Ora e mesme
Java e pestë e kreshmëve – e hënë
Ora e mesme
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ora e tretë
Himni
Me fe të Hyjit ne jetojmë,
me atë shpresë që prore besojmë,
nëpër hir të dashurisë
Krishtit lavde t’i këndojmë.
I çuar në orën e tretë
në flijimin e mundimeve,
mbi atë kryq që mbarti u var,
tërhoqi delen e humbur.
Të nënshtruar po të lutemi,
të lirë me anë të shëlbimit,
që të shkëpusë nga shekulli
ata që iu falën mëkatet.
Krishtin dhe Atin t’i lusim,
Shpirtin e Krishtit e të Atit,
një e vetme e gjithëpushtetshme,
Trini, ndihmo ata që luten. Amen.
Ora e gjashtë
Himni
Kur Krishti pati etje,
në atë orë që në kryq e ngjitën,
kush psalterin di të lexojë
etjes së drejtësisë t’i këndojë.
Bashkë me etje qoftë uri,
për atë që vdiq për ne,
edhe mëkati neveri,
e virtyti qoftë dëshirë.
Bagmi i Shpirtit Shenjt
sot mbi këngë e qeste ndikoftë,
që zjarrin e trupit ta ngrijë,
acarin e shpirtit ngrohtë.
Krishtin dhe Atin t’i lusim,
Shpirtin e Krishtit e të Atit;
një e vetme e gjithëpushtetshme
Trini, përkrah ata që luten. Amen.
Ora e nëntë
Himni
Tri herë çdo tri orë për ne
numri i shenjtë përhapet,
në emrin e shenjtë të Jezusit
t’i lypim dhuntitë e faljes.
Ja rrëfimi i hajdutit
hirin e Krishtit fiton,
lavdi ynë dhe përkushtimi,
mëshirën meriton.
Me anë të kryqit humbet vdekja,
e pas territ kthehet drita:
si çahet terri i kobëve,
lulëzoftë mendja e ndritur.
Krishtin dhe Atin lusim,
të Krishtit e të Atit Shpirtin:
një e vetme e gjithëpushtetshme
Trini, përkrahi ata që luten. Amen.
Ant. Ja ditët e pendesës, koha e faljes dhe e shpëtimit.
Psalmi 19 /18 B/ (8-13. 15) Lavdi Hyjit, Zotëruesit të ligjit
Jini, pra të përkryer siç është i përkryer edhe Ati juaj që është në qiell (Mt 5, 48).
I përsosur është Ligji i Zotit, *
shpirtin përtërin;
për t’u besuar është Dëshmia e Zotit, *
të miturve u jep dijen.
Urdhërimet e Zotit janë të drejta, *
kënaqin zemrën;
urdhri i Zotit është i qartë, *
dritë u jep syve.
E panjollë është frika e Zotit, *
nuk ndërron në shekuj të shekujve;
gjyqet e Zotit janë të vërteta, *
të gjitha njënjë të drejta.
Më të çmueshme se ari, *
se më i pastri ar,
më të ëmbla se mjalti, *
se hoja që rrjedh mjaltë.
Shërbëtori yt me kujdes i mëson: *
t’i mbash ato është fitesë e madhe.
Porse kush i heton gabimet? *
Më pastro, o Zot, prej mëkateve të fshehta,
Të pëlqefshin, o Zot, *
fjalët e gojës sime,
edhe mendimi i zemrës sime para teje, *
o Zot, Ndihmësi im e Shëlbuesi im!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Ja ditët e pendesës, koha e faljes dhe e shpëtimit.
Ant. Unë jam i Gjalli, thotë Zoti, nuk e dëshiroj vdekjen e mëkatarit por që ai të kthehet dhe të jetojë.
Psalmi 7 Urata e të drejtit të përndjekur
Qe: Gjykatësi qëndron para derës (Jak 5, 9).
I (2-10)
Ndore tënde, o Zot, Hyji im! *
Më shpëto prej të gjithë salvuesve të mi e më liro
që të mos ma rrëmbejnë shpirtin porsi luani *
që shqyen kur s’ka kush të shpëtojë!
