Ora e mesme

29 shtator, Shën Mihaeli (Mhilli), Gabrieli dhe Rafaeli, kryeengjëj

 

Ora e mesme

 

E Tretë – e gjashtë – e nëntë

 

Ora e tretë

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

      Pason himni i përshtatshëm.

 

      Himni

 

      Tani neve, o Shpirti i Shenjt,

      një me Atin e Birin,

      denjohu i gatshëm t’futesh

      i reshur n’parzëm tonë.

 

      Gojë, gjuhë, mendje, forcë, shqise

      të ushtojnë duke rrëfyer,

      me zjarr t’flakrojë dashtënia,

      nxehtësia t’i ngrohë shokët.

 

      Nëpër ty t’kuptojmë Atin,

      të njohim edhe Birin,

      ty Shpirtin e të dyve

      t’besojmë në gjitha kohët. Amen.

 

Ora e gjashtë

 

      Himni

 

      Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,

      që sundon të gjitha sendet,

      me ndriçim pajis mëngjesin

      dhe me zjarr shkëlqen mesditën.

 

      Shuaji flakët e shamatave,

      flake zjarrin e dëmprurësve,

      jepu trupave shërimin,

      dhe t’vërtetën paqe zemrave.

 

      Bëj, o Atë tërë drejtësi,

      dhe ti Bir baras si Ati,

      bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar

      që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

 

Ora e nëntë

 

      Himni

 

      Hyj i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,

      i patrandur në ty mbahesh,

      kohët e dritës së përditshme

      përcakton me shumë mbarësi.

 

      Dhe gjatë netëve lësho dritën,

      që jeta të mos ndërpritet,

      por çmimi i vdekjes shenjte

      të jetë lavdia e përjetshme.

 

      Bëj, o Atë tërë drejtësi,

      dhe, o Bir, baras si Ati,

      bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,

      të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

 

Ora e tretë

 

Ant. 1 Mihaeli, një ndër më të afërmit e Hyjit, më erdhi në ndihmë.

 

Psalmi 118 /117/ I (1-9)

 

Kënga e gëzimit dhe e fitores

 

      Jezusi është 'guri që ju, ndërtues, e qitët jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit' (Vap 4, 11).

 

Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *

      sepse e amshuar është dashuria e tij!

Le të thotë tashti Izraeli, se Ai është i mirë, *

      e amshuar është dashuria e tij!

 

Le të thotë tani shtëpia e Aronit, *

      e amshuar është dashuria e tij!

 

Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin, *

      e amshuar është dashuria e tij!

 

Në vështirësi e thirra në ndihmë Zotin, *

      Zoti më dëgjoi edhe më shpëtoi.

 

Zoti është me mua, *

      s’druaj se ka ç’më bën njeriu.

Me mua është Zoti, ndihmëtari im, *

      për asgjë i bëj armiqtë e mi.

 

Më mirë është të strehohesh te Zoti *

      se të kesh besim në njerëz.

Më mirë është të strehohesh te Zoti, *

      se të kesh besim në princa.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 1 Mihaeli, një ndër më të afërmit e Hyjit, më erdhi në ndihmë.

 

Ant. 2 Engjëlli Gabriel erdhi tek unë dhe më mësonte.

 

II (10-18)

 

Më rrethuan të gjithë paganët, *

      i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit.

Rreth e përqark më rrethuan, *

      por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.

 

Më rrethuan porsi bletët, †

      porsi zjarr që merr flakë ndër ferra, *

      por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.

 

Më shtytën, më dhanë shtytje për të më rrëzuar, *

      Por Zoti qe ndihma ime.

Fuqia ime e lavdia ime është Zoti, *

      ai është shpëtimtari im.

 

Ja, britma gëzimi e ngadhënjimi, *

      në tendat e të drejtëve:

 

»E djathta e Zotit u madhërua! †

      E djathta e Zotit më lartësoi! *

      E djathta e Zotit u madhërua!«

 

S’do të vdes, të jetoj dua, *

      do t’i kumtoj veprat e Zotit!

