Shërbesa e leximeve
Java e parë e kreshmëve - E enjte
Ftesa
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do t’i kumtojë lavdet e tua.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin
Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje!
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Java e parë e kreshmëve - E ENJTE
Shërbesa e leximeve
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.
Himni
Tash koha e duhur
shkëlqen dhuruar nga Hyji,
të shërojë botën e mekur
me shërimin e kursimit.
Me dritë të hijshme të Krishtit
ndriçon dita e shpëtimit,
ndërsa zemrat plasur fajesh
përtërihen agjërimit.
Ne këtë me trup e mendje
ta shtiem në dorë, Zot, na ndihmo,
që me kalim fatbardhë
Pashkës së amshuar t’i afrohemi.
Ty gjithësia e sendeve
Të adhuroftë, Trini e mëshirshme.
Të përtërirë me anë të faljes,
të këndojmë një këngë të re. Amen.
Ant. 1 Fjala jote, o Zot, është mburojë për të gjithë ata që shpresojnë në ty.
Psalmi 18 /17/ IV (31-35) Falënderim Hyjit shpëtimtar
Nëse Hyji na përkrah, kush do të jetë kundër nesh? (Rom 8, 31).
Udha e Perëndisë është krejtësisht e pastër, †
fjala e Zotit është e sprovuar me zjarr: *
Ai është Mbrojtësi i të gjithë atyre që shpresojnë në të.
Sepse kush tjetër është Hyj përveç Zotit? *
Kush tjetër Qetë shpëtimi përveç Hyjit tonë?
Hyji që më ngjesh me fuqi, *
që e bën udhën time të pastër.
Ai m’i dha këmbët e shpejta si të drerëve, *
ai më vendosi mbi bjeshkët e larta.
Ai m’i ushtron duart për luftim *
e krahët e mi për të përdorur harkun e bronztë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Fjala jote, o Zot, është mburojë për të gjithë ata që shpresojnë në ty.
Ant. 2 E djathta jote më ndihmoi, o Zot.
Psalmi 18 /17/ V (36-46)
Ti ma dhe mburojën e shpëtimit tënd, †
e djathta jote më ndihmoi, *
mirësia jote më rriti.
Ti i zgjeron hapat e mi nën mua *
e këmbët e mia më nuk më merren.
I ndiqja armiqtë e mi e i zija, *
prapazi nuk u ktheja derisa i shfarosja.
I dërrmoja e në këmbë s’mund të qëndronin, *
rrëzoheshin për nën këmbët e mia.
Ti më ngjeshe më fuqi për luftë, *
kurse armiqtë e mi i vure nën mua.
Armiqtë e mi i bëre të më kthejnë shpinën, *
kurse ata që më urrejnë i shpërndave.
Dhanë kushtrimin, por askush s’i shpëtoi, *
thirrën edhe Zotin - por ai s’u përgjigj.
I grimcova porsi pluhurin para erës, *
i shkela porsi baltën e rrugës.
Ti më shpëtove nga kundërshtimi i popullit tim, †
kryeparë më bëre ndër popuj paganë: *
më shërbeu populli që as nuk e njihja!
Fjalën time e dëgjojnë me poni, *
bijve të huaj u duhet të më përkëdhelin,
para meje të huajve ora u liget, *
u drodhën në strehimet e veta.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 E djathta jote më ndihmoi, o Zot.
Ant. 3 Qoftë bekuar Zoti, qoftë madhëruar Hyji, Shpëtimtari im!
Psalmi 18 /17/ VI (47-51)
Është Zoti! Qoftë bekuar Qeta e strehimit tim! *
Qoftë madhëruar Hyji, Shpëtimtari im!
Hyji që ma bën të mundshme të shpaguhem! †
Ti i shtron popujt nën mua, *
ti që më liron prej armiqve të mi të hidhur,
ti më lartëson përmbi kundërshtarët e mi, *
ti më shpëton prej njeriut mujshar.
Prandaj, o Zot, do të të lavdëroj ndër paganë, *
himne gëzimi do t’i këndoj Emrit tënd!
Zoti ia shumon fitoret mbretit të vet, †
e përkrah të shuguruarin e vet, *
Davidin e pasardhësit e tij deri në amshim!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Qoftë bekuar Zoti, qoftë madhëruar Hyji, Shpëtimtari im!
