Shërbesa e leximeve

5 shtator, Shën Nënë Tereza e Kalkutës, virgjër

 

Festë

 

   Nënë Tereza e Kalkutës (Gonxhe Agnes Bojaxhiu) lindi nga prindër shqiptar në Shkup, në vitin 1910. Mori thirrjen misionare dhe u dërgua në Indi ku punoi për shumë vite si mësuese dhe ku mori atë që ajo vetë e quajti “thirrja brenda thirrjes”: pra ftesën për të shuar etjen e Jezusit për dashuri dhe për shpëtimin e shpirtrave. Kështu ajo themeloi Kongregatën e Misionareve të Dashurisë. Ajo jetoi e bashkuar në mënyrë të ngushtë dhe të thellë me Mundimin e Jezusit dhe iu përkushtua krejtësisht lehtësimit të vuajtjeve të bijve të Hyjit, pa asnjë dallim, duke i shërbyer me gëzim Jezusit “nëpërmjet fytyrave të përçudnuara të më të varfërve ndër të varfër”. Ajo u bë simbol, në çdo kënd të botës, i dashurisë së Hyjit dhe ishte vërtet nënë, kudo në botë, për ata që nuk ishin të dashur dhe për ata që ishin të padëshiruar. Pas shumë vuajtjesh, vdiq më 5 shtator 1997, në Kalkutë, ku edhe u varros.

 

   Nga Përbashkorja e virgjërave

 

Ftesa

 

D O Zot, hapi buzët e mia.

C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin, gëzimin dhe kurorën e virgjërave.

 

Ose:

 

Ant. Ta adhurojmë Krishtin, Mbretin dhe Dhëndrin e virgjërave.

 

Psalmi 95 /94/

 

Grishje për të lavdëruar Hyjin

 

   Nxitni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo “Sot” (Heb 3, 13).

 

Ejani t'i këndojmë Zotit, *

   t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.

T'i dalim para me falënderje, *

   t'i këndojmë këngë hareje!

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin, gëzimin dhe kurorën e virgjërave.

 

Ose:

 

Ant. Ta adhurojmë Krishtin, Mbretin dhe Dhëndrin e virgjërave.

 

Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *

   Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!

Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *

   të tijat janë edhe majat e maleve,

i tiji është deti ‑ ai e krijoi, *

   duart e tija e formuan tokën.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin, gëzimin dhe kurorën e virgjërave.

 

Ose:

 

Ant. Ta adhurojmë Krishtin, Mbretin dhe Dhëndrin e virgjërave.

 

Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *

   të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!

Sepse ai është Hyji ynë,

   ne jemi populli i kullosës së tij, *

   grigja që ai ruan.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin, gëzimin dhe kurorën e virgjërave.

 

Ose:

 

Ant. Ta adhurojmë Krishtin, Mbretin dhe Dhëndrin e virgjërave.

 

Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *

   “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,

porsi në ditë të Masës në shkretëtirë,

   kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *

   më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin, gëzimin dhe kurorën e virgjërave.

 

Ose:

 

Ant. Ta adhurojmë Krishtin, Mbretin dhe Dhëndrin e virgjërave.

 

Dyzet vjet më mërziti ajo brezni

   e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *

   që s'i njeh udhët e mia.'

Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *

   'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'”

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin, gëzimin dhe kurorën e virgjërave.

 

Ose:

 

Ant. Ta adhurojmë Krishtin, Mbretin dhe Dhëndrin e virgjërave.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin, gëzimin dhe kurorën e virgjërave.

 

Ose:

 

Ant. Ta adhurojmë Krishtin, Mbretin dhe Dhëndrin e virgjërave.

 

Shërbesa e leximeve

 

V. Hyj, më eja në ndihmë!

P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!

 

V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,

P. si ka qenë në fillim,

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja).

 

   Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.

 

   Himni

 

   Një të ëmbël kangë flijimi

   t’ia thurë turma e devotshme,

   ndërsa n’kulmin e qiejve

   ndrin me lavdi kjo virgjër.

 

   Virgjër që për hir t’Krishtit

   burrërisht e flijoi jetën,

   tani në radhë të shenjtërve

   fatbardhësisht bashkohet.

 

   Me virtyt t’pastër mposhti

   vesin e lig të trupit,

   përçmoi joshjet e botës,

   gjurmët e Krishtit ndoqi.

 

   Me anë të saj, o Krisht drejtona,

   na ruaj prej gjithë armiqve,

   shëro shkarjet ndër faje,

   dhe na mbush me virtyte.

 

   Jezus, të të qoftë lavdia,

   që u linde nga Nënë Virgjër,

   me Atin dhe Shpirtin jetëdhënës

   ndër shekujt e përhershëm. Amen.

 

   Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

 

Ant. 1 Vetëm ti, o Zot, bën mrekulli të mëdha: e amshueshme është dashuria jote.

