Ora e mesme
Java e Pestë e Kohës së rëndomtë
Java I e Psalterit
E Tretë – e gjashtë – e nëntë
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).
Ora e tretë
Tash për ne, o Shpirt Shenjt,
me Atin një e me Birin,
denjohu të ndërhysh i gatshëm
në kraharorin tonë i shkrirë.
Gojë, gjuhë, mend shqise e forcë,
ta rrëfejnë me të madhe
me zjarr dashuria të ndizet
flakërimi të ngrohë t’afërmit.
Na bëj që ta kuptojmë Atin,
të njohim edhe Birin,
të dy edhe ty Shpirtin
të besojmë në çdo kohë. Amen.
Ora e gjashtë
Himni
Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
që sundon të gjitha sendet,
me ndriçim pajis mëngjesin
dhe me zjarr shkëlqen mesditën.
Shuaji flakët e shamatave,
flake zjarrin e dëmprurësve,
jepu trupave shërimin,
dhe të vërtetën paqe zemrave.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe ti Bir baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ora e nëntë
Himni
Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
i patrandur në ty mbahesh,
kohët e dritës së përditshme
përcakton me shumë mbarësi.
Dhe gjatë netëve lësho dritën,
që të mos ndërpritet jeta,
por çmimi i vdekjes shenjte
lavdia e përjetshme të jetë.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe, o Bir, baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ant. 1 Hapi sytë e mi, o Zot, të shikoj mrekullitë e ligjit tënd.
Psalmi 119 /118/ III (17-24)
Bëja këtë të mirë shërbëtorit tënd: *
që të jetoj e ta mbaj fjalën tënde.
M’i hap sytë të shikoj *
mrekullitë e ligjit tënd.
Rravgues jam unë përmbi dhe, *
mos i fsheh para meje urdhërimet e tua.
Shpirti im meket gjithherë *
prej dëshirës së gjyqeve të tua.
Ti u kërcënohesh krenarëve: *
të mallkuar janë ata që u shmangen urdhërimeve të tua.
Më liro nga poshtërimi e turpi, *
sepse i ruaj dëshmitë e tua.
Nëse edhe princat bëjnë mbledhje e flasin kundër meje, *
shërbëtori yt ushtrohet në rregulloret e tua.
Sepse dëshmitë e tua janë kënaqja ime, *
rregulloret e tua këshilltarët e mi.
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Hapi sytë e mi, o Zot, të shikoj mrekullitë e ligjit tënd.
Ant. 2 Më drejto në të vërtetën tënde, o Zot.
Psalmi 25 /24/ Urata për falje dhe për shpëtim
Shpresa nuk turpëron (Rom 5, 5).
I (1-11)
Te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim! †
Hyji im, në ty shpresoj: mos lejo të turpërohem! *
të mos ngihen në mua armiqtë e mi,
dhe askush që shpreson në ty mos u turpëroftë! *
Turpi i mbuloftë ata që për asgjë tradhtojnë.
Bëj t’i njoh, o Zot, udhët e tua *
e m’i mëso shtigjet e tua.
Më drejto me të vërtetën tënde dhe më mëso, †
sepse ti je Hyji im, Shëlbuesi im, *
në ty shpresoj gjithmonë.
Të të bien në mend mëshirat e tua, o Zot, *
dhe dashuria jote që është e amshueshme.
Mos i kujto fajet e rinisë sime e paudhësitë: †
të të bie në mend për mua sipas dashurisë sate *
- për hir të mirësisë sate, o Zot.
I ëmbël e i drejtë është Zoti, *
mëkatarët i kthen në udhë të drejtë,
të përvujtëve u prin në drejtësi, *
të butëve ua mëson udhën e vet.
Të gjitha udhët e Zotit janë mëshirë dhe e vërtetë *
për ata që mbajnë Besëlidhjen e tij e urdhërimet.
Pashë Emrin tënd, o Zot, *
ma fal mëkatin: njëmend është i madh.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Më drejto në të vërtetën tënde, o Zot.
Ant. 3 Më shiko, o Zot, sepse jam i vetmuar dhe i mjerë.
II (12-22)
A ka njeri që e druan Zotin? *
Vetë Zoti ia mëson udhën që duhet të marrë.
Ai do ta kalojë jetën në mirëqenie, *
pasardhësit e tij do ta trashëgojnë dheun.
Miqësisht sillet Zoti me ata që e druajnë, *
për t’ua njoftuar Besëlidhjen e vet.
Sytë e mi përherë i drejtoj te Hyji, *
sepse ai i nxjerr këmbët e mia prej lakut.
Më shiko, o Zot, e ki dhembje për mua, *
sepse jam i vetmuar e i mjerë.
Lehtësoji dhembjet e zemrës sime *
e më nxirr nga vështirësitë e mia.
Shihe përvujtërimin tim dhe mundimin *
dhe m’i fal të gjitha fajet e mia.
Shikoji armiqtë e mi: seç u shumuan *
dhe më urrejnë me urrejtje të tërbuar!
Ruaje shpirtin tim dhe më shpëto; *
mos lejo të turpërohem pasi jam në ndoren tënde.
Le të më mbrojë pafajësia dhe drejtësia, *
sepse në ty e kam vënë shpresën.
Shpëtoje, o Hyj, Izraelin *
prej të gjitha vështirësive të tij.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Më shiko, o Zot, sepse jam i vetmuar dhe i mjerë.
Në orët e tjera përdoren psalmet e tjera plotësuese
Ora e tretë
Leximi i shkurtër Am 4, 13
Ai që trajtën u jep maleve, Ai që erërat i krijon, që njeriut ia zbulon synimet, që krijon agim e terr, që ecën mbi lartësitë e tokës, e ka Emrin Zoti Hyji i Ushtrive!
D Të gjitha veprat e Zotit, bekojeni Zotin!
C Atij i qoftë lavdia në shekuj të shekujve!
Lutja
O Hyj, ti që në orën e tretë e ndikove Shpirtin Shenjt përmbi apostujt e bashkuar në lutje, bëj që edhe ne të marrim pjesë në dhuratën e hirit të tij. Nëpër Krishtin Zotin tonë.
Ora e gjashtë
Leximi i shkurtër Am 5, 8
Ai që krijoi Shejzat e Orionin, Ai që terrin e kthen në agim, e ditën e errëson në natë, Ai që u urdhëron ujërave të detit e i shpërndan mbi faqe të dheut: emrin Ai Zot e ka!
D Shkëlqim e madhëri para Hyjit,
C fuqi dhe bukuri në shenjtëroren e tij.
Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, në të cilin nuk ka errësirë as terr, le të shkëlqejë përmbi ne drita jote, që të shndritur prej fjalës sate, të ecim drejt teje me zemër bujare dhe besnike. Nëpër Krishtin Zotin tonë.
Ora e nëntë
Leximi i shkurtër Am 9, 6
Ndenjësen e vet në qiell e ndërton, si kupë qiellin e vë mbi tokë, u urdhëron ujërave të detit e i shpërndan mbi sipërfaqe të tokës, ‑ Zot Ai emrin e ka!
D Qiejt e shpallin lavdinë e Zotit,
C dhe kupa qiellore veprat e duarve të tija.
Lutja
Dëgjoji, o Zot, lutjet tona dhe bëj që të bashkohemi me mundimet e Birit tënd që me qëndrueshmëri ta bartim kryqin tonë të përditshëm. Nëpër Krishtin Zotin tonë.
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.