Këngë Adhurimi, lutjeje dhe për shenjtër

DËRGO APOSTUJ TË SHENJTË

 

1. Dërgo pun'tor' në të korrat e tua.

Dërgo, o Zot, apostuj të shenjtë.

Dërgo, o Zot apostuj të shenjtë

e ashtu si do edhe mua më dërgo.

 

Ref. Ja ku jam, o Zot, zërin tënd dëgjova

nga zemra jote mora guxim.

Shpirti i Shenjtë, Shpirti i profecisë

eja në ne dhe apostuj na bëj.

 

Krishti Jezus u ngjit në një mal

dhe iu lut Atit gjithë at' natë.

Sytë e tij i ngriti te Ai.

Ata që deshi i mori prej Tij.

Në fund të natës me zë të lartë,

i thirri tek vetja të gjithë ata,

ata që deshi: Pjetri i parë,

i vëllai Andreut, të dymbëdhjetë.

Ref.

 

2. Pasi i dërgoi apostujt e tij,

u tha Jezusi: "vëzhgoni lartë,

ja, këto të korrat, sa të mëdha!

Të Zotit, lutuni, lutuni pra."

Shihni të korrat e Atit tim:

të rinjt' që enden, enden pa shpresë,

të rinjt' që presin të gjejnë një Atë,

një nënë që lajmin e mirë t'i tregojë.

Ref.

 

3. Shihni të varf'rit: popull pa masë,

që ditë e natë po kërkon drejt'si.

Turma pa zë, pa të drejta, pa shpresë,

presin të njohin lajmin e mirë.

Shihni familjet , shtëpitë e Shqip'ris',

vatra të vrara nga jeta e vështir'.

E presin Fjalën e lajmit të mirë,

që shëron zemrat dhe mbush me gëzim.

Ref.

 

4. Shihni të korrat e popullit tim,

malet e fushat, jug e veri.

Njerëz që presin rrugën për kthim,

për kthim tek Ati, plot me mëshirë.

Aty ku mbolli një popull martir,

janë pjekur frytet që mbesin n'amshim.

Shkoni, punoni, mblidhni të mitë,

gati është Qielli, grunarët e mi.

Ref.

 

 

JEZUS, BESOJ NË TY

 

Jezus besoj në ty, Jezus besoj në ty.

Jezus besoj në ty, Jezus besoj në ty.

 

 

JEZUS, T'ADHUROJMË

 

Jezus, t'adhurojmë, Jezus, t'adhurojmë.

Jezus, t'adhurojmë, Jezus, t'adhurojmë.

 

 

KANGA SHNA NDOUT

 

1. N'lypsh o njeri mrekulli,

si n'idhnim si n'zor si n'dek,

t'kqijat zhduken gjith' unji

i shndosh' kjosh, o n'fill tue hjek'.

 

Ref. O i mrekullu'shmi Shenjti Shna Ndue,

ty qiella e to ka jan' tuj t'nderue,

na ndër kambë tua sot kemi ra,

deh po të lutemi  ndihm' me na u ba! (2x)

 

2. Djalli rrebt me shum' duhi,

e gërbula me shum' ezgjet,

zhduken shpejt emnin tue ndi,

e Shna Ndoun lum kush e th'rret.

Ref.

 

3. Fashit deti me tallaze,

zgjidhen robt n'robni shtrëngue,

paqja bjen, s'rrin ma n'maraze,

njeri mbet, kryek'put i g'zue.

ref.

 

4. Gja n'past hup për ta gjet ke,

e burrë n'kjosh a plak a i ri,

zor, rrezik, ç'ka t'kesh mbi dhe,

me u zhduk ka, veç n'emën t'tij.

 

5. Padovan't pa pra diftojn',

gjith' k'to pun' që bajn vaki,

nji mbas tjetri i kall'zojn',

nderim shejtit, tu i përt'ri.

Ref.

 

6. Atit t'madh i kjoft lumni,

që me Birin bashk sundoft',

e me Shpirtin gjith' shejtni,

të treve bashk', lumnia u kjoft'.

Ref.

 

 

KËNDONI ZOTIT, ALELUJA

 

Këndoni Zotit, Aleluja, këndoni Zotit, Aleluja.

Këndoni Zotit, Aleluja, këndoni Zotit Aleluja!

 

 

KJOFT' LËVDUE E NDERUE

 

Kjoft' lëvdue, e nderue, përgjith'vend,

i Shenjtnueshmi, Sakramend,

(e/i Hyjnueshmi, Sakramend).

