Këngë të Kohës së Kërshëndellave
BARINJ, O FATLUMË
1. Barinj, o fatlumë, që rrini pa gjumë,
një lajm që dëgjoni, kah shpella vraponi.
Atje, o fatbardhë, Mesia ka ardhë! (2x).
2. Barinj plot hare, shpejtoni me ne,
një foshnje adh’roni, me zemër këndoni:
Të falem, o F’mij’, për ne ndez n’dashni! (2x).
3. Barinj plot gazmend, lajmëroni çdokend:
Ka le sot Mesia, që asht vet’ dashnia.
Sa fort na don ne, në grazhd vjen me le! (2x).
PLIMA, PLIMA
1. Plima, plima, ejt qiellor,
zbresin prore dorë për dorë.
Rreth k’saj foshnje plot hare,
e naltojnë një kangë të re:
Ref. Gloria, in excelsis Deo! (2x)
2. Kerubijt me krahë të bardhë,
si vetima që kanë ardhë.
Sot vall’zojnë për bukuri,
dhe këndojnë me brohori:
Ref.
BUKURI NA DUEL KJO DITË
1. Bukuri na duel kjo ditë,
sepse dielli na ka shndrit’.
Terri natës na kaloi,
mbi tokë Krishti kur vegoi. (2x).
2. Na ka le i lum Mesia,
që përherë i qoft’ lumnia.
Në kët’ ditë të lum fatbardhë,
ne Shëlbuesi na ka ardhë! (2x).
3. Nëna e lume si zambakë,
në Betl’em nuk gjet konakë.
Në një ksoll’ hyn tash me fjet,
kur për shtroj një grazhd asht gjetë. (2x).
4. Le t’i këndojmë këtij kërthini,
Mbretit t’vogël sot që mbrrini.
Qoft’ lumnia Zotit tone,
paqja njer’zve n’tokë gjithmonë! (2x)
O V’LLAZËN, ENI ME SHPEJTI
1. O v’llazën, eni me shpejti,
me pa një foshnje bukuri.
Shpejtoni, shpejtoni, këndej plot hare,
adh’roni Shëlbuesin që sot ka le! (2x)
2. Ai sot nga qielli zbret ndër ne,
në shpellë me kashtë që vjen me le.
Këndoni, këndoni pra kangë dhe lavdi,
k’saj foshnje qiellore me brohori! (2x)
3. Ky asht’ Mesia, Zoti vetë,
për ne gazmendi i vërtetë.
Lëvdoni, lëvdoni të gjithë pa pushim,
Shëlbuesin që botës i solli shpëtim! (2x)
KRISHTI I VOGËL
1. Krishti i vogël sot na leu,
n’shpellë t’Betlehemit na shpërbleu.
O Foshnje e vogël që shumë na don,
ty po ta falim zemrën tonë. (2x)
2. Koret e qiellit po këndojnë,
Krishtin e vogël e lëvdojnë.
O Jezus, Bir i Virgjës M’ri,
ty po t’adh’rojmë me përvujtni. (2x)
O TI DJALË, GAZMEND I QIELLIT
1. O ti djalë gazmend i qiellit,
zemrën ma ke shkri.
Fli, o zemër rreze diellit,
nënës sate n’gji, nënës sate n’gji.
Ref. Nina nana, syrin n’gjumë,
fli, o Bir tash Ti.
Nëna jote lum e lume,
afër djepit rri, afër djepit rri.
2. Fli, o i Nënës bukuria,
struku në kët’ djep.
O sa e madhe dashuria,
që mundim po t’jep, që mundim po t’jep.
Ref.
3. Balli i shndritshëm lule vere,
i bukur si borë,
për ta therë ka at’ një herë,
ferrash një kurorë, ferrash një kurorë.
Ref.
4. Shkëlqen syri si yll drite,
engjëjt të shikojnë.
Do err’sohet krejt një ditë,
si profet dëshmojnë, si profet dëshmojnë.
Ref.
5. Faqet tua trëndafila,
t’qesh parajsa n’buzë.
Edhe k’to mjerisht një ditë,
kanë për t’u përbuz’, kanë për t’u përbuz’.