Me ndëshkim të rëndë Zoti më ndëshkoi, *

      por nuk më lëshoi në duar të vdekjes.

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant. 2 Engjëlli Gabriel erdhi tek unë dhe më mësonte.

 

Ant. 3 Engjëlli Rafael qe dërguar te Tobia dhe Sara për t’i shëruar ata.

 

III (19-29)

 

M’i hapni dyert e drejtësisë, *

      dua të hyj e t’i thur lavde Zotit.

Ja, këtu është dera e Zotit; *

      nëpër të do të hyjnë të drejtët.

 

Do të të falënderoj, sepse më ke vështruar, *

      dhe u bëre Shpëtimtari im.

 

Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, *

      erdhi e u bë guri i këndit;

Zoti e bëri këtë gjë: *

      sa mrekulli për sytë tanë!

 

Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: *

      të galdojmë e të gëzojmë në të!

 

Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd, *

      deh, o Zot, jep të mbarën!

 

Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! *

      Po ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.

 

Hyji është Zot, ai na ndriçoi: †

      rendituni të gëzuar në rreshtin kremtor *

      me rrema në dorë deri në ballë të lterit!

 

Ti je Hyji im, ty të falënderoj, *

      Ti je Hyji im, unë të madhëroj!

 

Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *

      sepse e amshuar është dashuria e tij!

 

Lavdi Atit e Birit *

      e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

      ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Ant.3 Engjëlli Rafael qe dërguar te Tobia dhe Sara për t’i shëruar ata.

 

      Leximi i shkurtër Dan 12, 1

 

      Në atë kohë do të ngrihet Mihaeli, Princi i Madh, që i mbron bijtë e popullit tënd. Kjo do të jetë një kohë ngushtice të madhe. E tillë nuk qe qysh se filluan të jetojnë popujt e deri në atë kohë! Në këtë kohë populli yt do të shpëtojë: secili që do të gjendet i shkruar në Libër.

 

      D    Hyji do t’i dërgojë engjëjt e vet

      me një trumbetë me zë të fuqishëm:

      C    dhe nga të katër erërat

      do të mblidhen të zgjedhurit e tij.

 

Ora e gjashtë

 

      Leximi i shkurtër Dan 9, 22-23

 

      Engjëlli Gabriel foli me mua e më tha: “O Daniel, erdha për të të mësuar e për të të bërë të kuptosh. Qysh në fillim të uratës sate ka dalë fjala dhe unë qeshë dërguar ta mësoj, sepse ti je tejet i dashur. Tash rri gati fjalës e merre vesh vegimin”.

 

      D Bekojeni Zotin, Engjëjt e Zotit,

      C të gatshëm për ta zbatuar fjalën e tij.

 

Ora e nëntë

 

      Leximi i shkurtër Tob 12, 15a, 18a. 20

 

      Unë jam Rafaeli, njëri nga shtatë engjëjt e shenjtë që jemi të gatshëm të hyjmë në praninë e Lavdisë së Zotit. Kur isha me ju, s'isha me ju prej nismës sime, por me vullnetin e Hyjit. Atë duhet ta bekoni gjithmonë, Atij këndoni lavde!

      Por, bekojeni Zotin mbi tokë dhe falënderojeni Hyjin! Ja, unë po ngjitem tek Ai që më ka dërguar.

 

      D    Hyji u urdhëron engjëjve të vet,

      C    që të të ruajnë në udhën tënde.

 

      Lutja

 

      Në dijen tënde të mrekullueshme, o Zot, ti u përcakton detyrat përkatëse engjëjve dhe njerëzve: bëj të jemi të mbrojtur këtu mbi tokë prej atyre, që vazhdimisht në qiell shërbejnë para fytyrës sate. Nëpër Zotin.

 

Përfundimi i Orës, sikurse në Shërbesën e rëndomtë.