Ora e mesme
10 shkurt, Shën Skolastika, virgjër
Java I e Psalterit
E martë
E Tretë – e gjashtë – e nëntë
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).
Ora e tretë
Tash për ne, o Shpirt Shenjt,
me Atin një e me Birin,
denjohu të ndërhysh i gatshëm
në kraharorin tonë i shkrirë.
Gojë, gjuhë, mend shqise e forcë,
ta rrëfejnë me të madhe
me zjarr dashuria të ndizet
flakërimi të ngrohë t’afërmit.
Na bëj që ta kuptojmë Atin,
të njohim edhe Birin,
të dy edhe ty Shpirtin
të besojmë në çdo kohë. Amen.
Ora e gjashtë
Himni
Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
që sundon të gjitha sendet,
me ndriçim pajis mëngjesin
dhe me zjarr shkëlqen mesditën.
Shuaji flakët e shamatave,
flake zjarrin e dëmprurësve,
jepu trupave shërimin,
dhe të vërtetën paqe zemrave.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe ti Bir baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ora e nëntë
Himni
Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
i patrandur në ty mbahesh,
kohët e dritës së përditshme
përcakton me shumë mbarësi.
Dhe gjatë netëve lësho dritën,
që të mos ndërpritet jeta,
por çmimi i vdekjes shenjte
lavdia e përjetshme të jetë.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe, o Bir, baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ant. 1 Lum ai njeri që ecën në Ligjin e Zotit.
Psalmi 119 /118/ I (1-8) Meditim i fjalës së Zotit në ligj
Dashuria ndaj Hyjit është kjo: që ne t'i zbatojmë urdhërimet e tija (1Gjn 5, 3).
Lum njeriu me sjellje të pastër, *
që ecën në Ligjin e Zotit!
Lum kush i mban dëshmitë e tij, *
që e kërkon me gjithë zemër.
Sepse ai nuk vepron keq, *
por ecën udhëve të tij.
Ti i shpalle urdhërimet e tua *
që të mbahen përpikërisht.
Oh, sikur të ishin të drejta udhët e mia *
për t’i zbatuar rregulloret e tua!
Atëherë s’do të skuqem *
nëse do t’i mbaj urdhërimet e tua.
Do të të lavdëroj në pastrinë e zemrës, *
i mësuar ndër gjyqet e drejtësisë sate.
Unë do t’i zbatoj rregulloret e tua, *
por ti askurrë mos hiq dorë prej meje!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Lum ai njeri që ecën në Ligjin e Zotit.
Ant. 2 Le të galdojë zemra ime në shëlbimin tënd.
Psalmi 13 /12/ (2-6) Klithma e një të drejti në sprovë
Hyji, në të cilin e kemi shpresën, ju mbushtë me çdo gëzim e paqe në besimin tuaj (Rom 15, 13).
Deri kur, o Zot, do të më harrosh krejtësisht? *
Deri kur do ta fshehësh fytyrën tënde prej meje?
Deri kur do të shqetësohem në shpirt, †
në zemrën time do të kem trishtim për çdo ditë? *
Deri kur armiku do të më rrijë shqipe mbi krye?
Shih e më ndihmo, o Zot, Hyji im! *
Ndriti sytë e mi që të mos më kapë gjumi i vdekjes,
të mos thotë armiku: »Ngadhënjeva mbi të!«, *
që të mos gëzohen salvuesit nëse rrëzohem ndonjëherë.
Por unë jam i sigurt në dashurinë tënde, †
le të galdojë shpirti im në shpëtimin tënd! *
Do t’i këndoj Zotit, Bamirësit tim!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Le të galdojë zemra ime në shëlbimin tënd.
Ant. 3 Njerëzimit të zhytur në mëkat, Zoti ia tregoi mëshirën e vet.
Psalmi 14 /13/ (1-7) Marria i të patenzonit
Ku u shumëzua mëkati, shumë më i begatshëm u bë hiri (Rom 5, 20).
Tha i marri në zemrën e vet: »Nuk ka Hyj!« †
U prishën të gjithë, veprat e tyre të urryeshme, *
s’ka më njerëz të ndershëm!
Prej qiellit Zoti vëren drejt bijve të njerëzve †
që të shohë në ka ndonjë njeri të mençëm, *
ndonjë që e kërkon Hyjin.
Të gjithë e lanë rrugën,
të gjithë së bashku u prishën, *
s’kanë mbetur asi që bëjnë mirë,- s’mbeti asnjë!
A thua s’do të zënë mend ata që bëjnë keq, *
ata që përpijnë popullin tim siç e hanë bukën?
Nuk e thërrasin në ndihmë Emrin e Zotit, †
pra, një ditë do të dridhen prej tmerrit, *
sepse Hyji është me brezninë e të drejtëve.
Dëshironi ndoshta ta çoni huq synimin e të mjerit? *
Dijeni veç se Zoti është strehimi i tij.
Izraelit i ardhtë shëlbimi prej Sionit! †
Kur ta kthejë Zoti popullin e vet nga robëria, *
seç do të gëzojë Jakobi, seç do të galdojë Izraeli!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Njerëzimit të zhytur në mëkat, Zoti ia tregoi mëshirën e vet.
Në orët e tjera përdoren psalmet e tjera plotësuese
Ora e tretë
Leximi i shkurtër Jer 17, 7-8
Qoftë bekuar ai që shpreson në Zotin, Zoti do të jetë shpresa e tij. Ai do të jetë porsi druri i mbëltuar në breg të ujit, që kah përroi i lëshon rrënjët e s'do të trembet kur të vijë zhegu: gjethi i tij do të jetë i blertë. Për vit thatësie s'është në kujdes, nuk pushon duke dhënë fruta.
D Ec në pafajësi e shpreso në Zotin:
C Ai do të të mbushë me të mirat e veta.
Ora e gjashtë
Leximi i shkurtër Fu 3, 13-15
Lum njeriu që e fitoi urtinë, i lumi ai që e gjeti maturinë! Sepse më mirë është të fitosh atë se argjend, fryti i saj është më i vlefshëm se ari i pastër. Është ajo më e çmueshme se të gjitha perlat dhe me të s'mund të krahasohet asnjë gjë e çmueshme.
D Ty të pëlqen, o Zot, sinqeriteti i zemrës,
C dhe në thellësi ma mëson urtinë.
Ora e nëntë
Leximi i shkurtër Jb 5, 17-18
Lum njeriu që e qorton Hyji! Qortimin pranoja të Lumit! Plagos po, por dhe shëron, godet po, por edhe shëron.
D Sillu me mua, o Hyj, sipas dashurisë sate,
C m’i mëso urdhërimet e tua.
Lutja
Duke kremtuar përkujtimin e shën Skolastikës, po të lutemi, o Zot, që, pas shembullit të saj, të të shërbejmë me dashuri të pastër dhe ta shijojmë ëmbëlsinë e dashurisë sate. Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin tënd, që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve. Amen.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.