 

 

KURORËZA NË NDER  TË MËSHIRËS HYJNORE

 

Atë i amshueshëm, po ta kushtoj trupin dhe gjakun,

shpirtin dhe hyjninë

e Birit tënd fort të dashur dhe Zotit tonë Jezu Krishtit,

për shpërblim të mëkateve tona dhe të botës mbarë.

 

Për hir t'mundimeve të tij plot dhimbje,

ki mëshirë për ne dhe për botën mbarë. (10x)

 

O Hyj i Shenjtë, Shenjt i gjith'pushtetshëm,

Shenjt i pavdekshëm,

ki mëshirë për ne dhe për botën mbarë.

 

 

LAVDI, NDERA, PËRGJITHVEND

 

Lavdi, ndera, përgjithvend,

të Shenjtnu'shmit Sakramend,

t'cilin Krishti na ka lan',

porsi testamend.

 

2. Eja, lutu, o i krishten,

e adh’ro kët’ Sakramend.

Se ktu gjindet Zot e Njeri,

Krishti përnjimend.

 

3. Na beko, o Jezu Zot,

shujt’ qiellore hire plot’.

E forcona ne të shkretët,

gjat’ k’saj jet’ me lot’.

 

 

NA MËSO, O ZOT, TË DUAM

 

1. Askush në jetën time s'më ka dashur,

si më ke dashur, ti, o Jezu.

Askush në jetën time s'më ka falur,

si më ke falur, ti, o Jezu.

O Zot Jezu, o Zot Jezu,

o Zot Jezu, ki m'shir' për mu'! (2x)

 

2. Mësona ti, o Zot, që të duam,

sikurse ti na ke dashur.

Mësona ti, o Zot, që të falim,

sikurse ti na ke falur.

O Zot Jezu, o Zot Jezu,

o Zot Jezu, ki m'shir' për mu'! (2x)

 

 

NANËS TEREZE

 

1. Me ato duar të arta, shërbeve v'llaut njeri.

Me atë zemër të pastër, ti mbolle dashuri.

Ato duar ishin të shenjta. Ajo zemër plot dashuri.

Ata sy që në çdo të varfër, takuan Krishtin f'mij',

ata sy që në çdo të varfër, ta kuan Krishtin f'mij',

takuan Krishtin f'mij'.

 

2. Fjala jote e ëmbël, shikimi yt plot mëshirë.

Me një buz'qeshje si dielli, ti shndrite në err'sirë.

Lutu, o Nana jon', Tereze,

që çdo zemër, ti përkasë Zotit,

të kthehet çdo m'katar'.

Që çdo zemër, ti përkasë Zotit,

të kthehet bota mbarë!

 

 

O JOZEF I ZGJEDHUR PREJ ZOTIT

 

1. O Jozef i zgjedhur prej Zotit,

si bashk'shorti i Virgjërës Mari.

E dukator i Jezusit, lutu për ne

dhe për familjen ton'.

Ti pranoje dhe ti mbroje,

ti qëndroji gjith'mon' pran'.

Amen, Amen.

 

 

O ZOTI IM, TI MË SHËRO

 

1. O Zoti im, ti më shëro,

o Zoti im, ti më shëro.

Me gjakun tënd, ti më shëro.

O Zoti im, ti më shëro.

 

2. O Zoti im, ti më liro,

o Zoti im, ti më liro.

Me gjakun tënd, ti më liro.

O Zoti im, ti më liro.

 

 

SAKRAMENT, PRA, KAQ T'MADHNUEM

 

1. Sakrament pra kaq t'madhnuem,

le t'adhrojmë me f'tyrë përdhé.

Edhe dokja e motit t'shkuem,

t'ia l'shojë vendin sjelljes s're.

Ç'ka s'mbrrin mendja me kuptue,

ndihm' t'na bahet shejtja fe.

 

2. Atit, Birit, sot përhera,

u qoftë kanga plot hare.

Jetë, pushtet, u qoftë, e ndera,

bekue qofshin n'qiell e n'dhé.

Shpirti rrjedh dy vehtjesh tjera,

nji i qoftë lavdi shejtes fe.

Amen!

 

 

SAKRAMENTIN MADHËSHTOR

 

1. Sakramentin madhështor,

t'adhurojm' me përvujtni.

Frika jonë ndaj ligjit t’vjetër,

le të shmanget përgjithmonë.

Shqisave të uritur,

feja t'u jap një plot'si.

 

2. Atit Zot e Birit t’Zotit,

u qoft’ lavd’ përher’ e g’zim.

Nder, fuqi, përgjithmon’,

le t’bashkohen me broh’ri.

