Shërbesa e leximeve
Java e pestë e kreshmëve – e enjte
Shërbesa e leximeve
Ftesa
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do t’i kumtojë lavdet e tua.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Psalmi 95 /94/ Grishje për të lavdëruar Hyjin
Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje!
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot: ai për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ose:
Ant. Dëgjojeni sot zërin e Zotit: mos e bëni zemrën tuaj gur.
Java e pestë e kreshmëve – e enjte
Shërbesa e leximeve
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa fillon me Ftesë.
Himni
Tash koha e duhur
shkëlqen dhuruar nga Hyji,
të shërojë botën e mekur
me shërimin e kursimit.
Me dritë të hijshme të Krishtit
ndriçon dita e shpëtimit,
ndërsa zemrat plasur fajesh
përtërihen agjërimit.
Ne këtë me trup e mendje
ta shtiem në dorë, Zot, na ndihmo,
që me kalim fatbardhë
Pashkës së amshuar t’i afrohemi.
Ty gjithësia e sendeve
Të adhuroftë, Trini e mëshirshme.
Të përtërirë me anë të faljes,
të këndojmë një këngë të re. Amen.
Ant. 1 Fjala jote, o Zot, është mburojë për të gjithë ata që shpresojnë në ty.
Psalmi 18 /17/ IV (31-35) Falënderim Hyjit shpëtimtar
Nëse Hyji na përkrah, kush do të jetë kundër nesh? (Rom 8, 31).
Udha e Perëndisë është krejtësisht e pastër, †
fjala e Zotit është e sprovuar me zjarr: *
Ai është Mbrojtësi i të gjithë atyre që shpresojnë në të.
Sepse kush tjetër është Hyj përveç Zotit? *
Kush tjetër Qetë shpëtimi përveç Hyjit tonë?
Hyji që më ngjesh me fuqi, *
që e bën udhën time të pastër.
Ai m’i dha këmbët e shpejta si të drerëve, *
ai më vendosi mbi bjeshkët e larta.
Ai m’i ushtron duart për luftim *
e krahët e mi për të përdorur harkun e bronztë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 1 Fjala jote, o Zot, është mburojë për të gjithë ata që shpresojnë në ty.
Ant. 2 E djathta jote më ndihmoi, o Zot.
Psalmi 18 /17/ V (36-46)
Ti ma dhe mburojën e shpëtimit tënd, †
e djathta jote më ndihmoi, *
mirësia jote më rriti.
Ti i zgjeron hapat e mi nën mua *
e këmbët e mia më nuk më merren.
I ndiqja armiqtë e mi e i zija, *
prapazi nuk u ktheja derisa i shfarosja.
I dërrmoja e në këmbë s’mund të qëndronin, *
rrëzoheshin për nën këmbët e mia.
Ti më ngjeshe më fuqi për luftë, *
kurse armiqtë e mi i vure nën mua.
Armiqtë e mi i bëre të më kthejnë shpinën, *
kurse ata që më urrejnë i shpërndave.
Dhanë kushtrimin, por askush s’i shpëtoi, *
thirrën edhe Zotin - por ai s’u përgjigj.
I grimcova porsi pluhurin para erës, *
i shkela porsi baltën e rrugës.
Ti më shpëtove nga kundërshtimi i popullit tim, †
kryeparë më bëre ndër popuj paganë: *
më shërbeu populli që as nuk e njihja!
Fjalën time e dëgjojnë me poni, *
bijve të huaj u duhet të më përkëdhelin,
para meje të huajve ora u liget, *
u drodhën në strehimet e veta.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 2 E djathta jote më ndihmoi, o Zot.
Ant. 3 Qoftë bekuar Zoti, qoftë madhëruar Hyji, Shpëtimtari im!
Psalmi 18 /17/ VI (47-51)
Është Zoti! Qoftë bekuar Qeta e strehimit tim! *
Qoftë madhëruar Hyji, Shpëtimtari im!
Hyji që ma bën të mundshme të shpaguhem! †
Ti i shtron popujt nën mua, *
ti që më liron prej armiqve të mi të hidhur,
ti më lartëson përmbi kundërshtarët e mi, *
ti më shpëton prej njeriut mujshar.
Prandaj, o Zot, do të të lavdëroj ndër paganë, *
himne gëzimi do t’i këndoj Emrit tënd!
Zoti ia shumon fitoret mbretit të vet, †
e përkrah të shuguruarin e vet, *
Davidin e pasardhësit e tij deri në amshim!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Ant. 3 Qoftë bekuar Zoti, qoftë madhëruar Hyji, Shpëtimtari im!
D Ai që e mediton ligjin e Zotit,
C do të sjellë fryte kur të vijë koha e tij.