Por, o Zot, Hyji im, nëse veprova kështu: *
nëse gjendet padrejtësi në duart e mia,
nëse ia ktheva me të keqe bamirësit tim, *
nëse e kurseva salvuesin e padrejtë,
më ndjektë armiku e më pushtoftë: †
jetën time përdhe e shqelmoftë, *
nderin tim pluhur e bëftë!
Ngrihu, o Zot, në felgrimin tënd, †
ngrihu kundër tërbimit të armiqve të mi, *
ngrihu, Hyji im, në gjyqin që caktove!
Le të të rrethojë kuvendi i popujve, *
por ti prej së larti sillu kundër tij!
Zoti vendos mbi çështjet e popujve! †
Më gjyko, o Zot, sipas drejtësisë sime, *
dhe sipas pafajësisë sime.
Le të zhbihet fajësia e mëkatarëve, †
lart ngrite të drejtin, Hyji i drejtë, *
që shqyrton zemrat e veshkat!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Unë jam i Gjalli, thotë Zoti, nuk e dëshiroj vdekjen e mëkatarit por që ai të kthehet dhe të jetojë.
Ant. Ne jemi të qëndrueshëm në provë: fuqia jonë është drejtësia e Hyjit.
II (11-18)
Mburoja ime është në Hyjin *
që i shpëton zemërdrejtët.
Hyji është gjykatës i drejtë, *
i fortë dhe çdo ditë ndizet felgrimi i tij.
Vallë, a s’do ta mprehë përsëri shpatën e vet, *
s’do ta ngrehë harkun e s’do ta mbajë gati?
Gati i bëri armët vdekjeprurëse, *
shigjetat e veta flakë i skuqi!
Ja, bakeqi lindi padrejtësinë: *
ngjizi shpirtligësinë e lindi tradhtinë.
Hapi gropën dhe e thelloi: *
ai vetë bie në gropën që çel.
Shpirtligësia e tij do të bjerë mbi krye të tij, *
dhuna e tij do t’i bjerë në majë të kokës së tij!
E unë do ta lavdëroj Zotin, sepse është i drejtë, *
lavde do t’i këndoj Emrit të të Lartit Zot.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Ne jemi të qëndrueshëm në provë: fuqia jonë është drejtësia e Hyjit.
Ora e tretë
Leximi i shkurtër Ez 33, 10. 11a
‘Fajësitë tona e mëkatet tona peshojnë mbi ne dhe ne në to po shkrihemi. Si, pra, do të mundemi të mbetemi gjallë?' Pasha jetën time ‑ thotë Zoti Hyj ‑ nuk e dua vdekjen e të patenzonit, por dua që i patenzoni të kthehet nga rruga e ligë e të jetojë! Kthehuni, kthehuni nga rrugët tuaja të këqija!
D Krijo në mua, o Zot, një zemër të pastër,
C përtërije në mua një shpirt të qëndrueshëm.
Ora e gjashtë
Leximi i shkurtër Jer 18, 20b
Le të bie në mend, o Zot, se si rrija para teje për të folur për të mirën e tyre, për ta tretur larg tyre felgrimin tënd.
D Largoje shikimin prej mëkateve të mia,
C shlyej të gjitha fajet e mia.
Ora e nëntë
Leximi i shkurtër Jer 31, 2. 3b. 4a
Kështu thotë Zoti: “Gjeti hire në shkretëtirë populli që i shpëtoi shpatës: Izraeli po shkon drejt vendbanimit të vet! Të desha me dashuri të amshueshme, prandaj ruajta për ty mëshirën. Përsëri do të të ndërtoj e do të ndërtohesh, o virgjëra e Izraelit!”
D Shpirti i penduar të pëlqen, o Zot,
C ti nuk e përbuz zemrën e penduar, të thërrmuar.
Lutja
O Hyj, ti që me hirin tënd na pasuron me çdo bekim, bëj, po të lutemi, të shndërrohemi rrënjësisht në krijesa të reja që të bëhemi gati për lumturinë e mbretërisë qiellore. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.