 

   Psalmi 136 /135/ Himni i Pashkëve

 

   Të shpallësh veprat e Zotit do të thotë ta lavdërosh atë (Cassiani).

 

   I (1-9)

 

Lavdëroni Zotin, sepse është i mirë, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Lavdëroni Hyjin e hyjnive, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Lavdëroni Zotin e zotave, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Ai i vetmi bëri mrekulli të mëdha, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Me dije të madhe Ai e krijoi qiellin, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Ai e forcoi tokën mbi ujëra, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Ai i krijoi dritëdhënësit e mëdhenj, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Diellin që ta sundojë ditën, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Hënën dhe yjet që ta sundojnë natën, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 1 Vetëm ti, o Zot, bën mrekulli të mëdha: e amshueshme është dashuria jote.

 

Ant. 2 Prej robërimit e lirove popullin tënd, o Zot, me dorë të fortë e me krah të fuqishëm.

 

   II (10-15)

 

Ai e goditi Egjiptin në të parëlindurit e tij, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Ai e nxori Izraelin nga mesi i tyre, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Me dorë të fortë e me krah të fuqishëm, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Ai e ndau dysh Detin e Kuq, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

E kaloi Izraelin për mjedis të tij, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

E plandosi faraonin e ushtrinë e tij në Detin e Kuq, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

   saqë foli marrëzisht me buzë të veta.

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 2 Prej robërimit e lirove popullin tënd, o Zot, me dorë të fortë e me krah të fuqishëm.

 

Ant. 3 Lavdërojeni Hyjin e qiellit, sepse ai na shpëtoi prej armiqve tanë.

 

   III (16-26)

 

E udhëhoqi popullin e vet nëpër shkretëtirë, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Ai i goditi mbretërit e mëdhenj, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Vrau mbretër të fuqishëm, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Sehonin, mbretin e amorrenjve, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Edhe Ogun, mbretin e Basanit, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Dhe i dhuroi tokën, pronën e tyre, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

për trashëgim Izraelit, popullit të vet, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Ai na kujtoi në përvujtërimin tonë, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Ai na shpëtoi nga armiqtë tanë, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Ai u jep ushqim të gjitha gjallesave, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Lavdërojeni Perëndinë e qiellit, *

   sepse e amshueshme është dashuria e tij!

 

Lavdi Atit e Birit *

   e Shpirtit Shenjt,

si ka qenë në fillim, *

   ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Ant. 3 Lavdërojeni Hyjin e qiellit, sepse ai na shpëtoi prej armiqve tanë.

 

   D Më udhëheq, o Zot, udhës sate,

   C m’i mëso shtigjet e tua.

 

   Leximi i parë

 

   Prej librit të Jeremisë profet 31, 15-22. 27-34

 

   Lajmërimi i shpëtimit dhe i një besëlidhje të re.

 

   Kështu po thotë Zotynë: 'Po dëgjohet një zë në Ramë! Vajtim, gjëmë edhe dënesje: vajton Rakela bijtë e vet! Assesi s'mund të pajtohet, pse ata më nuk janë!'

   Kështu thotë Zoti: 'Pusho më së vajtuari, edhe sytë e tu nga lotët, dhimba jote ka shpagim: ‑ është fjala e Zotit ‑ ata do të kthehen prej dheut të armikut.

   Ka shpresë për pasardhës të tu ‑ është fjala e Zotit bijtë e tu do të kthehen në tokë të vet!'

   Po e dëgjoj fare mirë Efraimin kah shpërngulet: “Ti më ndëshkove e unë nxura mend porsi mëzati i pamësuar; bëj që të kthehem e unë do të kthehem, sepse ti je Zoti, Hyji im.

   Pasi ta ktheva shpinën, zura të pendohem, pasi më bëre ta njoh gabimin, kryet tim e rraha me grushte; i turpëruar jam e i skuqur, sepse e mbarta turpin e rinisë sime!”

   Vallë, Efraimi a s'është biri im i dashur, a s'e kam unë djalë për zemër? Pse, sa herë që i kërcënohem, aq herë prapë mendoj për të! Prandaj zemra për të më dridhet: kam dhimb, po kam dhimb për të!' ‑ është fjala e Zotit.

   Ngul gurë tregues të udhës, vër shenja që të të tregojnë rrugën, përqendroje mendjen në udhë, në rrugë, nëpër të cilën ece! Kthehu, Virgjëra e Izraelit, kthehu në qytetet e tua!

   Deri kur kështu do të endesh, bija ime kundërshtare?! Diçka të re po krijon Zoti në tokë: Gruaja do ta rrethojë Burrin.