Leximi i parë
Prej letrës së drejtuar Hebrenjve 7, 1-11
Melkizedeku figura e meshtarit të vërtetë
Vëllezër, në të vërtetë, ky ‑ Melkizedeku ‑ Mbreti i Salemit, Prifti i Hyjit të Tejetlartë, i doli para në takim Abrahamit, që po kthehej nga luftimi pasi i shfarosi mbretërit, dhe e bekoi. Këtij Abrahami i dha të dhjetën e të gjithave. Emri i tij në përkthim do të thotë më së pari: »Mbreti i drejtësisë« dhe pastaj edhe: »Mbreti i Salemit« d.m.th. »Mbreti i paqes«. Ky është pa babë, pa nënë, pa brezni; s'ka as fillim as mbarim të jetës ‑ pra, i ngjashëm me Birin e Hyjit ‑ mbetet prift për amshim.
Vëreni, pra, sa i madh duhet të jetë ai njeri, të cilit Abrahami si patriark i dha të dhjetën e më së mirës pjesë të presë!
Vërtet, edhe ata prej bijve të Levit që marrin priftërinë, kanë urdhër nga Ligji të marrin të dhjetat nga populli, d.m.th. nga vëllezërit e vet, edhe pse edhe ata janë pasardhës të Abrahamit. Por ai që nuk është në brezninë e tyre, e dhjetoi Abrahamin dhe e bekoi atë që kishte premtimet. Dhe është jashtë çdo diskutimi: ai që është më i madh e bekon atë që është më i vogël. Këtu shto edhe se të dhjetën e mbledhin njerëzit e vdekshëm, ndërsa atje ai, për të cilin dëshmohet se jeton! Madje, në personin e Abrahamit, pothuajse edhe vetë Levi që merr të dhjetat, dhjetohet, sepse ende ishte në ijën e t'et, kur Melkizedeku i doli para në takim Abrahamit.
Tashti, po të ishte fituar përsosmëria me anë të priftërisë levitike ‑ sepse në bazë të saj populli e fitoi Ligjin ‑ ç'nevojë atëherë do të kishte qenë të ngritet një tjetër prift në mënyrë të Melkizedekut dhe të mos emërtohej sipas mënyrës së Aronit?
Përgjigjja Krh. Zan 14, 18; Heb 7, 3; Ps 110 /109/, 4, Heb 7, 16
C Melkizedeku Mbreti i Salemit, i solli bukë e verë: ishte prifti i Hyjit tejet të Lartë, i ngjashëm me Birin e Hyjit. * Atij Zoti iu përbetua: Ti je prift për amshim në mënyrën e Melkizedekut.
D Nuk bëhet prift në fuqi të rregullores së Ligjit të trashëgimisë trupore, por në fuqi të jetës së pashkatërrueshme.
C Atij Zoti iu përbetua: Ti je prift për amshim në mënyrën e Melkizedekut.
Leximi i dytë
Nga Kushtetuta Dogmatike “Lumen Gentium” e Koncilit ekumenik Vatikanas II mbi Kishën (Nr. 9)
Kisha, shenjë e dukshme bashkimi
Në çdo kohë dhe në çdo komb gjithmonë është i pranueshëm nga Zoti kushdo që e druan atë dhe vepron me drejtësi (krh. Vap 10, 35). Megjithatë Hyji deshi t’i shenjtërojë dhe t’i shëlbojë njerëzit, jo në mënyrë individuale dhe pa kurrfarë lidhjeje mes tyre, por bëri prej tyre një popull, i cili do ta njihte në të vërtetën dhe do t’i shërbente në shenjtëri.
E zgjodhi, pra, për vete popullin e Izraelit, e bëri me të një besëlidhje dhe e formoi atë ngadalë, duke e shfaqur në historinë e tyre vetveten dhe planet e tij dhe duke e shenjtëruar atë për vete. Por e gjithë kjo ndodhi si përgatitje dhe shëmbëllesë e asaj besëlidhje të re dhe të përsosur që do të bëhej në Krishtin, dhe të atij zbulimi më të plotë që do të vihej në vepër nëpërmjet vetë Fjalës së Hyjit të bërë njeri. “Ja, po vijnë ditët – është fjala e Zotit – kur do të lidh me shtëpinë e Izraelit e me shtëpinë e Judës një Besëlidhje të re... Në shpirtin e tyre do ta fus Ligjin tim, do ta shkruaj në zemrën e tyre. Atëherë do të jem Hyji i tyre e ata do të jenë populli im... të gjithë do të më njohin, thotë Zoti” (Jer 31, 31-34). Krishti e lidhi këtë marrëveshje, domethënë këtë besëlidhje të re në gjakun e tij (krh. 1 Kor 11, 25), duke e thirrur turmën nga Judenjtë dhe nga kombet, që të themelohej në njësi jo në saje të mishit por në saje të Shpirtit, dhe të formonte kështu popullin e ri të Hyjit. Vërtet besimtarët në Krishtin, duke qenë të rilindur jo me një farë të shkatërrueshme, por me një farë të pashkatërrueshme, që është fjala e Hyjit të gjallë (krh. 1 Pjt 1, 23), jo nga mishi por nga uji dhe nga Shpirti Shenjt (krh. Gjn 3, 5-6), e formojnë një “fis të zgjedhur, meshtari mbretërore, komb të shenjtë, popull që Hyji e fitoi për vete... Ai që dikur nuk ishte Popull e tani është Populli i Hyjit” (1 Pjt 2, 9-10).