D Ai që e mediton ligjin e Zotit,
C do të sjellë fryte kur të vijë koha e tij.
Leximi i parë
Prej librit të Daljes 12, 1-20
Pashkët dhe bukët e pambrume
Zoti i tha Moisiut e Aronit në dheun e Egjiptit: »Ky muaj do të jetë për ju fillimi i muajve, më i pari ndër muajt e vitit. Flisni me tërë bashkësinë e bijve të Izraelit e thuajuni: Të dhjetën ditë të këtij muaji, le ta marrë secili për shtëpi një qengj për familjen e vet. Por, po qe se numri i anëtarëve është më i vogël sesa do të mund të mjaftonte për ta ngrënë qengjin, le të marrë të afërmin e vet, që është më afër shtëpisë së tij, sipas numrit të frymëve që mjafton për të ngrënë qengjin. Qengji le të jetë i patëmetë, mashkull, i një viti. Mund të merrni qengj ose edh. Ruajeni deri të katërmbëdhjetën ditë të këtij muaji: atëherë, në muzg le ta flijojë e tërë bashkësia e bijve të Izraelit. Le të marrin prej gjakut të tij dhe le t'i lyejnë të dy shtalkat dhe ballzinat e dyerve të shtëpive, në të cilat do ta hanë qengjin. Mishin e pjekur në zjarr le ta hanë atë natë me të pabrume dhe me barishte të hidhura. Prej qengjit mos hani asgjë prej mishit të gjallë, as të zier me ujë, por vetëm të pjekur në zjarr: me krye, këmbë e zorrë. Dhe të mos mbetet asgjë prej tij deri në mëngjes. Po qe se teproi gjë, le të digjet në zjarr. Dhe hajeni kështu: me ijë të ngjeshura, me sandale në këmbë dhe shkop në dorë: hajeni me shpejti, sepse, janë Pashkët /d.m.th. kalimi i/ e Zotit! Atë natë do të kaloj nëpër dheun e Egjiptit dhe do të vras çdo të parëlindur në dheun e Egjiptit që nga njeriu e deri në bagëti dhe do t'i ndëshkoj të gjitha hyjnitë e Egjiptit; unë Zoti! Gjaku do t'ju shërbejë për shenjë në cilën shtëpi jeni: unë do ta shoh gjakun dhe ju do t'ju kaloj. Kështu ndër ju nuk do të ketë shuplakë farosjeje, kur unë do t'i sulem dheut të Egjiptit. Kijeni këtë ditë përkujtim dhe kremtojeni festë në nder të Zotit brez pas brezi me sjellje fetare të përhershme.
Për shtatë ditë hani bukë të pabrume.
Qysh ditën e parë hiqeni brumin prej shtëpive tuaja. E cilido të hajë bukë të mbruar prej të parës ditë deri të shtatën ‑ ai njeri do të zhbihet prej Izraelit.
Ditën e parë do të mbani mbledhje shenjte.
Po edhe të shtatën ditë do të bëni ashtu.
Ndër këto ditë s'guxoni të bëni kurrfarë pune, por keni leje të përgatitni çka lypet për ushqimin e secilit.
Festojeni të kremten e të pabrumeve, sepse atë ditë e nxora ushtrinë tuaj prej dheut të Egjiptit. Mbajeni këtë ditë brez pas brezi si festë të përhershme. Të parin muaj, të katërmbëdhjetën ditë të muajit, prej mbrëmjes, hani bukë të pambruara deri në ditën e njëzetenjëtën të të njëjtit muaj, në mbrëmje.
Për shtatë ditë brumë nuk do të gjendet në shtëpitë tuaja. Kush do të hajë bukë të mbruar, ai njeri do të zhbihet prej bashkësisë së Izraelit, qoftë i ardhur ose i lindur në vend. S'guxoni të hani asgjë të mbruar. Në çdo vend, ku ju të banoni, do të hani bukë të pambruar.«
Përgjigjja Krh. Zb 5, 8. 9; 1 Pjt 1, 18. 19
C Pleqtë ranë përmbys para Qengjit dhe këndonin një këngë të re: * Ti, o Zot, me gjakun tënd na shpërbleve për Hyjin.
D Nuk keni qenë shpërblyer me argjend apo ar, por me gjak të paçmueshëm të Krishtit, Qengjit të patëmetë e të panjollë.
C Ti, o Zot, me gjakun tënd na shpërbleve për Hyjin.
