Ora e mesme

26 prill, Shën Maria Virgjër, Nëna e këshillit të mirë - Pajtorja e Shqipërisë

 

Ora e mesme

 

Ora e tretë

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

      Himni

 

      Tani neve, o Shpirti i Shenjt,

      një me Atin e Birin,

      denjohu i gatshëm t’futesh

      i reshur n’parzëm tonë.

 

      Gojë, gjuhë, mendje, forcë, shqise

      të ushtojnë duke rrëfyer,

      me zjarr t’flakrojë dashtënia,

      nxehtësia t’i ngrohë shokët.

 

      Nëpër ty t’kuptojmë Atin,

      të njohim edhe Birin,

      ty Shpirtin e të dyve

      t’besojmë në gjitha kohët. Amen.

 

Ora e gjashtë

 

      Himni

 

      Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,

      që sundon të gjitha sendet,

      me ndriçim pajis mëngjesin

      dhe me zjarr shkëlqen mesditën.

 

      Shuaji flakët e shamatave,

      flake zjarrin e dëmprurësve,

      jepu trupave shërimin,

      dhe t’vërtetën paqe zemrave.

 

      Bëj, o Atë tërë drejtësi,

      dhe ti Bir baras si Ati,

      bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar

      që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

 

Ora e nëntë

 

      Himni

 

      Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,

      i patrandur në ty mbahesh,

      kohët e dritës së përditshme

      përcakton me shumë mbarësi.

 

      Dhe gjatë netëve lësho dritën,

      që jeta të mos ndërpritet,

      por çmimi i vdekjes shenjte

      të jetë lavdia e përjetshme.

 

      Bëj, o Atë tërë drejtësi,

      dhe, o Bir, baras si Ati,

      bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,

të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

 

Ant.1 Të një zemre në lutje, nxënësit rrinin së bashku me Marinë, nënën e Jezusit.

 

Psalmi 19 /18 B/ (8-13. 15)

 

I përsosur është Ligji i Zotit, *

      shpirtin përtërin;

për t’u besuar është Dëshmia e Zotit, *

      të miturve u jep dijen.

 

Urdhërimet e Zotit janë të drejta, *

      kënaqin zemrën;

urdhri i Zotit është i qartë, *

      dritë u jep syve.

E panjollë është frika e Zotit, *

      nuk ndërron në shekuj të shekujve;

gjyqet e Zotit janë të vërteta, *

      të gjitha njënjë të drejta.

 

Më të çmueshme se ari, *

      se më i pastri ar,

më të ëmbla se mjalti, *

      se hoja që rrjedh mjaltë.

 

Shërbëtori yt me kujdes i mëson: *

      t’i mbash ato është fitesë e madhe.

Porse kush i heton gabimet? *

      Më pastro, o Zot, prej mëkateve të fshehta,

 

Të pëlqefshin, o Zot, *

      fjalët e gojës sime,

edhe mendimi i zemrës sime para teje, *

      o Zot, Ndihmësi im e Shëlbuesi im!

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant.1 Të një zemre në lutje, nxënësit rrinin së bashku me Marinë, nënën e Jezusit.

 

Ant.2 U tha nëna e Jezusit: bëni ashtu si t’ju thotë Ai.

 

Psalmi 47 /46/ (2-10)

 

Duartrokitni, o popuj të gjithë, *

      brohoritni Hyjit me zë gëzimi!

Sepse Hyji është i tejetlartë, i tmerrshëm, *

      Mbreti i madh mbi tokën mbarë.

 

Popujt i vuri nën sundimin tonë, *

      paganët nën këmbët tona.

Ai e rizgjodhi trashëgimin tonë për ne, *

      nderin e Jakobit, të dashurit të vet.

 

Ngjitet Hyji me brohori, *

      Zoti me zë trumbete.

 

Këndoni Hyjit, këndoni, *

      këndoni mbretit tonë, këndoni!

Sepse Hyji është mbreti i mbarë tokës: *

      këndoni këngë me mjeshtëri!

 

Hyji mbretëron mbi mbarë popujt, *

      Hyji rri mbi fronin e vet të shenjtë.

