësi në duart e mia,

nëse ia ktheva me të keqe bamirësit tim, *

   nëse e kurseva salvuesin e padrejtë,

 

më ndjektë armiku e më pushtoftë: †

   jetën time përdhe e shqelmoftë, *

   nderin tim pluhur e bëftë!

 

Ngrihu, o Zot, në felgrimin tënd, †

   ngrihu kundër tërbimit të armiqve të mi, *

   ngrihu, Hyji im, në gjyqin që caktove!

 

Le të të rrethojë kuvendi i popujve, *

   por ti prej së larti sillu kundër tij!

 

Zoti vendos mbi çështjet e popujve! †

   Më gjyko, o Zot, sipas drejtësisë sime, *

   dhe sipas pafajësisë sime.

 

Le të zhbihet fajësia e mëkatarëve, †

   lart ngrite të drejtin, Hyji i drejtë, *

   që shqyrton zemrat e veshkat!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Ngrihu, o Zot, e gjykoji popujt sipas drejtësisë sate.

 

Ant. 3 Zoti, gjykatës i drejtë, i shpëton ata që i qëndrojnë besnikë.

 

   II (11-18)

 

Mburoja ime është në Hyjin *

   që i shpëton zemërdrejtët.

Hyji është gjykatës i drejtë, *

   i fortë dhe çdo ditë ndizet felgrimi i tij.

 

Vallë, a s’do ta mprehë përsëri shpatën e vet, *

   s’do ta ngrehë harkun e s’do ta mbajë gati?

Gati i bëri armët vdekjeprurëse, *

   shigjetat e veta flakë i skuqi!

 

Ja, bakeqi lindi padrejtësinë: *

   ngjizi shpirtligësinë e lindi tradhtinë.

Hapi gropën dhe e thelloi: *

   ai vetë bie në gropën që çel.

 

Shpirtligësia e tij do të bjerë mbi krye të tij, *

   dhuna e tij do t’i bjerë në majë të kokës së tij!

E unë do ta lavdëroj Zotin, sepse është i drejtë, *

   lavde do t’i këndoj Emrit të të Lartit Zot.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Zoti, gjykatës i drejtë, i shpëton ata që i qëndrojnë besnikë.

 

Ora e tretë

 

   Leximi i shkurtër Rom 13, 8. 10

 

   Askujt të mos i keni tjetër detyrim, përveç detyrimit që ta doni njëri‑tjetrin, sepse ai që e do tjetrin, e ka plotësuar Ligjin. Dashuria nuk i bën keq të afërmit, Dashuria, pra, është zbatimi i përsosur i Ligjit.

 

   D Ti je ndihma ime: mos më lër!

   C Mos më braktis, o Hyj i shëlbimit!

 

   Lutja

 

   O Hyj, Ati ynë, ti ia besove veprimtarisë njerëzore detyrën që t’i ndjekë arritje gjithmonë të reja, bëj që të marrim pjesë në veprën e krijimit me pranimin bijësor të vullnetit tënd, në shpirt vëllazërie të vërtetë. Nëpër Krishtin Zotin tonë.

 

Ora e gjashtë

 

   Leximi i shkurtër Jak 1, 19b-20. 26

 

   Çdo njeri le të jetë i shpejtë për të dëgjuar, i ngadalshëm për të folur dhe i ngadalshëm për zemërim. Sepse zemërimi i njeriut nuk e kryen drejtësinë e Hyjit.

   Në qoftë se ndokush e mban veten për besimtar e nuk i vë fre gjuhës së vet, por e gënjen zemrën e vet, besimi i tij është i kotë.

 

   D Do ta bekoj Zotin në çdo kohë,

   C në gojën time gjithmonë lavdi i tij.

 

   Lutja

 

   O Hyj, ti që je zotëruesi i vreshtit dhe i të korrave, dhe çdonjërit i dorëzon punën e tij dhe shpërblimin e drejtë, na ndihmo ta mbajmë peshën e ditës sonë duke e pranuar me gëzim vullnetin tënd. Nëpër Krishtin Zotin tonë.

 

Ora e nëntë

 

   Leximi i shkurtër 1 Pjt 1, 17b. 18-19

 

   Kaloni kohën e shtegtimit mbi tokë me frikën e Zotit! Ta dini mirë: nuk keni qenë shpërblyer nga mënyra e zbrazët e jetës suaj të trashëguar nga etërit me ndonjë send të shkatërrueshëm - argjend apo ar, por me gjak të paçmueshëm të Krishtit Qengjit të patëmetë e të panjollë.

 

   D Më shpëto, o Zot, dhe ki mëshirë për mua:

   C në kuvend do ta bekoj Emrin tënd.

 

   Lutja

 

   O Hyj, ti na thërret ta kremtojmë lavdinë tënde në orën kur apostujt po ngjiteshin në tempull, pranoje lutjen tonë në emër të Birit tënd, dhe jepua shëlbimin tënd të gjithë atyre që e thërrasin në ndihmë. Që jeton dhe mbretëron në shekuj të shekujve.

 

Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.