E atij që rrjedh prej t’dyve,

po aq lavd’ i qoft’ n’amshim.

Amen!

 

 

SHËN KOLLIT

 

1. Sa pun’ të m’dha e mrekulli,

që ka ba shenjti shën Koll.

Difton qiella me lumni,

për to bota s’pran’ tuj fol’.

- Barkaxhia tuj vozitun,

dhe i shkreti që lyp buk’.

Këng’ e lavde s’rrijn’ pa qitun,

dhe shteg’tari që ban rrug’. (2x)

 

2. Si zengjin si fukara,

në i past’ marr’ e liga e ran’.

Fill te i lumi pa ja da,

n’uj’ t’shën Kollit gjen derman.

- Por sa leu ky f’mi n’dynja,

qe si ylli që shkëlqen.

Qe po duken pun’t e m’dha,

gjindja mbushen me gazmend. (2x)

 

3. Ai kje i pastër si biluri,

e i dha korpit t’madh ezgjet.

Hem ne e prende, e merkure

gji nuk merr prej nanës s’vet.

- Tuj u rrit’ me shum’ urti,

shpejt e njitne prindja n’shkoll’.

E nji t’madhe mrekulli,

hin me ba Shejti Shën Koll’. (2x)

 

4. Kur prej shkollës po kthen n’shpi,

has’ nji grue që ish’ tuj dekë.

E ky djal’ plot me dashtni,

Tue ba kryq prej dekës e hjek’.

- Adeodati, djal’ dishiri,

kje grabit’ e çue n’gurbet.

E i Shën Kolli prej Misiri,

për hava e çon n’shpi t’vet. (2x)

 

5. Tri kuleta janë dërgue,

ndër tri varza mbetun shkret.

Prej dritaret shkon me i çue,

e ato me nderë i qet.

- Tre fëmi t’mbytun prej mizorit,

shti mej shek’ e cop’ e grim’,

kthen n’jet’ pa kurrfar’ zorit,

i Shën Kollit me i bekim. (2x)

 

6. Fush’ e male, e tok’ e det,

uj e zjarm e diell e han’.

Sa fuqi mbi dek’ e jet’,

ka Shën Kolli, diftu e kan’.

- Dridhet ferri prej idhnimit,

kur Shën Kolli n’ball flakron.

Hik’ shejtani prej tmerrimit,

kur i k’shteni ndihm’ kërkon’. (2x)

 

7. Por nji t’madhe porosi,

o Shën Koll’, nji t’madhe nder’.

Na fal t’gjithve si dhanti,

n’dore tande t’jem’ përher’.

- E n’at dit që t’jet’ shenjue,

prej kso jete na me u hjek’.

Ndore tande kjoshim lshue,

ku gjithmon’ na jena p’shtet’. (2x)

 

 

T'ADH'ROJ ME PËRVUJTNI 

(Adoro te devote)

 

1. T’adh’roj me përvujtni, Zot të mshefun ty, 

që n’kto hije t’bukës një mend mshefesh Hy’.

Tash kjo zemra ime, Ty po t’falet krejt,

se tuj t’përkujtue mendja ime jet. 

 

2. Dukje, shije n’hoste, Zoti im Ti s’ke,

por për besimtarin i gjallë n’hoste je.

Besoj në Jezusin, Krishtin Zotin tonë,

mbi k’to të vërteta qëndron feja jonë.

 

3. Varrët porsi Toma, s’i sheh syri im,

porse me gjithë zemër t’pranoj Zoti im.

Bëj që feja ime, thellë rrënjët t’i ketë,

që t’shpresoj në Ty t’dua me zell.

 

4. Përkujtimi vdekjes së Shëlbuesit tonë,

Bukë e shuguruar je për jetën tonë.

Bëj që prej k’saj buke, t’jetojë shpirti im,

deri n’fund të jetës, t’jesh ushqimi im.

 

5. Pelikan i bukur, o Shëlbuesi im,

Ti me gjakun tënd laje shpirtin tim.

Mjafton një pikë gjaku, t’shëlbosh botën mbarë,

që t’jetë pa far m’kati, porsi borë e bardhë.

 

6. Jezu që të mshefun n’hoste t’bardhë t’shikoj,

t’lutem m’plot’so lutjen që kaq fort dësh’roj.

Që fytyrën tënde t’shoh në bukuri,

dhe me të gjithë shenjtërit, bashkë me Ty n’lumni.

 

 

T’ADH'ROJMË ZOT

 

1. T’adhurojmë Zot n’atë hoste shenjte,

fli dashnie ba për ne.