Ref.
6. Fli, o foshnje, pse po qan,
thua Nënës po i th’rret.
Ndoshta kashta po të vret,
e s’të len me fjet, e s’të len me fjet.
Ref.
7. M’sohu zemër të trazohesh,
që prej djepit tënd,
pse një ditë do të pushosh,
në një shtrat të rënd’, në një shtrat të rënd’.
Ref.
FETARË JU SHPEJTONI
1. Fetarë ju shpejtoni,
plot hare vraponi,
nxitoni, nxitoni në Betlehem!
Mbretin e vogël eni e shikoni!
Ref. Shpejtoni me adh’rue (3x),
Krishtin Zot!
2. Barinj fort gëzue,
menjëher’ bashkue,
kah shpella drejtohen me shpejtësi.
Foshnjes Hyjnore, do dhanti m’ia çue.
Ref.
3. Sot erdhi Mesia,
Zoti vet’ mir’sia,
që botës i solli shëlbimin e lum.
Mbretit të vogël, pra i qoft’ lavdia!
Ref.
ENI POPUJ ME HARE
1. Eni popuj me hare,
e shikoni mrekulli,
se Shëlbuesi na ka le,
sot prej Zojës, Virgj’nes Mri.
Ref. Eni, eni me shpejti,
adhuroni Krishtin F’mij’! Krishtin F’mij’! (2x).
2. Ai prej qiellit sa ka zbrit,
tuj e sjellë atë lumturi,
botën mbarë e ka shndrit’,
tuj e ndezë me dashuri.
Ref.
Pas refrenit të fundit: Krishtin F’mij’!
BEKUAR QOFSH BETLEHEM
1. Bekuar qofsh Betlehem,
qytet i vogël në Jude.
Linde më të madhin e mbretërve,
Zotin Jezus përmbi dhé.
Ref. Bekuar qofsh qytet i Davidit,
linde më të madhin Mbret,
Shpëtimtarin e njer'zimit,
mbretëroftë për jetë. (2x)
2. Tokë e Judës, Betlehem,
i parëndësishëm më nuk je.
Prej teje doli Prij’si – Jezu Krishti,
që do t'drejtojë Izraelin.
Ref.
3. Mbarë popujt tek ti do t’vijnë,
lavdin’ e Zotit do t’kundrojnë.
Hyjin me ne, Hyjin Emanuel,
ne Ty do t’adhurojmë.
Ref.
BOTA MBARË SOT ËSHTË GËZUAR
1. Bota mbarë sot është gëzuar,
është e mbushur me hare.
Engjëjt kur na kanë lajm’ruar,
se Shëlbuesi na ka le.
Ref. Zërat tanë t’i lart'sojmë,
dhe së bashku të këndojmë:
Atit Zot i qoftë lavdi,
njerz’ve paqe e lumturi! (2x).
2. Drita botën e ndriçoi,
kur vet’ Zoti erdh’ ndër ne.
Ai nga terri na liroi,
tash filloi një jetë e re.
Ref.
3. Lavd e nder i qoftë pa pra,
Krishtit Zot që është Mesi.
Se njeri për ne u bë,
lind’ prej s’lumes Zojës M’ri.
Ref.
BUKUR KËMBANAT TING’LLOJNË
1. Bukur këmbanat ting’llojnë,
tash në kët’ çast fatbardhë.
Lajmin e gëzueshëm kumtojnë:
Krishti Shëlbues na ka ardhë.
Ref. Ne si vëllezër këndojmë me hare,
ja, se lumnisht paqja zbriti mbi dhé.
Zotit i qoftë, pra, lavdi,
njer’zve kudo lumturi!
2. Der sa këmbanat jehojnë
popujt janë plot gëzim.
Himne lavdie naltojnë,
Krishtit që solli shpëtim.
Ref.
3. Kur sot këmbanat ushtojnë,
shpallin gjithkund gazmend.
Zemrat njerëzore i zgjojnë,
kënga buçet në çdo vend.
Ref.
DIKU NË GRAZHD
1. Në grazhdin e varfër pa pasur një shtrojë,
fëmija Zot Jezus i heshtur qëndron.