Leximi i dytë
Nga “Predikimet” e shën Asterit të Amasesë, ipeshkëv
(Pred. 13; PG 40, 355-358, 362)
Ta ndjekim shembullin e Bariut të mirë
Pasi modeli, në shëmbëllesën e të cilit qetë bërë, është Hyji, mundohuni ta ndiqni shembullin e tij. Jeni të krishterë dhe me vetë emrin tuaj e pohoni dinjitetin tuaj njerëzor, jini pra ndjekës të dashurisë së Krishtit, i cili u bë njeri.
Le t’ju bie ndër mend pasuritë e mirësisë së tij. Kur kishte për të ardhur ndër njerëz me anë të mishërimit të vet, ai dërgoi përpara Gjonin, shpallës dhe mësues pendese dhe, para Gjonit, të gjithë profetët, që t’i mësonin njerëzit të pendoheshin, ta ndiqnin rrugën e drejtë dhe të ktheheshin në një jetë më të mirë.
Pak më vonë, kur erdhi ai vetë, shpalli personalisht dhe me gojën e vet: “Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t’ju çlodh.” (Mt 11, 28). Për këtë arsye, atyre që e dëgjuan fjalën e tij, ua dha një falje të gatshme të mëkateve dhe i çliroi nga ngushticat e tyre. Fjala e shenjtëroi, Shpirti i përforcoi, njeriu i vjetër u varros në ujë, dhe lindi njeriu i ri, i cili lulëzoi në hir.
Dhe pastaj çka ndodhi? Ai që kishte qenë armik u bë mik, i huaji u bë bir, i patenzoni u bë i shenjtë dhe i përshpirtshëm.
Ta ndjekim shembullin që na dha Zoti, Bariu i mirë. T’i shqyrtojmë Ungjijtë dhe, duke e soditur shembullin e kujdesit dhe të mirësisë, i cili pasqyrohet në të, të përpiqemi ta përvetësojmë sa më mirë.
Në shëmbëlltyrat dhe në shëmbëllesat e shoh një bari, i cili ka njëqind dele. Pasi njëra prej tyre u largua prej grigjës dhe endej e humbur, ai nuk mbeti me ato që kullosnin në rregull, por niset ta kërkojë të treturën, ka kaluar shumë lugina dhe pyje, ngjitet në male të larta dhe të rrëpirëta, dhe, duke ecur nëpër shkretëtira të gjëra me lodhje të rënde, kërkon e kërkon derisa ta gjejë delen e humbur.
Pasi e gjeti, nuk i bie, as nuk e shtrëngon me dhunë të kthehet te grigja, por, duke e mbartur mbi supe dhe duke e trajtuar me butësi, e çon përsëri te grigja, duke përjetuar një gëzim më të madh për atë të vetme që gjeti, se për të tjerat e shumta.
Ta vërejmë realitetin e mbuluar dhe të fshehur të shëmbëlltyrës. Ajo dele s’është aspak një dele, as ai bari s’është një bari, por e kanë një domethënie tjetër. Janë figura që përmbajnë realitete të mëdha e të shenjta. Na mësojnë se nuk është e drejtë t’i mbajmë njerëzit si të mallkuar dhe pa kurrfarë shprese, as nuk duhet t’i lëmë pas dore ata që gjenden në rreziqe, as mos të jemi përtacë duke u gjetur në ndihmë, por është detyra jonë t’i rikthejmë në rrugën e drejtë ata që u larguan prej saj dhe u humbën. Duhet të gëzohemi për kthimin e tyre dhe t’i ribashkojmë me morinë e atyre që jetojnë mirë dhe me përshpirtëri.
Përgjigjja Krh. Zak 7, 9; Mt 6, 14
C Ushtroni të drejtën dhe gjykoni me drejtësi. * Kini mëshirë dhe dhembshuri për njëri-tjetrin.
D Në qoftë se ju ua falni njerëzve fajet e tyre, edhe Ati juaj qiellor do t’jua falë fajet tuaja.
C Kini mëshirë dhe dhembshuri për njëri-tjetrin.
Lutja
Na jep, po të lutemi, o Zot mundësinë të mendojmë gjithherë të drejtën dhe me gatishmëri ta zbatojmë atë, e, pasi nuk mund të kemi jetë pa ty, bëj të veprojmë sipas vullnetit tënd sate. Nëpër Zotin...
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.