   “Ja, po vijnë ditët ‑ thotë Zoti ‑ e do ta mbjell në shtëpinë e Izraelit e në shtëpinë e Judës farën e njerëzve e farën e bagëtive. Dhe, sikurse qeshë i kujdesshëm kundër tyre për të çrrënjosur, për të shkatërruar, për të shpërndarë, për të shpërngulur e për të ndëshkuar, kështu do të jem i kujdesshëm ndaj tyre për të ndërtuar e për të mbjellë ‑ është fjala e Zotit.”

   Në ato ditë nuk do të thuhet më:

   “Etërit hëngrën rrush të thartë dhe u mpinë dhëmbët e fëmijëve”,

   por secili do të vdesë për shkak të fajit të vet. Kushdo që të hajë rrush të papjekur, do t'i mpihen dhëmbët!

   Ja, po vijnë ditët ‑ është fjala e Zotit ‑ kur do të lidh me shtëpinë e Izraelit e me shtëpinë e Judës një Besëlidhje të re. Jo si Besëlidhja që e pata bërë me etërit e tyre, atë ditë kur i mora për dore, për t'i nxjerrë nga toka e Egjiptit. Këtë Besëlidhje qenë ata që e thyen. Atëherë unë u dëftova se jam zotëria i tyre ‑ është fjala e Zotit. Por ja Besëlidhja që unë do ta lidh pas këtyre ditëve me shtëpinë e Izraelit ‑ është fjala e Zotit ‑ : Në shpirtin e tyre do ta fus Ligjin tim, do ta shkruaj në zemrën e tyre. Atëherë do të jem Hyji i tyre e ata do të jenë populli im. Dhe atëherë s'do të kenë nevojë ta mësojë njëri‑tjetrin e vëllai vëllain: 'Njihe Zotin!', sepse të gjithë do të më njohin, prej më të voglit e deri në më të madhin ‑ thotë Zoti ‑ sepse do ta fal fajësinë e tyre e s'do ta kujtoj më mëkatin e tyre.”

 

   Përgjigjja Ps 51 /50/, 21. 11

 

   C Krijoje në mua, o Hyj, zemrën e pastër, * përtërij në mua një shpirt të qëndrueshëm.

   D Largoje shikimin tënd prej mëkateve të mia, e resiti të gjitha fajet e mia,

   C përtërij në mua një shpirt të qëndrueshëm.

 

Leximi i dytë

 

Nga letra e fundit e Nënë Terezës M.C.

drejtuar Misionareve të Dashurisë më 5 shtator 1997

 

   Tërësisht për Jezusin nëpërmjet Marisë

 

   Fort të dashura Bija,

   kjo letër ju sjell dashurinë, lutjet dhe bekimin e Nënës, që secila prej jush të jetë e gjitha vetëm për Jezusin nëpërmjet Marisë. Unë e di se Nëna shpesh thotë: “Të jemi tërësisht vetëm për Jezusin nëpërmjet Marisë” dhe e thotë sepse kjo është gjithçka Nëna kërkon nga ju. Nëse në zemrën tuaj ju jeni plotësisht vetëm për Jezusin nëpërmjet Marisë dhe nëse ju punoni vetëm për Jezusin nëpërmjet Marisë, çdonjëra nga ju do të jetë Misionare e vërtetë e Dashurisë.

   Faleminderit për të gjitha urimet plot dashuri që keni dërguar për festën e Kongregatës. Ne duhet t’i jemi mirënjohëse Hyjit, mbi të gjitha, sepse Ai na ka dhuruar frymën e Zojës që është fryma e Kongregatës sonë. Besimi me plot dashuri në Hyjin dhe braktisja e plotë në duart e tij e bënë Zojen t’i thoshte “Po” porosisë së Engjëllit dhe hareja e bëri atë të shkonte me nxitim për t’i shërbyer kushërirës së saj Elizabetës. E gjithë kjo është kaq e ngjashme me jetën tonë: t’i themi “Po” Jezusit dhe të shkojmë me nxitim për ta shërbyer Atë tek më të varfrit ndër të varfër. T’i qëndrojmë pranë Zojës dhe ajo do të bëjë që në secilën prej nesh të rritet e njëjta frymë.

   Po afrohet 10 shtatori. Ky është një tjetër rast i bukur për ne që t’i qëndrojmë pranë Zojës, për të dëgjuar Etjen e Jezusit dhe për t’iu përgjigjur me gjithë zemër. Vetëm me Zojen ne mund ta dëgjojmë britmën e Jezusit: “Kam etje”, dhe vetëm me Zojën ne mund ta falënderojmë si duhet Zotin për këtë dhuratë të madhe që i fali Kongregatës sonë. Këtë vit ishte Jubileu i Artë i Ditës së Frymëzimit dhe besoj se i gjithë ky vit ka qenë një vit falënderimi. Ne nuk do të arrijmë kurrë ta shterojmë dhuratën që i është bërë Nënës në atë ditë për Kongregatën, prandaj nuk duhet të rreshtim kurrë së falënderuari për të. Mirënjohja jonë të tregohet në vendosmërinë për ta shuar etjen e Jezusit me një dashuri të mirëfilltë: dashuri për Jezusin në lutje, dashuri për Jezusin në motrat, dashuri për Jezusin në më të varfrit ndër të varfër, asgjë tjetër.