Ti je g’zimi i gjithë Parrizit,

je lumnia jonë mbi dhè.

Ref. T’adhurojmë Zot n’atë hoste shenjte, 

fli dashnie ba për ne. 

 

2. T’adh'rojmë Zot n’atë hoste shenjte,

fli dashnie ba për ne.

I madh’rueshëm n’rrethe t’qiellit,

fli hyjnore e ligjës s’re. Ref.

 

3. T’adh'rojmë Zot n’atë hoste shenjte,

fli dashnie ba për ne.

Shujtë e t’fortve që ty t’lypin,

shumë fuqinë’ për t’ligshtë e ke. Ref.

 

4. T’adh'rojmë Zot n’atë hoste shenjte,

fli dashnie ba për ne.

Afër teje tuj qëndrue,

shpirti s’dron se prekë kund rr’fe. Ref.

 

5. T’adh'rojmë Zot n’atë hoste shenjte,

fli dashnie ba për ne.

Pa ty, Zot sa e rëndë është jeta,

ku s’je Ti nuk ka hare. Ref.

 

6. T’adh'rojmë Zot n’atë hoste shenjte,

fli dashnie ba për ne.

Ti je jeta e të gjallëve,

për kë vdes mbështetje je. Ref.

 

7. T’adh'rojmë Zot n’atë hoste shenjte,

fli dashnie ba për ne.

Po përmbysëm para teje,

t’adhurojmë Zot me t’madhe fe. Ref.

 

 

T'FAL'NDEROJ JEZUS

 

T'fal'nderoj Jezus, t'fal'nderoj Jezus.

T'fal'nderoj Jezus, t'fal'nderoj Jezus.

Aleluja, aleluja. Aleluja, aleluja. (2x)

 

 

TË MËSHIRSHËM PORSI ATI

 

Ref. Të mëshirshëm porsi Ati! Të mëshirshëm porsi Ati!

 

1. Ta lavdërojmë Atin sepse është i mirë,

e amshuar është dashuria e Tij!

Me dije të madhe Ai e krijoi botën,

e amshuar është dashuria e Tij!

Ai e shoqëron popullin e tij në histori,

e amshuar është dashuria e Tij!

Ai i fal dhe i mirëpret bijtë e tij,

e amshuar është dashuria e Tij! o

Ref.

 

2. Ta lavdërojmë Birin, dritën e kombeve,

e amshuar...

Ai na deshi me një zemër prej mishi,

e amshuar...

Marrim prej Tij, Atij i japim veten tonë,

e amshuar...

Ta hapim zemrën për ata që kanë uri dhe etje,

e amshuar...

Ref.

 

3. T'i kërkojmë prej Shpirtit Shenjt shtatë dhuratat e shenjta,

e amshuar...

Burim i çdo të mire, lehtësim i ëmbël,

e amshuar...

Prej tij të ngushëlluar, ofrojmë ngushëllim,

e amshuar...

Dashuria shpreson dhe duron gjithçka,

e amshuar...

Ref.

 

4. T'ia kërkojmë paqen Zotit të çdo paqeje,

e amshuar...

Toka pret Ungjillin e Mbretërisë,

e amshuar...

Hir dhe gëzim për ata që duan dhe falin,

e amshuar...

Do të ketë qiej të rinj dhe tokë të re,

e amshuar...

Ref.

 

 

TY, N'AT' OSTE T'SHUGURUAR

 

1. Ty, n'at Hoste t'shuguruar,

porsi n'qiell ne po t'adh'rojm',

Zot e Njeri po t'dëshmojm',

o Shpërblyesi yn' Jezu! (2x)

 

2. Unë prej teje, o Zot, i dashur,

që je e mira e pambaruar.

Shpresoj ndihmë n’këtë jetë t'mjeruar,

e dikur në qiell shpërblim. (2x)

 

3. Ty e vetmja, e mira ime,

një kjo zemër të qoftë kushtuar.

Ti pranoje, për ty dua,

porsi veten shoqin tim. (2x)

 

 

UNË TË DUA, O JEZUS

 

Unë të dua o Jezus, e t'dhurohem Ty.

Je burim i jetës, ngushëllim i zemrës sime.

T'lutem Jezus, ti më dëgjo!

 

 

VENI SANCTE SPIRITUS

 

1. Veni Sancte Spiritus,

veni Sancte Spiritus.

Veni Sancte Spiritus,

veni Sancte Spiritus.

 

Eja Shpirt i Shenjt,

eja Shpirt i Shenjt.

Eja Shpirt i Shenjt,

eja Shpirt i Shenjt.