Ky popull mesianik ka udhëheqës Krishtin “i cili u flijua për faje tona dhe u ngjall për shfajësimin tonë” (Rom 4, 25), dhe që tani, pasi fitoi një emër që është mbi çdo emër, mbretëron i lavdishëm në qiell. Ky popull mban në vete dinjitetin dhe lirinë e bijve të Hyjit, në zemrën e të cilëve banon Shpirti Shenjt porsi në një tempull. Ka për ligj urdhrin e ri që të dashurojë ashtu si vetë Krishti na ka dashur ne (krh. Gjn 13, 34). Dhe më në fund, ka si pikarritje mbretërinë e Hyjit, të filluar mbi tokë nga Hyji vetë, dhe që duhet të vazhdojë të zgjerohet, deri që në fundin e shekujve të arrijë plotësinë, kur të shfaqet me Krishtin, jetën tonë (krh. Kor 3, 4) dhe kur “edhe vetë krijesa do të lirohet nga skllavërimi i shkatërrimit për të pasur pjesë në lirinë dhe lumturinë e bijve të Hyjit” (Rom 8, 21). Për këtë arsye populli mesianik, edhe pse në të vërtet nuk e kupton gjithmbarësinë e njerëzve dhe duke u dukur nganjëherë porsi një grigjë e vogël, megjithatë për mbarë njerëzimin përbën farën më të fortë të bashkimit, të shpresës dhe të shëlbimit. Ky popull i themeluar nga Krishti për një bashkësi jete, dashurie dhe të vërtete, është caktuar nga vetë ai për të qenë mjet shëlbimi për të gjithë dhe, porsi dritë e botës dhe kripë e tokës (krh. Mt 5, 13-16), është i dërguar në tërë botën.
Ashtu si Izraeli që në saje të mishit shtegtar në shkretëtirë quhet Kisha e Hyjit (krh. Nr 20, 4; Lp 23, 1), kështu Izraeli i ri i kohës së tanishme, që ecën në kërkimin e qytetit të ardhshëm dhe të gjithmonshëm (krh. Heb 13, 14), quhet po ashtu Kisha e Krishtit (krh. Mt 16, 18); vërtet është pikërisht Krishti që e fitoi atë me gjakun e vet (krh. Vap 20, 28), e mbushi atë me Shpirtin e vet dhe e pajisi me mjete të përshtatshme për bashkimin e pashëm dhe shoqëror. Hyji i ka ftuar të gjithë ata që shohin me fe në Krishtin, autorin e shëlbimit dhe fillimin e njësisë dhe të paqes, dhe ka formuar Kishën, që në sytë e të gjithëve dhe të çdonjërit të jetë sakramenti i pashëm i kësaj njësie të shëlbimit. Duke u dashur që ajo të përhapet në mbarë tokën, hyn në historinë e njerëzve, ndonëse në të njëjtën kohë i tejkalon kohët dhe kufijtë e popujve, dhe në ecjen e saj nëpërmjet tundimeve dhe trazirave është e mbështetur nga fuqia e hirit të Hyjit që i është premtuar nga vetë Zoti, në mënyrë që për shkak të dobësisë njerëzore të mos e humbasë besnikërinë e përsosur, por të qëndrojë nuse e denjë për Zotërinë e saj, dhe me ndihmën e Shpirtit Shenjt, të mos pushojë duke e përtërirë vetveten, derisa nëpërmjet kryqit të arrijë dritën që nuk njeh perëndim.
Përgjigjja Krh. 1 Pjt 2, 9-10; Ps 33 /32/, 12
C Ju që dikur nuk ishit popull, tani jeni populli i Hyjit. * Ju që dikur ishit të përjashtuar nga mëshira, tani e keni fituar mëshirën.
D Lum ai komb që për Hyj e ka Zotin, populli që Zoti e zgjodhi për pronë.
C Ju që dikur ishit të përjashtuar nga mëshira, tani e keni fituar mëshirën.
Lutja
Ndihmoj, o Zot, dhe mbroj vazhdimisht besimtarët e tu që shpresojnë në mëshirën tënde, kështu që të pastruar prej njollës së mëkatit, të qëndrojnë në jetë shenjtërie dhe ta fitojnë trashëgimin e premtimit tënd. Nëpër Zotin.
Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.