   Dhe tani kam dëgjuar se Jezusi po na bën edhe një dhuratë tjetër. Këtë vit, njëqind vjet pas kthimit të saj në shtëpi tek Jezusi, Ati i Shenjtë po e shpall Lulen e Vogël (shën Terezën e Jezusit fëmijë), Mësuese të Kishës. Merreni me mend, vetëm pse ka bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, Kisha e shpall Mësuese të Kishës, njësoj si shën Augustinin dhe të madhen shën Terezën e Jezusit (Avila)! Pikërisht ashtu si i tha Jezusi në Ungjill atij që ishte ulur në vendin e fundit: “Mik, ngjitu më lart” (Lk 14, 10). Prandaj le të mbetemi shumë të vogla dhe të ndjekim rrugën e shën Terezinës, atë të besimit, të dashurisë dhe të gëzimit, dhe kështu do të përmbushim premtimin e Nënës për t’i dhënë shenjtër Kishës nënë.

 

   Përgjigjja Mt 25, 34-35. 40

 

   C Ejani, të bekuarit e Atit tim! Merrni në pronë Mbretërinë që u bë gati për ju që prej fillimit të botës; * sepse pata uri e më dhatë të ha, pata etje e më dhatë të pi, isha shtegtar e më përbujtët.

   D Për të vërtet po ju them: çkado bëtë për njërin ndër këta vëllezër të mi më të vegjël, e bëtë për mua.

   C Sepse pata uri e më dhatë të ha, pata etje e më dhatë të pi, isha shtegtar e më përbujtët.

 

Në vendet ku kremtohet si e kremte thuhet himni.

 

Himni: Te Deum

 

Ty, o Hyj, të lavdërojmë, * ty, o Zot, të dëshmojmë.

   Ty, Atin e amshueshëm * bota mbarë të adhuron.

Ty të gjithë engjëjt, * ty qielli e fuqitë të gjitha,

   ty kerubinët e serafinët, * pa ndërprerë po të këndojnë:

Shenjt, Shenjt, Shenjt, * Zoti, Hyji Sabaot!

Plot qielli e toka janë, * me madhërinë të lumturisë sate.

   Ty i apostujve * kori i lavdishëm,

ty i profetëve, * numri i nderueshëm,

   ty e martirëve * të lëvdon ushtria.

E për rrethin e tokës, * të dëshmon Shenjta Nënë Kishë:

   ty, o Atë, * i madhërisë së pamasë,

dhe të nderueshmin e të vërtetin, * të vetmin tëndin Bir,

   edhe Shenjtin, * Ngushëllues Shpirt.

Ti, o Krisht, * Mbreti i lavdisë.

   Ti që je i Atit, * Bir i amshueshëm.

Ti që, për të marrë mbi vete çlirimin e njeriut, *

   nuk e pate n’iri kraharorin e Virgjërës.

Ti që, pasi e theve thimthin e vdekjes, *

   ua çile besimtarëve Mbretërinë e qiellit.

Ti që rri në të djathtën e Zotit, * në lavdinë e Atit.

   Besojmë se do të vish * porsi Gjykatës

Ty, pra, po të lutemi që t’u ndihmosh shërbëtorëve të tu, *

   të cilët i shpërbleve me gjakun tënd të paçmueshëm.

Bëj që në lumturinë e amshueshme, *

   të numërohemi ndër shenjtër të tu.

˜ Shpëtoje popullin tënd, o Zot, *

   e bekoje trashëgimin tënd!

Ti ata sundoji * e lartësoji deri në amshim.

   Për gjithë ditë të lume, * ne ty të bekojmë.

Dhe emrin tënd e lavdërojmë për jetë, * e jetë të jetës.

   Denjohu, o Zot, në këtë ditë * të na ruajsh pa mëkat.

Ki dhimbë për ne, o Zot, * ki dhimbë për ne!

   Dhembshuria jote qoftë mbi ne, o Zot, *

sikurse po shpresojmë në ty.

   Në ty, o Hyj, shpresova, *

   e kurrë nuk do të turpërohem.

 

   Lutja

 

   O Hyj, ti e thirre shën Nënë Terezën e Kalkutës virgjër, t’i përgjigjej dashurisë së Birit tënd të etur në kryq me një dashuri të thellë për më të varfrit ndër të varfër; bëj po të lutemi, që me ndërmjetësinë e saj, t’i shërbejmë Krishtit në vëllezërit tanë të vuajtur. Nëpër Zotin.

 

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.