 

Princat e popujve paganë bashkohen *

      me popullin e Hyjit të Abrahamit,

sepse Hyjit i përkasin mburojat e botës, *

      Ai është i lartësuar mbi të gjithë.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant.2 U tha nëna e Jezusit: bëni ashtu si t’ju thotë Ai.

 

Ant.3 I tha Zoti nënës së vet: Grua, ja biri yt! Dhe nxënësit: Ja nëna jote!

 

Psalmi 48 /47/ (2-15)

 

I madhërishëm është Zoti e tejet i lavdishëm, *

      në qytetin e Hyjit tonë!

Mali i tij i shenjtë, kodrinë e bukur, *

      gëzimi i mbarë botës:

 

Mali Sion, në veriun e skajshëm, *

      Qyteti i Mbretit të madh,

Hyji në pirgjet e tija *

      u tregua kështjellë e pathyeshme.

 

Dhe ja, u bashkuan mbretërit, *

      sulmuan së bashku,

posa panë, u rrudhën, *

      e, të hutuar, ikën praptazi.

 

Aty i kapën të dridhurat *

      si dhimbjet e lindëses,

ishin si stuhia e lindjes *

      që i thyen anijet e Tarsisit.

 

Siç kemi pas dëgjuar, tani po shohim,

      në qytetin e Zotit të Ushtrive, †

      në qytetin e Hyjit tonë *

      - Hyji e themeloi për amshim.

 

Po e kujtojmë, o Hyj, mëshirën tënde *

      në mesin e Tempullit tënd.

 

Sikurse Emri yt, o Hyj, ashtu edhe lavdia jote †

      arrin deri në skajin e botës, *

      e djathta jote është plot drejtësi.

 

Le të galdojë mali i Sionit, †

      le të brohorasin qytetet e Judës *

      për shkak të gjyqeve të tua!

 

Silluni rreth e rreth Sionit,

      përshkojeni kryq e tërthor, *

      numërojani kullat e tija,

 

vëreni mirë muret e tija, †

      vëzhgoni hollë pallatet e tija *

      që të mund t’i tregoni breznisë së ardhshme:

 

Ky është Hyji, Hyji ynë †

      për amshim e në shekuj të shekujve; *

      Ai na prin në amshim.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant.3 I tha Zoti nënës së vet: Grua, ja biri yt! Dhe nxënësit: Ja nëna jote!

 

Ora e tretë

 

      Leximi i shkurtër Sof 3, 14. 15b

 

      Këndo hareshëm, bija e Sionit, thuaja gëzueshëm këngës, o Izrael! Gëzo e galdo me gjithë zemër, ti, bija e Jerusalemit! Mbret i Izraelit është Zoti midis teje, s’ke pse më ta druash të keqen!

 

      D Lum ata që e dëgjojnë fjalën e Zotit

      C dhe e ruajnë në zemër të pastër!

 

Ora e gjashtë

 

      Leximi i shkurtër Zak 9, 9

 

      Gëzo me gjithë shpirt, Bija e Sionit, galdo, Bija e Jerusalemit! Ja, mbreti yt, po vjen te ti: është i drejtë e Shpëtimtar, por i përvuajtur e në shpinë të gomarit, në shpinë të gaçit, zogut të gomarit!

 

      D E madhe është lavdia e Marisë:

      C e qiti në dritë Mbretin e qiellit.

 

Ora e nëntë

 

      Leximi i shkurtër Jt 14, 7b

 

      Qofsh bekuar në të gjitha tendat e Judës dhe ndër të gjithë popujt! Të gjithë ata që do ta dëgjojnë emrin tënd, do ta madhërojnë Hyjin e Izraelit.

 

      D E bekuar je ti mbi të gjitha gratë,

      C dhe i bekuar fryti i kraharorit tënd.

 

      Lutja

 

      O Hyj, ti na dhe për nënë Nënën e Birit tënd fort të dashur dhe figurën e saj e qite në pah me dukuri të mrekullueshme: bëj, po të lutemi, që ne, të drejtuar prej këshillave të saja, të jetojmë sipas dëshirës së Zemrës sate dhe të kemi fatin të arrijmë në mbretërinë qiellore. Nëpër Zotin.

 

      Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.