Ndriçojnë nga qielli gjithë yjet mbi Të.
O i vogli Zot Jezus, përgjumu dhe fli.
2. Një zhurmë dëgjohet, fëmija hap sytë,
por Zoti ynë Jezus nuk qante aspak.
Të dua, o Zot, nga qielli hidh sytë
dhe rri Ti me mua, kur s’do ketë me ditë.
3. Pranë meje Zot Jezus, kërkoj që të rrish,
Ti mos më braktis, me duaj gjithmonë.
Bekona të gjith’ve, o foshnje hyjnore,
me Ty të jetojmë në gëzimin qiellor.
ENI, ENI KAH BET’LEMI
1. Eni, eni kah Bet’lemi,
në kët’ çast të lum fatbardhë.
Eni s’bashku gjithë sa jeni,
se Shëlbuesi na ka ardhë.
Sot na leu prej Virgj’nës Mri,
me shëlbue çdo njeri! (2x).
2. Tash rri Zoja e Bekume,
Birit t’vet tuj dhanun gji.
E ndjen veten krejt fatlume,
tuj mbajt n’prehën nji kët’ f’mij’.
Nina, nana, Bir i lum,
mbi kët’ kashtë ven synin n’gjumë. (2x).
3. E Sh’Jozefi fort gëzue
tuj e pa kët’ mrekulli.
Me kureshtje rrin shikue,
njikët foshnje – bukuri.
E adh’ron me përvujtni,
tuj e dit’ se asht’ Hyjni. (2x).
ERDH’ SOT NDËR NE MESIA
1. Erdh’ sot ndër ne Mesia,
drita shkëlqeu mbi dhé.
Erdh’ paqja, rahatia,
vetë Zoti është me ne.
Nji zani po këndojmë:
"O Hyj të qoft’ lavdia,
deri në qiell naltojmë!"
2. O Mbret i rruzullimit,
krejt botën ke në dorë.
Hyj, Zot qysh prej amshimit,
tash erdhe për skamnor.
O Jezu Shpëtimtar,
kah rruga e shëlbimit,
ti prina neve mbarë.
3. Kur ti nga qielli zbrite,
sa fort na deshte ne.
E mendjet tona i shndrite,
na mbushe me hare.
O Jezu na beko,
ne që kaq lart na ngrite,
prej dore mos na l’sho!
ERË E DIMRIT
1. Erë e dimrit, këndej largohu,
flladi i verës, ëmbël afrohu.
Krishti i vogël don me fjetë,
era fryni, fryni leht’. (2x)
2. Ndër do lagje në kohë dim’rore,
çelin lule pran’verore.
Krishtit t'vogël te shpellina,
çelin lule jasemina. (2x)
3. Si pambuku fije, fije,
bëju kashtë këtij fëmije.
Zjarri është ndezë, lag’shtina terë,
u ba shpella nxehtë si n’verë. (2x)
FLEJ, O BIR I T’NALTIT ZOT
1. Flej, o Bir i t’naltit Zot,
n’djepin tënd tash me kasht’ plot. (2x)
Flej moj lule rreze diellit,
ti je mbar’ gazmendi i qiellit.
Ej’t prej qiellit kan’ me t’ardh,
flej o Bir, zambaku bardh’. (2x)
2. Nana jote ty po t’mblon,
e nji këng’ ty po ta k’ndon. (2x)
Ty tash nana n’gjum po t’qet,
e tuj t’k’ndue leht’ e leht’.
Ty jasht’ bota ësht’ tuj t’dir’,
Flejë, o shprti im e Bir. (2x
G’ZOHU O BOTË
1. G’zohu, o botë se Zoti erdh’,
o tokë prit Mbretin tënd!
Çdo zemër çel një vend për të,
çdo zemër çel një vend për të,
dhe qielli e toka këndon
dhe qielli e toka këndon!
Dhe qielli, dhe qielli e toka këndon!
2. Gëzim në botë, Tenzot mbret’ron,
dhe njerëzit këngë këndojnë!
Kur fushat dhe lumenjtë,
shkëmbinjtë, luginat, pemët,
gëzojnë të gjithë për ty,
gëzojnë të gjithë për ty!
