Ora e mesme
E kremtja e Korpit dhe e Gjakut të Krishtit
ORA E MESME
Shërbesa e leximeve
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).
Pason himni i përshtatshëm.
Ora e tretë
Himni
Tash për ne, o Shpirti Shenjt,
me Atin një e me Birin,
denjohu të ndërhysh i gatshëm
në kraharorin tonë i shkrirë.
Gojë, gjuhë, mend shqise e forcë,
ta rrëfejnë me të madhe
me zjarr dashuria të ndizet
flakërimi të ngrohë t’afërmit.
Na bëj që ta kuptojmë Atin,
të njohim edhe Birin,
të dy edhe ty Shpirtin
të besojmë në çdo kohë. Amen.
Ora e gjashtë
Himni
Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
që sundon të gjitha sendet,
me ndriçim pajis mëngjesin
dhe me zjarr shkëlqen mesditën.
Shuaji flakët e shamatave,
flake zjarrin e dëmprurësve,
jepu trupave shërimin,
dhe të vërtetën paqe zemrave.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe ti Bir baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ora e nëntë
Himni
Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
i patrandur në ty mbahesh,
kohët e dritës së përditshme
përcakton me shumë mbarësi.
Dhe gjatë netëve lësho dritën,
që të mos ndërpritet jeta,
por çmimi i vdekjes shenjte
lavdia e përjetshme të jetë.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe, o Bir, baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
Ant. 1 Me gjithë shpirt dëshirova të ha këtë Darkë të Pashkëve bashkë me ju para se të pësoj! Aleluja.
Psalmi 118 /117/ I (1-9)
Kënga e gëzimit dhe e fitores
Jezusi është 'guri që ju, ndërtues, e qitët jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit' (Vap 4, 11).
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
sepse e amshuar është dashuria e tij!
Le të thotë tashti Izraeli, se Ai është i mirë, *
e amshuar është dashuria e tij!
Le të thotë tani shtëpia e Aronit, *
e amshuar është dashuria e tij!
Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin, *
e amshuar është dashuria e tij!
Në vështirësi e thirra në ndihmë Zotin, *
Zoti më dëgjoi edhe më shpëtoi.
Zoti është me mua, *
s’druaj se ka ç’më bën njeriu.
Me mua është Zoti, ndihmëtari im, *
për asgjë i bëj armiqtë e mi.
Më mirë është të strehohesh te Zoti *
se të kesh besim në njerëz.
Më mirë është të strehohesh te Zoti, *
se të kesh besim në princa.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Me gjithë shpirt dëshirova të ha këtë Darkë të Pashkëve bashkë me ju para se të pësoj! Aleluja.
Ant. 2 Në darkën e fundit, Jezusi e mori bukën, e bekoi, e theu dhe ua dha nxënësve të vet, aleluja.
II (10-18)
Më rrethuan të gjithë paganët, *
i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit.
Rreth e përqark më rrethuan, *
por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
Më rrethuan porsi bletët, †
porsi zjarr që merr flakë ndër ferra, *
por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
Më shtynë, më dhanë shtytje për të më rrëzuar, *
Por Zoti qe ndihma ime.
Fuqia ime e lavdia ime është Zoti, *
ai është shpëtimtari im.
Ja, britma gëzimi e ngadhënjimi, *
në tendat e të drejtëve:
»E djathta e Zotit u madhërua! †
E djathta e Zotit më lartësoi! *
E djathta e Zotit u madhërua!«
S’do të vdes, të jetoj dua, *
do t’i kumtoj veprat e Zotit!
Me ndëshkim të rëndë Zoti më ndëshkoi, *
por nuk më lëshoi në duar të vdekjes.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 Në darkën e fundit, Jezusi e mori bukën, e bekoi, e theu dhe ua dha nxënësve të vet, aleluja.
Ant. 3 Ndërsa po thyente bukën, nxënësit e njohën: ishte Zotëria Jezus, aleluja.
III (19-29)
M’i hapni dyert e drejtësisë, *
dua të hyj e t’i thur lavde Zotit.
Ja, këtu është dera e Zotit; *
nëpër të do të hyjnë të drejtët.
Do të të falënderoj, sepse më ke vështruar, *
dhe u bëre Shpëtimtari im.
Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, *
erdhi e u bë guri i këndit;
Zoti e bëri këtë gjë: *
sa mrekulli për sytë tanë!
Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: *
të galdojmë e të gëzojmë në të!
Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd, *
deh, o Zot, jep të mbarën!
Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! *
Po ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
Hyji është Zot, ai na ndriçoi: †
rendituni të gëzuar në rreshtin kremtor *
me rrema në dorë deri në ballë të altarit!
Ti je Hyji im, ty të falënderoj, *
Ti je Hyji im, unë të madhëroj!
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
sepse e amshuar është dashuria e tij!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Ndërsa po thyente bukën, nxënësit e njohën: ishte Zotëria Jezus, aleluja.
Ora e tretë
Leximi i shkurtër Urt 16, 20
Ti, o Zot, e ke ushqyer popullin tënd me shujtë engjëjsh, ia ke dërguar nga qielli bukën e bërë gati, që kishte në vete çdo ëmbëlsi të aftë të kënaqë secilën shije.
D Do të vij te lteri i Hyjit, aleluja.
C Do ta pranoj Krishtin,
që e përtërin rininë time, aleluja.
Ora e gjashtë
Leximi i shkurtër Fu 9, 1-2
Urtia e ndërtoi shtëpinë e vet dhe latoi shtatë shtylla. I kushtoi flitë e veta, e përzjeu verën dhe e shtroi tryezën e vet.
D Na dhe, o Zot, bukën prej qiellit, aleluja.
C Që ka në vete çdo ëmbëlsi, aleluja.
Ora e nëntë
Leximi i shkurtër Vap 2, 42. 47a
Ata që e pranuan fjalën ishin vazhdimisht të kujdesshëm për ta përvetësuar mësimin e apostujve dhe nuk mungonin në mbledhjet vëllazërore, në ndarjen e bukës e në uratë. I jepnin lavdi Hyjit e mbarë populli i kishte fort për hir.
D Rri me ne, o Zot, aleluja.
C Tashmë po bëhet natë, aleluja.
Lutja
O Zot Jezu Krisht, që në sakramentin e mrekullueshëm të Eukaristisë na e le përkujtimin e Pashkës sate, bëj që ta adhurojmë me fe të gjallë misterin e shenjtë të Trupit dhe të Gjakut tënd, që përherë t’i sprovojmë të mirat e Shëlbimit. Ti që jeton.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.