Gëzojnë, gëzojnë të gjithë për ty.
JEZUS I VOGËL SA I BUKUR
1. Jezus i vogël sa i bukur,
vjen prej qiellit porsi flutur,
me shëlbu’ njer’zimin mbarë.
Të këndojmë si besimtarë. (2x)
2. Sa i këndshëm plot dashni,
Erdhe neve për t’na pri.
Në rrugë t’sigurt, në rrugë të drejt’,
te Ati yt’ me na pru’ krejt. (2x)
3. Na dëgjo, o Krish ti Zot,
po t’këndojmë me hare të plotë.
Të përngjajmë ne sot dëshirojmë,
prandaj tek t’i po vrapojmë. (2x)
KRISHTI ERDHI NDËR NE
1. Krishti erdhi ndër ne,
paqja zbriti mbi dhe:
Leu sot prej Virgjës Mari.
Foshnje, oh sa bukuri.
2. Ky asht Bir i Tenzot,
Dritë për njer’zit në botë:
Zemrat i mbush me ngush’llim.
Vetëm te Ai ka shpëtim.
3. Ne tani po këndojmë,
bashkë me engjëj naltojmë:
Zotit i qoft’, pra lavdi!
Njerz’ve mbi tokë lumturi.
LAJMI TASH E MUER TAN’ DHENË
1. Lajmi tash e muer tan’ dhenë,
çka u ba në Betlehem:
Krishti leu prej s’lumes Zojë,
mbi do kashtë që u gjet për shtrojë. (2x)
2. Ejt prej qiellit tuj flut’ru,
Mej’herë shpellën kanë ndriçu’.
Lavde Zotit i këndojnë,
e barinjve u dëftojnë. (2x)
3. Çohem’ v’llazën, sa të jem,
e të shkojmë në Betlehem.
Ato zane që jem tuj ndi,
(po) i k’ndojnë engjëjt Krishtit f’mi. (2x)
NË BETLEHEM KA LINDUR
1. Në Betlehem ka lindur,
një foshnje e vogël shumë.
Atë unë e kam zgjedhur,
e dua i tij t’jem unë.
Eja, eja, e dua i yti t’jem unë.
2. Gjithçka që kam në jetë,
dhe zemrën t’ia dhuroj,
në dashurinë e vërtetë,
të zhytem dua gjithmonë.
Eja, eja, n’ty t’zhytem dua gjithmonë.
3. O foshnje e zemrës sime,
të dua shumë unë,
në gaz e në hidh’rime,
gjithmonë të duam shumë.
Eja, eja, gjithmonë të duam shumë.
NËNA E BUKUR
1. Nëna e bukur në qetësi, Birin e saj shikon.
Nata e qetë me vezullim, sytë e tij adhuron.
Dhe Nëna ndjen plot gëzim, kur foshnja qesh e shikon,
dhe zëri qiellor i thotë: është Mbreti që botën shëlbon!
2. Mbarë njer’zimi me përvujt’ri, foshnjen adhuron.
Bashkë me mbretër edhe barinj, këngë lavdie këndojnë.
O shihni engjëjt e qiellit, që rrotull tij qëndrojnë,
Marinë dhe Jozefin të lumtur, që në gjunjë e adhurojnë.
O I VËRTETI, BIRI I ZOTIT
1. O i vërteti, Biri i Zotit,
si na linde n’kët’ farë motit?
T’shtyni flaka e dashnis',
nina nana, i vog’lis’. (2x)
2. Si ti n’grazhd, o Zot, na leve,
për shëlbimin e gjithë neve?
O sa e madhe kjo dashni,
nina nana, i buk’ri f’mi. (2x)
3. Kush kët’ kashtë ty ta ka shtrue,
nana jote, o i bekue.
Që asht’ Nana e dasht’nis’,
nina nana, i vog’lis. (2x)
4. O ju engjëj që këndoni,
k’tij kërthini po i diftoni.
Madhënin’ e dashunis,
nina nana, i vog’lis. (2x)
5. O bari na i bini tambël,
k’tij kërthini kaq të ambël.
Që po shkrihet në dashni,
nina nana, i buk’ri f’mi. (2x)
6. Ti Sh’Jozef s’paku m’jep,
një të vogël e t’but djep.
Që t’pushoj i lum Mesi,
nina nana, i buk’ri f’mi. (2x)
7. O kërthi unë po t’adh’roj,
Zot e njeri po t’dëshmoj.
Ndezma zemrën në dashni,
nina nana, i buk’ri f’mi. (2x)
O JEZUS I MIRË
1. O Jezus i mirë e plot urtësi,
dëshirën e Atit plot’sove Ti.
Nga qielli zbrite përmbi dhé,
në varfëri Ti i njëjtë me ne.
O Jezus i mirë dhe plot urtësi.
2. O Jezus i mirë e plot urtësi,
hidh’rimin e Atit qet’sove Ti.
Dhe Ti i shlyen mëkatet tona,
mir’sinë tënde sjell n’zemrat tona.
O Jezus i mirë e plot urtësi.
PËR TY, O KRISHT
1. Për ty, o Krisht, këndojmë me hare,
se tash e tregove sa fort na do ne:
Në grazhd të mjerë me shumë varfëri,
ke ardhë si fëmijë, plot dashuri.
Ref. O Mbret Qiellor, o Mbret Hyjnor,
Ti që mbarë botën ke në dorë!
2. O Zot i lum, që erdhe ndër ne,
si yll i shkëlqyeshëm qe, zbrite mbi dhé:
Njer’zimit sot, i solle shpëtim
dhe zemrat i mbushe me ngush’llim.
Ref.
3. Ty qielli e toka, krejt rruzullimi.
o Zot i madhnueshëm, të thonë me gëzim:
“Lavdi e nder të qoftë në amshim,
lavdi, brohoritje, pa pushim!”
Ref.
SONTE N’MESNATË
1. Sonte n’mesnatë ka lind një f’mij,
i bardhë i kuq për bukuri.
Sytë i ka t’zi e flok’t kaçurrela,
si yll i qiellit që shndrit për ne. (2x)
2. Nana e shkretë dhe n’varf’ri,
nuk ka as djep ta lidh kët’ f’mij.
Nuk ka mbuloje për t’a mbështjell’
dhe tash i vogli është duke u dridh. (2x)
SHEJTJA NATË
1. Shejtja natë, e lumja natë,
krejt janë fjetë, veç kanë mbetë,
Shën Jozefi dhe Zoja M'ri,
rahatojnë të buk’rin f’mij.
Flej me t’ambël gjumë,
flej me t’ambël gjumë!
2. Shejtja natë, e buk’ra natë,
Krishti f’mij, Zojës Mri,
qe në prehën sa mirë po i rri,
ejt këndojnë me brohori:
Erdh’ i lum Mesi,
erdh’ i lum Mesi!
3. Shejtja natë, e lumja natë,
me shpejti, vijn’ barinj’,
me shikue kët’ bukuri,
me adh’rue nji kët’ f’mij:
Krishtin plot dashni,
Krishtin plot dashni!
4. Shejtja natë, e buk’ra natë,
o njer’zim, plot gëzim,
hiq mjerimin ti me shpejtim.
Kqyr kët’ f’mij’ që me ngush’llim
mbushi botën mbarë,
mbushi botën mbarë!
TI ULESH PREJ PARRIZIT
1. Ti ulesh prej parrizit,
o Zot e Mbret lumnie,
në tokë vjen bahesh Njeri,
Ti vetëm prej dashnie. (2x)
Aq i dashtun je për ne,
në një shpellë po vjen me le.
O Zot i lum.
nuk e kam dit’ se ti ne,
t’shkretët na don kaq shumë. (2x)
2. Për Ty që rruzullimin,
gjithë mbarë e ke krijue,
s’janë gjetë shtëpi, as petka,
dhe zjarri t’ka mungue. (2x)
Tash asht dimën, akull, borë,
me jetu ashtu asht zor.
O djalë i shkretë,
prej t’ftohtit ti po dridhesh,
po dridhesh, po bërtet. (2x)